Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.

2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Komponentët bazë, trajtimi I


vështirësive dhe strategjitë e
përvetësimit të teorisë së mendjes

Ma. Gentiana Kapllani


A n aliste e Sjelljes/Sp ec. A BA P ro gram
(ABA Program Albania)

Ma. Silvi Mihali


Specialiste e Sjelljes/Spec. ABA Program
(Qendra ABA We Love Children)

Rëndësia e zhvillimit të TEM


• Teoria e mendjes është shumë e rëndësishme në jetën e cdo
individi. Nëpërmjet saj ne kemi mundësi që të krijojmë
• Marrëdhënie kuptimplota
• Raporte të shëndetshme në shoqëri, familje, punë
• Shëndet mendor dhe emocional më të mirë
• Rritje të aftësive për arsyetim, zgjidhje problemesh dhe marrje
vendimesh
• Menaxhim me te mire të vetes, të emocioneve dhe mendimeve
• Rrisim mundësinë për një jetë më cilësore dhe mardhënie
reciproke
Të marrim parasysh këndvështrimin e dëgjuesit, përveꞔ
komunikimit, deficitet në teorinë e mendjes ndikojnë një numër të
madh detyrash dhe funksionesh në jetën tonë.(Kimbi, 2014):

Si të zhvillojmë Teorinë e Mendjes


- Prezantimi I vetes tonë dhe i të tjereve me njohurinë e
ndërgjegjes tonë të brendshme dhe me prezantimin tonë të
jashtëm. Vetja e njohur nga ne dhe vetja e prezantuar te të tjeret.
Sjellja jonë e jashtme, sjellja jone intime.

- Procesi I transferimit të TEM tek të tjerët dhe gjendjet e tyre


mendore.

- Në mënyrë intuitive kuptohet se: veprimet e të tjerëve janë të


orientuara drejt qëllimeve të caktuara dhe vijnë si rrjedhojë e
besimeve apo dëshirave të individit.

- Ndërgjegjësim se në dhe te tjeret jemi qenie që MENDOJMË, të


menduarit është një proçes që nuk mund të vëzhgohet por që ne e
kemi njohurinë se ndodh.

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 1


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Teoria bazohet mbi informacione të përgjithshme :

-Nëse vritesh, do të ndjesh dhimbje me siguri

-Nëse nuk ke ushqim, do të ndjesh uri me siguri

-Nëse dikush të thotë një koment-fjalë ofenduese, do të


ndjesh lëndim-zemërim.

Përqafimi I teorisë së mendjes vjen si:

q Përpunim individual i informacionit në mënyrë automatike

q Informacion I mësuar nga të tjerët

q Informacion I brendshëm individual

q Informacion I marrë nga kultura në të cilën jeton

( Ndryshe e shpreh dhimbjen një kulturë dhe ndryshe një tjetër.


Ndryshe është përqasja familjare në shoqëritë patriarkale ku
pjesëmarrja nga gjithë rrethi familjar është e pritshme dhe ndryshe
është në shoqeritë me të zhvilluara. Pritshmëritë brenda familjes,
pritshmëritë brenda komunitetit)

Si të zhvillojmë aftësitë sociale në Grup


• Si i drejtohemi një personi ( përshëndetje x), më fal a mund të bëj një
pyetje( pret që personi të reagojë)
• Organizimi i lojërave me role
• Lojrat me role dhe organizimi i grupeve të vogla
• Ndërprerja me mirësjellje

qVËSHTRIMI DHE LOJRA- AKTIVITETE PËR TË RRITUR KËTË AFTËSI


- Vështrimi me objekte përballë
- Vështrimi me objekte krahas
- Vështrimi me nje element pengues( dosje)
qKUSH PA-ÇFARË
- Loja me ‘’ngrirje’’, çfarë arrin të shikosh dhe çfarë nuk arrin të shikosh(
shoh tavolinën që kam përpara por jo dollpin që kam pas)
- Nxjerrim nga dhoma një person dhe bëjmë diçka, kur personi kthehet e
pyesim’’ a e di se çfarë ndodhi këtu’’?
- Pse është e rëndësishme që të kuptojë këtë gjë??

