Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 32

ALBANIAN UNIVERSITY

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Informatika

Prof. Asoc. Dr. Adhurim HOXHA


Viti Shkollor 2021 - 2022
ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Leksion 5
Rrjetet Kompjuterike dhe Interneti (III)

1. Kërkimi në Web
2. Emaili
3. Kompjutimi Cloud
4. Kompjuterat në Shoqëri
1. Përfitimet e një shoqërie të
orientuar nga kompjuteri
2. Rreziqet e një shoqërie të orientuar
nga kompjuteri
3. Çështje që lidhen me sigurinë
4. Çështje që lidhen me privatësinë
5. Ndryshimet që ka Sjellë
Komunikimi Online
6. Faktori anonimat
7. Integriteti i informacionit
11/7/2021 Adhurim HOXHA 2
ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Kërkimi në Web
Njerëzit i drejtohen web-it për të gjetur lloje të caktuara informacioni. Ekzistojnë një
numër faqesh specifike, të quajtura faqe kërkimi (search sites), që ju ndihmojnë të
gjeni informacionin e dëshiruar.

Një nga faqet më popullore të kërkimit


është Google.

• Për të realizuar një kërkim, në kutinë


e kërkimit, shkruajmë një ose më
shumë fjalëkyçe (keyword) dhe
• shfaqet një listë linqesh për faqet
web që përputhen me kriterin tuaj të
kërkimit.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 3


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Ekzistojnë gjithashtu një numër i madh faqes reference (reference sites) që ju


ndihmojnë të kërkoni adresa, numra telefoni, kode ZIP, harta dhe informacione të
tjera.
Për shembull, për të gjetur një sait reference për kodet postare, në kutinë e
kërkimit shkruajmë “Zip code lookup”:

11/7/2021 Adhurim HOXHA 4


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Emaili
Posta elektronike (e cila zakonisht njihet si email) është procesi i këmbimit të
mesazheve elektronike midis kompjuterave në një rrjet – zakonisht në Internet.

Emaili është një nga aplikimet më të përdorshme të Internetit – vetëm në Evropë


dërgohen miliarda emaile çdo ditë dhe përdorimi i mobile email (emailet e
dërguara në një paisje të lëvizshme) është duke u rritur në mënyrë dramatike.
Një mesazh emaili mund të dërgohet nga çdo paisje e lidhur me Internetin (PC,
laptop, celular etj) te kushdo që ka një adresë emaili në Internet.
Kur kompjuteri (i ndezur dhe i lidhur në Internet) i marrësit merr një email të ri,
zakonisht në të hapet automatikisht një program emaili.
Përveç tekstit, mesazhet email mund të përmbajnë skedarë të bashkalidhur, të
tillë si dokumenta, foto apo video.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 5


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Mezashet email
udhëtojnë nga
kompjuteri i
dërguesit në
serverin postar
të ISP-së së tij
dhe më pas,
nëpërmjet
Internetin në
serverin postar
të përdorur nga
ISP-ja e
marrësit.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 6


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Emailet mund të dërgohen dhe merren nëpërmjet

• një programi email, të tillë si Microsoft Outlook ose Microsoft Mail, të instaluar
në kompjuter – këtyre zakonisht u referohemi si emaile konvencionale ose
• një faqeje ëeb që i përket një ëeb mail provider-i të tillë si Gmail, Yahoo apo
Windoës Live Mail – këtyre u referohemi si emaile të bazuara në ëeb ose web
mail.

Përdorimi i një programi të


instaluar emaili është i
dobishëm për personat që e
përdorin emailin shpesh dhe
që duan të kenë kopje të
ruajtura të mesazheve email të
dërguara dhe atyrë të marra.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 7


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Për të përdorur një program të instaluar emaili, së pari ai duhet konfiguruar


duke vendosur emrin e përdoruesit, adresën e emailit, informacion mbi serverat
postarë dërgues dhe marrës.
Emailet e bazuara në web nuk kanë nevojë për një konfigurim të detajuar
dhe përdoruesi mund ta aksesojë emailin e tij nga çdo kompjuter i lidhur në
Internet (thjesht duke hapur faqen përkatëse web dhe duke bërë log on).
Emailet e bazuar në web është më fleksibël se emaili konvencional, pasi ai
mund të aksesohet lehtë nga çdo kompjuter ose paisje tjetër me një lidhje në
Internet.
Email i bazuar në web zakonisht është më i ngadaltë se emaili konvencional
dhe mesazhet mund të shihen vetëm kur përdoruesi është online dhe i loguar në
llogarinë e tij të emailit (për sa kohë nuk është instaluar një program emaili për t’i
shkarkuar mesazhet email në kompjuter).

