Çfarë Është Diabeti Llojet e Tij. Kur Sistemi Imunitar "Sulmon" Pankreasin - Anila Kalleshi Official

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

!

MENU

Çfarë është diabeti?


Llojet e tij. Kur
sistemi imunitar
“sulmon” pankreasin

ÇFARË ËSHTË DIABETI? LLOJET


E TIJ. KUR SISTEMI IMUNITAR
“SULMON” PANKREASIN

Diabeti (gjendje e njohur si diabet mellitus)


është një çrregullim i zakonshëm kronik që
shënohet nga nivelet e larta të sheqerit në gjak
(glukoza). Duke marrë parasysh që glukoza
është esenciale për energjinë, që mund të
tingëllojë si diçka e keqe, por nivelet e glukozës
mbi rangun normal janë toksike për qelizat
tuaja dhe ndikon në shumë pjesë të trupit në
mënyrë serioze. Rreth 26 milionë amerikanë
kanë diabet dhe rreth 79 milion të rritur kanë
nivele të larta të sheqerit në gjak duke i vënë
kështu në rrezik për shfaqjen e diabetit. Së
bashku, bëhet fjalë për rreth një në tre
amerikanë. Të mësoni që keni diabet mund të
jetë stresuese, madje dhe traumatike. Kjo është
e kuptueshme: diabeti zakonisht nuk mund të
kurohet; megjithëse humbja e peshës së tepërt
dhe mbajtja e asaj peshe mund të ndikojë te
sëmundja në disa raste. Me shumë gjasa do të
përballeni me diabetin në pjesën e mbetur të
jetës dhe kjo do të ndryshojë pothuajse çdo
aspekt të jetës suaj të përditshme, duke
përfshirë ushqimin që konsumoni dhe
aktivitetet që ndiqni. Përpos faktit që ju duhet
një vëmendje e veçantë ndaj dietës dhe
ushtrimeve, ju ndoshta duhet të testoni nivelet
e glukozës në gjak disa herë në ditë dhe të
merrni mjekime orale ose injeksione insuline
një apo më shumë herë. Mund t’ju duhet të
merrni aspirinë çdo ditë ose mjekime për
presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit për
të reduktuar rrezikun për infarkt në zemër.
Nën këto rrethana, mund të jetë tunduese të
injoroni problemin. Por nëse nuk e trajtoni si
duhet këtë gjendje shëndetësore, vetëm sa e
përkeqësoni akoma dhe më shumë gjendjen,
duke çuar në episode të rrezikshme të
hiperglicemisë (nivele të larta të sheqerit në
gjak), ketoacidosis (një gjendje anormale
metabolike) dhe hipoglicemia (nivelet e ulëta të
sheqerit në gjak). Mund të rezultojë në
komplikacione të ndryshme afatgjatë si verbëri,
dështim të funksionit të veshkave, amputim
dhe sëmundje të zemrës. Njerëzit që jetojnë
një jetë të shëndetshme dhe ato që e pranojnë
këtë çrregullim si pjesë të tyren, mësojnë për të
sa kanë mundësi, punojnë fort për të
kontrolluar nivelet e tyre të glukozës në gjak
dhe faktorë të tjerë rrisku për komplikacionet e
diabetit, si presioni i lartë i gjakut. Lajmi i mirë
është që është e mundur të menaxhoni
diabetin si duhet me një kombinim të një stili
jetese të shëndetshëm dhe mjekime, kështu që
mund të shijoni një shëndet të mirë dhe të
parandaloni ose të vononi komplikacionet që
shfaqen nga kjo sëmundje.

