Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 12

LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
1.1 MODELET E SISTEMEVE SHËNDETËSORE

Niveli i zhvillimit dhe të organizimit të shtetit në vende të ndryshme ka sjellë si domosdoshmëri


edhe organizimin dhe evoluimin e sistemit shëndetësor në to. Vende të ndryshme në përputhje
me zhvillimin e tyre, sistemet politike me të cilët ato qeverisen dhe me filozofinë e ndërtimit
të shtetit kanë përqafuar modele të ndryshme të organizimit shëndetësor. Në asnjë vend nuk
mund të themi se në këtë kohë ku ndikon shumë globalizimi, që ka një sistem të pandikuar nga
asnjë element të sistemeve të tjera. Në kohët e sotme dallojmë qartë disa lloj sistemesh
shëndetësore.

• Modeli Bismark. Ky sistem u aplikua dhe u ligjërua që në vitin 1883. Ndër parimet e
këtij sistemi është bashkëfinancimi i kontributit të detyrueshëm nga punëmarrësi dhe
punëdhënësi në raportin 1:1. Këto lloj skemash mbulojnë gjithë popullatën dhe nuk
kanë qëllim fitesën. Modeli Bismarck ndeshet në Gjermani, Hollandë, Japoni, Zvicer,
shumicën e vendeve ish-socialiste si dhe vendet e Amerikës Latine.

• Modeli Beverigde. I njohur gjërësisht edhe si Modeli i Shërbimit Kombëtar


Shëndetësor. Ky model u zbatua që në vitin 1942 në Britanin. Në themel të funksionimit
të tij është financimi i kujdesi shëndetësor nga qeveria nëpërmjet taksimit të
përjithshëm. Pra kemi të bëjmë me financim publik dhe dhënie të shërbimeve
shëndetësore publike. Ky model zbatohet në Britaninë e Madhe, Spanjë, Vendet
Skandinave, Zeland e Re etj.

• Modeli Semashko. Ky model ka shërbyer për të gjitha vendet e is Bashkimit Sovjetik


dhe vende të tjera ku ky organizim politik kishte ndikimin e tij. Si model organizimi
shëndetësor u aplikua që më 1920 dhe në thelb ka të bëjë me centralizimin e shërbimeve
shëndetësore. Gjithcka planifikohej nga shteti dhe nuk njihej koncepti i operatorëve
privatë.

• Modeli i pagesës nga xhepi (out of pocket). Ky është modeli më i vjetër i shërbimeve
shëndetësore dhe ka në thelb financim privat dhe dhënie private të shërbimeve
shëndetësore. Ky lloj modeli haset në vende shumë të varfra të botës së tretë ku si pasojë
e problemeve të shumta në organizimin e shtetit sektori i shëndetësisië ka pak ose
pothuaj aspak vëmendje dhe mundësi për ta mbështetur.

1.2 CFARË JANË POLITIKAT SHËNDËTESORE

1
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
Për të kuptuar se cfarë është politikbërja shëndetësore duhet fillimisht të ndalemi te koncepti i
politkbërjes i cili nënkupton vendimëmarrjen nga ata që kanë përgjegjësi për një cështje të
caktuar. Duke qenë se shëndetësia është një sektor publik duhet t’i referohemi politikave
publike me të cilën nënkuptojmë politkat shtetërore për sektorin publik.
Me politika shëndetësore kuptojmë veprimet (mosveprimet) që ndikojnë në veprimtarinë e
institucioneve publike, institucioneve shëndetësore (publike ose private), shërbimeve dhe
procedurave që ata ofrojnë për pacientët.
Prioritetet e politikave shëndetësore synohen të arrihen për një kohë të caktuar. Nisur nga ky
fakt politikat shëndetësore janë të niveleve të ndryshme duke u nisur nag ai vendor, kombëtar
dhe ndëkombëtar. Politikat shëndetësore mund të jenë tërësore (si p.sh reformimi i thellë i
ndërmarrë përgjatë viteve 90 në Shqipëri) apo të pjesëshme .