11/7/2021 Adhurim HOXHA 8


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Kompjutimi CLOUD

Në përgjithësi, termi “kompjutim cloud” i


referohet kompjutimit në të cilën punët realizohen
nga një “re – cloud” serverash, zakonisht
nëpërmjet Internetit.

• Ky rrjet ka shumë vite që përdoret, për të arritur në fuqinë e nivelit të


superkompjuterave, që është e nevojshme në kërkim shkencor dhe aplikime të
tjera të fuqishme.

Sot kompjutimi cloud, zakonisht i referohet aksesimit të aplikacioneve dhe të


dhënave me bazë në web, duke përdorur një kompjuter personal, një telefon celular
apo çdo paisje tjetër të lidhur në Internet.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 9


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Ndërkohë që,

shumë nga aplikacionet e sotme cloud


(të tilla si Google Apps, Windoës Live,
Facebook dhe YouTube) janë të
orientuara drejt konsumatorit,

aplikacione të tjera cloud – të tilla si ato që ofrojnë fuqi kompjuterike apo


kapacitet ruajtje (storage) sa herë nevojitet (on demand), dhe zbatime për
shitje dhe shërbime online – janë projektuar specifikisht për biznezet.

• Bizneset shpesh përdorin aplikacionet që aksesohen në public cloud; ato


shpesh krijojnë edhe një private cloud, ku ruhen të dhënat dhe aplikacionet
e kompanisë përkatëse.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 10


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Përparësitë e kompjutimit cloud

Përparësia më e madhe e kompjutimit cloud është aftësia për të aksesuar të


dhëna, nga kudo ku përdoruesi ka akses në Internet dhe

meqë të dhënat janë të ruajtura online dhe jo në paisjen që ai po përdor, ato


janë të sigurta nëse paisja humbet, vidhet apo dëmtohet.

Përveç kësaj, aplikacionet me bazë web shpesh kushtojnë më pak se ato të


instaluara në kompjutera.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 11


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Mangësitë e kompjutimit cloud

Mangësitë e kompjutimit cloud janë reduktimi potencial i performancës së


aplikacioneve – në përgjithësi aplikacionet ekzekutohen më ngadalë nëpërmjet
cloud-it (në krahasim me rastin kur janë të instaluara lokalisht) dhe

“rreziku” i një shpenzimi të lartë në lidhje me transferimin e të dhënave për


kompani dhe individë gjatë të përdorimit të aplikacioneve high-bandëidth.

Ekzistojnë gjithashtu problematika në lidhje me sigurinë e të dhënave të ruajtura


online (mundësia e aksesimit të paautorizuar në to) apo mundësia e humbjes së
tyre.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 12


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Pavarësisht nga rreziqet potenciale, shumë besojnë që


kompjutimi cloud është vala e së ardhmes.

Në fakt, sistemi i ri operativ i Google (i


quajtur Chrome OS) është i dizenjuar
specifikisht për kompjutimin cloud.

• Kompjuterat që përdorin Chrome OS


nuk ekzekutojnë asnjë softuer lokal
dhe nuk ruajnë dokumenta në
kompjuterin e tyre – gjithçka në këtë
rast ruhet në cloud.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 13


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Kompjuterat në shoqëri

Sa të rëndësishëm janë kompjuterat


në shoqërinë tonë ?

Njerëzit shpësh flasin në terma


fantastikë rreth kompjuterave dhe
impaktit të tyre në jetën tonë.