Si trupi copëzon sheqerin


Për të kuptuar diabetin, duhet të kuptoni bazën
se si trupi juaj metabolizon (copëzon)
karbohidratet. Shumë qeliza në trupin tuaj kanë
nevojë për sheqerin si burim energjie. Kur ju
konsumoni ushqime të pasura në karbohidrate
–jo thjesht bukë, makarona dhe kekë por
gjithashtu fruta, perime dhe bishtajore-sistemi
juaj tretës copëzon karbohidratet në sheqerna
të thjeshta si glukoza, i cili udhëton në dhe
përmes qarkullimit tuaj të gjakut për ushqyer
dhe energjizuar qelizat. Një pikë kyçe në
metabolizimin e sheqerit është pankreasi, një
gjendër në formë peshku prapa stomakut dhe
mëlçisë. Pankreasi ka dy role. Fillimisht,
prodhon enzima që rrjedhin në zorrën e vogël
dhe ndihmojnë në copëzimin e lëndëve
ushqyese-proteina, karbohidrate dhe yndyrna-
kështu që ato mund të absorbohen në
qarkullimin e gjakut dhe të sigurojnë energji
dhe “materiale” ndërtuese për qelizat e trupit.
Brenda pankreasit, grumbuj të vogla qelizash të
quajtura “ishujt e Langerhans-it” janë
përgjegjëse për prodhimin e këtyre hormoneve.
Ishujt përmbajnë qeliza beta, të cilat sekretojnë
hormonin insulinë dhe qeliza alfa, të cilat
prodhojnë hormonin glukagon. Këto hormone
në përgjithësi kanë veprime të kundërta, por të
dyja janë të rëndësishme për rregullimin e
përdorimit të sheqerit , yndyrës dhe proteinës
në trup.
-Insulina çlirohet nga qelizat beta si përgjigje
ndaj rritjes së niveleve të sheqerit në gjak pasi
keni ngrënë. Duke drejtuar mëlçinë dhe qelizat
e muskujve drejt absorbimit të sheqerit nga
gjaku, insulina promovon ruajtjen e lëndëve
ushqyese dhe parandalon rritjen e lartë të
niveleve të sheqerit në gjak. Gjithashtu rrit
marrjen e amino-acideve (“blloqeve” ndërtuese
të proteinës) dhe acideve yndyrore (“blloqeve”
ndërtuese të yndyrës) në proteinë dhe rezerva
yndyrore, respektivisht. Insulina promovon
ruajtjen e energjisë dhe rritjen qelizore.
-Glukagoni: Mëlçia konverton glukozën që nuk
është e nevojshme menjëherë për energji në
një molekulë ruajtëse të quajtur glikogjen. Kur
nivelet e glukozës në gjak bien shumë poshtë,
sekretimi i insulinës bie dhe pankreasi juaj
çliron hormonin glukagon, i cili nxit mëlçinë të
ri-konvertojë glikogjenin e ruajtur në glukozë
dhe e liron atë në qarkullimin e gjakut.
Zakonisht nivelet e insulinës dhe glukagonit
janë të koordinuara si duhet për të mbajtur
nivelet e glukozës në gjak në një ritëm normal.
Kjo është e rëndësishme sepse disa organe të
caktuara, si truri dhe veshkat , varen nga një
furnizim i qëndrueshëm i glukozës.
Si zhvillohet diabeti: Diabeti zhvillohet kur
procesi normal i copëzimit të sheqernave
ndikohet , duke parandaluar qelizat të marrin
energjinë që atyre ju duhet për të funksionuar
si duhet.
Metabolizmi normal i glukozës:
-Energji për qelizat e trupit të siguruar nga
ushqimi.
-Karbohidratet në ushqim konvertohen në
sheqerna të thjeshta (si glukoza).
-Në momentin që nivelet e glukozës në gjak
fillojnë të rriten, pankreasi prodhon insulinë.
-Insulina ndihmon muskujt dhe mëlçinë të
absorbojë glukozën që të përdoret për energji.
Absorbimi normal i glukozës:
Insulina lidhet me receptorët në membranën e
qelizës , ashtu si çelësi ka kyçin e tij, duke
aktivizuar transportuesit e glukozës:
-Insulina lidhet me një receptor.
-Një transportues glukoze shtrihet përgjatë
sipërfaqes së qelizës.
-Tranportuesi i glukozës lëviz në membranën
qelizore dhe lidhet me një molekulë glukoze
nga qarkullimi i gjakut.
-Glukoza hyn në qelizë.
Tipi 1 i diabetit: Sistemi imunitar “sulmon”
aftësinë e pankreasit për të prodhuar insulinë
(do të thotë që nuk ka më “çelësa”). Glukoza
dhe lëndë ushqyese të tjera nuk mund të hyjnë
në qeliza, kështu që ato mbeten në qarkullimin
e gjakut.
Tipi 2 i diabetit: Qelizat zhvillojnë një rezistencë
ndaj insulinës. Edhe pse çelësi i insulinës
përshtatet, nuk e hap si duhet “derën” drejt
glukozës, (që do të thotë, që më pak
transportues glukoze janë të mobilizuar).
Glukoza ndërtohet në qarkullimin e gjakut.
Kush duhet të testohet për diabet:
“American Diabetes Association” (ADA)
rekomandon që të gjithë të rriturit duhet të
testohen për diabet në fillim të moshës 45 vjeç.
Nëse jeni ndërmjet moshës 18 dhe 45 vjeç dhe
keni një indeks të masës trupore (BMI) 25 ose
më të lartë, duhet të testoheni nëse keni një
apo më shumë nga faktorët e rriskut të
përmendura më poshtë.
-Keni një nënë, baba, vëlla apo motër me
diabet.
-Jeni fizikisht jo-aktiv.
-Keni lindur një bebe që peshonte më shumë se
4 kile (9 pounds), ose kishit diabet përgjatë
shtatzanisë “diabeti gestational”.
-Keni presion gjaku në vlera 140/90 mm Hg ose
më të lartë, ose po përdorni mjekime për të
ulur presionin e lartë të gjakut.
-Ju keni nivele anormale të lipideve(yndyrës) në
gjak, si nivelet e kolesterolit HDL nën 35 mg/dL
ose nivele trigliceridesh mbi 250 mg/dL
-Nqs keni pasur tolerancë të dëmtuar të
glukozës ose fasting të dëmtuar të glukozës kur
jeni testuar më parë për diabet.
-Keni sindromën policistike të mitrës ose një
histori me probleme vaskulare.
-Niveli juaj i HbAIc është më i lartë se 5.7%.

