Day 1 Teoria e Mendjes Tetor 2022 (Compatibility Mode)

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 9

Trajnues: Ma. Silvi Mihali 11.11.

2022
Ma. Gentiana Kapllani

Komponentët bazë, trajtimi I


vështirësive dhe strategjitë e
përvetësimit të teorisë së mendjes

Ma. Gentiana Kapllani


Spec. ABA Program /Analize e Sjelljes
(ABA Program Albania)

Ma. Silvi Mihali


Eksperte Zhvillimi/Spec. ABA Program

(Qendra ABA We Love Children)

Historiku i Njohjes mbi Teorinë e Mendjes …

Studimet e para në fillim të viteve 1978:


• DAVID PREMACK (1925-2015) – Psikolog amerikan prane Universitetit te
MINESOTA (USA) I cili realizoi studimet e para mbi Teorinë e Mendjes.

• A kanë Shimpazet Teorinë e Mendjes? (Premack & Woodroof, 1978)

• SIMON BARON COHEN (1958)- Psikolog Klinik pranë Universitetit të


Cambridge dhe drejtues I Autism Research Centre.

• UTA FRITH (1941) Psikologe Zhvillimi ne Universitetin e Londrës në Britaninë


e Madhe.

• Baron Cohen (1985, 1988, 1994) Utah Frith (1989, 1994 & Leslie (1994)-
sugjeruan ne studimet e tyre që fëmijët në CSCA nuk zhvillojnë Teorinë e
Mendjes.

Çfarë është çrregullimi I Spektrit të


Autizmit?