1.2.1 QËLLIMI I POLITIKAVE SHËNDETËSORE


1. Planifikimi i ecurisë së mbarëvajtjes së shëndetit.
2. Informimi, edukimi dhe komunikimi si mundësi për të fuqizuar bashkëveprimin me
grupet e interesit.
3. Ofrimi i politikave të reja, të përditësuara dhe bashkëkohore.
4. Përmirësimi i aksesit ndaj shërbimeve shëndetësore të polullatës.
5. Ruajtja e eficencës përmes kontrollit të saktë të kostos së shërbimeve shëndetësore.
6. Vendosja në axhendën e politkbërësve të cështjeve shëndetësore. (33)

1.2.2 DREJTIMET KRYESORE TË POLITIKAVE SHËNDETËSORE


Në përputhje me direktivat e OBSH-së, politikat shëndetësore bashkëkohore kërkohet të
ndikojnë në përmirësimin e shëndetit vecanërisht në drejtim të :
I. Kujdesit për pacientët
II. Parandalimit (Vaksinim; Imunizim; Survejancë; Depistim etj.)
III. Promocionit të shëndetit dhe i mënyrës së shëndetshme të jetesës.
IV. Veprim ndaj përcaktuesve të shëndetit (në njëfarë mënyre d.m.th. luftë ndaj varfërisë).
(34)

1.2.3 PROCESI I POLITIKBËRJES SHËNDETËSORE


Procesi i politikbërjes studion mënyrën në të cilën politikat realizohen. Fazat në të cilat kalon
procesi i politikbërjes renditen si më poshtë:
1. Identifikimi i problematikave: Kjo fazë indikon se si cështje të caktuara bëhen pjesë e
axhendës së politikbërësve dhe pse disa cështje nuk gjejnë kurrë vëmendjen e tyre.
2. Formulimi i politikave: Nëse shqyrtojmë me vëmendje formulimin e politikave
zbulojmë se cfarë përfshihet në formulimin e politikave, si është arritur dakordësia te

2
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
këto politika, si ato i janë komunikuar publikuar dhe cfarë roli ka pasur shteti dhe grupet
e interest në të.
3. Zbatimi i politikave: Edhe pse përbën fazën më të rëndësishme ajo shpesh neglizhohet
nga politikbërësit pasi puna e tyre konsiderohet e përmbyllur me hartimin dhe
publikimin e një politike të caktuar .
4. Vlerësimi i politikave: Kjo fazë identifikon se cfarë ndodhi qëkur u zbatua politika, sa
e efektshme ishte ajo, si u monitorua, a i arriti objektivat dhe nëse kishte pasoja. Në
këtë fazë vendimëmarrësit shpesh kanë ndryshuar. .(25)

KONTEKSTI

AKTORET
Individet
Grupet
Organizatat
PËRMBAJTJA
PROCESI(26)

Tabela e ndërveprimit të faktorëvë në politikbërje

1.2.4 RËNDËSIA E POLITIKAVE SHËNDETËSORE

Është faktuar që investimet në fushën e shëndetësisë janë investimi më i mirë që cdo shoqëri
mund të bëjë sepse ai rikthehet. Vendet e zhvilluara me sisteme shëndetësore të konsoliduara
dhe të përparuara shpenzojnë shuma të konsiderueshme nga buxheti i shtetit (mjaftojmë të
përmendim SHBA me rreth 16.8 % të GDP-së) për këto vende vendimëmarrja dhe politikëbërja
shëndetësore ka një rëndësi të vecantë sepse paraqesin edhe vendime ekonomike por jo vetëm.
Nga ana tjetëtr këto politika kanë impakt direkt mbi disa elementë delikatë sic janë jeta dhe

3
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
vdekja (27) në krahasim me natyrën e politikave të tjera sociale që nuk e kanë këtë gravitet në
vendimëmarrje.

