Biologji KL 12 Potenciali I Veprimit Sinapset

You might also like

Download as ppsx, pdf, or txt
Download as ppsx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Biologji

Klasa XII
Tema: 1. Potenciali i veprimit
2.Sinapset
Potenciali i qetesise
-Neuroni në gjendje të qetësisë (në munges të impulsit) ka gradient negativ
të koncentrimit,që do të thotë se jashte neuronit ka më shumë jone
pozitive se sa brenda,prandaj themi se membrana e neuronit është e
polarizuar.Kjo gjendje e gradientit negativ të kon-centrimit njihet si
potencial membranor i qetësisë.
-Gjatë potencialit membranor të qetësisë kemi: -më shumë jone Na+ jashtë
se sa brenda neuroni dhe më shumë jone K+ brenda se sa jashtë neuronit
-Jonet lëvizin brenda dhe jashtë neuronit nëpër kanalet membranore gjatë
tërë kohës duke tentuar ta barazojnë koncentrimin e vet.Qeliza e mban
gradientin negativ të koncentrimit (-40 deri - 90 milivolt), pasi në
membranë ka disa pompa proteinore të njohura si pompa natrium- kalium
Skema orientuese ne fq268
Transmetimi I potenciit te veprimit
• Potenciali I veprimit pasi krijohet leviz me shpejtesi pergjate
neuronit.Nga njera pjese ne tjetren leviz vetem vala e depolarizimit si
vala e tifozeve ne nje stadium.
Transmetimi I nxitjes ne neuronin pa mieline
• Per te kuptuar si perhapet impulsi ne nje neuron pa mieline kujtoni si
perhapet flaka tek nje fishekzjarr:
• Ne fillin kemi depolarizim te zones ku vepron nxitesi
• Kjo con ne lindjen e rrymave lokale qe nxisin depolarizim te zones
fqinje
• Zona e dyte nxit depolarizimin e zones fqinje me te ne saje te rrymave
lokale qe lindin(si pasoje e ndryshimit te ngarkesave)
• Zona e pare I kthehet gjendjes se qetesise
• Kjo vazhdon pergjate aksonit
Transmetimi I nxitjes ne neuronet me mieline
• Mielina sherben si nje izolator I mire elektrik.Kjo gje ben qe
potencialet e veprimit te lindin vetem ne nyjet Ranvie
• Potencialit I duhet te kerceje nga nje nyje Ranvie tek tjetra prandaj
transmetimi njihet si prrcjellja saltatore
• Potenciali I veprimit percillet me shpejt ne fijet mielinike
• Skema ne fq 272 , 274.
• Ushtrimin13.4 detyre shtepie
Cfare e nxit
lindjen e nje potenciali

skema ne fq 273
Mjafton nje stimul ( ngacmues) dhe reagojne qelizat receptore , te cilat e shnderrojne energjine qe stimuli mbart ne energjite nje impulsi
elektrik ne nje neuron ( tab 13,1)
Sinapset
• Sinapset paraqesin pikë takimi midis dy neuroneve ose një neuroni
dhe një qelize tjetër qëllimore,si një qelize muskulore apo gjëndrrore.
Në sinaps me ndihmën e neurotransmituesve ndodh përçimi i impulsit
nga neuroni pre-sinaptik (dërgues) në neuronin post-sinaptik
(pranues). Sinapset zakonisht gjenden në mes të pjesëve të skajshme
të aksonit të neuronit dërgues dhe trupit apo dendrideve të neuronit
pranues. Një akson i vetëm mund të ketë disa degë,duke i mundësuar
neuronit të bëjë sinapse me më shumë qeliza.
Sinapsi
• Si funksionon sinapsi
-Kur një impuls nervor (potencial i aksionit) arrin në pjesën terminale të
aksonit të neuronit pre- sinaptik,i aktivizon kanalet e kalciumit në
membranën e qelizës.Hapja e këtyre kanaleve kushtëzohet nga
voltazhi (një ndryshim potenciali i shprehur në volt) që shkakton
impulsi. Ca+2,i cili është prezent në një koncentrim shumë më të
madh jashtë sesa brenda neuronit,depërton në neuron. Kalciumi i
futur në neuron i mundëson vezikulave sinaptike të fuzionohen me
membranën e skajit te aksonit,duke liruar neurotransmitueset në
hapesiren sinaptike. Këto neurotransmiter lidhen për receptorët
proteinor të qelizës post-sinaptike. Aktivizimi i receptorëve con deri te
hapja ose mbyllja e kanaleve të joneve në membranën e qelizës
pranuese.
• Varësisht nga ajo se si përçohen impulset nëpër sinapse,sinapset i ndajmë
në: -Sinapse kimike dhe elektrike.
Sinapset kimike Përçimi kimik përfshin lirimin e mesazherëve të njohur si
neurotransmetues. Ato bartin informacione nga neuroni pre-sinaptik në
neuronin post-sinaptik. Brenda pjesës terminale të një neuroni dërgues ka
shume vezikula (fshikëza) sinaptike.Ato kanë formë sferike dhe janë të
mbushura me mulekula neurotransmituese. Mes membranës pre-sinaptike
të neuronit dërgues dhe asaj post-sinaptike të qelizës pranuese ndodhet
një zbrazëtirë që njihet si hapesira sinaptike e neurotransmituesve.
Sinapset elektrike,në dallim nga sinapset kimike formojnë lidhje fizike direkte
ne mes të neuronit pre-sinaptik dhe post-sinaptik.Kjo lidhje ka formën e
kanaleve të quajtura hapesira lidhëse të cilat u mundësojnë joneve të
lëvizin direkt nga një qelizë në tjetrën.Këto sinapsa janë më të shpejta,por
më të rralla se ato kimike.
Neurotransmituesit
janë bartës kimik të mesazheve. Ato takohen nga neuronet në sinapsa, ashtu që të mund të “flasin” me qelizat
fqinje. Ketë mesazh qeliza fqinje e “dëgjon” me anë te receptorëve proteinike.
Nder neurotransmituesit permendim: acetilkolinen, dopaminen, epinefrinen, hístamine, endorfinat. Ne varesi te
funksionit qe kryejne ato mund te kategorizohen: frenuese dhe stimuluese .

You might also like