üÇrregullimi Spektrit të Autizmit është një term i


përgjithshëm për një grup kompleks çrregullimesh të
zhvillimit të trurit.

~~~
üSot sipas DSM V futet në kategorinë e Çrregullimeve
Neurobiologjike ose Neurozhvillimore.

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 1


Trajnues: Ma. Silvi Mihali 11.11.2022
Ma. Gentiana Kapllani

Këto çrregullime karakterizohen, në shkallë


të ndryshme, nga:

• Vështirësi në marrëdhënies sociale

• Vështirësi të komunikimit verbal dhe jo-verbal

• Vështirësi të sjelljes – duke përfshirë sjellje


përsëritëse, sjellje ritualistike, sjellje obsesive, sjellje
strike, kundërshtuese, sfiduese…

Çrregullim i Spektrit të Autizmit DSM-V


A. Një defiçit i vazhdueshëm përsa i përket komunikimit social dhe
bashkëveprimit social në ambjente të ndryshme të manifestuara si më
poshtë vijon:
1. Defiçit në reciprocitetin social- emocional
ü Qasje sociale jo e zakontë (anormale)
ü Pamundësi të mbajë një dialog social
ü Dështim të fillojë apo ti përgjigjet një bashkëveprimi social

2. Defiçit në komunikimin verbal dhe jo verbal


ü Komunikim verbal dhe jo verbal I varfër ose mungesë e tij
ü Mungesë ose kontakt në sy jo normal po ashtu dhe në gjuhen joverbale
të trupit (gjestuale etj)

3. Defiçit në zhvillimin, mbajtjen dhe të kuptuarit e marrëdhënies sociale


ü Vështirësi që të rregullojnë sjelljen e tyre në kontekste të ndryshme
ü Vështirësi të bëjnë shokë deri në mungesë të interesit tek
bashkëmoshatarët.

Çrregullim i Spektrit të Autizmit DSM-V


B. Sjellje strikte, ritualistike, të përsëritura dhe Interesa të kufizuara
sikurse manifestohet të paktën nga 2 pika nga si më poshtë vijon:
1. Sjellje stereotipike fizike dhe/ose verbale (stereotipi motore të thjeshta;
rreshtimi i objekteve ose rrotullimi I objekteve; stereotipi vokale dhe
fraza idiosinkratike etj…)
2. Përfshirje eksesive në rutinë, sjellje verbale apo jo verbale ritualistike,
apo rezistencë eksesive ndaj ndryshimit (vështirësi në tranzicion; të
menduarit rixhid; ritualistikë në përshendetje etj)
3. Interesa fikse dhe të kufizuara që janë anormale në fokus dhe në
intensitet (për shembull: atashim I fortë apo fokusim në objekte jo të
zakonshme, fokusim i vazhdueshëm në tema dhe interesa te
pandryeshëm ..)
4. Hiper ose hypo reagim në perceptimin sensorial dhe interesa të
pazakonta ndaj stimujve sensorial të ambjentit (tolerancë e lartë ndaj
dhimbjes apo ndryshimit të temperaturës; reagim i fortë ndaj zhurmave
apo materialeve specifike, nuhatje apo prekje eksesive e objekteve, të
fiksuar pas dritave etj).

Simptomat së bashku dëmtojnë dhe kufizojnë funksionimin e


përditshëm të fëmijës dhe janë prezent në fëmijërinë e hershme.

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 2


Trajnues: Ma. Silvi Mihali 11.11.2022
Ma. Gentiana Kapllani

Çfarë është TEORIA E MENDJES?


• AFT ËSIA P ËR T Ë KUPTUAR SE: Të gjithë njerëzit veprojnë bazuar në
gjendjen e tyre mendore apo në sjellje të kushtëzuara në bazë të
besimeve, dëshirave, qëllimeve etj.

• T Ë KUPTOSH VETEN: GJENDJEN MENDORE, EMOCIONALE si dhe të arrish


të bësh transferimin e tyre nga vetja tek tjetri.

• T Ë KUPTOSH SE: Edhe të tjerët kanë dëshira, besime dhe qëllime të


ndryshme nga të tuat.

TEORIA E MENDJES do të thotë të jesh në gjendje të ndërveprosh në një


shkallë të gjerë të gjendjes mendore (besime, dëshira, qëllime, emocione
etj) të cilat janë shkaktarë për REAGIMET TUAJA .
Të kesh TEM do të thotë të jesh në gjendje të reflektosh mbi përmbajtjen e
mendjes tënde dhe të të tjerëve

Pse është e rëndësishme


Teoria e Mendjes

• Na mundëson të parashikojmë dhe të shpjegojmë emocionet dhe


sjelljet e të tjerëve.

• Na mundëson të jemi të dhimbshur, të mbajmë një sekret, të themi


një gënjeshtër të bardhë, apo të pretendojmë të jemi dikush tjetër
në lojë, të jemi ironik etj ..

• Na mundëson të kuptojmë dhe të nxjerrin konluzione nga biseda


me tjetrin: “Sa ftohtë këtu” (dritarja është hapur)…

• Shumë kërkime kanë vërtetuar mungesën e Teorisë së Mendjes si
një pengesë themelore tek çSA dhe që shpjegon dhe mungesën dhe
defiçitet në komunikim dhe në marrëdhëniet sociale.

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 3


Trajnues: Ma. Silvi Mihali 11.11.2022
Ma. Gentiana Kapllani

Dimensionet e Teorisë së Mendjes