1.2.5 AKTORËT QË MARRIN PJESË NË PROCESIN E POLITIKBËRJES


SHËNDETËSORE
Aktorët janë në qendër të të hartimit të politikave shëndetësore sepse ata preken direkt nga to
ose përmes interesave të drejtëpërdrejta që ata kanë ose nëse janë subjekt i këtyre politikave.
Aktorët përpiqen të ndikojnë në procesin e politikbërjes në nivel lokal, kombëtar, rajonal ose
ndërkombëtar. Shpesh ata bëhen pjesë e rrejteve, ndonjëherë të përshkruar si partner, për të
konsultuar dhe vendosur në politikbërje në të gjitha nivelet. Aktorët mund ti grupojmë në:
aktorë shtetërorë(institucionet shëndetësore dhe ato qeveritare) dhe aktorë jo shtetërorë
(pacientët; grupet e interest; shoqëria civile; operatorët privatë etj.).
Në vendin tonë aktorët që marrin pjesë në procesin e politikbërjes shëndetësore mund të
listojmë si më poshtë:
A. Shtetërorë (Qeveria Shiptare; Ministria e Shëndetësisë; Parlamenti dhe të tjera
institucione të rëndësishme shëndetësore)
B. Organizatat ndërkombëtare jo qeveritare (Ëorld Vision)
C. Organizatat kombëtare jo qeveritare
D. Grupet e interest
E. Organizata ndërkombëtare (ËHO, UNAIDS, Banka Botërore)
F. Agjenci bilateral (USAID , SIDA)
G. Organizata financuese (Global Fund)
H. Kompani të sektorit privat (Hygeia; Spitali Amerikan etj.) (28)

1.2.6 FAKTORËT KONTEKSTUAL QË NDIKOJNË NË POLITKBËRJE


Faktorët politikë, social dhe ekonomikë sëbashku ndikojnë në nivel kombëtar dhe
ndërkombëtar.
I. Faktorët rastësorë: Janë faktorë të paqëndrueshëm dhe të rrallë. P.sh fatkeqsitë
natyrore.
II. Faktorët strukturorë: Faktorë relativisht të qëndrueshëm në shoqëri. Përfshijnë sistemin
politik, modelin ekonomik dhe faktorët demografikë.
III. Faktorët kulturorë: ndikojnë në politikat shëndetësore. Psh ndikimet fetare në kulturat
e komuniteteve apo traditat dhe zakonet e tyre ndikojnë në politikat shëndetësore të një
vendi.
IV. Faktorët të jashtëm: ndikojnë kryesisht në bashkëpunimet bilateral mes vendeve. (29)

4
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE

Tabela e ndikimit faktorëve dhe aktorëve në politikbërjen shëndetësore (45)


1.3 POLITIKBËRJA SHËNDETËSORE NË SHQIPËRI

➢ PRIORITETET E POLITIKËBËRËSVE NË SHQIPËRI


Programi politik i një mazhorance harmonizon programet elektorale të partive të koalicionit
dhe padiskutim që këto premtime kërkojnë që politikbërësit të evidentojnë prioritetet për të
hartuar me to një axhendë të caktuar për të përmbushur premtimet elektorale, programin e
partisë apo partive që janë mandatuar nga qytetarët për të “qeverisur” shëndetësinë. Në këtë
drejtim roli i Ministrit të Shëndetësisë pse jo dhe të Kryeministrit janë shumë të rëndësishëm
në evidentimin e prioriteteve dhe përcaktimin e një axhende “qeverisëse” për realizimin e tyre.
Kjo shpjegon pse institucionet shëndetësore fokusohen në cështje të vecanta dhe nuk kanë të
njëjtën vëmëndje edhe për cështje të tjera.
Në zgjedhjet e vitit 2013 një ndër premtimet më të rëndësishme elektorale nga Partia Socialiste
në Shqipëri ishte “Shëndetësia falas” premtim i cili me ardhjen në pushtet përmes fitimit të
zgjedhjeve parlamentare të PS-së orientoi që axhenda e Minsitrisë së Shëndetësisë të orientohej
drejt modelit britanik të National Health Services. Ky prioritet madhor i Misitrisë së
Shëndetësisë solli ndryshimin e disa ligjeve, VKM-ve dhe të tjera rregullove në kuadër të
realizimit të premitimit të dhënë që në mënyrë direkte përcaktonte dhe axhendën për sektorin
e shëndetësisë në Shqipëri.

