Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

DREJTORIA E AERODROMEVE

Nr._______Prot. Tiranë, më___.___.2023

Lënda: Memo e Drejtorit Ekzekutiv mbi vlerësimin e kërkesës për Spostimin e


linjës L 220 – 13/14 Koman-Tirana 2.

Drejtuar: MAKSIM ET’HEMAJ, DREJTOR EKZEKUTIV AAC

Nëpërmjet: SELMA PAGRIA, DREJTOR DAD

Me anë të shkresës me Nr.4548 Prot. datë 31.08.2023 me lëndë “Kërkesë për informacion”
të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, administuar me tonën me Nr.1799 Prot. datë
04.09.2023, informohemi se Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) po parashikon
spostimin e linjës ekzistuese L220-13/14 Koman Tirana 2 për arsye të zhvillimit të
punimeve në aksin rrugor Thumanë-Vorë-Kashar.
Në vijim edhe të takimit ndërinstitucional të kryer pranë AAC-së me datë 04.10.2023 është
propozuar një gjurmë e re, si edhe është paraqitur edhe një zonë e dytë e cila kërkon spostim
shtyllash.
Lartësia e shtyllave të reja propozohet 45ml nga kuota aktuale e terrenit.
- Nga hedhja e koordinatave të shtyllave të reja në hartë, konstatohet se të gjitha
shtyllat e reja janë brenda rrezes 4km të Inner Horizontal Surface, e cila ka lartësi
45m, nga pika e referencës. Përsa i përket penetrimit në këtë sipërfaqe duhet
vlerësuar nga kuota e terrenit, krahasuar me kuotën e pikës së referencës.
- Zona e dytë, nga verifikimet tona, ndodhet brenda sipërfaqes Outer Horizontal
Surface H=150m.
Për sa më lart në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr.170 datë
13.09.2022 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e kërkesave dhe procedurave
administrative që lidhen me aerodromet në Republikën e Shqipërisë” ADR.OPS.B.075
“Ruajtja e Aerodromeve”, të Vendimit të Drejtorit Ekzekutiv të AAC Nr.15/2022, CS ADR-
DSN.J.475 Obstacle Limitation Requirement – Non-precision approach runways dhe CS
ADR-DSN.J.480 Obstacle Limitation Requirement – Precision approach runways,
propozojmë që kërkesa për informacion e spostimit të linjës së tensionit të lartë L220-13/14
Koman Tirana 2, së bashku me informacionin teknik të paraqitur, t’i përcillet TIA-s dhe
Albcontrol për të bërë vlerësimin nëse montimi i këtyre shtyllave metalike përbën apo jo
pengesë për operimin e sigurtë të transportit ajror.

Përgjegjës SINF
Dorina Isufi
Specialist VAN
Ervin Janku
Shënim:

You might also like