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 2


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Aktivitete për gërshetimin e aftësive të marra

• Role play (profesion, kafshë, personazh)

Hapi 1. si fillim midis dy mësueseve


Hapi 2. një mësuese dhe një fëmijë
Hapi 3. dy fëmijë në role play
Gjatë role play ka shumë rëndësi:
- Fjalët që përdoren
- Gjuha trupore
- Intonacioni

Perceptimi i Informacionit nëpërmjet shqisave: ‘Perceptimi Taktil’


• LOJË
• Dy apo më shumë fëmijë
• Dy mësuese
• Të paktën një nga fëmijët e kupton lojën
• Fëmijët tolerojnë mbylljen e syve
• Materialet: Lodra apo objekte të njohura për fëmijën me forma të qarta
një shall ose mbyllëse sysh

Procedura: si fillim një nga mësueset mbyll sytë dhe mësuesja tjetër i jep një
objekt në dorë. Që të bëhet sa më argëtuese mësuesja bën sikur gabon e
më pas e gjen( fëmijët mund të qeshin dhe mund të tentojnë që të
emërtojnë objektin, do të udhëzohen që të MOS tregojnë, klshtu ata do ta
kenë në vëmendje kur tju vijë rradha)
Mund të afrohet dhe një fëmijë apo mësuese që fëmija me sy të mbyllur ta
prekë dhe ta identifikojë
Më pas një nga fëmijët më bashkëpunues mund të mbyllë sytë( kujdes se
mos shohin me hile;)

Pyetjet që i drejtojmë fëmijës:

• Cfarë është kjo që po prek ( fëmija


e emërton)

• Nga e kuptove ?? me sy mbylluar


akoma)

• Po të tjerët nga e dinë se çfarë


është?

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 3


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Kush di dhe çfarë di?


• Objektivi: synohet që fëmija të përgjigjet saktë dhe qartë ‘’ ti nuk e
di, sepse i kishe sytë të mbyllur’ kur mësuesja mori mollën dhe e
vendosi në kuti.

• Histori sociale në funksion të programit ‘ Kush di dhe çfarë di’


• Beni u ngrit në mëngjes dhe pa nga dritarja. Dielli shkëlqente në
qiell, por Beni e kuptoi menjëherë se gjatë natës kishte rënë shi. Si
mund ta ketë kuptuar ai?
- A e pa shiun kur ra?
- Nga e kuptoi?
- Çfarë ndodh kur bie shi?

10

Perceptimi i Informacionit nëpërmjet shqisave: ‘Perceptimi


Olfaktor’
• Dy apo më shumë fëmijë
• Dy mësuese
• Të paktën një nga fëmijët e kupton lojën
• Fëmijët tolerojnë mbylljen e syve
• Materialet: ushqime me aroma të forta dhe të njohura nga fëmija
një shall ose mbyllëse sysh

Procedura: si fillim një nga mësueset mbyll sytë dhe mësuesja tjetër i
afron tek hunda një copë portokall. Që të bëhet sa më argëtuese
mësuesja bën sikur gabon e më pas e gjen( fëmijët mund të qeshin
dhe mund të tentojnë që të emërtojnë objektin, do të udhëzohen
që të MOS tregojnë, klshtu ata do ta kenë në vëmendje kur tju vijë
rradha)
Më pas një nga fëmijët më bashkëpunues mund të mbyllë sytë dhe i
jepet një TJETËR ushqim që ta nuhasë, jo i njëjti ushqim si mësueses.

11

Pyetjet që i drejtojmë fëmijës:

• Cfarë është kjo që po nuhat (


fëmija e emërton)

• Nga e kuptove ??( me sy


mbylluar akoma)

• Po të tjerët a e dinë se çfarë


është?

