Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

FURNIZIMI ME UJË

Kurset BACHELOR

INXHINIERI HIDROTEKNIKE dhe INXHINIERI NDËRTIMI

FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi

1. Hyrje

1.1.Të përgjithshme

Me krijimin e qendrave të banuara, lindi edhe nevoja e sistemeve inxhinierike në


shërbim të popullsisë, por edhe të aktiviteteve të tjera tregtare, industriale, si dhe të
institucioneve shoqërore dhe shkolla, spitale, etj.
Kështu, në ndihmë të aktiviteteve të sipërpërmendura, si dhe të rritjes së cilësisë së
jetesës, krahas rrugëve, parqeve, ndërtesave me funksione të ndryshme, ndërtohen edhe
sistemet inxhinierike nëntokësore, si sistemi elektrik, i furnizimit me ujë të pijshëm, i
kanalizimit të ujërave të ndotura, i kanalizimeve të ujërave atmosferike, i shpërndarjes së gazit
apo edhe i rrymave të dobëta, si telefoni dhe internet, etj.
Hidroteknika është fusha e inxhinierisë, e cila studion tërësinë e veprave hidroteknike,
që janë sistemet e ndryshme hidraulike me konstruksionet hidroteknike përbërëse të tyre,
midis të cilave përmendim edhe sistemet e furnizimit me ujë, të kanalizimeve të ujërave të
ndotura dhe të kullimit të ujërave të bardha atmosferike etj. Sistemi i furnizimit me ujë, së
bashku me sistemin e kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe atmosferike luajnë rol thelbësor
në vazhdueshmërinë dhe cilësinë e jetesës së njeriut dhe të mbështetjes apo shërbimit ndaj
aktiviteteve të tjera të lidhura me jetën e njeriut në qendrat e banuara.
Sisteme të tilla por me përmasa, forma dhe elementë mjaft të thjeshtë (në varësi të
teknologjisë së kohës) janë ndërtuar që në lashtësi. Njerëzit, në ato periudha të zhvillimit të
shoqërisë, janë munduar të disiplinojnë ose kontrollojnë ujërat e pijshëm dhe ujërat e ndotura,
në shërbim të jetës së tyre apo të higjienës së mjedisit ku jetonin. Në vendbanimet e para
shihen gjurmë të ujësjellësve apo të kanaleve të largimit të ujërave të ndotura apo atmosferike.
Kështu, mund të përmenden të ashtuquajturat Aquaduct-et e Romës, Greqisë së lashtë
dhe në mjaft vende të tjera. Edhe në Shqipëri ka mjaft vepra të furnizimit me ujë apo të
kanalizimit të ujërave të ndotura ose të grumbullimit të ujërave të shiut. Disa nga këto vepra
janë: ujësjellësit e kalave, apo edhe steret (depozitat prej guri) të mbledhjes së ujit të shiut, të
përhapura gjerësisht në Gjirokastër, por edhe në vende të tjera.
Me kalimin e viteve u rritën kërkesat e popullsisë për sasinë dhe cilësinë e ujit të
pijshëm, si dhe për higjienën e mjedisit përreth vendbanimit apo vendit të aktiviteteve të ditës.

Faqja 1 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
Por edhe zhvillimi i teknologjisë në ato periudha, i ka lejuar njerëzimit që nëpërmjet ndërtimit
të veprave të ndryshme, të plotësonin kërkesat e tyre për rritjen e sasisë dhe cilësisë së ujit të
pijshëm si dhe për largimin apo edhe pastrimin e ujërave të ndotura.
Edhe teknika e llogaritjeve është zhvilluar krahas teknologjisë duke ndihmuar në
parashikimin e dukurive dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme në fushën e ujësjellësve dhe
të kanalizimeve të ujërave.
Në ditët e sotme zhvillimi i teknologjisë dhe i teknikave llogaritëse është i tillë, saqë
nuk diskutohet llogaritja apo projektimi i sistemeve të ndryshme, por rritja e efiçencës në
përdorimin e ujit, duke ulur humbjet si dhe mundësia e përfitimit nga pastrimi i ujërave të
ndotura. Pra, të shfrytëzohet në maksimum çfarë ofrohet nga natyra, por pa prekur apo
ndikuar vetitë dhe cilësinë e elementëve të saj.

