Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Iv Kaloçi

Në këtë shkrim po botojmë të plotë dokumentin e e Drejtorisë së V-të të Sigurimit të Shtetit (në
Ministrinë e Jashtme) lidhur me survejimin dhe përgjimin e vazhdueshëm që iu bë aktorit
shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiut, gjatë vizitës së tij dyjavore në Shqipëri në majin e
vitit 1972. Fund i viteve ‘60-të dhe fillimi i viteve ‘70-të, do të shënonin një “shkrirje të akujve”
përsa i përket marrdhënieve politike, ekonomike, dhe sidomos atyre kulturore midis Tiranës dhe
Beogradit. Sulmi i forcave të Traktatit të Varshavës ndaj Çekosllovakisë në vitin 1968, si dhe
garancia e plotë që udhëheqësi komunist i Jugosllavisë Josip Broz Tito i dha Enver Hoxhës se
“Jugosllavia nuk do të bëhet një territor trampolinë në rast pushtimi të Shqipërisë nga trupat
sovjetike”, si dhe “përfundimi me sukses” i demostratave të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1968-
të, pas dhënies së autonomisë së zgjeruar dhe hapjes së Universitetit të Prishtinës, do të
ndikonin pozitivisht në përmirësimin e këtyre raporteve shpesh-herë tejet të tensionuara.
Gjatë kësaj periudhe midis Shqipërisë dhe Kosovës, do të nisnin si kurrë më parë një etapë e
rëndësishme e shkëmbimit të ndërsjelltë të delegacioneve qeveritare të rangjeve të larta, arsimit
dhe shkencës, grupeve të ndryshme kulturore dhe artistike, këngëtarëve dhe aktorëve të
mirënjohur si dhe sportistëve të mirënjohur nga të dyja anët e kufirit. Shkëmbime të tilla do të
ndodhnin jo vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe midis Shqipërisë dhe shqiptarëve të
Maqedonisë, Malit të Zi, dhe Serbisë. Në këtë kuadër bashkëpunimi, në 20 Prill të vitit 1972
erdhi për një vizitë dy-javore në Shqipëri, aktori shqiptar (kosovar) me famë botërore Bekim
Fehmiu. Gjatë kësaj vizite, Bekim Fehmiu do të shoqërohej nga personalitetet më të larta
shqiptare të artit dhe kulturës në të gjithë axhendën e takimeve të tij në vëndin tonë, si
zv/Ministri i Kulturës, Mantho Bala, Drejtori i Kinostudios, Todi Bozo, regjizori Dhimitër
Anagnosti, shkrimtari i famshëm, Ismail Kadare, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Dhimitër
Shuteriqi, shkrimtari dhe poeti Dritëro Agolli, regjizori i Teatrit Popullor, Esat Oktrova, etj.
Bekim Fehmiu, padyshim deri atëherë ishte shëndruar në një idhull të padiskutueshëm jo vetëm
për shqiptarët e Shqipërisë por edhe për ata jashtë saj, deri në kufijtë e diasporës. Aktori
shqiptar me famë botërore do të bëhej i njohur fillimisht në kinematografinë jugosllave dhe
pastaj në atë europiane dhe botërore me kryeveprat e tij “Morgan A Suitable Case for Treatment”
(1966), “Odissea” (1968), përkrah aktores greke (me origjinë shqiptare)Irene Papas, “The
Adventures” (1970), “The Deserter” (1971), “Permission to Kill” (1975), “Black Sunday” (1977),
dhe të tjera kryevepra me famë botërore si “Disperamente Giulia” (1989). Por Bekim Fehmiu
gjatë gjithë vizitës së tij në Shqipëri dhe konkretisht në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve,
Kinostudion “Shqipëria e re”, Galerinë e Arteve, Muzeun Historik Kombëtar, Ekspozitën
“Shqipëria Sot”, Teatrin e Operas dhe Baletit, etj do të survejohej dhe përgjohej vazhdimisht nga
njerëzit e kudondodhur të Sigurimit të Shtetit të kamufluar si“diplomatë”, “gazetarë”, dhe
“shoqërues” të tij.
