Leksioni 4 Konfidencialiteti

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 22

Hyrje në këshillim

Tema IV: Konfidencialiteti


E drejta për shërbim konfidencial
Efektiviteti i marrëdhënies këshillues-klient
varet nga besimi.

Klientët duhet të edukohen rreth


konfidencialitetit, komunikimit të privilegjuar
dhe komunikimit privat.

Konfidencialiteti nuk është premtim absolut


për fshehtësi. Kjo pikë diskutohet me
klientin që në sesionet e para dhe për rastet
e thyerjes duhet të ketë një miratim të
informuar.

Përgjithësisht të dyja palët duhet të


përpiqen ta ruajnë konfidencialitetin e asaj
që thuhet apo ndodh në këshillim.
Konfidencialiteti

Në mbështetje të Konfidencialiteti është i lidhur


konfidencialitetit qëndron
legjislacioni, i cili e përcakton ngushtë me parime themelore
qartë se gjithçka që mblidhet etike, si ai i pavarësisë dhe
në trajtën e informacionit përfitimit të klientit nga shërbimi.
gjatë dhënies së shërbimit,
është konfidenciale dhe nuk
mund të zbulohet para të Vendimarrja për të ndarë me të
tretëve. tretë informacionin, mbetet e
drejtë tërësisht e klientit.
Në mbështetje të
këshilluesve, janë strukturat e
supervizimit, si dhe praktikat
e përcaktuara qartë të
referimit apo konsultimeve
kolegjiale.
Këshilluesi mund ta thyejë konfidencialitetin për arsye
aksidentale:

Vuan natyrën e tij të brishtë;

Nuk është i kujdesshëm në ruajtjen e


konfidencialitetit;

Ndan nga pakujdesia informacionin me


të tjerë;

Bie pre e nevojës për ët ndarë ndjenjat


që i kanë lindur në rrethanat e
këshillimit me të tjerë;

Në të gjitha këto raste ai ka bërë një


gabim të rëndë profesional
Këshilluesi mund ta thyejë konfidencialitetin kur:

Ka nevojë të konsultohet me të tretë: profesionistë të profilit të tij


ose të ngjashëm me të;

Ndjen se ekspertiza e tij është e pamjaftueshme për të mbuluar deri


në fund nevojat e klientit për këshillim;

Ndjen se klientit mund t’i duhet domosdoshmërisht ndërhyrja e


profesionistëve nga fusha të afërta;

Qëllimi i tij i mirë për të plotësuar në maksimum nevojat e klientit mund


të çojë në thyerjen e konfidencialitetit;
Situatë:

Këshilluesi vepron brenda një organizate, ai përdor burimet e saj dhe


paguhet prej saj. Nevojat për auditime të brendshme financiare, nevoja
për planifikime e vendosje strategjish, kërkon që këshilluesi të ndajë
informacion me të tjerë në organizatë, me këshilluesit e tjerë në vijën e
shërbimit, por edhe me anëtarë të administratës së organizatës. Situatat
mund të jenë të tilla që informacioni të shkojë në vesh të gabuar.
Këshilluesi jo vetëm që duhet t’i ketë të qarta situatat ku ndodhet dhe ku
mund të ndodhet pas këshillimit, po duhet t’ia bëjë të qarta që në fillim
klientit politikat e organizatës ku punon. Brenda organizatës punohet
përgjithësisht jo me identitetin e vërtetë të klientit, por me kode.

Në situatat kur organizata ka nevojë për informacion, këshilluesi i


përmbahet parimit të konfidencialitetit
Rastet kur këshilluesi i përmbahet konfidencialitetit:

A ka të drejtë të përdorë
informacionin që ai ka marrë gjatë
këshillimit, për t’u mbrojtur para
organeve supervizuese dhe në
gjykatë?

Ç’bën këshilluesi me informacionin që


merr nga këshillimi, në rastet kur ka
përplasje të interesave të tij me ato të
klientit?
Raste kur këshilluesi nuk i përmbahet konfidencialitetit

Kur informacioni i marrë gjatë


këshillimit, përbën shkelje të rëndë të
të drejtave të një grupi vulnerabël.

Psh: “për shkelje të të drejtave të


fëmijëve, të vajzave në familje a në
institucione, shkelje të të drejtave të
njerzve të paaftë fizikisht dhe
mendërisht”
Këshilluesi e thyen konfidencialitetin kur jeta
e palëve të treta, kryesisht të pafuqishëm dhe
vulnerabël, kërcënohet nga klienti.