12

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 4


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Perceptimi I Informacionit nëpërmjet


shqisave: Perceptimi Auditiv
• Dy apo më shumë fëmijë
• Dy mësuese
• Materialet: vega muzikore ose krijojmë vetë zhurma
Procedura: si fillim një nga mësueset kthehet me shpinë nga të tjerët dhe
mësuesja tjetër i kërkon njërit prej fëmijëve që ti flasë në emër. Mësuesja
duke njohur zërin e fëmijës dhe duke u orientuar me drejtimin nga vjen
zëri, do të gjejë fëmijën që i ka folur.

Udhëzohen fëmijët e tjerë që të MOS flasin njëkohësisht dhe të presin


radhën e tyre.
Më pas një nga fëmijët kthehet me kurriz (së bashku me një mësuese që i
rri pranë dhe sigurohet që fëmija ti realizojë udhëzimet në mënyrë
korrekte)
Si fillim, mund ti flasë mësuesja tjetër në emër dhe fëmija identifikon
personin, nëse gabon dë të nxitet të orientohet në drejtimin nga i vjen
zëri.

13

Pyetjet që i drejtojmë fëmijës:

• Kush po të flet? ( fëmija e


emërton)

• Nga e kuptove ??

• E konfirmojmë me fëmijën
që i foli

14

Histori sociale- kush di dhe çfarë di


• Objektivi: Synohet që fëmija të përgjigjet saktë dhe qartë ‘’ fëmija
nuk e dëgjoi sepse nuk e kishte mendjen’

• Lukasi dhe Kaili po luajnë bashkë tek arka e rërës. Lukasi dëgjon
mësuesen që thotë diçka me zë të lartë, por nuk e kuptoi se çfarë
tha. Kaili ngrihet, shkon me vrap tek dera dhe vihet në rresht pas
disa fëmijëve të tjerë, të cilët po viheshin në rresht gjithashtu.
• Cfarë do të bëjë Lukasi?
• Çfarë mendon se po thoshte mësuesja?
• Si e kuptove( sinjalet)?

15

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 5


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Perceptimi I Informacionit nëpërmjet shqisave: ‘Perceptimi


Gustativ’

• Dy apo më shumë fëmijë


• Dy mësuese
• Materialet: ushqime të kripura, të ëmbla nga më të ndryshmet.
Sigurohuni që ushqimet të jenë të preferuara për fëmijët.
• Loja është sfiduese për fëmijët që janë selektivë në ushqim dhe
atyre mund tju jepen ushqimet që hanë

Procedura: si fillim një nga mësueset mbyll sytë dhe mësueja tjetër
i jep pak ushqim dhe pasi e shijon, mësuesja identifikon ushqimin
që po ha.
Më pas pyeten fëmijët se kush do ta provojë i pari ( sigurohuni që
në grup të keni dhe fëmijë që e pëlqejnë ushqimin)
Fëmijët fillojnë të asociojnë shijen me ushqimin duke mos
përdorur shikim për këtë gjë por shijimin.

16

Pyetjet që i drejtojmë fëmijës:


• Çfarë ushqimi është?
• Nga e kuptove?

• Fëmijët mund të përfshihen në lojë me


njëri-tjetrin duke u ndjerë më të
përfshirë dhe duke u argëtuar

• Fëmijët që kanë probleme me ushqimin,


do të jenë të qetë kur të shijojnë gjërat e
preferuara
Fëmijët do të orientohen më mirë
nëpërmjet shijes

17

Histori sociale
• Objektivi: Fëmija do të jetë në gjendje të përgjigjet saktë në bazë të
informacionit që ka marrë.
• Mikit i pëlqente shumë coca cola por e urrente qumështin.
• Si do të ndihej Miki, nëse shoku i tij Tomi, do ti jepte një kanaçe me
coca-cola në të cilën kishte hedhur qumësht më parë.

- A do ta pijë Miki?
- Pasi ta pijë çfarë do të bëjë?
- Si do të ndihet ai?