(!) Ndoshta keni dëgjuar ose lexuar shprehje të tilla si “kompjuterat kanë
ndryshuar jetën tonë” ose “kompjuterat kanë ndryshuar mënyrën sipas së
cilës ne kryejmë çdo punë”. Fjali të tilla mund t’iu duken si ekzagjerime dhe
shpesh ato janë vërtet të tilla. Por nëse ndaloni për një moment dhe mendoni
rreth efektit që kompjuterat kanë patur në jetën tonë të përditshme, mund të
mbeteni të shtangur.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 14


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Një mënyrë për të vlerësuar impaktin e


kompjuterave është shqyrtimi i impaktit të
shpikjeve të tjera. Mund të përfytyroni për
shembull, se si ndryshoi jeta në Evropë pas
daljes për herë të parë të automobilave:

Për shkak të një makine, njerëzit mund të udhëtonin më shpejt dhe më larg se sa
kishin bërë ndonjëherë dhe kjo krijoi oportunitete të jashtëzakonshme për të plotësuar
nevojat e transportit publik.
Meqë makinat mund të prodhoheshin në masë, natyra e manifakturimit dhe industria
ndryshoi dhe turma njerëzish filluan të punojnë në linja asemblimi.
Për shkak të zhvillimit të rrugëve, rrethinat u shndërruan në vendbanime të rehatshme
për njerëzit që punonin në qytete, por që nuk banonin në to.
Për shkak të udhëtimeve me makinë, në vende ku më parë nuk kishte asgjë, u ndërtuan
hotole, restorante apo qendra tregëtare.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 15


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Blerja e një kompjuteri është e ngjashme me blerjen e një makine, pasi ekzistojnë
një shumllojshmëri modelesh dhe opsionesh nga ku mund të zgjedhim !

Përpara se të vendosni se cili model është më i miri për ju, identifikoni llojin e
punës për të cilën do ta përdorni kompjuterin.

Kushtëzuar nga nevoja juaj, mund të shkoni drejt modelit që i përshtatet nevojave
tuaja:

11/7/2021 Adhurim HOXHA 16


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Përfitimet e një shoqërie të orientuar nga kompjuteri

Aftësia që praktikisht të projektojmë, ndërtojmë dhe testojmë ndërtesa,


makina apo modele të rinj aeroplanësh, përpara se të ndërtimi të fillojë
realisht, i ndihmon profesionistët të krijojnë produkte më të sigurta.
Teknologjitë e avancuara në mjeksi, mundësojnë diagnostifikimin e hershëm
të sëmundjeve dhe rrjedhimisht një trajtim më efektiv të tyre. Përfitimet që
studentët e viteve të para të mjekësisë kanë duke performuar virtualisht një
operacion duke përdorur një kompjuter, përpara se të kryejnë një kirurgji reale
në një pacient, janë të qarta.
Aftësia për të kryer blerje, për të paguar faturat, për të kërkuar produkte, për
të marrë pjesë në kurse online dhe për të pasur akses në një informacion të
jashtëzakonshëm në çdo kohë, është e jashtëzakonshme.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 17


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Në përgjithësi, teknologjia ka bërë që një numër i pafund punësh në jetën tonë të


përditshme, të kryhen me shumë lehtësi.

Në vend që të shpenzojë një kohë të gjatë për të marrë një kredi, aplikanti mund
të aprovohet pothuajse menjëherë.
Dokumentat dhe fotografitë mund të dërgohen përmes emailit pothuajse në
çast, pa u vonuar të paktën me një ditë, duke përdorur postën tradicionale.
Shumë prej spektakleve televizive mund të shihen online dhe sipas dëshirës
dhe ne mund të informohemi pothujse çdo minutë për lajmet që na interesojnë.
Mund të shkarkojmë informacion, programe, skedarë muzikorë, filma dhe shumë
më tepër se kaq, kur të dëshirojmë, në vend që t’i porosisim ato dhe të presim
derisa të na dërgohen apo të shkojmë në dyqane për t’i tërhequr ato fizikisht.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 18


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Rreziqet e një shoqërie të orientuar nga kompjuteri

Megjithëse përfitimet e të pasurit të një shoqërie të orientuar nga kompjuteri apo


një ekonomi në rrjet, janë të panumurta, ekzistojnë gjithashtu edhe rreziqe:

Problematikat shtrihen në:

• Çështje që lidhen me stresin dhe shëndetin;


