Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Veshjet popullore në VERI(Tropoja)

Në Tropojë ( Malësia e Gjakovës) tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë të përdoren
shumë varianteveshjesh popullore.Për burrat përdoren veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhë
të kokës gjysmesferik.Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ;
Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me” pështjellak të gjanë”, të cilat janë mbizotëruese, veshja
me “lidhce e marhame” që përdoren në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur
në Nikaj-Mertur, e në fshatin Rragam e Valbone.Veshja e ngushte dhe elementet përbërës te saj-
këmisha e gjate deri me 10 kinda (kindat fillojnë nga mesi e poshtë). Gjoksi i këmishës i qëndisur
me pe me ngjyra apo me rruaza e me xhixha. Mangët te shkurtra deri te bërryli, te gjera dhe të
veshura me ojme (punim me dorë) ; Mangë këmishë të ngushta te zogu i dorës deri te bërryli e që
mbuloheshin nga pjesa tjetër e këmishës që vine nga supet. Në pjesën e pare te zogut te dorës
punohet me copë të zezë. Zaprega-kështu është quajtur por do të thotë përparëse (vjen nga
serbishtja) vendoset në pjesën e përparme të femrës në distancë të vogël nga beli. Mbahet nga dy
toja të derdhura që kapen në dy cepat e kundërt të zapreges sipër e që lidhen në mes prapa, në
krysa.Pështjellaku i mram-vendoset në vithe mbrapa. Shoke-shoka vendoset prapa pjerrtas
diagonal në krysa poshtë belit, copë e qëndisur e tera me ornamente të ndryshme me rruaza,
tehri, xhixha etj. Krahoçe-krahoçja është e punuar me gajtan 3-4-5 fije të qepura gashke. Dy
shpatullat mbërthehen nga ajo dhe kryqëzohet mbrapa në shpatulla. Çorapet punohen në
kërrabëza, për vajza me pe të bardhe, dhe për nuse me peje me ngjyra që vijnë deri poshtë
gjunit.Mestet bëhen me kërrabëza me pe leshi dhe qëndisen me ojnë të ndryshme. Opinga-
opingat, shtrojat me lëkure lope, të bëra anash me dredhe (lëkure e prere si spango). Pjesa e
sipërme e punuar me qëndisje me peje me ngjyra të ndryshme. Veshja e gjanë e grave : kjo
veshje ka edhe komponentë te vet. Këmishe bëzi, me krahë te shkurtër deri në bërryla dhe të
gjerë, e qëndisur. E gjatë deri në kofshët. Pjesa para në gjoks është e qëndisur me peje me ngjyra
dhe me rruaza. Pështjellaku i gjane – pështjellaku i gjane punohet në vegje (me pe
leshi). Rrudhosja (palë palë) bëhet me një teknikë që e ruan përgjithnjë këtë valëzim,
fizarmonikë. Ai zbukurohet me rruaza e me xhixha. Në fund i ngjitet një shirit, jo i gjerë,
zbukurues i bardhë. Mitan pa mange: punohet me copë të zezë apo kafe futet në dy krahët, por
nuk komcohet dhe nuk ka mangë të gjata. Është i shkurtër sa nuk arrin deri në bel. Në zonën Nikaj
– Merture veshja e grave ndryshon. Ato vishen me xhublete, jelek me theke, breze serme, çorap
leshi të zeza, opinga lëkure, shami me theke dhe zbukurime serme.Veshja e vajzave përbehet :
këmishe brej beze, e bardhe, e thjështë, me mangë të gjata e kamcuar në zoge te dorës deri
poshtë gjunit dhe pa zbukurime.Veshja e burrave – Në kompletin e veshjes se burrave bëjnë
pjesë : Tirq – tirqit punohen copë prej leshi në vegje, kalohet në vajavice, shkelet dhe kthehet në
zhgun. Këmishe – këmisha beze me mangë të gjata, gryka e hapur dhe e punuar me qendisje me
një dizajnë te lehte me pe të bardhë. Xhamadan – xhamadani me mangë të gjata prej zhguni i
bardhë, i zi apo kafe. Jelek – jeleku përbëhej prej shtroje copë e zeze apo kafe e mëndafshtë dhe
e qëndisur gryket, gjoksorin dhemëngët me fije të trasha mëndafshi me ngjyrë ari. Shoke e shallë
– shoka punohet prej leshi në vegje e kombinuar me pe të ngjyrosur afërsisht me ngjyrat e ylberit,
e gjatë sa sillet disa here rreth mesit, edhe shala e gjatë sa edhe vetë shoka. Kapuç apo plis i
bardhë në formë sferike-i rrumbullakësuar sipër vihet në kokë mënjan, cepi i vjen në vetull te
syri, rreth kapuçit lidhet diagonal një shami e zezë, në zonën Nikaj-Mertur shamia mbahej e kuqe.
Malësia e Gjakovës është një ndër trevat që dallohet edhe për shumllojshmërinë e varianteve, të
ngjyrave dhe të motiveve të kostumeve popullore.