Faqja 2 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi

2. Sistemet e furnizimit me ujë

2.1.Përkufizimi dhe skemat e sistemeve të furnizimit me ujë

Sistem i furnizimit me ujë (SFU) do të quhet bashkësia e elementëve, makinerive dhe


veprave përbërëse, si:
i) Tubacionet dhe rakorderitë për lidhjen e tyre;
ii) Pajisjet e kontrollit të rrjedhjes së ujit (saraçineska, kundravalvola, ujëmatësa, etj.);
iii) Pajisjet e kontrollit dhe rregullimit të cilësisë së ujit (filtrat, etj.)
iv) Pompat dhe grupet e presionit të impianteve me ngritje mekanike (INM);
v) Veprat hidroteknike të ndryshme prej B/A (pusetat, rezervuarët, etj.)

të cilat shërbejnë për:

a) Kapjen dhe grumbullimin e ujit nga trupat ujore, që shërbejnë si burime të ujit;
b) Trajtimin e mundshëm të ujit, sipas nevojave dhe cilësisë së ujit në burim;
c) Transportimin e sasive të ujit, nga burimet deri në afërsi të qendrës së banuar;
d) Rregullimin e prurjeve nga burimet me prurjen e kërkuar nga qendra e banuar, si
dhe magazinimin e përkohshëm, për përdorime të ndryshme;
e) Shpërndarjen e sasive të ujit tek përdoruesit, me prurjen e kërkuar dhe presionin e
nevojshëm.

Qëllimi dhe funksioni i tërësisë së tyre


Elementët e SFU
(SFU)
a. Kapjen dhe grumbullimin e ujit nga
1. Tubacionet dhe rakorderitë për lidhjen
trupat ujore, që shërbejnë si burime të
e tyre
ujit
2. Pajisjet e kontrollit të rrjedhjes dhe të
b. Trajtimin e mundshëm të sasive të ujit
cilësisë së ujit (saraçineska,
në impiante të trajtimit të ujit, sipas
kundravalvola, reduktorë presioni,
nevojave dhe cilësisë së ujit në burim
ajruesa, ujëmatësa, etj.)
3. Pajisjet e konrollit dhe rregullimit të të cilat shërbejnë c. Transportimin e sasive të ujit të kërkuar,
për: nga burimet deri në afërsi të qendrës së
cilësisë së ujit (filtra, etj.)
banuar;
d. Rregullimin e prurjeve të njëtrajtshme
4. Pompat dhe grupet e presionit të nga burimet me prurjen e ndryshueshme
impianteve me ngritje mekanike të kërkesës për ujë, si dhe magazinimin
(INM) e përkohshëm, për përdorime të
ndryshme
5. Veprat hidroteknike të ndryshme, prej e. Shpërndarjen e sasive të ujit tek
B/A (pusetat, rezervuarët, veprat e përdoruesit, me prurjen e kërkuar dhe
marrjes, etj.) presionin e nevojshëm

Faqja 3 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
Pjesët përbëse të SFU të qendrave të banuara ndahen në tre pjesë apo nënsisteme
përbërëse:
- Prodhimi i ujit: ku përfshihen të gjithë elementët, makineritë dhe veprat, të
cilat kanë si qëllim kapjen e uji nga burimet e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore,
grumbullimin e mundshëm të tij (nëse nevojitet) si dhe trajtimin paraprak mekanik të tij
(nëse nevojitet), për të lehtësuar proçeset e nënsistemeve të tjera nga përbërësit e
ndryshëm të ujit;
- Transportimi i ujit: i përbërë nga tërësia e elementëve, makinerive apo
veprave, të nevojshme për transportimin e ujit të patrajtuar në impiantin e trajtimit të tij;
pas trajtimit, për transportimin e ujit (me vetërrjedhje ose me ngritje mekanike) në depon e
nënsistemit të shpërndarjes së ujit. Impianti i trajtimit të ujit mund të vendoset në fillim,
përgjatë tubacionit të transportimit ose në fund të këtij nënsistemi, pranë depos së
rregullimit të prurjes (e cila është pika fillestare e nënsistemit të shpërndarjes);
- Shpërndarja e ujit: i përbërë nga depot e rregullimit të prurjeve, nga tubacionet
lidhëse dhe nga rrjeti shpërndarës, i cili fillon nga depoja (nga e fundit nëse janë disa, nga
ku del tubacioni për qendrën e banuar) dhe përfundon tek përdoruesit, me një tërësi
tubacionesh, rakorderish, saraçineskash, ujëmatësash, puseta manovrimi, etj. Rrjeti i
shpërndarjes mund të ndahet edhe me zona presioni apo me zona të shpërndarjes, ku këto
të fundit mund të kontrollohen nga një sistem ujëmatësish, për ujin në hyrje dhe në dalje
të tyre.