Në rastet kur këshilluesi, mëson nga informacioni


që klienti jep në këshillim, për plane për vjedhje,
vrasje, përdhunim, trafikim, abuzim.

Këshilluesi përdor gjykimin e tij për rezikshmërinë


që paraqet plani i klientit, ndaj jetës dhe pasurisë
së të tretëve dhe e thyen parimin e
konfidencialitetit
Konfidencialiteti në kushtet e regjistrimit të këshillimit
Regjistrimi i klientit në këshillim është një situatë e zakoshme që mund të
ndodhë për disa arsye:

1. Në rastet kur këshilluesit kanë nevojë të konsultohen me kolegë dhe të marrin


feedback prej tyre.

2. Regjistrimi i seancave të këshillimit bëhet për arsye të supervizimit, dëshmi të


pasjes së shprehisë për të përmbushur kërkesat e një kualifikimi.

3. Për nevoja të krahasimit të sjelljes së klientit në fillim dhe në fund të këshillimit.

4. Klientët vetë mund të duan të dëgjojnë një sesion të inçizuar në fillim të


këshillimit për të parë dhe kuptuar se si kanë ndryshuar përgjatë sesioneve të
këshillimit.

Regjistrimi duhet të jetë pjesë e miratimit të informuar dhe


administrohet sipas parimeve të konfidencialitetit.
Konfidencialiteti dhe ardhja e detyruar në këshillim
Sjellja e pavullnetshme e klientit në këshillim, krijon vështirësi
profesionale, etike dhe ligjore.

Këshilluesit njohin të drejtat e klientit të sjellë pa dëshirë në këshillim,


njohin detyrimet ligjore dhe burimet komunitare të shërbimeve,
përpara se të fillojë këshillimi.

Fokusi i kësaj situate, nuk janë çështjet specifike ligjore, por aspektet
etike të respektimit të të drejtave të klientit të detyruar për të ardhur në
këshillim.
Disa rekomandime që garantojnë trajtimine drejtë të
klientëve të pavullnetëshëm

Nëse vini re se situata e klientit përkëqesohet, konsultohuni me kolegë.

Njihuni me ligjet e vendit dhe rregullat që kanë të bëjnë me shtrimin e


vullnetshëm dhe të pavullnetshëm në spital.

Konsideroni me kujdes shpresën se klientit do t’i bëjë mirë izolimi dhe


trajtimi në spital.

Vlerësoni masën e rrezikut për klientët, për veten tuaj dhe të tjerët.
Konfidencialiteti në rrethana të veçanta
Psikologët e thyejnë konfidencialitetin
duke dhënë informacion
konfidencial:

Vetëm në rastet kur kërkohet ose


lejohet nga ligji
Për një qëllim të vlefshëm si mund të
jenë shërbime të tjera profesionale
Kur kërkon konsultim profesional
Në rast të mbrojtjes së klientit nga të
tjerët ose të tjerëve nga klienti

Këshilluesi e thyen konfidencialitetin


vetëm në nivelet minimale, aq sa duhet
të arrijë një nga qëllimet e mësipërme.
Shembuj

Diskutim shembulli fq 177 Etika ne keshillim


Privatësia e këshillimit
Privatësia e këshillimit përcaktohet si “liri e klientit për të zgjedhur vetë kohën dhe
rrethanat në të cilat do të tregojë besimet, sjelljet dhe opinionet”

Stadler (2000) e përcakton privatësinë e këshillimit si “ të drejtë të klientit për të zgjedhur


çfarë të tjerët, pra dhe këshilluesi, duhet të dinë për të, në cilat rrethana dhe në ç’kohë”

Disa nga situatat kur privatësia e këshillimit mund të shkelet pa qëllim janë:

Kur punëdhënësi kërkon akses tek të dhënat personale të aplikantit, tek testet apo
vlerësimet psikologjike

Kur prindërit kërkojnë të dhëna nga psikologu shkollor ose shkolla kërkon të dhëna mbi
shëndetin mendor të nxënësve

Kur palë të treta, sidomos ata që paguajnë, kërkojnë informacion për diagnozën dhe
prognozën e klientit
Një situatë kur privatësia e klientit vihet në pikëpyetje është, qënia
e këshilluesit pedagog, trajnues, autor tekstesh, artikujsh,
leksionesh, referues, kërkues etj

Nëse këshilluesi përdor shembuj nga praktika private, atëherë


është jashtëzakonisht e rëndësishme fshehja e mirë e identitetit të
klientit.