Sigurimi i Shtetit në raportin që i dërgon Drejtorisë së V të saj me drejtor Jonuz Mersinin (në
Ministrinë e Jashtëme) vëren me imtësi të gjitha bisedat dhe qëndrimet personale të aktorit të
madh, për të gjithë ecurinë e marrdhënieve politiko-ekonomike dhe kulturore midis Shqipërisë
dhe Jugosllavisë, e veçanërisht midis Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë raport të hollësishëm
përmëndet dashamirësia dhe sinqeriteti që Bekim Fehmiu tregon për çdo lloj ecurie pozitive në
marrdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës. Por edhe me gjithë këto lavdërime dhe qëndrime
dashamirëse të tij ndaj Shqipërisë, Bekim Fehmiu do të vëzhgohej rreptazi me mosbesim nga
punonjësit e Sigurimit të Shtetit, pasi “nuk duhej harruar” se ai vinte nga Jugosllavia, një nga
shtetet më të atakuara politikisht nga regjimi i Enver Hoxhës deri në atë kohë.
Gjatë gjithë vizitës së tij në Shqipëri, dhe deri në largimin e tij nga Tirana në 4 Maj 1972, Bekim
Fehmiu nuk e mori vesh kurrë se ai do të survejohej dhe përgjohej në të gjitha takimet dhe
shëtitjet e tij nga Sigurimi i Shtetit. Dhe kjo sepse deri në këtë kohë, nuk është përë publik asnjë
dokument zyrtar që ta dëshmojë më së miri këtë fakt. Dhe sipas të gjitha gjasave, ai iku në jetën e
përtejme pa e mësuar kurrë atë fakt. Vetë Bekim Fehmiu do të rikthehej tashmë në Shqipëri në
vitin 2000, si i ftuar nderi në një koncert në Pallatin e Kongreseve, por kësaj rradhe i pa-
survejuar nga askush. Aktori i madh shqiptar me famë botërore do t’i botonte kujtimet e veta në
librin “Shkëlqim dhe tmerr”, (të përkthyer nga diplomati dhe njëkohësisht njohësi më i mirë i
gjuhëve sllave në Shqipëri), Xhelal Fejza, në 2012-ën, dy vite pas vdekjes së Fehmiut në shtëpinë
e tij në Beograd.
Në këto kujtime Fehmiu i kushton një kapitull të tërë vizitës së rëndësishme të tij në Shqipërinë
e vitit 1972, si dhe kujton me nostalgji marrdhëniet kulturore të Tiranës me Prishtinën në
periudhën e komunizmit. Raportin e Sigurimit të Shtetit mbi përgjimet e Bekim Fehmiut, të
realizuar nëpërmjet Drejtorisë së V-të të Ministrisë së Jashtëme, po e botojmë të plotë së bashku
edhe me raportin e Sektorit të Kulturës, ndërsa nga libri me kujtime “Shkëlqim dhe tmerr”, të
botuar në vitin 2002 në Beograd, kemi përzgjedhur disa fragmente, kryesisht me ato që kanë të
bëjnë me vizitën e tij në Tiranë dhe disa rrethe të tjera të vëndit ku ai u prit me nderime të
mëdha.
Raporti i Sektorit të Kulturës për Bekim Fehmiun
Informacion nga takimi me artistin Kosovar Bekim Fehmiu
Falenderoi për pritjen e ngrohte dhe tha shprehimisht:
“E ndjej veten si në shtëpinë time”.
Gjatë këtyre tre ditëve ai ka pasur takime në Kinostudio, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe
Artistëve, ka parë disa filma artistikë shqiptarë, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore,
ekspozitën e madhe “Shqipëria më 1971”, Galerinë e Arteve, Muzeun e Luftes Nacional-
Çlirimtare dhe Arkeologjik të Durrësit etj.
Në takimin me shokun Mantho për të gjitha këto që pa dhe mësoi gjatë këtyre ditëve në vëndin
tonë, ai u shpreh me fjalë të ngrohta.
Për realizimet tona ai tha se janë me të vërtetë të mëdha, sidomos kur i krahason me gjëndjen e
mjeruar të Shqipërisë në periudhën e Zogut, të cilin e quajti feudalizëm primitiv. Ai u shpreh për
Kosovën se do ishte e mjaftueshem të arrinte gjendjen ku ka arritur sot Shqipëria në fushën e
Arsimit dhe Kulturës. Duke folur për të kaluarën e vëndit tonë tha se nuk ka pasur kush fat më të
hidhur se Shqipëria dhe shqiptarëve, nuk ka patur luftë ballkanike dhe botërore që nuk i kanë
kaluar këto treva kryq e tërthor Shqipërisë. Dhe megjithatë shqiptarët jetojnë me emër në botë.
Shtoi se përse nga vitaliteti dhe zotësia nuk ka popull tjetër në botë si populli shqiptar.