Sistemet e furnizimit me ujë (SFU) të cilat përbëhen nga elementët, makineritë, veprat
dhe ndahen në pjesë si më sipër, kategorizohen gjithashtu edhe sipas:

a) qëllimit të përdorimit të ujit:


i. SF me ujë të pijshëm për nevoja komunale (shtëpiake dhe jo shtëpiake), të
cilat i referohen përdorimit për nevoja ushqimore, higjienë personale, larje enësh, rrobash,
dyshemeje, si dhe për prodhime ushqimore në industrinë ushqimore;
ii. SF me ujë teknologjik për nevoja të prodhimit, të cilat i referohen prodhimit
të materialeve të ndryshme, si dhe për impiantet e pastrimit, të ftohjes së makinerive, të
prodhimit të avullit për energji apo ngrohje;
iii. SF me ujë për përdorime të tjera, si: shuarje zjarri, ujitje lulishtesh, ujitje
tokash bujqësore, larje rrugësh, larje automjetesh, etj.

Faqja 4 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
b) mënyrës së transportimit të ujit:
i. SFU me vetërrjedhje; sistemi me vetërrjedhje ndërtohet në ato raste, kur
kuota e burimit është më e lartë se kuota e rezervuarit rregullues, apo edhe e qendrës së
banuar. Në këtë sistem, shfrytëzohet energjia potenciale e ujit, si pasojë e diferencës së
kuotave të burimit (burim natyror, liqen, lumë, etj.) me rezervuarin rregullues apo qendrën e
banuar ose përdoruesin (industri, etj.), e cila dikton lëvizjen e ujit. Kjo energji duhet të
mposhtë diferencën e kuotave midis pikave, humbjet e mundshme hidraulike të rrjedhjes së
ujit nga burimi në depon e rregullimit të prurjes, si dhe të sigurojë presionin minimal të
funksionimit të linjës (presioni minimal relativ rreth 5 m mbi pikën më të lartë të tubacionit, si
dhe presionin maksimal nën vlerën e presionit të pranueshëm të funksionimit të tubacionit,
PN ose PFA). Pra shfrytëzohet energjia potenciale, si dhe ndikimi i forcës së rëndesës, për
lëvizjen e ujit nga kuota më e lartë në kuotën më të ulët, pa pasur nevojën e energjive shtesë
nga burime të tjera.
ii. SFU me ngritje mekanike; sistemi me ngritje mekanike (impiant me ngritje
mekanike ose me stacion pompimi – STP) ndërtohet në ato raste kur kuota e burimit është më
e ulët se kuota e rezervuarit rregullues, apo edhe e qendrës së banuar. Në këtë sistem, masa e
ujit nuk zotëron energjinë e duhur potenciale për të lëvizur, pra ka energji potenciale më të
vogël, se kuota e pikës ujëkërkuese (rezervuari, qendra e banuar, ose përdorues individual).
Për këtë arsye, nevojiten energji të tjera shtesë, për të bërë të mundur dërgimin e ujit në pikën
ujëkërkuese. Kjo energji shtesë, sigurohet nga impianti me ngritje mekanike, i cili përbëhet
nga makineritë hidraulike (pompa) dhe elementë të tjerë hidraulikë, mekanikë, elektrikë dhe
konstruktivë.
Energjia shtesë, sigurohet nga pompa(t), e lidhura në seri ose paralel, sipas
nevojës për më shumë sasi uji ose energji mekanike më të madhe. Uji ngrihet nëpërmjet
pompave në impiantin e ngritjes mekanike të ujit (ose STP) deri në lartësinë e kërkuar
(rezervuari apo kullë presioni), jo vetëm për përfitimin e presionit të kërkuar në rrjet por, edhe
për të përballuar diferencat e kuotave, si edhe humbjet e mundshme hidraulike, që mund të
ketë rrjedhja e ujit në rrjetin e shpërndarjes në qendrën e banuar.