18

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 6


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Perceptimi I Informacionit nëpërmjet shqisave:


Perceptimi Vizual

19

AKTIVITETE PËR PERCEPTIMIN VIZUAL

20

Lojra për perceptimin Vizual


• DOMINO
• BINGO
• LOJRA PËR MEMORIEN

21

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 7


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

GJUHA TRUPORE DHE VERBERIA E MENDJES


• Gjuha trupore është shumë e rëndësishme në komunikim.
Ndryshimi i trupit dhe lëvizjeve të tij, reflektojnë gjendjen
mendore të individëve. Gjithsesi nuk është gjithnjë ky lloj
reflektimi, pasi njerëzit mund të manipulojnë nëpërmjet gjuhës
trupore për të përcjellë mesazhet e gabuara në mënyrë të
qëllimtë.
• Fëmijët e kanë të vështirë të manipulojnë dukjen e tyre, duke u
rritur ata perfeksionohen në këtë gj. Një person mund të qeshë
dhe kur nuk ndihet mirë dhe të përcjellë mesazhin sikur ndihet
mire.
• Vëmendja që i jepet komunikimit me gjuhën trupore është po aq e
rëndësishme sa edhe gjuha verbale. Kjo i lë individët autikë ne
disavantazh në një botë të populluar nga individët neurotipikë të
cilët dinë se si ta përdorin gjuhën e tyre trupore.

22

23

Atëherë kur gjuha trupore nuk është sinkron me gjuhën e


shprehur

24

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 8


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

25

Verbëria e mendjes dhe Autizmi

•“Verbëria mendore” është përdorur për herë të parë nga Simon Baron-Cohen,
është paaftësia për të krijuar njohje për aspektin mendor të një qenie tjetër
njerëzore. Shpesh rezulton si paaftësi për të mbeldhur informacionin e duhur për të
dhënë përgjigjjen e duhur.( çSA dhe çrregullime të tjera).

•Përgjithësisht fëmijët me autizëm, mund ti mësojnë përmendësh këto gjëra apo


kuptojnë intelektualisht por jo emocionalisht situatën.

•Termi “ verbëri e mendjes” është një përshkrim shumë i mirë se si individët në


Spektrin e autizmit mund të sillen me të tjerët, gati si me objektet. Nuk e mendojnë
se të tjerët kanë “mendje” edhe pse dukshëm ata e kanë.

• Fëmijët me autizëm mund të mësojnë të “lexojnë” disa të dhëna jo-verbale por


me aq informacion sa kemi, truri mëson ndryshe dhe informacionin e marrë e
përdor në mënyrë të gabuar.

26

Verbëria e mendjes dhe Autizmi.....


• Natyrshëm, individet me autizëm luftojnë me konceptet e
ndershmërisë dhe verbërinë e mendjes ( ti thuash dikujt se
duket shumë keq është e ndershme por nuk është e
ndjeshme dhe pasoja është lëndimi, zemërimi), shpesh na
ndodh të mos e themi të vërtetën në momente të tilla. Të
mos bëjmë komente të papërshtatshme në lidhje me
pamjen, dukjen, erën, veshjen e personave të tjerë edhe pse
këto nuk na pëlqejnë.
• Individët me autizëm e kanë të lehtë ndërveprimin me
kafshët shtëpiake pasi janë me të parashikueshme se sa
njerëzit për sa i përket dukjes dhe sjelljes së tyre, kafshët
nuk gënjejnë dhe nuk shtiren. Natyra njerëzore është shumë
e sofistikuar dhe jo e thjeshtë për tu kuptuar, nëse personi
nuk është i pajisur me aftësitë për të vëzhguar, mbledhur
informacion dhe të dalë në përfundime te se gjithe kesaj.

27

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 9


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Të kuptosh emocionet e tjetrit duke u bazuar


tek dëshirat e tij/saj.

1. Anës I pëlqejnë shumë kukullat barbi.


A. Si do të ndihet ANA nëse mami i ble një libër për dhuratë?
B. Si do të ndihet Ana nëse mami i ble një kukull barbi?
----------------------------------------------------------------------------
2. Olit i pëlqen shumë coca-cola por e urren qumështin . Si do të ndihet Oli,
nëse shoku I tij Tomi, I hedh qumësht në enën e coca-cola-s?
Fëmijët në moshën 4 vjeçare, do të përgjigjen sipas interesit të tyre.
Fëmijët e moshës 5-6 vjeçare do të përgjigjen duke përdorur informacionin
që kanë mbi dëshiren e Anes apo te Olit.
- Kjo gjë na shërben përgjatë gjithë jetës për të njohur, kuptuar dhe reaguar
sipas informacionit qe kemi marrë.