• Praninë e shtuar të spam-eve (e-maile të padëshiruara) dhe malware-ve
(programe të dëmshme që mund të instalohen në kompjuterat tanë pa
dëshirën tonë);
• Çështje të sigurisë dhe privatësisë apo
• Dilemat etike dhe ato ligjore.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 19


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

 Shumë nga çështjet e sigurisë dhe privatësisë rrjedhin nga fakti se shumë nga
punët tona, në fakt kryhen online – ose të paktën, përfundojnë si të dhëna diku,
në një bazë të dhënash – dhe mundësia për keqpërdorimin e këtyre të dhënave
është e jashtëzakonshme.
 Një tjetër çështje lidhet me pasojat që ka një grumbullim i tillë i jashtëzakonshëm
i të dhënave në trajtë elektronike. Disa njerëz janë të shqetësuar për krijimin e
një situate “Big Brother”, ku qeveritë ose organizata të tjera vëzhgojnë
gjithçka që ne bëjmë.
 Megjithëse akumulimi dhe shpërndarja e informacionit është një faktor i
nevojshëm në ekonominë tonë, ky fakt përbën një problem serioz për shumë
individë.
 Sjellje të pakujdesshme në Internet, p.sh., shkarkimi i muzikës apo filmave nga
një burim i paautorizuar, mund të na krijojnë probleme serioze me ligjin apo
punëdhënësin.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 20


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Çështje që lidhen me sigurinë

 Një nga rreziqet mbi sigurinë online lidhet me infektimin e


kompjuterit nga një program i dëmshëm, i tillë si një virus
kompjuterik – një program i dëmshëm që është krijuar për
të ndryshuar mënyrën e operimit të një kompjuteri.

• Këto programe shpesh dëmtojnë duke fshirë të dhëna apo duke detyruar një
mosfunksionim normal të kompjuterit;
• Ato gjithashtu përdoren për të aksesuar të dhëna sensitive të kompjuterit:
fjalëkalime apo numra të kartave të kreditit, të cilat mund të shfrytëzohen për
aktivitet kriminal.
• Zakonisht ato instalohen gjatë shkarkimit të një programi apo klikimit mbi një
faqe web apo email.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 21


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

 Përveçse në kompjutera, malëare-t janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë drejt


telefonave celularë dhe paisjeve të tjera mobile.

Për t’u mbrojtur nga to:


• Asnjëherë mos hapni një attachment emaili nga dikush që nuk e njihni ose që
ka një prapashtesë të ekzekutueshme (të tilla si .exe, .com apo .vbs), pa
kontrolluar më parë dërguesin, për t’u siguruar që attachment-i është legjitim.
Tregoni gjithmonë kujdes mbi atë se çfarë skedarësh shkarkoni në Intenet;
• Instaloni gjithmonë një program sigurie (antivirus) i cili monitoron paisjen tuaj
rregullisht. Nëse një virus ose një lloj tjetër malëare tenton të instalohet në
kompjuterin apo paisjen tuaj mobile (nëpërmjet atachment të një mesazhi email
apo një linku në ëeb), programi i sigurisë e bllokon atë. Nëse malëare në një
farë mënyre e gjen rrugën dhe instalohet në kompjuterin apo paisjen tuaj mobile,
antivirusi e dedekton atë dhe tenton ta çinstalojë.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 22


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

 Një tjetër problem tjetër që lidhet me sigurinë janë vjedhësit e identitetit –


persona që duke përdorur identitetin tuaj, tentojnë të përfitojnë mallra apo
shërbime.

Vjedhësit e identitetit mund ta përfitojnë identitetin tuaj ose nga të dhëna personale
që mund të sigurohen me mjete offline (letra të hedhura ose postë e vjedhur), ose
nga informacion që gjendet online (i përftuar nga një bazë të dhënash ose përmes
një malëare).

Një çështje mjaft e rëndësishme në ditët e sotme është gjithashtu:

 Phishing – procesi në të cilin vjedhësit e identiteteve dërgojnë tek individët


emaile mashtruese, duke u shtirur si një biznes legjitim, për të përftuar Numrat e
Identitetit apo informacione të tjera të nevojshme për përvetësimin e identitetit.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 23


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Çështje që lidhen me privatësinë

 Disa njerëz i shohin rreziqet potenciale ndaj privatësisë personale si njërin nga
çështjet më të rëndësishme të shoqërisë së sotme të rrjetit.