• Dikur mendohej se TEM zhvillohej si një e tërë, por tashmë pas 15 vitesh
studime, neuroshkencëtarët kanë zbuluar se ka disa dimensione të teorisë
së mendjes dhe se cdo dimension ka një zhvillim neurologjik specifik

• TEM Konjitive – të menduarit për mendimet, njohuritë, besimet dhe


qëllimet

• TEM Afektive – të mendosh për emocionet dhe ti përjetosh emocionet

• TEM Ndërpersonale – të mendosh për mendimet dhe emocionet e të


tjerëve

• TEM Intrapersonale – të mendosh për mendimet dhe emocionet e vetes

(Westby et al,2014)

10

Premisat e Para drejt Teorisë së Mendjes


• 6- muaj fëmija dallon qeniet e gjalla nga objektet

• 12- muajsh fëmija zhvillon Vëmendjen e Përbashkët( bisedë,


aktivitet)

• 14-18 muajsh fëmija ndjek shikimin e tjetrit dhe veten në pasqyrë

• 18-24 muajsh fëmija zhvillon lojën e pretenduar

• 3-4 vjec fëmija kupton besimet apo bindjet e rreme tek të tjerët
• 6-7 vjec kupton metaforën, shakatë dhe ironinë

• 9-11 vjeç fëmija kupton dhe analizon situata të sikletshme në një


kontekst social.

11

Si zhvillohet Teoria e Mendjes


• 2 Etapa:
ØAngazhimi: Fëmijët mësojnë të përgjigjen dhe të fillojnë vëmendjen
e përbashkët:
• 0- 8 muajsh: bebet mësojnë të ndajnë emocionet me mamin
dhe të imitojne shorehjet emocionale të tyre. Kjo përfaqëson
fillimin e Teorisë Afektive të Mendjes

• 8-12 muajsh: bebet mësojnë të përdorin vëmendjen e


përbashkët për të kërkuar objektet apo për të filluar një
bashkëveprim social. Ata dinë se si të kuptojnë nëse të tjerët
janë të frikësuar, të gëzuar, të inatosur dhe pergjigjen duke u
larguar apo u afruar te tjerëve

12

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 4


Trajnues: Ma. Silvi Mihali 11.11.2022
Ma. Gentiana Kapllani

13

Si zhvillohet Teoria e Mendjes


Ø Etapa 2: Njohja e Vetes
• 18 muajsh: fëmijët fillojnë të kuptojnë që të tjerët kanë dëshira të
ndryshme nga ata dhe që bëjnë gjithçka për të patur atë që duan.
Fëmijët fillojnë të pretendojnë më aktivitete të përditshme dhe me
nxitje konkrete.
• 18-2 vjeç: fillojnë te ezhvillohen fjalë që kanë të bëjnë me emocionet
si: “i/e gezuar”; “i/e trishtuar”, “I/e inatosur” dhe “i/e frikësuar”.
Fëmijët fillojnë të zhvillojnë empatinë.
• 3-3,5 vjeç: Fëmijët kuptojnë që objektet imagjinare janë të ndryshme
nga objektet reale. Ata kuptojnë që veprimet tona ndikohen nga
qëllimet dhe dëshirat tona.
• 4 vjeç: Fëmijët realizojnë lojë prentenduese rreth temave abstrakte
dhe luajnë me role me kukullën apo pellushë ose edhe pa patur gjë
në dorë.

14

Nivelet e Teorisë së Mendjes


Ø Niveli I Parë: Përfshin refelektimin mbi atë çfarë mendon apo ndjen tjetri
dhe zhvillohet midis 4-5 vjeç ( Wellman and Liu, 2004)

• Dëshira të ndryshme: Njerëz të ndryshëm kanë dëshira të ndryshme dhe


veprojnë në mënyra të ndryshme

• Besime/Bindje të ndryshme: Njerëz të ndryshëm kanë pikëpamje të


ndryshme por potencialisht të vërteta rreth të njëjtës gjë

• Aksesi I Njohurive: Nëse nuk e shikon diçka të duhet informacion shtesë


që të kuptosh atë gjë.

• Besimi I Rremë: Ndonjëherë njerëzit veprojnë bazuar në taë çfarë


besojnë dhe jo në atë çfarë është realisht

• Emocionet e fshehura: Njerëzit mund të ndjejnë emocione të ndryshme


nga ato që ata shfaqin (Peterson et al,2012)

15

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 5


Trajnues: Ma. Silvi Mihali 11.11.2022
Ma. Gentiana Kapllani

Nivelet e Teorisë së Mendjes


Ø Niveli I Dytë: Përfshin parashikimin asaj çfarë një person mendon
dhe ndjen dhe asaj çfarë nje person tjetër mendon apo ndjen për
te njëjtën situatë. (Westby et al,2004)

• Të kuptuarit e gënjeshtrave, sarkazmës, metafora apo dhe gafa të


paqëllimshme
• Ana po mendonte nëse Fredi e kuptoi që ajo e besoi atë që po
thoshte Ami.
• Zhvillohet rreth moshës 6-11 vjeç

Disa studime kanë treguar që Teoria e Mendjes zhvillohet gjatë gjithë


jetës sipas eksperiencave që njeriu zhviilon me të tjerët (Miller,
2012, De Villers et al, 2014)

16

Testet sipas Niveleve të Teorisë së Mendjes


ØProtokolli I testimit të TEM përfshin tre stade:

• Testi I çokollatës dhe Testi Sally and Anne:

• Shitësi I Akullores dhe John

• 12 Histori sociale të çuditshme: Gënjeshtra +Dentisti; Polici dhe


hajduti

• Testi i Gafave (les Faux Pas test): Sally dhe Mary (fqinja)

17

Testi Sally and Anne