28

Lidhja Aftësitë Gjuhësore - TEM


• Gjendja mendore apo emocionale e fëmijës e vëzhguar nga
prindi zëvendësohet, përkthehet në fjalë “Do akoma biskota?”
apo “ Vrave këmbën?”
• Pjesëmarrja në një bisedë e ekspozon fëmijën kundrejt
perspektivave të ndryshme.
• Përvetësimi I fjalorit nga ana e fëmijës duke përdorur fjali të
tilla duke kërkuar “dua”, “mendoj”, “di”, këto e lejojnë fëmijën
që të shprehet në forma të ndryshme dhe kjo e lejon fëmijën
që të arsyetojë në lidhje me sjelljet dhe veprimet e të tjerëve.
• Mqs ekziston lidhje e ngushtë midis gjuhës dhe TEM na jep në
informacion më të plotë ne që punojmë me fëmijët për të
kuptuar sfidat dhe zhvillimin e TEM duke ndërhyrë më
strategjinë e duhur për të siguruar zhvillimin gjuhesor si fillim

29

Si të kuptojmë mendimet dhe qëllimet e


tjetrit
• Mosha 4-5 vjec
• Fëmijët e moshës 4 deri 5 vjec zhvillojnë këtë shkallë të TEM e cila ka të
bëjë më parashikimin e ndjenjës apo të mendimit të tjetrit.
• Dëshirat e ndryshme. (“të kuptosh dëshirën ”) – njerëz të ndryshëm duan
gjëra të ndryshme, në mënyrë që të marrin atë çka duan ata sillen në
mënyra të ndryshme.
• Besime të ndryshme (“të kuptosh të menduarit”) – njerëz të ndyshëm
kanë besime të ndryshme por potencialisht të vërteta për të njëtën gjë,.
Veprimet e njerëzve janë të bazuara në atë çka ata mendojnë se do të
ndodhë.
• Aksesi në informacion (“të kuptosh se ajo që shikon të drejton tek ajo
çka di)– të mos shohësh do të thotë të mos dish. Nëse dikush nuk e ka
parë dicka, ju duhet informacion shtesë për të kuptuar situatën.
• Besimi (“Të kuptosh besimet e rreme ”) – ndonjëherë njerëzit besojnë
gjëra të cilat nuk janë të vërteta dhe ata sillen sipas asaj që besojnë
• Një detyrë klasike për të testuar besimin e rremë “ është “Selly dhe Anna”

30

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 10


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Si të kuptojmë mendimet dhe qëllimet e tjetrit


• Mosha 6-11 vjec
• Këtu përfshihet parashikimi I mendimit apo I ndjenjës të tjetrit duke e
njohur mendimin apo ndjenjën e tjetrit apo se çfarë do të mendojë dhe
ndjejë. Ky lloj të menduari përfshin një kombinim të njohjes, emocionit
dhe mendimit.psh ( Ema po mendonte nëse Timi e besonte atë që Ami
tha)dhe të kuptuarit e ...

• GENJESHTRËS-SARKAZMËS apo hileve sociale apo të thënit e diçkaje pa


qëllim për të lënduar tjetrin por që tjetri mund të lëndohet.

• Fëmijët e përvetësojnë këtë lloj kuptueshmërie midis moshës 6 -11 vjeç.


Disa argumentojnë se TEM zhvillohet përgjatë gjithë jetës duke
akumuluar më shumë eksperiencë me njerëzit dhe me sjelljet e tyre.
(Miller, 2012; de Villiers et al, 2014).