• Të dhënat sot mblidhen rreth pothuajse gjithçkaje që ne blejmë online apo offline
(veçse nëse nuk përdorim një kartë krediti);
• Çështja nuk qëndron tek grumbullimi i të dhënave (normalisht të gjitha organizatat
përdorin kompjuterat për ruajtjen e rekordeve dhe kjo është e paevitueshme), por
tek mënyra si mund të përdoren ato dhe sa të sigurta janë.
• Të dhënat e grumbulluara shpesh ndahen me të tjerë dhe kjo çon në përdorimin e
spam-eve – emaile të padëshiruara. Këto emaile sot përbëjnë një problem
shumë serioz për individë e biznese.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 24


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Ndryshimet që ka Sjellë Komunikimi Online


Ndërkohë që shpenzojmë gjithnjë e më tepër kohë në komunikimin online, mund të
vemë re disa ndryshime midis metodave të komunikimit online (të tilla si email dhe
rrjetet sociale) dhe metodave të komunikimit tradicional (të tilla si telefonat apo
letrat e shkruara).

• Në përgjithësi, komunikimi online tenton të jetë më pak formal, dhe në fakt,


shumica e njerëzve i shkruajnë dhe dërgojnë mesazhet shpejt e shpejt, pa
marrë kohë për t’i rilexuar apo kontrolluar për gabimet gjuhësore ose gramatike.
Duhet të keni kujdes që të mos bëheni kaq rastësorë – veçanërisht në
biznes – pasi komunikimi juaj mund të duket joprofesional ose të bëhet
shumë personal me njerëz që nuk i njihni.
• Për të ndihmuar në këtë aspekt, është e këshillueshme të respektohet e
ashtuquajtura etikë e komunikimit në rrjet.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 25


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

DISA RREGULLA MBI SJELLJEN ONLINE


Pëdorni shpjegime të Përdorni shpjegime të shkurtra për emailet dhe mesazhet elektronike. Për
shkurtra shembull, “Pyetje që lidhen me projektin e fizikës” është një shpjegim më i mirë se
një titull i “vakët” si “Pyetje”.
Mos “bërtit” “Bërtitja” i referohet shkrimit me gërma të mëdha shtypi i të gjithë mesazhit tuaj.
Këto gërma përdorini në përputhje me përdorimin e tyre korrekt nga pikëpamja
gramatikore apo për të theksuar diçka.
Shih se ç’po thua Gjërat që thoni apo shkruani online, shpesh mund të lënë një shije të hidhur apo
mund të interpretohen lehtë si denigruese, raciste, etnocentrike, ksenofobike.
Kontrolloni gjithashtu për gabimet gjuhësore, pasi askush nuk ka dëshirë të lexojë
një material të shkruar me gabime.
Shmangni mbingarkesën Mos dërgoni spame, të cilat janë emaile të padëshirueshme. E njëjta gjë vlen edhe
e emailit për përcjelljen (forëard) në të gjithë kontaktet e emailit, të çdo shakaje që mund të
bëni me miqtë tuaj të ngushtë.
Tregohu i kujdesshëm Mos jepni informacion personal tek personat që i takoni online.
Fillimisht mendoni Sapo dërgoni një email, ju e humbisni kontrollin mbi të. Rrjedhimisht, mos dërgoni
mesazhe që përmbajnë materiale (p.sh., foto personale) që nuk doni t’i ndani me
të tjerë.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 26


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Një trend tjetër në komunikimin online është përdorimi i shkurtimeve dhe


emoxhive.

• Shkurtime të tilla si KLM për “Kalofsh Mirë ! ” apo ÇPB për “Çfarë po Bën ? ”
përdoren zakonisht për të kursyer kohë, në të gjitha llojet e komunikimeve sot.

• Emoxhit janë ilustrime që shprehin


buzëqeshje, mërzitje apo shprehje të tjera;
ato u mundësojnë përdoruesve të shtojnë
një ton emotiv në komunikimet online.