Kostumet popullore, traditë e pasur dhe


e hershme e Shqiperise se
mesme(Elbasan)
Treva e Elbasanit në Shqipërinë e mesme numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike, me
mbi 10-të variante. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e tyre popullor .
Sipas tij, dokumenti më i vjetër arkeologjik që ruhet në Muzeun Etnografik të qytetit është
basorelievi i skalitur në gur, “figura e nuses ilire.” Ajo i përket shekullit të II- III, dhe është gjetur
në fshatin Tërbaç të Krrabës, nga disa fshatarë. Një pjesë e kësaj zone vazhdon të ruajë këtë lloj
veshje duke u përdorur në kostumet e grave të Krrabës, Funarit, si edhe Godoleshit.
“Elemente të tjera të veshjes popullore të dokumentuara në zbulimet arkeologjike, janë edhe
vargonjtë e mesit, tirqet, kallcet, që përdoren në kostumet e nuseve të malësisë
së Shmilit, Krrabës dhe në atë të Shpatit” vijon Meksi. Më vonë shfaqen opinga, xhoka, bruca, që
vazhdojnë të përdoren në veshjet e Elbasanit. Opinga përdoret në të gjithë rajonin, ndërsa xhoka
e zezë me krahë dhe pa krahë, përdoret në Elbasan, në malësinë e Krrabës së Tiranës, si dhe
në Peqin. Tipike në Peqin, është veshja me jakuce e burrave të qytetit, të cilën e përdorte edhe
Isuf Myzyri( kompozitor, artist i popullit).
Në shekujt XVI – XVII, merr hov kostumi popullor i grave.
Në shekujt XVI – XVII me zhvillimin e zejtarisë, një zhvillim të madh mori përpunimi dhe tregëtimi
i mëndafshit. Ai u përdor për eksport, por edhe si lëndë e parë për përgatitjen e kostumeve
popullore të grave të qytetit. Ndaj kostumi shqiptarçe i grave të qytetit të Elbasanit, i huazuar më
vonë nga gratë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, u bë kostumi mbizotërues i grave të
Shqipërisë së Mesme.Ai vazhdon të vishet nga gratë e kësaj zone të Shqipërisë dhe është kryesor
në graderobën e ansambleve artistike dhe folklorike. Jehonë ky kostum ka bërë edhe në festivalet
ndërkombëtare. Shumëllojshëmria e Kostumeve Popullore në trevën e Elbasanit ka tërhequr
interesimin e organizatave ndërkombëtare të Folkut Europian.Etnologu Thanas Meksi thekson se
“Elbasani është një nga trevat më të pasura etno-folklorike të Shqipërisë. Në Elbasan këndohet e
kërcehet me shumë pasion kënga e vallja popullore qytetare dhe në të njënjtën kohë ruhen me
shumë fanatizëm e krenari kostumet tradicionale popullore.Treva e Elbasanit numëron 37 lloje
kostumesh popullore autentike. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e
tyre popullor . Kënga dhe vallja popullore elbasanase janë një pjesë e asaj pasurie të madhe
të trashëgimisë kulturore të kësaj treve, e cila është prezente në çdo familje e që i shoqëron në
çdo hap gëzimet.

VESHJET POPULLORE NE JUG(Vlore)


Veshjet e traditës kanë elementët dallues që lidhen veç të tjerash me karakteristikat e terrenit,
trevave, klimën etj. “Në vendet malore me klimë të ftohtë dhe me blegtori të zhvilluar, veshjet
popullore në pjesën më të madhe prej tyre, bëheshin prej leshi. Në ndonjë zonë të veçantë të
Lumit të Vlorës, përdoreshin edhe liri, si dhe gjeshtra për veshje e shtroje”, thotë Feti Brahimi,
rapsod i njohur dhe drejtues i grupit folklorik të Lapardhasë.Veshja më e vjetër e gruas labe
është ajo me fustan. Sipas studiuesit Sejmen Gjokoli, një veshje e mëvonshme kanë qenë edhe
çitjanet, gjë që përbën një element krejtësisht të ndryshëm nga veshja e vjetër tradicionale e
lidhur kjo me ndikimet në momente të ndryshme historike.
Ai nënvizon se veshja e burrave ka më tepër elementë të origjinalitetit, ku më e vjetra është ajo
me këmishë të gjatë, me fustanellë e tirqe kofshore, me poture e tirqe gjunjare, veshje me
qillota. Pjesë e kostumeve dhe veshjeve popullore janë edhe opinga e lopës, këpucët me profka,
opinga me shollë të rregjur, opinga me xhufka, si edhe qylafi i bardhë me thumb në majë.
Po ashtu, në këtë drejtim spikat tradita e fshatit Nartë, ku kostumet janë tërësisht të veçanta dhe
nuk ngjasojnë me asnjë tjetër në trevat e Vlorës dhe madje edhe të vendit. Veshjet në këtë zonë
janë të punuara kryesisht me satin, që përbën një element unikal në materialet, që përdoren për
veshjet popullore, si edhe me lir.

Punoi:Fabiena Shalja

You might also like