Një pankreas që funksionon normalisht siguron


një furnizim të qëndrueshëm me lëndë
ushqyese për trupin. Te njerëzit e
shëndetshëm, insulina parandalon një rritje të
lartë të sheqerit në gjak pasi keni ngrënë, duke
ndihmuar qelizat muskulore të marrin glukozë.
Nivelet normale të sheqerit në gjak përpara
mëngjesit zakonisht janë rreth 70-100
miligramë për decilitër (mg/dL). Nivelet normale
të sheqerit në gjak rrallë kalojnë normën 140
mg/dL, edhe pas një vakti.

Tipi 2 i diabetit:
Forma më e zakonshme e diabetit, duke
përllogaritur rreth 90% të rasteve është tipi 2 i
diabetit-që dikur është quajtur diabeti i të
rriturve apo diabet mellitus i pavarur nga
insulina. Vjen si rezultat i një kombinimi
anomalish. Fillimisht qelizat e trupit i përgjigjen
më pak insulinës-një problem i njohur si
rezistenca e insulinës. Pankreasi zakonisht
turret të kompesojë këtë rezistencë duke
pompuar më shumë insulinë. Për shumë njerëz
që kanë rezistencë të insulinës, nivelet e
sheqerit në gjak qëndrojnë brenda një rangu
normal. Po për disa njerëz, pankreasi
eventualisht dështon të përballojë kërkesën në
rritje dhe nivelet e sheqerit në gjak rriten pasi
keni ngrënë.
Fillimisht, nivelet e sheqerit në gjak mund të
jenë paksa lart rangut normal, por jo aq të larta
sa të diagnostikohen si diabet. Prandaj ato bien
në një kategori që quhet “pre-diabet”. Në
përgjithësi, gjysma e njerëzve me pre-diabet, ka
gjasa të zhvillojë sëmundjen e diabetit, tipi 2.
Edhe nëse keni pre-diabet apo ndonjë formë
tjetër të diabetit, problemi qëndron te furnizimi
dhe kërkesa: pankreasi furnizon shumë pak
insulinë në krahasim me kërkesën në rritje që
ndodh gjatë rezistencës së insulinës. Për këtë
arsye, njerëzit me diabet trajtohen me terapi që
reduktojnë kërkesën e trupit për insulinë ose
rrisin furnizimin me insulinë, duke përfshirë:
-Një dietë të pasur me fibra, e cila redukton
rritjen kulminante të sheqerit në gjak.
-Ushtrimet, të cilat shkaktojnë që qelizat të
“zbusin” sheqerin nga qarkullimi i gjakut për
energji.
-Mjekimet, të cilat ose i bëjnë qelizat më pak
rezistente ndaj insulinës ose rrisin furnizimin
me insulinë.
-Insulinën në vetvete.