Vlerësoi lidhjet e shumta, rritjen e popullsisë shqiptare dhe të moshës mesatare në vëndon tonë.
Pasi foli për numrin e sotëm të popullsisë në vëndin tonë, ai i shtoi këtij numri edhe një milion
shqiptarë të Kosovës, (sipas regjistrimit të fundit, të cilin e quajti pak a shumë objektiv). Duke
dashur të shprehë kënaqësinë për shtimin e shqiptarëve, vuri në dukje me humor se vetë do të
bëjë 12 fëmijë.
Tha se shumë është folur dhe futet rreth teorisë së Marksit, Engelsit dhe Leninit, por Shqipëria
është një shëmbull në këtë drejtim. Juve ju karakterizon një modesti që imponohet.
Duke folur për luftën plot suksese kundër analfabetizmit në Shqipëri, nënvizoi gjëndjen e rëndë
në Jugosllavi, ku problemi i analfabetizmit po bëhet gjithnjë dhe më i mprehtë. Vuri në dukje se
në Beograd tani janë rreth 40 përqind analfabetë.
Në bisedën e tij theksoi se në shkëmbimet me Kosovën duhen pasur parasysh rrethanat konkrete
dhe përsëriti se në grupet që vijnë në Shqipëri, duhet të pranohen edhe element serbë dhe
malazezë. La të kuptohet se kjo është e nevojshme në marrëdhëniet me Kosovën. Në bisëdën me
shokun Mantho, ai përdori disa herë shprehjen: “të punojmë me kopili”, me këtë ai donte të
thoshte se ne duhet të përdorim një taktikë elastike, e cila të sigurojë një bashkëpunim të
nevojshëm për çështjen shqiptare.
Për këtë çështje ai la të kuptojë se ishte i shqetësuar. Shoku Mantho i tregoi se në grupet
kosovare që kanë ardhur në Shqipëri, kanë bërë pjesë edhe serbë etj.
Vlerësoi lart qëndrimin dhe punën e pedagogëve tanë në Universitetin e Prishtinës (ka një vëlla
pedagog në këtë universitet). Me punën e tyre të mirë, thjeshtësinë dhe seriozitetin, ata kanë
ndikuar dhe tek pedagogët vëndas që të kuptojnë si duhet rolin e tyre. Me këtë la të kuptohet
nevojën e predominimit tek ta të ndjenjës patriotike.
Gjatë gjithë bisedës ai la të nënkuptohej se ushqente ndjenja të thella patriotike. Foli me dashuri
për punën e të jatit të tij si mësues, pioner i shkollës shiqipe në atë krahinë, të motrës së tij,
gjithashtu mësuese etj. Përmëndi se kur vajti për të marrë vizën, i kishin thënë se s’ka ç’mëson
në Shqipëri. Me këtë rast ai theksoi se edhe Aleksandër Moisiut i thanë: Ç’e do Shqipërinë dhe
përpiqeshin të tregonin se ai s’ishte shqiptar. Përmëndi se ai vetë e ka bërë të qartë kombësinë
shqiptare dhe nuk ka pranuar kurrsesi prapashtesën viç.
Pleniumin e katërt e vlersoi pozitivisht, sipas tij, ndihmoi për çështjen e Kosovës.
Për gjëndjen në Jugosllavi, ai vuri në dukje se veprojnë në një forcë të madhe dollari dhe dinari.
Përmëndi raste të shumta të vjedhjes nga drejtues ndërrmarjesh. Përmëndi se këta vjedhës të
miliona dollarëve nuk ndëshkohen, dënohen lehtë, dalin dhe përsëri kthehen në punë me
përgjegjeësi.
Vlerësoi lart filmat tanë nga pikëpamja teknike dhe bëri vërejtje nga ana artistike. Tha se filmi
duhet të ketë sa më pak karakter deklarativ, të ndjehet më mirë dhe më fortë shqiptari i sotëm, të
intesifikohet ritmi i filmit dhe dinamika e tij.
Duke dalë ai përmëndi fjalën e urtë se “peshku qelbet nga koka”. Me këtë rast vuri në dukje se
me realitetet e shënuara, Shqipëria po ecën përpara. Me këtë rast ai deshi të vërë në dukje se kur
ecën Shqipëria në rrugë të drejtë, kjo është dhe në interes të Kosovës.