Faqja 5 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
Nga sa më sipër, skemat e SFU sipas mënyrës së transportimit tëvujit paraqitet në
bllok-skemat dhe në profilet e skemave të mëposhtme:

a) Bllok skemat e SFU

BLLOK-SKEMA E SFU ME VETËRRJEDHJE

PRODHIMI I UJIT TRANSPORTIMI I UJIT

Burimi i ujit Vepra e marrjes Impiant trajtimit Linja e transportimit


(burim, lumë, etj.) (kaptazh, pus, etj.) të ujit (tubacion, etj.)

i mundshëm

SHPËRNDARJA E UJIT

Depoja e rregullimit
Rrjeti shpërndarës
të prurjes

BLLOK-SKEMA E SFU ME NGRITJE MEKANIKE

PRODHIMI I UJIT TRANSPORTIMI I UJIT

Burimi i ujit Vepra e marrjes Impiant trajtimit Impiant me ngritje Linja e jashtme
(lumë, liqen, etj.) (depo, vaskë, etj.) të ujit mekanike (STP) (tubacion, etj.)

i mundshëm

SHPËRNDARJA E UJIT

Depoja e rregullimit
Rrjeti shpërndarës
të prurjes

Faqja 6 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi

b) Profilet skemave të SFU

Vija e tokës Burimi

Niveli i ujit nëntokësor

Kaptazhi SKEMA E SISTEMIT TË FURNIZIMIT ME UJË ME VETËRRJEDHJE

Puseta e shuarjes së energjisë


Vija e energjisë hidrodinamike
nga burimi

? H=H1-H2
Rezervuari
Vija rregullues
Pusetë e ajruesit Vija e energjisë hidrodinamike
e tokës

H1
nga puseta e shuarjes së energjisë
Vija e energjisë hidrodinamike
Tubacioni
H2
Linja e transportimit
Qendra e banuar
(Përdoruesit e ujit)

Vija e tokës Vija e tokës

Tubacioni Tubacioni
Linja e transportimit Rrjeti shpërndarës
Puseta e
shkarkuesit Tubacioni
Linja e transportimit

Puseta e
shkarkuesit

VEPRA E MARRJES LINJA E TRANSPORTIMIT TË UJIT RRJETI SHPËRNDARËS


REZERVUARI RREGULLUES

SKEMA E SISTEMIT TË FURNIZIMIT ME UJË ME NGRITJE MEKANIKE


Vija e energjisë hidrodinamike

Rezervuari
rregullues

Vija e energjisë hidrodinamike

Qendra e banuar
(Përdoruesit e ujit)

Vija e tokës

Tubacioni
Rrjeti shpërndarës
Impianti me ngritje mekanike
(Stacioni i pompave - STP)
Tubacioni
Linja e transportimit

Vija e tokës
Burimi i ujit
(lumë, liqen etj.)

Tubacioni
Depoja ose Vaska e Rrjeti shpërndarës
Impianti i trajtimit të ujit thithjes së ujit

VEPRA E MARRJES RRJETI SHPËRNDARËS


REZERVUARI RREGULLUES

LINJA E TRANSPORTIMIT TË UJiT

Faqja 7 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
Elementët përbërës të SFU të paraqitura më sipër janë si më poshtë:
- Burimi – trupi ujor, ujërat e të cilit shërbejnë për furnizimin me ujë për
përdorime të ndryshme në qendrat e banuara. Trupi ujor nga i cili merren ujërat, mund të jetë
lumë, liqen, përrua, ujëra nëntokësore, burime natyrore (dalje uji nga toka, etj.).
- Vepra e marrjes – vepra hidroteknike prej B/A ose me konstruksion me
muraturë guri etj. shërben për kapjen e ujit në trupin ujor (burim) dhe futjen e ujit të kapur në
SFU. Veprat e marrjes, shpeshherë kanë edhe struktura mbështetëse si depo grumbullimi, e
cila shërben për grumbullimin e ujit nga disa trupa ujorë në largësi të afërta me njëra tjetrën
kundrejt qendrës së banuar. Në funksion edhe të llojit të trupit ujor, këto vepra quhen:
kaptazhe (në burimet natyrore ku uji dek nga sipërfaqja e tokës në fund të shpatit, etj.), puse
shpimi (në burimet ku uji ndodhet nën nivelin e sipërfaqes së tokës dhe nuk arrin të dalë vetë
në të), galeri nëntokësore (ujëmarrës horizontalë në thellësi mbi 7 m), ujëmarrës horizontalë
(pusetë dhe tub drenazhimi, kur ujërat nëntokësore ndodhen më cekët se 7 m), diga (në rastet
e marrjes së ujit nga liqenet e krijuara në shtretërit e lumenjve), prita nivelngritëse (në lumenj
apo përrenj, kur nevojitet ngritja e nivelit të ujit, për të bërë të mundur hyrjen e tij në një kanal
me dalje anësore në shtratin e lumit apo përroit), etj.
Skema dhe foto e një vepre marrjeje nga burim i ujërave nëntokësore