31

SI TA MESOJME TEM TEK INDIVIDET ME


ÇSA
• Stabilizo përfshirjen e fëmijës – Westby et al (2014)
• Sygjero aktivitete të cilat përfshijnë një ndarje emocionale dhe përjetim të
përbashkët përgjatë aktiviteteve ballë për ballë në mënyrë që të inkurajohet fëmija
për të vënë re se cfarë po bëjnë të tjerët dhe gjithashtu të marrë vëmendjen e të
tjerëve dhe ta drejtojë tek vetja.

• Syno inicimin dhe përgjigjjen kundrejt vëmendjes së përbashkët.


• Këto janë aftësi të ndryshme dhe kërkohet të ndërhyhet në mënyrë të vecantë sepse
duke punuar vetëm me njërën nuk te sjell patjetër përmirësime në tjetrën

• Mesoji lojën e pretenduar –Loja e pretenduar konsiderohet si një aftësi paraardhëse


I TEM. Kur fëmija mund të “bëjë sikur” ata duhet të sinkronizohen me perspektivën
e të tjerëve. Kur fëmijët marrin një rol gjatë lojës së pretenduar I inkurajon që të
mendojnë rolin që kanë marrë dhe të shohin nga perspektiva e personazhit të tyre
pra bëjnë ‘’zhvendosjen në vend të tjetrit’’

32

SI TA MESOJME TEM TEK INDIVIDET ME ÇSA


• Modelo “bisedën përfshirëse ” – bisedat nënë-fëmijë e cila shumë
shpesh na shpalos gjendjen mendore, të cilat duket se e rrisin me
sukses zhvillimin TEM te fëmijët me autizem. “Oh, ti do një
biskotë?” ose “Mos u shqetëso, mendove se kisha ikur por jam
këtu, në të gjitha këto emocioni dhe empatia e prindit janë të
prekshme! Gjjithashtu ndihmohet për të kuptuar perspektivën e
tjetrit “Ana duket e gëzuar, duhet ti ketë pëlqyer shumë dhurata
që mori”

• Librat me histori – Të kuptuarit e gjendjes së personazheve është


ajo që I jep kuptim një historie. Për shembull : për të kuptuar
besimet e rreme është që “Kësulëkuqja vërtetë mendon se ujku
është gjyshja e saj”.

• Duke folur për personazhet, për ndjenjat e tyre, mendimet e tyre


idetë e tyre dhe reagimet e ndryshme të tyre dhe çfarë do të bëjnë
personazhet më vonë, ndihmon në zhvillimin e TEM, të gjitha këto
jo vetëm lexohen por edhe diskutohen me fëmijën, realizohen në
formë dramatizimi dhe role play.

33

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 11


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

TEKNIKAT E PERDORURA GJATE PUNES ME


FEMIJET E CSA-
• Terapia ABA( Analiza e Aplikuar e Sjelljes)
• Mbeshtetje
• Identifikimi I pikave te forta te femija
• Identifikimi I aftësive per t’u mësuar
• Nxitja dhe teknikat përforcuese
• Modelimi nëpërmjet imitimit
• Mbajtja e të dhënave dhe shënimeve të shkruara për ecurinë e
fëmijës(dosje )
• Mbajtja e videove të herë pas hershme për të monitoruar progresin
• Teknikat e korrektimit të sjelljeve të papërshtatshme
• Dhënia e përgjegjësive të vogla dhe detyrave të shkurtra
• Role play në grup
• dramatizimi i një përralle ipas personazheve
• Ndjekja e filmave pa zë po pa gjuhë reale në film (pinguini pingu, delja
shawn etj)

34

ÇFARË ËSHTË NJË ‘’HISTORI SOCIALE’’?


• Historitë sociale janë një mjet mësimor I cili mbështet individët në
spektër në çdo lloj moshe, profesionistët dhe prindërit e fëmijëve për
të pasur një këmbim informacioni të sigurt dhe kuptimplotë.
• Zgjidhet një temë që I përshtatet dëgjuesit
• Ka tekst dhe ilustrim sipas situatës
• Historitë sociale janë histori të individualizuara të cilat trajntojnë një
situatë sociale për të cilën një individ ka nevojë që të mësojë:
A. Histori sociale për Bindjen e rreme
B. Histori sociale për bindjen e fshehur
C. Histori sociale mbi bindjen e fshehur që përfshijnë bindjen e rreme
D. Zbulimi i hapave të gabuar

35

Si duhen trajtuar gjërat në perspektivëne tjetrit


duke përdorur figurat?