5
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
➢ NDIKIMI I MEDIAS NË PËRCAKTIMIN E AXHENDËS SË POLITIKAVE
DHE VENDIMIËMARRJES SHËNDETËSORE.
Zhvillimi i medias shqiptare vitet e fundit, kryesisht asaj elektronike dhe asaj online ka sjellë
një ndikim të madh në marrjen e vendimeve të shumta nga ana e vendimëmarrësve në
politikbërjen shëndëetësore në Shqipëri. Kronikat sociale, emisionet investigative, e sidomos
rrjetet sociale përmes impaktit që ato krijojnë kanë detyruar që drejtuesit e sistemit shëndetësor
shqiptar të ndërhyjnë përmes vendimeve dhe jo rrallherë në zgjidhjen e problematikave të cilat
para se të publikoheshin mund të kishin shumë e shumë kohë që nuk gjenin rrugën e zgjidhjes.
Ndikimi i medias në Shqipëri legjitimon cështjen në sytë e publikut dhe mundëson që përmes
sensibilizimit të opinionit publik të gjenerojë edhe zgjidhje vetiake. Gjithashtu nga ana tjetër
janë vetë politikbërësit që shfrytëzojnë fuqinë e medias për të orientuar publikisht cështje,
politika, vendime apo zgjidhje të problematikave të caktuara që ata kanë interes apo objektiva
për të përmbushur.

➢ QEVERIA DHE PARLAMENTI NË PROCESIN E POLITIKBËRJES


Shqipëria është republikë me demokraci parlamentare. Kryeministri ka kompetencat më të
mëdha ekzekutive dhe Presidenti ka kompetenca të reduktuara. Pushteti ekzekutiv është
përgjegjës për mandatin qeverisës që përftohet nga zgjedhjet parlamentare që në kushte
normale kryhen cdo 4 vite. Kryesisht është Ministria e Shëndetësisë e cila propozon politika
shëndetësore për miratim pranë qeverisë dhe përmes qeverisë pranë Parlamentit. Ministria e
Shëndetësisë i propozon Këshillit të Ministrave një projekt-ligj të caktuar. Ky i fundit pasi e
miraton i propozon politikat shëndetësore Parlamentit për miratim. Pasi depozitohen pranë
Parlamentit politikat shendëtësore i adresohen të gjithë komisioneve të përhershme për
mendime, sugjerime dhe vërejtje. Komisioni përgjegjës parlamentar për shqyrtimin e
projektligjeve të shëndetësisë është Komisioni i Shëndetësisë dhe Cështjeve Sociale. Në këtë
komision ftohen për të dhënë mendimet e tyre ekspertë, grupe interesi, drejtues të
institucioneve shëndetësore, grupet që preken nga zbatimi i projekt ligjit në rast se merr
miratimin e Parlamentit për t’u shndërruar në ligj etj. Ata pasqyrojnë qëndrimet e tyre që mund
të jenë pro apo kundër ligjit, japin sugjerime ose amendime të ndryshme. Vërejtjet apo
sugjerimet e tyre miratohen vetëm me shumicën e votive të deputetëve që janë anëtarë të
Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Cështjeve Sociale. Pasi ka marrë miratimin nga
komisionet parlamentare i adresohet Seancës Plenare për miratim. Nëse projekt ligji merr
votbesimin e shumicës së thjeshtë të anëtarëve të Parlamentit i kalon Presidentit për dekretim.
Nëse Presidenti e kthen përmes dekretit ligjin duke mos e miratuar atë, Parlamenti e rishqyrton
sërish në seancë. Nëse merr vendim për të pranuar kthimin e ligjit nga ana e Presidentit, ligji
nuk miratohet. Në të kundërt nëse Parlamenti voton me shumicë të thjeshtë rrëzimin e dekretit
të Presidentit duke miratuar kështu ligjin menjëherë sapo ai hyn në fuqi pas një afati 15 ditor
të botimit në fletoren zyrtare. Duhet theksuar që deputetët kanë të drejtë të kërkojnë edhe
amendime në Seancë Plenare në projekt ligjin e sjellë për miratim.