Prerje gjatësore dhe foto e një vepre marrjeje e tipit kaptazh

- Linja e transportimit të ujit (ujësjellësi) – tubacion që transporton ujin nga


vepra e marrjes e deri tek depoja e rregullimit në nënsistemin e shpërndarjes. Kjo linjë kalon
nëpër disa pajisje dhe vepra të ndryshme, derisa sa e trasnporton ujin në depon e
sipërpërmendur. Kjo linjë vendoset nëntokë dhe gjurma e saj kalohet në vende të
përshtatshme, për të lehtësuar ndërtimin (me sa më pak kosto) dhe shfrytëzimin e linjës
(lehtësi mirëmbajtjeje), funksionim pa ndërprerje dhe ruajtje e cilësisë së ujit.

Faqja 8 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
- Puseta e shuarjes së energjisë – vepër hidroteknike B/A me 2 dhoma, për
shuarjen e energjisë së tepërt të ujit. Kjo pusetë ndërtohet për uljen e vijës së energjisë kur
disniveli i burimit me pjesë të tubacionit është shumë i madh dhe kjo do të çonte në tubacione
me presione të larta (shpeshherë të panevojshme), duke bërë të mundur uljen e vijës së
energjisë nga burimi tek puseta e shuarjes së energjisë (shih skemën e SFU me vetërrjedhje).
Por puseta e shuarjes së energjisë duhet të ndërtohet në vende ku nuk ka risk të ndotjes së ujit
nga hyrja apo kapaku i pusetës, e cila nuk është hermetike. Si alternativë e kësaj vepre është
pajisja e zvogëlimit të presionit, e quajtur reduktor presioni. Kjo pajisje vendoset brenda një
pusete B/A, për të lejtësuar punimet e mirëmbajtjes dhe të manovrimit gjatë shfrytëzimit të
sistemit.
- Shkarkuesi i ujit – saraçineskë e vendosur në pikën më të ulët të linjës së
transportimit (mund të jetë më shumë se një pikë e tillë, që ka nevojë për shkarkues).
Saraçineska (me diametër minimal sa 2/3 e diametrit të linjës së transportimit) vendoset
brenda një pusete B/A, për të lehtësuar veprimet e manoverimit dhe për ta ruajtur nga dherat
apo papastërtitë. Shkarkuesi shërben për nxjerrjen e ujit nga tubacioni i linjës së jashtme dhe
për ta zbrazur atë, në rastet e punimeve të mirëmbajtjes, të cilat nuk mund të kryhen në prani
të ujit. Gjithashtu, vendpozicionimi i saraçineskës së shkarkimit është edhe një nga kriteret që
duhet pasur parasysh gjatë vendosjes së gjurmës së tubacionit të linjës së jashtme, pasi
kërkohet prania e një rrjedhjeje natyrore apo kanali bujqësor etj. për shkarkimin e ujit.

Puseta e shkarkimit (plan dhe prerje) nga oppo.it

Faqja 9 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
- Ajruesi – pajisje me një ose dy dhoma, përkatësisht me një ose tre funksione e
pozicionuar në majat (kulmet) e tubacioneve të linjave të transportimit. Kjo pajisje lidhet me
tubacionin nëpërmjet një saraçineske dhe ka diametrin minimal sa ½ e diametrit të tubacionit
të linjës së transportimit. Vendoset brenda një pusete B/A për të

Ajrues me një funksion Ajrues me 3 funksione Lidhje me saraçineskë


lehtësuar punimet e mirëmbajtjes, por edhe për ta ruajtur nga ndotja e mundshme (nuk
përjashtohen rastet, kur mund të vendosen mbi tokë, pa pusetë B/A, nëse kushtet e
terrenit apo territorit e lejojnë këtë). Ajruesi me një dhomë shërben për nxjerrjen e ajrit
të tretur në tubacion. Ajri i tretur në ujë është në formën e flluskave shumë të vogla, nga
mikroskopike deri në të dhjetat e milimetrit dhe lëviz së bashku me ujin nëpër tubacion. Në
pikat e larta apo kulmet (kryesisht) këto flluska ngjiten në pjesën e sipërme të paretit të
brendshëm të tubit dhe tentohet të lëvizen nga uji, i cili fillon e zbret në pjesën e tubacionit
pas kulmit. Në rast se flluskat bashkohen me njëra tjetrën në këtë pozicion apo moment, ato e
rrisin vëllimin e tyre dhe forca e tyre e Arkimedit fillon të bëhet më e madhe se forca e
inercisë së ujit që lëviz. Për këtë arsye flluskat