Asnjë informacion që është marrë gjatë këshillimit dhe


konsiderohet konfidencial, nuk duhet përdorur në shkrime, në
leksione, në media, derisa klienti të mos ketë dhënë me shkrim
miratimin për ta bërë këtë gjë
Situatë mbi problematikën e konfidencialitetit dhe privatësisë:

Kur isha këshilluese në një komunitet të vogël, jam përballur me çështje të


privatësisë së klientëve. Së pari ishte e rëndësishme që të kisha një zyrë që u
ofronte privatësi kleintëve, në kohën që hynin dhe dilnin. Mora me qera një
vend të vogël në një ndërtesë profesionale në qëndër të qytetit. Por shumë
shpejt kuptova se njerëzit nuk ndjeheshin mirë kur i shikonin të tjerët tek hynin
në zyrën time për ndihmë psikologjike.
Atëherë zgjodha një shtëpi që ishte larg nga qendra dhe në të mora një zyrë.
Ky variant funksionoi më mirë. Bëja kujdes që t’i planifikoja klientët me
distancë në mes tyre që të mos takoheshin me njëri-tjetrin. Kur zyra vendoset
në një shtëpi banimi, gjithmonë duhet bërë kujdes që atmosfera të jetë
profesionale. Klienti ka të drejtë të dijë se nuk po ndërhyn në jetën e
anëtarëve të familjes, që banojnë në vendin ku është zyra. Unë diskutova me
klientët çështjen e konfidencialitetit në një zonë të vogël, si ishte qyteti ynë. Iu
thashë se nuk do të diskutoja çështje profesionale kur t’i takoja në dyqanin e
ushqimeve apo në postë. Doja të respektoja preferencat e tyre lidhur me
ndërveprimin jashtë zyrës.
Situatë mbi problematikën e konfidencialitetit dhe
privatësisë:

Nëse do të ishit ju në pozicionin e këshilluesit


çfarë çështjesh të tjera etike, mendoni se
mund të dalin kur ushtron profesionin e
këshilluesit në një komunitet të vogël?

A mund të aplikohen të njëjtat parime shërbimi


si në një qëndër të madhe të shëndetit
mendor?

A ka vend për fleksibilitet në vendosjen e


parimeve lidhur me marrëdhënien sociale
jashtë biznesit dhe kontakteve me klientin në
një komunitet të vogël?
Konfidencialiteti dhe privatësia në shkollë
Konfidencialiteti dhe privatësia me fëmijët në këshillim është një
çështje që kërkon gjithmonë vëmëndje;

Ligjet lidhur me konfidencialitetin në rastet e këshillimit në


shkollë nuk janë të qarta

Këshilluesit kanë detyrimin të diskutojnë me fëmijët rrethanat që


mund të prekin marrëdhënien konfidenciale

Kur bëhet e domosdoshme thyerja e konfidencialitetit


klientët/fëmijë duhet të informohen për qëllimin e thyerjes

Një hap i tillë mund të ndihmojë në ruajtjen e marrëdhënies dhe


në krijimin e shansit për të zgjidhur edhe çështje lidhur me
individë të tjerë
Limitet e konfidencialitetit

Për përcaktmin e kufijve kur thyhet konfidencialiteti ndihmon njohja e


parimeve etike
Kur informojnë klientët se ajo që do të ndodhë në këshillim do të jetë
konfidenciale, ata duhet të sqarojnë se kanë detyrime edhe ndaj të
tjerëve përpos klientëve.
Nëse klientët informohen në kohë për kushtet në të cilat
kompromentohet kofidencialiteti, ata do të mund të vendosin në
mënyrë të informuar nëse do të hyjnë në këshillim ose jo.
Nëse vijnë në këshillim në mënyrë të pavullnetshme, ata vetë do të
vendosin nëse do të flasin për atë që përbën rrezik për ta ose jo
Rastet kur këshilluesi nuk e ruan më konfidencialitetin:
❖ Rastet në të cilat klientët paraqesin rrezik për veten ose jetën e të
tjerëve;

❖ Rastet në të cilat klientët kërkojnë që të dhënat e tyre t’iu lëshohen të


tretëve;

❖ Rastet në të cilat gjykata kërkon që këshilluesi t’i bëjë të vlefshme


shënimet për gjykatën
Detyrë:

Diskutim mbi ushtrimet fq 185 –


191 “Etika në këshillim” mbi
ruajtjen dhe thyerjen e
konfidencialitetit

You might also like