Kur sistemi imunitar “sulmon” pankreasin:


Tipi 1 i diabetit
Ndryshe nga tipi 2 i diabetit, tipi 1- i njohur si
diabeti i varur nga insulina ose diabeti juvenil-
vjen si rezultat i një përgjigjeje jo të duhur
imunitare, në të cilën sistemi imunitar i trupit
keq-identifikon qelizat beta që prodhojnë
insulinë si të huaja( si virus pushtues) dhe i
shkatërron ato. Ky sulm auto-imun, i cili zë vend
përgjatë viteve, eventualisht e lë trupin në
pamundësi për të prodhuar insulinë. Si rezultat,
qelizat nuk mund të marrin sheqerin si duhet,
edhe pse ato janë “larë” nga gjak i pasur në
glukozë-dhe nivelet e sheqerit në gjak rriten.
Sheqeri i tepërt largohet me urinën, dhe disa
simptoma të kësaj sëmundjeje mund të jenë:
mund të keni urinim të shpeshtë dhe etje të
shpeshtë. Simptoma të tjera mund të
përfshijnë: humbje të pashpjegueshme peshe
dhe lodhje. Këto simptoma zakonisht shfaqen
papritur, për një periudhë ditësh ose javësh,
edhe pse shkatërrimi i qelizave që prodhojnë
insulinë mund të ketë filluar më parë.
Simptomat nuk janë shfaqur më parë pasi ne
lindim me një bollëk qelizash që sekretojnë
insulinë, dhe nivelet e sheqerit në gjak rriten
vetëm kur mbeten më pak se 20% e këtyre
qelizave.
Për të ndikuar te simptomat, një person me
tipin 1 të diabetit, duhet të marrë injeksione
insuline çdo ditë. Pa insulinë, qelizat nuk mund
ta përdorin sheqerin për energji, kështu që
trupi kthehet në një rezerve yndyre për të
siguruar atë energji-por në procesin e copëzimit
të yndyrës, prodhohen ketone, një lloj acidi. Një
nivel i lartë ketonesh mund të shkaktojë një
gjendje të rëndë dhe vdekjeprurëse të quajtur
keto-acidosis.
Tipi 1 i diabetit zakonisht zhvillohet te fëmijët
dhe adoleshentët, më së shumti gjatë
pubertetit. Megjithatë, rreth një në pesë njerëz
me tipin 1 të diabetit zhvillohet në rritje- në
gjendje e njohur si diabet i të rriturve latent
autoimun (LADA).
Mbi të gjitha, tipi 1 i diabetit është përgjegjës
për më pak se 10% të rasteve totale të diabetit,
dhe prek rreth 0.5% të popullatës- ose rreth një
në 200 njerëz. Por për shkak se është një
sëmundje e trashëguar, njerëzit që e kanë në
historinë e familjes këtë sëmundje janë në
rrezik të madh. Një person që ka një binjak/e
identik me tipin 1 të diabetit ka rreth 50% shanc
për të zhvilluar këtë sëmundje, ndërsa nje
person me një të afërm të prekur apo prind
përballet me një rrezik prej 5-10%-10 herë më
shumë sesa njerëzit që nuk kanë asnjë të afërm
me këtë lloj sëmundjeje. Megjithëse tipi 1 dhe 2
i diabetit zhvillohen në mënyrë të ndryshme,
ato kanë mjaft ngjashmëri me njëra-tjetrën. Të
dyja janë të karakterizuara nga nivelet e rritura
të sheqerit në gjak, të cilat mund të çojnë në
shumë komplikacione afatgjatë duke prekur
shumë sisteme dhe organe. Grada apo
kohëzgjatja e këtyre komplikacioneve janë në
varësi se prej sa kohësh keni diabet dhe nivelet
mesatare të sheqerit në gjak sesa tipi i diabetit
që keni. Por për shkak se ato me tipin 1 të
diabetit shfaqin më herët këtë sëmundje, ata
njerëz në përgjithësi kanë më shumë gjasa të
kenë komplikacione, pasi e kanë sëmundjen
prej një periudhe më të gjatë kohore sesa një
person me tipin 2 të diabetit.