Lëvizja e flluskave dhe krijimi i xhepit të ajrit

Lëvizja e flluskave dhe dalja nga ajruesi

Faqja 10 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
zënë vend në pikën më të lartë të kulmit dhe atyre iu bashkohen edhe flluska të tjera
(shih figurën) duke rritur jo vetëm vëllimin, por edhe presionin e ajrit nga brenda flluskës së
madhe në drejtim të faqes së kontaktit ujë-ajër. Kjo sjell shtyrjen e ujit duke krijua rnjë xhep
ajri me presion të madh, i cili rritet vazhdimisht, duke ngushtuar fillimisht sipërfaqen e gjallë
të rrjedhjes në tubacion deri sa zë krejt sipërfaqen tërthore të tubit në një gjatësi të caktuar.
Kjo sjell ndërprerjen e rrjedhjes së ujit në tubacion. Për të shmangur këtë dukuri dhe
ndërprerjen e funksionimit të linjës, në këto vende (kryesisht), por edhe në pozicione të tjera
ku ka mundësi grumbullimi ajri dhe ndërprerje të rrjedhjes vendosen ajruesë. Kështu
sigurohet lëvizja e ujit dhe funksionimi i vazhdueshëm i SFU. Ajruesit me dy dhoma, përveç
dhomës së nxjerrjes së ajrit të tretur (dhoma me dalje të vogël) ka edhe dhomën e dytë me
dalje të madhe, e cila shërben për a) futjen e ajrit gjatë zbrazjes së tubacionit (në raste
difektesh) për të shmangur vakumin e mundshëm dhe palosjen e tubacionit si pasojë e tij dhe
b) për nxjerrjen e ajrit gjatë mbushjes së tubacionit. Dhoma me dalje të madhe funksionon
njësoj si dhoma me dalje të vogël, por sasia e ajrit që futet dhe që del nga kjo dhomë është
shumë herë më e madhe se sasia e ajrit që nxirret nga dhoma e vogël dhe kjo bën të mundur
që uji të dalë dhe të futet brenda një kohe të shkurtër.

Ajrues me një dhomë (1 funksion) Ajrues me dy dhoma (3 funksione

Dalja e ajrit të tretur Hyrja e ajrit – zbrazje tubacioni Dalje ajri- mbushje tubacioni

Faqja 11 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi

- Puseta e manovrimit – vepër B/A, brenda


së cilës vendosen saraçineska për ndalimin e rrjedhjes apo
manovrimin e saj në rast të bashkimit të dy linjave në një
apo ndarjes së linjës në dy të tjera (shih figurën)
- Impianti i trajtimit të ujit – vepër
komplekse hidroteknike, e cila përbëhet nga një mori
veprash hidroteknike dhe civile (sallat e komandimit, zyrat, sallat e transformatorëve, të
pompave, të depove të kimikateve, etj), si dhe një mori pajisjesh apo makinerish të ndryshme
të vëna në funksion nëpërmjet një rrjeti elektrikdhe një sistemi elektronik të komandimit të
tyre. Impianti ka veprat e trajtimit primar (mekanik) duke nisur nga grila në hyrje, vaskat e
dekantimit, etj., si dhe të trajtimit sekondar etj, ku kryhet trajtimi biologjik i pastrimit të ujit.
Impianti i trajtimit mund të vendoset pranë burimit (pas veprës së marrjes), në një pozicion
përgjatë linjës së transportimit, ose para depos rregulluese në hyrje të rrjetit shpërndarës (si
rasti i impiantit të trajtimit të ujit në Tiranë).
- Depoja rregulluese – vepër hidroteknike B/A e përbërë nga një ose disa
dhoma dhe e pasjisur me një sërë pajisjesh komandimi të rrjedhjes (shpesh edhe me
komandim në distancë dhe pajisje elektronike të sinjalizimit të nivelit, matjes së prurjes,
cilësisë së ujit, etj.). Depoja llogaritet të mbajë vëllimet e ujit për: rregullimin e prurjeve nga
linja e transportimit (e njëtrajtshme) me prurjen e kërkuar nga qendra e banuar (e
ndryshueshme), shuarjen e zjarrit në rast të kërkesës së ujit për zjarrin, rezervën e ujit që
plotëson prurjen nga linja e trasnportimit, në rast të ndërprerjes së furnizimit nga kjo linjë për
arsye difektesh apo punime mirëmbajtjeje. Depoja pozicionohet në një vend me lartësi më të
madhe se qendra e banuar për të siguruar edhe presionin e nevojshëm për furnizimin me ujë të
qendrës së banuar. Nga sa më sipër depoja e ujit ka 2 (dy) funksione kryesore: a) rregullimin e
prurjes së njëtrajtshme të ujit nga burimi i ujit me prurjen e ndryshueshme të kërkesës për ujë
nga qendra e banuar; si dhe b) sigurimin e presionit të nevojshëm për shpërndarjen e ujit në të
gjithë qendrën e banuar.
- Rrjeti shpërndarës – tërësia e tubacioneve, pajisjeve të komandimit dhe
kontrollit të rrjedhjes, si dhe e veprave të tjera hidroteknike prej B/A, e shtrirë në pothuajse të
gjitha rrugët e qendrës së banuar për të dërguar ujin me prurjen e kërkuar dhe presionin e
nevojshëm, në të gjithë përdoruesit e ujit në këtë qendër të banuar.