Baron Cohen, Lesli & Frith 1985)

18

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 6


Trajnues: Ma. Silvi Mihali 11.11.2022
Ma. Gentiana Kapllani

Testi Sally and Anne


Baron Cohen, Lesli & Frith 1985)
Femijët që e kalojnë testin, kuptojnë se ka dy lloje besimesh në këtë
histori:
-Besimi I tyre personal I bazuar në atë që ata kanë parë vetë personalisht,
atë që dëgjuan dhe imagjinuan, arsyetuan
--Besimet e të tjerëve, bazuar ne ato që panë, dëgjuan etj

Fëmijët të cilët e kalojnë testin, besohet se kanë kapacitetet mendore si me


poshtë:
-Kuptojnë se perceptimi I të tjerëve, ndjenjat, besimet, mendimet etj janë
ndryshe nga të vetat. Kuptojnë se të tjerët mund te mos dine gjithcka ata
dinë dhe e kundërta.
- Të “lexojnë mendjen” apo të marrin me mend mendimet dhe ndjenjat e të
tjerëve. Të parashikojnë (ose dhe ndërhyjnë) tek marëdhënia me palët e
treta.
•Fëmijët që dështojnë në test, nuk kanë të zhvilluar “teorine e mendjes” në
këtë kontekst “mendja” I referohet proceseve psikologjike të tilla si:
perceptimi, individi nuk ka njohje të gjendjes mendore, besimit, mendimit
apo memories.

19

John and the ice cream van

20

Pse fëmijët në ÇSA kanë mangësi në Teorinë e


Mendjes
• Mungesë ose kontakt I shkurtër në sy, dhe ndjekjes me sy te tjetrit

• Mungesë apo vështirësi të vëmendjes së përbashkët

• Mungesë apo vështirësi të kuptojnë emocionet – Empatia

• Mungesë të interesit ndaj tjetri apo vështirësi ne parashikimin e


mendimeve të tjetrit

• Vështirësi ne të kuptuarit e gjuhës pragmatike dhe përdorimit


komunikimi funksional social

• Vështirësi në të kupturin e situatave abstrakte dhe imagjinare

21

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 7


Trajnues: Ma. Silvi Mihali 11.11.2022
Ma. Gentiana Kapllani

Aftësitë Parakusht për Zhvillimin e Teorisë së


Mendjes

• Komunikimi verbal • Përvetësimi I Un-it dhe vetëdijes


• Komunikimi jo-verbal • Rritje e interesit per tjetrin
• Socializimi • Aftësi të mira pre-akademike
• Emocionet • Aftësi për të mësuar shpejt
• Ndërveprimi • Ulje e sjelljeve të
• Gjuha papërshtatshme
• Motorika fine • Rritje e sjelljeve të pershtatshme
• Motorika grose • Rritje të fleksibilitetit të fëmijës
• Vëmendja e përbashkët • Formësimi i një individi të aftë
• Autonomia dhe të përshtatshëm me
mjedisin social
• Loja e pretenduar/loja me role
• Zgjerimi i kapacitetit konjitiv

22

Aftësi dhe Programe Parakusht të përvetësuara

• Emocionet dhe situatat e bazuara në to


• Funksionet e profesioneve
• Histori me sekuenca
• Ndjekja e drejtimit të shikimit (eye gaze)
• Absurditetet
• Njohja dhe ndjekja e rregullave sipas ambjenteve
• Orientimi në kohë
• Komentimi i një filmi dhe nxjerrja e një mesazhi
• Si do të ndiheshe ti?
• çfarë është e gabuar?
• çfarë ndryshon
• Hapat e nje aktiviteti të Autonomisë Praktike

23

Aftësi dhe Programe Parakusht të përvetësuara

• Çfarë do të bëje ti?


• Po sikur.....
• Çfarë po mendojnë?
• Çfarë do të bëjë?
• Imagjino sikur ......
• Të drejtojë pyetje për të marë informacion
• Të kuptojë sinjale jo-verbale
• Kupton ndryshimin e tonit të zërit
• Kupton Po vs Jo të avancuara ( Unë jam e gëzuar,- me zë të ulët
duke qarë)
• Kupton situatat-ambjentet dhe sjelljen e pritshme aty ( ditëlindje,
kinema, spital)

24

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 8


Trajnues: Ma. Silvi Mihali 11.11.2022
Ma. Gentiana Kapllani

Aftësi dhe Programe Parakusht të përvetësuara


• Loja e pretenduar
• Vëmendja e përbashkët
• Hamendësimi i synimit të tjetrit
• Dallimi i emocioneve dhe bindja e rreme
• Bindjet e fshehura ( filmat e kuptuar gjatë kohës që jepen)
• Mbahet kontakt i mirë me sy
• Komunikimi gjestual ( me trup, me mjekër, sy, me ballë me
kokë)
• Të kërkojë vëmendjen e duhur
- Vëmendje për një artikull të preferuar, vëmendje kur jep një
mesazh, vëmendje për një arritje)

25

Adresa: Rr. “Don Bosco”, Pall 11, Tirane, Shqiperi


Cel. +355 675418855

E-mail: abaprogramalbania@yahoo.com
NUIS: L92104030A
Fb: ABAProgram Albania
Insta:abaprogramalbania

26

Adresa: Rr. “Anibal Pasha”, zona Xhamlliku, Tirane,


Shqiperi
Cel. +355 695246175

E-mail: qendraabawelovechildren@yahoo.com
NUIS: L62030002D
Fb: Qendra ABA Tirane
Instagram: qendraabawelovechildren

27

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 9

You might also like