Gjatë bisedës Bekimi pyeti për rrugët e përgatitjes së kuadrove të artit në vëndin tonë, si sasi dhe
cilësi, vuri në dukje nevojën që ndjehet sot në Kosovë dhe kërkoi që në këtë fushë të ndihmohet
dhe nga vëndi ynë.
Shoku Mantho gjatë këtij takimi i foli gjerësisht për sukseset e arritura në fuhshën e arsimit dhe
Kulturës, vështirësitë që janë hasur dhe rrugët që janë ndjekur për kapërcimin e tyre. I foli për
traditat e lashta në fushën e artit dhe të kulturës të popullit tonë, për kujdesin që tregohet për
këtë, për perspektivat e mëdha në fushën e arsimit e të kulturës. Ai i foli gjithashtu për realizimet
e mëdha në fushën ekonomike e shoqërore si dhe rrugët dhe format e punës që janë përdorur tek
ne në përgatitjen dhe kualifikimin e kuadrit, sidomos të atyre të kulturës dhe artit.
Shoku Mantho i foli edhe mbi shkëmbimet që janë realizuar në fushën e Arsimit dhe Kulturës në
marrdhëniet me Kosovën dhe shprehu kënaqësinë dhe gadishmërinë tonë për forcimin e
mëtejshëm të tyre.

24.IV.1972 F. Hobdari
J. Mato
Raporti i Sigurimit të Shtetit për Bekim Fehmiun
Informacion mbi qëndrimin në vëndin tonë të aktorit Kosovar, Bekim Fehmiu
Prej datës 20 prill deri më 4 maj qëndroi në vëndin tonë, i ftuar nga Kinostudio, aktori Kosovar,
Bekim Fehmiu. Gjatë kësaj periudhe me të u realizua ky program:
Pritje në Drejtorinë e Kinostudios, ku morën pjesë dhe disa punonjës artistikë, mbas takimit
vizitoi disa reparte të Kinostudios si dhe asistoi në sheshin e xhirimit të një filmi artistik. Takimi
në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve me shokun Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Dritëro
Agolli, Llazar Siliqi, etj. Shikimi i shfaqjes së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe
bisedoi me artistët e ansamblit, mbas shfaqjes. Shikimi i filmave artistik “Malet me blerim
mbuluar”, “Kur zbardhi një ditë”, dhe “Vallëzimi i shqipeve”.
Vizitën në Galerinë e Arteve dhe bisedën me piktorët Foto Stamo, Abdurrahim Buza etj.
Vizitë ne ekspozitën “Shqipëria më 1971”. Në Muzeun e Luftës Nac-Çlirimtare, në Mauzole në
Durrës, si dhe në Muzeun Arkeologjik.
Data 24 u organizua pritje në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës nga shoku Mantho Bala.
Vizita në Krujë, në kala dhe muzeun e kalasë
Vizita në Gjirokastër dhe në shtëpinë muze të shokut Enver, në muzeun e armëve dhe nëpër
qytet. Shikimi i shfaqjes “Shtëpia në bulevard”, interpretuar nga teatri profesionist i Gjirokastrës.
Vizitë në Sarandë, Butrint dhe Vlorë. Në Fier vizitoi Azotikun dhe Apolloninë.
Vizitë në Shkodër, në Uzinën e Telave dhe në Vaun e Dejës.
Takim dhe bisedë me aktorët e Tetrit “Migjeni” dhe vizitë në shtëpinë e gruas së Bajram Currit.
Pas kthimit nga Shkodra në Tiranë, ai asistoi në premierën e filmit “Yjet e netëve të gjata”.
Asistoi në paradën e 1 Majit. Pati një intervistë televizive. Në datën dy, shetiti në parkun e madh
ku zhvillohej manifestimi popullor.
Në Kinostudio u shfaq për pedagogët dhe studentët filmi “Odisea”. Mbas filmit u zhvillua një
bisedë, thjesht për probleme profesionale. Pa shfaqjen e e Institutit të Arteve, “Ylli pa emër”.

Ditën e fundit pati një bisedë me kolektivin krijues te Kinostudios, mbi problemet profesionale
dhe mbasdite asistoi në provën e pjesës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Mbas provës pati një
takim të shkurtër me kolektivin e Teatrit Popullor, ku kryesisht u bisedua rreth spektaklit dhe
Bekim Fehmiu bëri disa vërejtje profesionale dhe artistike të cilat shokët e teatrit i gjetën me
vënd.
