Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

Data.11.01.

2024

Relacion nr.1
“Mbledhja e parë e qeverisë së nxënësve.Hedhja e ideve”

•Hyrje
Në këtë mbledhje morën pjesë të gjithë senatorët e klasave X,XI,XII, presidentja e
shkollës Aleksandra Gjinaj bashkë me zv.presidentin Daniel Gjeçi.
Qëllimi i këtij relacioni është të përshkruajë diskutimin midis nxënësve të qeverisë
dhe të gjitha idetë që u hodhën në këtë diskutim.

•Zhvillim
Fjalën e parë e kishte presidentja, e cila së pari e hapi këtë mbledhje me një urim
për vitin e ri shkollor. Së dyti, ajo dha fjalimin e saj mbi zhvillimin e mëtejshëm të
niveleve arsimore dhe gjithashtu ato kulturore të gjimnazit jopublik “Rogacionistet”.
Presidentja u shpreh se ky zhvillim do të fillonte nga vetë qeveria e nxënësve. Do të
ishin ata, të cilët si përfaqësues të çdo klase të nxitnin frymën e bashkëpunimit,
bashkëndarjes dhe të siguroheshin për mirëqenien e secilit prej nxënësve të klasës
përkatëse. Gjithashtu çfarë është më e rëndësishme, senatorët duhet të tregohen
shumë vigjilent që të mund të raportojnë në kohë reale çdo problem apo shqetësim
të klasës së tij/saj.
Së treti , presidentja më pas u fokusua mbi mënyrat se si ky zhvilim mund të
realizohej dhe nuk la pa përmendur se fryma vullnetare duhej që të ishte më e
pranishme. Duke kërkuar edhe mendimin e senatorëve, në atë moment diskutimi u
bë gjithëpërfshirës e si pasojë dolën në pah një sërë idesh. Senatorët e klasave të X
shprehën se kishin dëshirë që të vizitonin institucionet e shërbimeve për të moshuar,
për fëmijët pa familje dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Kjo ishte një ide e mirë e
cila u përkrah edhe nga pjesa tjetër e qeverisë duke shtuar se ajo çfarë mund të
bënin për këtë vizitë ishte ndihma me të mira materiale e në veçanti edhe sjellja e
një fryme dashurie e përkushtimi ndaj njërëzve që sot kanë më shumë nevojë se
kurrë. Senatorët e klasave të XI , duke qenë se shumë shpejt festat katolike që
shkolla feston po afrojnë, propozuan mbledhjen e fondeve si të holla por edhe
ushqime apo lodra për vizitat tek institucionet e lartpërmendura. Senatorët e klasave
të XII propozuan një ide që u pëlqye nga e gjithë qeveria e cila ishte “Kutia e
mendimeve”. Në këtë kuti, gjithmonë në mënyrë anonime, ne një fletë çdo nxënës do
të ketë mundësinë që të shprehë një mendim , të cilin e ka të vështirë që ta
bashkëndajë me një person apo me një mësues/e , dhe ta hedhë në kuti. Në këtë
mënyrë qeveria e nxënësve do të evidentojë më lehtë një problem/shqetësim midis
nxënësve të cilin më pas ia paraqet drejtorisë së shkollës dhe i drejtohet për një
bashkëpunim në zgjidhjen e një problemi të caktuar.
Për më tepër presidentja solli edhe idenë e një zhvillimi të podcast-eve, ku mendohet
të zhvillohen tema të ndryshme të dhëna nga profesionistë të fushava të ndryshme.
Trajtimi i këtyre temave mund të ndërgjegjësojë çdonjërin prej nxënësve dhe mund
të jetë një reflektim i duhur mbi tematika të ndryshme.
Në minutat e fundit të mbledhjes pasi u dhanë edhe një sërë ide të tjera ( që do të
paraqiten më poshtë) , këtij takimi iu bashkua edhe drejtoresha e shkollës, motër
Arta Suli. Ajo u shpreh se kishte nevojë që ide të reja, nisma , aktivitete shkollore
dhe jashtëshkollore të fillonin nga vetë qeveria ,nga vetë nxënësit. Tashmë duhet të
ndiqet fryma e re ku mësuesi apo profesionistët e tjerë të stafit të shkollës, të ndjekin
e të “udhëhiqen” nga nxënësit dhe jo më e kundërta. Në fund me një zë të vendosur
ajo shprehu se kishte besim tek qeveria e nxënësve te cilët promovojnë
mbarëvajtjen dhe zhvillim e mëtejshëm të shkollës.

•Përfundime
Më poshtë paraqiten idetë e sistemuara të cilat janë të gjitha prodhim i diskutimit të
mbledhjes së parë.
1-Zhvillimi i podcast-eve: me përfshirjen edhe të shkollave të tjera, midis nxënësve,
mësuesve e profesionistëve të fushave të ndryshme. Të trajtojmë disa tema aktuale
e të shpalosim mendimet e secilit në lidhje me atë temë.
2-Panairi i prodhimeve të nxënësve: Nxënësit që kanë aftësi të mira në vizatim,
pikturë apo edhe artizanat të bëjnë punime dhe t’i shesin me qëllim që, të ardhurat të
shkojnë për një kauzë të caktuar (në bashkëpunim me shkolla të tjera).
3-Kutia e mendimeve: Kutia qarkullon në të gjitha klasat , ku në mënyrë anonime
nxënësit shprehin mendimet e tyre për shkollën qofshin ato pozitive apo negative.
4-Takimi me persona me përvojë dhe influencë publike: Është shumë i rëndësishëm
materiali shkollor por jeta shkon edhe përtej librave. Do të ishte shumë frymëzuese
dhe edukuese për nxënësit që të takoheshin me persona që kanë arritur sukses në
fusha të ndryshme duke bashkëndarë këshilla me ne dhe eksperiencat e tyre në
fitore apo dështime.
5-Krijimi i librit të madh të të ftuarve: Duke qenë se shkolla vizitohet nga
personalitete të rëndësishme që zhvillojnë aktivitetet e tyre në fusha të ndryshme do
të ishte mjaft me vlerë që t’i dokumentonim.
6-Aktiviteti i fundmuajit: Sipas një kalendari të caktuar çdo klasë në fund të muajit (i
bie një herë në vit) të bëjë diçka vullnetare për komunitetin (pastrime, vizita tek
shtëpia e të moshuarve, në jetimore, në familje në nevojë, në spitale,etj) në
bashkëpunim me organizatën “Kryqi i Kuq”.

You might also like