(!) Megjithëse shumica mendojnë se përdorimi i shkurtimeve dhe emoxhive në


komunikimin personal është OK, zakonisht ato nuk shihen si të përshtatshme
në komunikimin formal.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 27


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Faktori anonimat
 Për shkak të natyrës së tyre, komunikimet online janë anonime. Meqë marrësi
zakonisht nuk e dëgjon zërin (apo nuk e sheh shkrimin) e dërguesit, është e
vështirë të kuptohet me siguri se cili është ai. Po kështu, shpesh individët përdorin
emra të sajuar në vend të emrave të tyre të vërtetë.

Të qenit anonimë u jep disa individëve një ndjesi lirie që shpesh sjell përfitime.
Për shembull:
• një individ i rezervuar i cili kurrë nuk do të ankohej për një produkt apo shërbim, mund të
ankohet lehtësisht online;
• gjatë diskutimeve online, njerëzit shpesh janë më të sinqertë dhe e shprehin mendimin e
tyre pa drojë;
• komunikimet anonime online janë një mundësi e mirë që një i punësuar të reagojë ndaj një
praktike të diskutueshme biznezi apo që dikush të denoncojë një krim a shkelje ligjore.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 28


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Pavarësisht nga kjo, me anonimatin mund të abuzohet:


• Me Internetin si mburojë, disa njerëz përdorin komente të vrazhda e të paedukata, bile edhe
shpifje për të sulmuar njerëz, vende dhe gjëra me të cilat nuk janë dakort.
• Të tjerë mund të përdorin disa identitete, duke krijuar përshtypjen e rritjes së suportit
për argumentat e tyre.
• Të tjerë përdorin identitete të shumta në përpjekje për të manipuluar çmimet e tregut apo
për të kryer akte të ndryshme joetike e joligjore.

 Pavarësisht se mund të fshihni identitetin tuaj të vërtetë kur lundroni apo këmbeni
emaile, duke hequr informacionin personal apo duke përdorur softuere specile,
ISP-të dhe agjensitë qeveritare janë në gjendje ta gjurmojnë komunikimin
mbrapsht deri te një kompjuter i veçantë.
 Rrjedhimisht, megjithë përpjektjet, është ndoshta e pamundur të mbetemi
plotësisht anonimë kur jemi online.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 29


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Integriteti i informacionit
• ëeb-i përmban një sasi të jashtëzakonshme informacioni për një
shumllojshmëri të pafundme çeshtjesh.
• Ndërkohë që shumica e informacionit është e bazuar në fakte, informacione të
tjera mund të çojnë në keqkuptime, mund të jenë të paplota apo thjesht të
gabuara. Me rritjen e përdoruesve që shfrytëzojnë ëeb-in për informacion, është
e rëndësishme të përcaktohet nëse ky informacion është apo jo i saktë.
• Janë të shumta rastet kur një informacioni të hedhur për shaka, t’i jenë
referuar si fakt.
• Po kështu pohime të ndryshme citohen jashtë kontekstit të tyre, duke
ndryshuar në këtë mënyrë, kuptimin e tyre të vërtetë.

Rrjedhimisht, përdorni gjykimin tuaj për të vlerësuar atë që po lexoni online dhe
kontrollojeni më shumë se një herë informacionin që kaloni tek të tjerët.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 30


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Një mënyrë për të vlerësuar përmbajtjen online është nëpërmjet burimit të saj:

• Nëse merrni informacion nga një burim lajmesh që e besoni, duhet të jeni të
bindur që saktësia e informacionit të saj online është e njëjtë me atë të botimeve
korresponduese offline;
• Për informacion rreth një produkti të caktuar, shkoni tek kompania që e
prodhon atë.
• Për informacion qeveritar, faqet qeveritare janë burimet më të mira për verifikimin
e fakteve.

 Ekzistojnë gjithashtu edhe faqe ëeb-i


(p.sh., saiti Snopes që tregohet në
figurë), të cilat raportojnë vlefshmërinë
e thashethemeve apo historive që
qarkullojnë online.

11/7/2021 Adhurim HOXHA 31


ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Faleminderit për Vëmendjen !

11/7/2021 Adhurim HOXHA 32

You might also like