Tabela 1: Tipi 1 dhe tipi 2 i diabetit:


Ngjashmëritë dhe diferencat

Tipi 1 Tipi 2

Mosha kur Zakonisht gjatë Më së shumti


shfaqet fëmijërisë ose mosha 40 vjeç
zakonisht adoleshencës apo dhe më të
vjetër
-Po shtohet
gjithashtu numri
i moshave të
reja për shkak të
rritjes së
obezitetit

Simptomat Etje ekstreme, Zhvillim gradual


urinim i shpeshtë, i simptomave
lodhje, shikim i ose nuk ka
turbullt si dhe simptoma fare.
humbje e Kur janë të
pashpjegueshme pranishme,
peshe simptomat e
-Shfaqje e papritur ngjashme me
e simptomave tipin 1 të
përgjatë ditëve diabetit.
apo javëve -Infeksione të
fshikëzës ose
infeksione maja
te disa njerëz

Shkaqet -Shkatërrimi i Anashkalimi i


qelizave beta që ndjeshmërisë së
prodhojnë insulinës në
insulinë, kështu që qeliza, përgjatë
eventualisht asnjë trupit, kështu që
insulinë nuk pankreasi nuk
prodhohet në trup është i aftë të
-Predispozicion përballojë
gjenetik kërkesën në
rritje
-Predispozicion
gjenetik
-Rritja e rrezikut
nga faktorë të
stilit të jetesës
si: obeziteti dhe
mungesa e
aktivitetit fizik.

Trajtimi dhe Injeksione ditore Ndryshime në


kontrolli të insulinës ose stilin e jetesës
trajtim me pompë duke përfshirë:
insuline dietën,
ushtrimet dhe
humbjen e
peshës,si
ndihmë për të
menaxhuar
nivelet e
sheqerit në gjak.
Mjekime orale
ose të
injektueshme,
për të ulur
sheqerin në gjak
ose për të rritur
prodhimin e
insulinës
-Injeksione
ditore të
insulinës për
disa njerëz.

Komplikacionet -Sheqer i ulët në Sheqeri i ulët në


gjak si efekt gjak si efekt
anësor i terapisë anësor i
së insulinës. insulinës ose i
-Ketoacidosis që terapisë
rezulton nga sulfonylurea
sheqeri i lartë në -Koma
gjak. hiperosmolare
-Dëmtim afatgjatë nga sheqeri
në zemër, tru, ekstremisht i
veshka, nerva dhe lartë në gjak.
ekstremite . -Dëmtim
afatgjatë në tru,
zemër, veshka,
nerva dhe
ekstremite.

Kush është në rrezik për tipin 2 të diabetit?