Faqja 12 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi

2.2. Klasifikimi i ujërave për furnizimin me ujë dhe cilësia e tyre

Uji gjendet në natyrë, në forma të ndryshme dhe me përmbajtje të larmishme


elementësh të ngurtë dhe të tretur.
Kështu, uji mund të gjendet në formë akujsh në akullnaja, në formë bore në male të
larta apo në polet e planetit, në formë të lëngët, në rrjedhjet apo grumbullimet sipërfaqësore si
lumenjtë, liqenet dhe oqeanet, në rrjedhjet apo grumbullimet në shtresat nën sipërfaqen e
tokës, si dhe në formë të gaztë, në avujt e ujit në aktivitete industriale, mbi sipërfaqet ujore të
planetit dhe në lartësi të ndryshme në formë resh etj.
Por uji i përdorur nga njeriu për aktivitete të ndryshme që mbulojnë gjithë sferën e
jetës së tij, duhet të ketë karakteristikat e duhura për tu përdorur.
Uji duhet të jetë kryesisht në formën e lëngët për tu përdorur në pothuaj të gjitha
aktivitetet ushqimore, higjienike, industriale , etj. Gjithashtu, uji duhet të ketë sasinë e duhur
të kripërave minerale, të elementëve të tjerë, por pa bakteret, apo elementët e tjerë dëmtues të
aktivitetit në të cilin do të përdoret. Bazuar në sa u tha më sipër ujërat për përdorim nga njeriu
në aktivitetet e tij klasifikohen si më poshtë:
- Ujë i pijshëm, për tu përdorur në proceset jetësore të njeriut, si; në proçesin
ushqimor, në pajisjet e larjes, në pajisjet higjieno-sanitare, në çezmat publike, në pishina.
- Ujë jo i pijshëm, për tu përdorur në aktivitetet e tjera të njeriut , si; në larjen e
klozetave, në ujitjen e luleve apo kopshteve personale, në sistemin e ngrohje-ftohjes, si dhe në
sisteme të tjera të mjedisit të banimit, si sistemi i shuarjes së zjarrit, etj.
- Ujë për përdorim bujqësor, i cili mund të përdoret në aktivitetet bujqësore
- Ujë për përdorim industrial, i cili shërben kryesisht për ftohjen e makinerive,
të impianteve termoelektrike, nukleare, për riciklimin e materialeve, për prodhimin e energjisë
termike, etj.
- Ujë për përdorime të tjera; cilësia e të cilave ndryshon në funksion të
aktivitetit apo proçesit ku do të përdoret.
Karakteristikat dhe vetitë e ndryshme fiziko-kimike të ujit të kërkuar, si dhe veprat që
shërbejnë për transportin dhe shpërndarjen e tij tek përdoruesi, mund të ndryshojnë në mënyrë
të ndjeshme, në funksion të llojit të përdoruesit dhe kërkesave për mënyrën e përdorimit të tij
(në funksion të destinacionit të tij).
Karakteristikat e ujit të destinuar për përdorim nga njeriu, në aktivitetet jetësore apo
industriale etj. janë të specifikuara nga ligjet, rregullore dhe udhëzimet përkatëse në fuqi.