36

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 12


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Duke përdorur një figurë dhe shembuj nga faza 1, drejtojini


nxënësit tuaj këto pyetje:
•Cfarë mund të jetë duke menduar ose duke thënë djali i vogël?
Si e kupton këtë? Cfarë të bën që të mendosh kështu?
•Cfarë mund të jetë duke menduar ose duke thënë nëna? Cfarë
të bën të mendosh kështu?
•Cfarë mund të jetë duke menduar fëmija i vogël? Cfarë të bën
që të mendosh kështu?
•Cfarë mendon se është duke menduar ose duke thënë vajza e
vogël? Cilat janë sinjalet? Cfarë mendon se mund të bëjë ajo më
pas?

37

Orientimi i dëgjuesit dhe sqarimi i mesazhit


• Samanta po zbavitej tek shtëpia e Alisës duke interepretuar ‘’Tre
derrkucët’’. Nëna e Samantës erdhi për ta marrë, Samanta vrapoi
tek dera dhe pyeti: ‘’A mund ta shemb shtëpinë e fundit?’’. Nëna e
Samantës sikur u hutua. A e dinte nëna e Samantës për çfarë e
kishte fjalën ajo?
• Çfarë duehj ti kishte thënë në fillim Samanta?

38

BINDJA E RREME
• Mbrëmë kur ishin në gjumë, në shtëpinë e Sloan, ikën dritat. Kur bie
zilja të nesërmen në mëngjes, ora tregon 6:30 e mëngjesit, por në të
vërtetë është 7:30 e mëngjesit. Autobuzi i shkollës vjen gjithnjë për
ta marrë Sloan-in në 7:30. Sloan ngrihet, bën një dush, ha dhe
vishet. Kur mbaron mëngjesin ora shënonte 7:20 por në të vërtetë
ishte 8:20 e mëngjesit. Çfarë mendon se do të bëjë Sloan më pas?
Jep shpjegime

39

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 13


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

HISTORITE SOCIALE
• Endrju është shumë zbavitës dhe të 15 fëmijët e tjerë të klasës e pëlqejnë
dhe duan të bëhen shokë me të. Për ditëlindjen e tij, Endrju organizon një
festë, por nëna e tij thotë se mund të ftojë vetëm pesë fëmijë nga klasa.

• Pasi femijes I lexohet kjo histori, I drejtohen pyetje te qellimshme per te


kuptuar se si femija perdor, empatine, perspektiven e tjetrit

• Si do të ndihen fëmijët e tjerë nëse Endrju fton vetëm pesë fëmijë përpara
të gjithëve?
Ketu parashikon emocionin e te tjereve duke perdorur empatine dhe
vendosjen e vetes ne perspektiven e tjetrit.
Kur do të ishte një kohë e mirë për t’i ftuar pesë fëmijët?
Ketu perdor perspektiven e tjetrit duke parashikuar emocionin e
shokeve te pa ftuar ne feste
- Si do të ishte një mënyrë e mirë për t’i ftuar ata nëse i gjithë grupi qëndron
bashkë gjatë gjithë ditës në shkollë?
- Mendon menyra te ndryshme dhe jep opsionet me te pershtatshme ne
menyre qe te tjeret te lendohen sa me pak.

40

HISTORITE SOCIALE
• Po afron ditëlindja e Katerinës dhe Katerina vërtet
shpreson që të marrë një kalë lodër për t’ia shtuar
koleksionit të saj.

- Si do të ndihet ajo nëse e merr kalin që ka shpresuar?


- Si do të ndihet ajo nëse nuk merr një kalë lodër për
ditëlindje? (Variante: Zëvendësoni me emra fëmijësh të
ndryshëm si dhe dhurata dhe festa të tjera.)