1.Nga gjithë qëndrimi i tij më parë dhe nga shprehjet e tij gjatë kohës që qëndroi këtu, dukej një
ndjenjë e thellë e shqiptarizmit. Në librin e përshtypjeve të Muzeut të Armëve të Gjirokastrës, ku
ai gjeti të ekspozuar dhe një fotografi të ngritjes së flamurit në Vlorë, në të cilën dukej dhe i jati,
shkrojti:
“Jam krenar që jam shqiptar”. Këtë ndjenjë krenarie që është shqiptar e shfaqi vazhdimisht.
Mbas shfaqjes së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve u shpreh: “Dilni bre vasha dhe djem e
tundeni dhe ta marri vesh e gjithë bota se kush jemi ne…”. “Do të ishte mirë të vijshit dhe atje në
Beograd dhe të jepshit shfaqje që të mbushej stadiumi më i madh i Beogradit”. Çmonte shumë
dhe këtë e shprehte vazhdimisht, kujdesin që tregohet tek ne për njeriun, për shëndetësinë dhe
arsimin. Ishte shumë entuzuast për sukseset e tilla të vëndit tonë, siç janë zhdukja e
analfabetizmit, elektrifikimi, etj. (në këto raste nuk nguronte të sillte shëmbuj të shumtë negativë
për vjedhjet dhe korrupsionin, diferencat e mëdha të rrogave, analfabetizmin që tani në Beograd
zë 40 përqind të popullsisë dhe të tjera për Jugosllavinë e sotëme).
Ai thoshte: “E duam shumë Kosovën tonë, por ma shumë duam nënën tonë Shqipëri dhe duhet,
që në çdo lamë të na e kaloni ne në Kosovë”.
Gjatë bisedave të ndryshme për përparimin e vëndit tonë, fliste me dashuri për udhëheqësit tanë.
Kishte dëshirë të madhe të shihte shokun Enver Hoxha dhe i ngeli merak që në festën e 1 Majit
nuk e pa ashtu si duhet. Vlersonte shumë kujdesin dhe shpenzimet që bënte shteti për zbulimet
arkeologjike, për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veprave të artit, muzeve etj.
Ishte shumë i etur që të mësonte sa më shumë nga historia e lashtë dhe përparimet e sotëme të
vëndit tonë. Gjithmonë shprehej entuziast për çdo gjë që i pëlqente. Kur pa Butrintin dhe
Sarandën tha: “Këto janë vënde të mrekullueshme, do t’u them të gjithë kosovarëve të vijnë dhe
të pushojnë këtu”.
••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••

Është e vështirë të njohësh në Uliksin me mjekër, heroin e “Odisesë”, serialin që transmetohet dy


herë në muaj në kanalin e 2-të që do të shihni sonte, Bekim Fehmiun, yllin e “Kam takuar madje
ciganë të lumtur”, një film që fitoi çmimin special të jurisë në 1967 në Kanë.
Belmondo jugosllav
(krahasim me aktorin e famshëm francez Jean-Paul Belmondo)
Megjithatë së shpejti Bekim Fehmiu, 33 vjeç, nuk do të kalojë më pa u vënë re në rrugë : filmi i tij
i parë ndërkombëtar, “Meshkujt”, i frymëzuar nga jeta e diplomatit-playboy të famshëm latino-
amerikan Porfirio Rubirosa, ku ai luan rolin e tij, del në mars në Shtetet e Bashkuara, në prill në
Britaninë e Madhe, dhe në shtator në Francë. Ndërkohë, ai ka luajtur një western, “Shtylla
kurrizore e Djallit”, dhe në shkurt të 1966 u martua me Branka Petriç, një aktore jugosllave.
“— Djali ynë, 18 muajsh, quhet Uliks për shkak të rolit tim në serial. Në fakt, unë kam një grua
dhe një të dashur. Po, po, shkruajeni : është e njëjta. Unë vazhdoj ta konsideroj gruan time si të
dashurën time sepse ne të dy jemi kundër martesës. Ne nënshkruam një kontratë për shkak të së
ardhmes së djalit tonë, dhe pastaj, këtë kontratë, e harruam. Oh ! po, dashuria ime për të
(Brankën) nuk ka kufi !”
Kur ai erdhi për të prezantuar tri vite më parë në Kanë “Ciganët e lumtur”, Bekim Fehmiun e
quajtën unanimisht “Belmondo jugosllav”.
“— Duhet të jetë sepse ne ndodhemi në Francë, thotë ai. Belmondo është marrë me boks dhe unë
gjithashtu. Këtë e dëshmon hunda e tij dhe e imja.”
