DFC 529

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 31

Test (informal)

Rregullat

 Ne total 30 Pyetje

 Koha e lejuar per zgjidhjen e pyetjeve teorike -> 15-60 Sekonda

 Pergjigjet do listohen si shenime individuale

 Rezultati do njehsohet si perqindja e pergjigjeve korrekte


Datat 21 Mars dhe 23 Shtator perfaqesojne
ekuinoksin pranveror dhe vjeshtor; ndersa Datat
22 Qershor dhe 22 Dhjetor perfaqesojne
solsticin veror dhe dimeror
Drejtimi vertikal perputhet fizikisht me drejtimin
e plumbces dhe ne sferen qiellore paraqitet
nepermjet boshtit ZZ‘ (Zenit-Nadir)
Rrafshi i horizontit qiellor e ndan sferen qiellore
ne te dukshme dhe te padukshme
Rrafshi i ekuatorit qiellor e ndan sferen qiellore
ne hemisfere veriore dhe jugore
Rrafshi i ekuatorit qiellor nderpret horizontin
qiellor ne piken e lindjes dhe perendimit
Levizja e dukshme e yllit ne sferen qiellore si
pasoje e rrotullimit ditor te Tokes perkufizohet si
paralel ditor i yllit, i cili gjeometrikisht eshte
paralel me ekuatorin qiellor.
Vertikali, rrafshi i te cilit eshte perpendikular me
rrafshin e meridianit qiellor quhet vertikal i pare
Pozicioni i yjeve ne sistemin horizontal te
koordinatave percaktohet nga lartesia zenitale
dhe azimuti astronomik
Kendi dyfaqesh ndermjet rrafshit te meridianit
qiellor dhe rrafshit te vertikalit te yllit
percaktohet si azimut astronomik; kendi merr
vlera nga 0° - 360°
Azimuti gjeodezik ka si pike fillestare piken e
veriut N; ndersa azimuti astronomik ndryshon
me azimutin gjeodezik me 180°
Ne momentin e lindjes ylli ka lartesine h=0 dhe
lartesine zenitale Z=90°; kalimi i yllit ne pjesen e
siperme te meridianit quhet kulmim i siperm
Koordinatat ne sistemin horizontal te
koordinatave ndryshojne ne varesi te rrotullimit
ditor te sferes qiellore dhe pozicionit gjeografik
te vrojtuesit
Kendi sferik prane polit verior te botes, nga pika
e siperme e ekuatorit ne meridianin e yllit quhet
kend orar t; ne momentin e kulmimit te
poshtem ai merr vleren 12h
Koordinata e perbashket e dy sistemeve
ekuatoriale te koordinatave quhet deklinim, i cili
merr vlera pozitive ne hemisferen veriore dhe
negative ne hemisferen jugore
Deklinimi i yllit nuk varet as nga rrotullimi ditor i
sferes qiellore, as nga pozicioni gjeografik i
vrojtuesit
Ngritja e drejte shprehet ne njesi orare,
njehsohet nga pika e ekuinoksit pranveror ne
kah kunderorar
Koordinatat e yjeve jepen ne te ashtuquajturin
vjetare astronomike, dhe jane perkatesisht
ngritja e drejte dhe deklinimi
Harku qiellor nga pika e ekuinoksit pranveror
deri ne piken e siperme te ekuatorit qiellor
quhet kend orar i pikes se ekuinoksit pranveror,
dhe eshte i barabarte me kohen yjore ne
momentin e vrojtimit ne piken e dhene mbi
siperfaqen e Tokes.
Kriteret qe percaktojne dukshmerine e yllit jane
deklinimi i yllit dhe gjeresia gjeografike.
Pozicioni i pikave te siperfaqes se Tokes per
qellime hartografike percaktohet nepermjet
koordinatave gjeodezike.
Gjeresia gjeografike e pikes P mbi siperfaqen e
Tokes perkufizohet si kendi ndermjet vijes
pingule dhe rrafshit te ekuatorit qiellor.
Gjatesia gjeografike e pikes P mbi siperfaqen e
Tokes matet me harkun e ekuatorit qiellor nga
origjina e meridianit te Greenwich deri ne
origjinen e meridianit te pikes
Gjeresia gjeografike i referohet vijes pingule;
ndersa gjeresia gjeodezike i referohet normales
mbi elipsoid.
Pse kendi orar i yllit varet nga pozicioni
gjeografik i vrojtuesit?
Per vrojtuesin e ndodhur ne polin verior:
gjeresia gjeografike eshte 90°; yjet ne
hemisferen veriore ndodhen gjithe kohen mbi
horizont ; rrotullimi i sferes qiellore kryhet ne
kahun orar.
Per vrojtuesin e ndodhur ne polin jugor: gjeresia
gjeografike eshte -90°; yjet ne hemisferen jugore
nuk perendojne asnjehere; rrotullimi i sferes
qiellore kryhet ne kahun kunderorar.
Per vrojtuesin e ndodhur ne pole, yjet qe
ndodhen afer ekuatorit kane shpejtesine e
levizjes me te madhe.
Pamja e qiellit per vrojtuesin e ndodhur ne polin
verior ndryshon nga ajo per vrojtuesin e
ndodhur ne polin jugor nga sensi i rrotullimit te
yjeve.
Per vrojtuesin e ndodhur ne ekuator: gjeresia
gjeografike eshte 0°; te gjithe yjet lindin dhe
perendojne; koha e ndodhjes se yjeve mbi
horizont eshte e barabarte me kohen e ndodhjes
se tyre nen horizont.
Ushtrim
Per vrojtuesin e ndodhur ne ϕ = 50°30‘ qe
vrojton yllin me deklinim δ=39°30‘: te
percaktohen lartesia e yllit, lartesia zenitale,
kendi orar dhe azimuti astronomik ne kulmimin
e poshtem. (h = 0, Z = 90°, t = 12h, A = 180°)

You might also like