Në brezat paraardhës, njerëzit me tipin 2 të
diabetit shfaqin shenja gjithmonë në moshën e
mëvonshme-mosha 50 e më lart. Në ditët e
sotshme, megjithatë, demografika e sëmundjes
po ndryshon me shpejtësi. Me rritjen e numrit
të personave me obezitet fëmijë apo
adoleshentë, kjo formë e diabetit po bëhet më
e përhapur te të rinjtë.
Megjithëse studiuesit kanë identifikuar shumë
gjene që rrisin rrezikun për zhvillimin e diabetit,
shumica e gjeneve individualisht kontribuojnë
në një sasi të vogël rreziku. Ka gjithashtu prova
që theksojnë që nëse keni pasur një peshë të
lartë (ose të ulët) lindjeje ju vë në rrezik të
madh në shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Kjo për
shkak se zhvillimi juaj i reflektuar në peshën e
lindjes, mund të ndikojë në numrin e qelizave
beta me të cilat keni lindur, gjë e cila mund t’ju
predispozojë për shfaqjen e diabetit më vonë
në jetë.
Deri tashmë faktorët më të mëdhenj të rrezikut
për tipin 2 të diabetit lidhen me stilin e jetesës-
veçanërisht të qenit mbipeshë ose nëse nuk
bëni mjaftueshëm ushtrime fizike. Pothuajse 2
milionë amerikanë të cilët kishin shfaqje të
sëmundjes së diabetit këtë vit, shumica prej
tyre ishin mbipeshë ose obezë. Njerëzit
konsiderohen mbipeshë nëse ata kanë një
indeks të masës trupore, ose BMI, 25-30.
Obeziteti definohet nga BMI-ja 30 e lart.
Njerëzit me BMI më të lartë se 35 kanë
pothuajse 100 herë rrezikun e zhvillimit të
diabetit krahasuar me njerëzit të cilët kanë BMI
22-23.

Tabela nr. 2 Normal, mbipeshë apo obez?


Përcaktimi i indeksit të masës trupore (BMI)

Indeksi i masës trupore (BMI) përdor peshën


tuaj dhe gjatësinë për të parë nëse keni peshë
normale apo jeni mbipeshë ose obez. Këto
kategori u përcaktuan pasi studimet
ekzaminuan BMI-në e miliona njerëzvedhe i
lidhën ato me shifrat e sëmundjeve dhe
vdekjeve; ato me BMI-në normale kishin
normat më të ulët të prekjes nga sëmundjet
apo vdekshmëria. Për të përcaktuar BMI-në
tuaj, gjeni peshën tuaj në tabelë dhe gjatësinë.
Më pas zbrisni poshtë në fund të tabelës për të
parë BMI-në. Obeziteti është i ndarë në tre
kategori:
-Klasi i I: BMI 30-34
-Klasi i II: BMI 35-39
-Klasi i III: BMI 40+
Njerëzit me klas III të obezitetit kanë më shumë
gjasa të jenë kandidatë për ndërhyrje
kirurgjikale për humbje peshe ose nëse kanë
klas II të obezitetit plus diabet ose ndonjë
gjendje tjetër shqetësuese shëndetësore.