• Emilia konkurron në konkursin e patinazhit. Ajo vërtet


dëshiron që të fitojë. Si do të ndihet Emilia nëse fiton? Si
do të ndihet ajo nëse nuk fiton? Si mund të ndihej nëse
fiton shoqja e saj? (Variante: Zëvendësoni me konkurse
të ndryshme sportive ose lloje garash të ndryshme.)

41

BINDJA E FSHEHUR
• Beni grisi pa dashje një kukull prej letre që kishte bërë Mria. Kur e pa
se çfarë kishte bërë, shkoi drejt e tek Maria, e pa drejt në sy dhe
tha:’’Oh Maria, më vjen vërtetë keq. A do të të ndihmoj që të bësh
një tjetër’’?
• A mendon se Maria e besoi se Benit i vinte vërtetë keq?
• Cfarë mendon se mund të ndodhte më pas?

42

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 14


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Bindja e fshehur që përfshin bindjen e rreme


• Beni dhe Maksi ishin ulur në një stol të parkut. Maksi po i tregonte
Benit një histori shumë zbavitëse. Pikërisht kur Beni filloi të qshte
me historinë e Maksit, një djalë i vogël i cili nuk e kishte dëgjuar
historinë, u pengua dhe gërvishti gjurin ngjitur me Maksin dhe
Benin. Djali i vogël dëgjoi Benin duke qeshur dhe i hodhi atij
vështrim shumë të zemëruar.
• Cfarë mund të kishte menduar djali i vogël?
• Pse po qeshte Beni?
• Kush keqkuptoi kë?

43

ZBULIMI I HAPAVE TË GABUAR


• Sendi dhe nëna e saj po binin akullore tek dyqani i akulloreve pranë
shtëpisë të tyre. Gruaja që shërbente akulloren ishte shumë mbi
peshë. Kur ajo e pyeti Sendin se sa të madhe e donte akulloren,
Sendi iu përgjigj: ‘’ Oh, vetëm një të vogël, s’dua që të
shëndoshem’’. Gruaja që po shiste, tha ‘’ah, dakord’’, por u duk
paksa e trishtuar teksa i zgjati Sendin kaushin me akullore.
• Si u ndje gruaja? E trishtuar, e fyer, e zënë ngushtë
• Pse? (ishte e shëndëshë dhe Sendi e kishte komentuar si një gjë të
padëshirueshme)
• Morali: Nuk bëjmë komente për peshën pranë personave që janë
mbi peshë

44

REFERENCA

- Teaching perspective taking skills to autistic children- Lynn cohEn brennan,


Super duper publications
• Geoffrey Coëley, "Understanding Autism," Newswëk, July 31, 2000.

• Simon Baron-Cohen, "First lessons in mind reading," The Times Higher


Education Supplement, July 16, 1995.

• Uta Frith, UCL Institute of Cognitive Neuroscience, Review: Mind - - Blindness


and the Brain in Autism, Neuron, Vol. 32, 969–979, December 20, 2001,
http://www.icn.ucl.ac.uk/2001/frith01Neuron.

• Suddendorf, T., & Whiten, A. (2001). "Mental evolution and development:


evidence for secondary representation in children, great apes and other
animals." Psychological Bulletin, 629-650

45

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 15


Trajnues: Ma. Gentiana Kapllani 12.11.2022
Trajnues: Ma. Silvi Mihali

Adresa: Rr. “Don Bosco”, Pall 11, Tirane, Shqiperi


Cel. +355 675418855

E-mail: abaprogramalbania@yahoo.com
NUIS: L92104030A
Fb: ABAProgram Albania
Insta:abaprogramalbania

46

Adresa: Rr. “Anibal Pasha”, zona Xhamlliku, Tirane,


Shqiperi
Cel. +355 695246175

E-mail: qendraabawelovechildren@yahoo.com
NUIS: L62030002D
Fb: qendra ABA Tiranë
Instagram: qendraabawelovechildren

47

Teoria e Mendjes dhe Komponentet e saj 16

You might also like