Faqja 13 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
Këto ligje dhe rregullore përcaktojnë edhe mënyrat apo rrugët e sigurimit të
karakteristikave dhe vetive të duhura të ujit për përdorimin e tij, metodat dhe analizat e
kontrolleve të vetive të ndryshme fiziko – kimike, frekuenca e kryerjes së kontrolleve si dhe
vlerat e parametrave fizikë dhe kimikë të ujit. Kontrollet dhe analizat e ujit varen nga
parametri i cili duhet të kontrollohet. Për këtë arsye, disa parametra kontrollohen përditë (edhe
2 – 3 herë në ditë), kurse të tjerat kontrollohen me frekuenca më të rralla, deri disa herë në vit.
Në secilin prej kontrolleve, parametrat që kontrollohen janë të përcaktuara, kështu që lloji apo
vlerat e parametrave varen nga tipi i kontrollit. Kontrolli përmban teste apo prova të tipit:
- bakteriologjik; për të gjurmuar apo gjetur mikroorganizma të ndryshëm, që
janë burim sëmundjesh të njeriut, si, p.sh., mikroorganizmat fekale të quajtura Escheirichia
Coli (E.Coli), e cila është me prejardhje nga zorrët e njeriut. Kështu, prania e mundshme e
E.Coli në ujërat e ndryshme, tregon për ndotjen me natyrë fekale të tyre; uji në këtë rast mund
të ketë edhe organizma apo mikroorganizma patogjene nga persona të sëmurë, të cilat janë
shkak i sëmundjeve apo epidemive të ndryshme.
- virologjik; është një test më kompleks dhe kryhet në varësi të mundësive që ka
enti kontrollues. Por, përgjithësisht, një trajtim apo dezinfektim me klor të lirë dhe
dezinfektim me ozon të lirë (përqendrimet dhe sasitë jepen në funksion të shkallës së ndotjes
apo rrezikshmërisë), është me rezultat në shkatërrimin e viruseve të ndryshme, dhe të
pranishme në ujërat e destinuara për pirje.
- biologjik; me anë të të cilit identifikohet përmbajtja me origjinë bimore dhe
shtazore e ujit, që mund të jetë burim i baktereve patogjene apo i viruseve të ndryshme.
- radiologjik; me anë të cilit identifikohet shkalla e radioaktivitetit të ujit, i cili
mund të jetë me origjinë natyrore (nga shtresat e thella dhe me elementë radioaktivë), ose
origjinë nga ndotjet e ndryshme radioaktive të shkarkuara nga aktivitetet e njeriut.
- kimiko – fizike; me anë të cilave, kryhen kontrollet për vetitë fizike të ujit, si:
ngjyra, turbullia, era (aromat) dhe shija, sikurse edhe për të kontrolluar vetitë kimike të ujit, si
prania e azotit, substancave toksike, si plumbi, arseni, kromi, merkuri etj, të cilat duhet të
jenë brenda limiteve të përcaktuara nga ligjeve ose të eliminohen krejtësisht. Gjithashtu,
kontrollohen edhe pesticidet e ndryshme, të cilat mund të merren direkt ose nëpërmjet
zinxhirit ushqyes bimor.
Nuk mund të lihet pa përmendur edhe kontrolli i ujit të burimeve të planifikuara për
furnizimin me ujë të qendrave të banuara ekzistuese dhe të reja. Burimet duhen kontrolluar të
paktën në një periudhë kohore prej 15 muajsh (periudha 15 mujore përmban të gjithë ciklin
klimatik vjetor duke parashikuar edhe ndonjë spostim të mundshëm të stinëve), për të parë

Faqja 14 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU


Universiteti Politeknik i Tiranës Furnizim me ujë dhe kanalizime
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit BACHELOR, KURSI i III-të
Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës Inxh. Hidroteknike, Inxh. Ndërtimi
ndryshimin e prurjes, por edhe të vetive të ndryshme fiziko – kimike të ujit gjatë kësaj
periudhe, si pasojë e ndryshimeve klimaterike apo dukurive të ndryshme ciklike natyrore.
Studiohet edhe agresiviteti i ujërave të tyre, për të studiuar efektet e mundshme në tubacionet
apo në veprat e ndryshme që shërbejnë për përcjelljen e ujit deri në veprat e trajtimit të tij.
Bazuar në vetitë e ujërave të burimeve që janë gjetur përcaktohet edhe sistemi dhe
veprat përbërëse të tij. Kështu, tipologjia e sistemit dhe përmasat e veprave përbërëse të tij
varen nga sasia e kërkuar dhe nga ndryshueshmëria e kërkesave për ujë kundrejt sasisë së
dhënë nga burimet e ujit.

Faqja 15 nga 60 MSc. Inxh. Alket KUMARAKU

You might also like