Gjatësia Pesha në Pound


trupore

4’10’’ 89-119 120-143 144-167 168-191 192+

4’ 11’’ 92-124 125-148 149-173 174-198 199+

5’ 0’’ 95-128 129-153 154-179 180-204 205+

5’ 1’’ 198-132 133-158 159-185 186-211 212+

5’ 2’’ 101-136 137-164 165-191 192-213 219+

5’ 3’’ 105-141 142-169 170-197 198-225 226+

5’ 4’’ 108-145 146-174 175-204 205-232 233+

5’ 5’’ 111-150 151-180 181-210 211-240 241+

5’ 6’’ 115-155 156-186 187-216 217-247 248+

5’ 7’’ 118-159 160-191 192-223 224-255 256+

5’ 8’’ 122-164 165-197 198-230 231-262 263+

5’ 9’’ 126-169 170-203 204-236 237-270 271+

5’ 10’’ 129-174 175-209 210-236 244-278 279+

5’ 11’’ 133-179 180-215 216-250 251-286 287+

6’ 0’’ 137-184 185-221 222-258 259-294 295+

6’1’’ 140-189 190-227 228-265 266-302 303+

6’ 2’’ 145-194 195-223 234-272 273-311 312+

6’ 3’’ 149-200 201-240 241-279 280-319 320+

6’ 4’’ 153-205 206-246 247-287 288-328 329+

BMI 19-24 25-29 30-34 35-39 40+


Normale Mbipeshë Klasi i 1 i Klasi i 2 i Klasi i 3
obezitetit obezitetit obezitet

Gjenet dhe stili i jetesës mund të ndikojnë në


rritjen e rrezikut. Për shembull, përpara viteve
1850, diabeti nuk njihej nga amerikanët vendas.
Por për shkak se këto grupe humbën tokat e
tyre, gjuetia ose ferma i solli një jetë sedentare
dhe një dietë të pasur me karbohidrate të
rafinuara. Këto ndryshime u shoqëruan me
rritjen e shifrave të obezitetit dhe diabetit. Rasti
i Indianëve Pima është veçanërisht dramatik.
Sipas “National Institutes of Health”, rreth
gjysma e të rriturve Indianëve Pima kanë tipin 2
të diabetit dhe 95% e atyre me diabet janë
mbipeshë.E njëjta gjë, njerëzit nga shumë
kultura të tjera kanë përjetuar rritjen e shifrave
të diabetit pasi kanë adaptuar zakonet
“perëndimore”. Pra njerëzit që kanë më shumë
gjasa të preken, janë ato që janë
obezë/mbipeshë dhe me një jetë sedentare.
Por pa ndryshimet në stilin e jetesës, gjenet
ndoshta s’mund të hyjnë kurrë në lojë. Në fakt
studimet tregojnë që është e mundur të
reduktoni progresin e prediabetit e deri në
fazën e avancuar, thjesht duke humbur një sasi
peshe modeste dhe duke rritur aktivitetin fizik.
Përpos faktit të të qenurit mbipeshë apo të një
jete sedentare, faktorë të tjerë mund të rrisin
rrezikun për të zhvilluar diabet, si të qenurit 65
vjeç apo më i madh, të keni në familje persona
që kanë pasur diabet ose të shfaqni një formë
të diabetit gjatë shtatzanisë (diabeti
gestational). Distribucioni i yndyrës trupore
gjithashtu është i rëndësishëm. Njerëzit që
kanë si tendencë të ruajnë yndyrë në zonën
abdominale më shumë sesa në ije-dukuri e
quajtur dhe obeziteti qëndror-kanë më shumë
gjasa të bëhen diabetikë.
Në fund, disa mjekime mund të rrisin
rezistencën e insulinës ose të reduktojnë
sekretimin e saj. Këto përfshijnë:
-kortikosteroide, si kortizoni dhe prednisolone,
që përdoret për të trajtuar inflamacionin dhe
astmën, krahas sëmundjeve tjera.
-Diuretikët dhe bllokuesit beta, që përdoren për
të trajtuar presionin e lartë të gjakut.
-Etj.
Terapia e hormoneve për kancerin e prostatës
(i cili ul nivelet e testosteronit) dhe trajtimet HIV
(të cilat ri-distribuojnë yndyrën trupore) mund
të ndikojnë te diabeti te personat që kanë më
shumë gjasa të preken. Ka gjithashtu prova të
reja të cilat sugjerojnë që mjekimet statine, të
cilat përdoren më së shumti për të ulur
kolesterolin, mund të rrisin nivelet e sheqerit
në gjak. Megjithatë, efekti i këtyre mjekimeve
në sheqerin në gjak është mjaft i vogël, kështu
një person i cili zhvillon diabetin pas fillimit të
trajtimeve me statinë, me shumë gjasa është
prekur më parë nga sëmundja gjithsesi.

Të gjitha të drejtat e rezervuara | Anila Kalleshi


Center

You might also like