Bekim Fehmiu është një nga tetë fëmijët e një familje shqiptare, shumë e bashkuar, dhe
asnjëherë nuk është marrë me ndonjë punë tjetër përveç komedisë.
“— Kur mbusha 16 vjeç, thotë ai, pashë një film në anglisht. Ishte ky moment kur unë vendosa të
bëhem aktor. Pas shkollës së mesme, shkova në Akademinë e Arteve, por më duhej të prisja një
vit për të hyrë aty : Unë flisja vetëm shqip dhe frëngjisht dhe në akademi, tekstet thuheshin
(lexoheshin) në serbisht.”
Ai dëshiron të ketë dymbëdhjetë fëmijë
Ai ka luajtur gjithçka, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e dy trupave të vendit të tij, të Teatrit
Kombëtar që ngjason me Komedinë-Franceze, dhe të një teatri avangard. Ndër autorët
(personazhet) e shumtë që ka interpretuar bëjnë pjesë : Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Molieri,
Racine, Sartrë, Vojnesko, Pinteri dhe Dostojevski.
Padyshim, dhe kjo e bën atë të qeshë shumë, ai u zgjodh çdo vit aktori më i mirë i ri në
Jugosllavi, vend të cilin e përfaqësoi në Teatrin e Kombeve në Sarah-Bernhardt në 1964.
Problemi i tij i vetëm, aktualisht : ai ka vendosur të ketë dymbëdhjetë fëmijë. Gruaja e tij
preferon të ndalet tek i gjashti.
••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••

Uiliks Fehmiu

Kur i tregova adresën taksistit, ai ma ktheu: “Pih, sa e urrej atë adresë!”


E pyeta: “Pse?”
“Paj, aty jeton ai shiptari, he nënën ia qifsha, dhënët Zoti të jetë shpërngulur në Kosovë”.
Ia kthej: “Ai është babai im”.
Ai: “Ja, e dhjva!”
Kështu thotë, ndër të tjera, në një intervistë për gazetën “Nedelnik” të Beogradit Uliks Fehmiu,
aktor e djali i artistëve Bekim Fehmiu e Branka Petriq, në të cilën pohon të ketë gjak shqiptar,
serb e kroat.
-Në fund të vitit të tretë të Akademisë kishte ikur turi i ortakëve të mi. Tashmë kishte nisur
“revolucioni i trungjeve” dhe unë fillova të mendoja për largim. vera e parë kur nuk shkuam në
detin kroat ishte 1991-shi. Atë verë shkuam në Ibic dhe që atëherë e bëm mendjen të kërkojmë
viza amerikane në Ambasadën e SHBA në Barcelonë, por ishte festë, ambasada ishte e mbyllur,
dhe u kthyem në Beograd. Atëbotë më priti njëra nga ofertat e para për të luajtur në një film,
“Bulevardi i revolucionit” – ka rrëfyer për javoren “Nedelnik” aktori Ulisk Fehmiu, duke
rikujtuar largimin në atë kohë nga vendi, transmeton Koha.net.
Ndërkohë ishte mbyllur kufiri, ndërsa ai kishte mbetur në Serbi, kurse ftesat për të shkuar në
ushtri e për stërvitje ushtarake kishin nisur t’i rreshtohen.
– Nga Beogradi ishi larguar aktorët Rade Sherbexhia dhe Haris Burina. Një mbrëmje po
kthehesha natën me taksi bashkë me një shokë dhe dy shoqe nga “Nana”. Kur ia tregova taksistit
adresën, ai m’a ktheu: “Pih, bre, sa e urrej atë adresë!” – “Pse? e pyeta. “Paj aty jeton ai shiptari,
nënën ia qifsha, dhënët Zoti të jetë shpërngulur në Kosovë”. Unë i them: “Ai është babai im”,
ndërsa ai ma kthen: “Auh, ja që e dhjva!”
-Por për mua kjo nuk ishte gjë e re. Nuk jam larguar për këtë arsye. Nuk doja të shkoja ushtar,
nuk kam dashur të shkoj në asnjë ushtri. Shokët e mi kishin nisur (jetën – v.j) në Amerikë me
furrë. Më pyetën nëse mund të ndihmoja dhe Bekimi më dha ca para për t’iu dërguar. Kështu u
bëra hisedarë i asaj furre derisa ende isha këtu, ka treguar ndër të tjera Ulisk Fehmiu.

You might also like