➢ ROLI I KRYEMINISTRIT NË POLITIKBËRJEN SHËNDETËSORE NË


SHQIPËRI
Qeveria ka autoritetin të drejtojë vendin dhe Kryeministri ka autoritetin e plotë politik për të
nxitur politikbërjen dhe vendimëmarrjen për cështjet shëndetësore. Është në përgjegjësinë e tij
për të përcaktuar nëse shëndetësia do të përbëjë prioritet për axhendën qeverisëse apo jo. Ai

6
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
përcakton ritmin e ecurisë së reformave në sektorin shëndetësor sëbashku me Ministrin e
Shëndetësisë. Në njëfarë mënyre Kryeministri (Kryetar i partisë që fiton zgjedhjet) kontrollon
shumicën parlamentare ndaj version i miratuar i ligjit që paraqet qeveria për miratim varet
shumë edhe nga vullneti i tij personal.

➢ ROLI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË


Ministria e Shëndetësisë është institucioni përgjegjës për politikbërjen në Sistemin Shëndetësor
Shqiptar. Ky institucion në përputhje me prioritetet e qeverisë dhe programit politik mund të
vërë në qendër të axhendës qeverisëse politikat shëndetësore në vënd. Kjo varet nga vullneti
administrativ dhe politik i stafit dhe të vetë Ministrit të Shëndetësisë, por jo vetëm kjo mjafton.
Vec minsitrive të tjera me të cilat lidhet puna e MSh-së është shumë e rëndësishme edhe
Ministria e Financave pasi është ajo që miraton faturën financiare të cdo politike. Shpesh herë
pavarësisht nga vullneti pozitiv, dëshira për të marrë vendimet e duhura për sektorin e
shëndetësisë është e pamundur të përballohet fatura financiare për të realizuar ato dhe si
rrjedhim ato nuk shqyrtohen në instancat vendimëmarrëse.

➢ ROLI I PARLAMENTIT
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë është një nga tetë komisionet e
përhershme të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i këtij komisioni shtrihet në disa fusha dhe
rregullon çështje si shëndetësia, sigurimet shoqërore, marrëdhëniet e punës, familja etj.
Objekti dhe fusha e përgjegjësisë së këtij komisioni është monitorimi i politikave qeveritare në
mbështetje të përmirësimit të sistemit shëndetësor si dhe përfshirja e aktorëve të tjerë në
proceset politikbërëse.
Historiku i Komisionit
Komisioni për Punën , Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë i ka fillimet e aktivitetit të tij që nga
viti 1935 (35) ku mbante emrin Komisioni për Administratën Civile dhe Shëndetësinë dhe ka
mbajtur këtë emër deri në 1937. Në vitet e komunizmit dhe kryesisht në vitet 1958- 1978 (36)
ka ndërruar disa here emërtimin dhe pak a shume edhe fushën e përgjegjësisë: vitet 1958-1962
ka mbajtur emrin Komisioni për Çështjet Social – Kulturore. Në vitet 1970 – 1977(37) ka
mbajtur emrin Komisioni për Shërbimet Shoqëroredhe në vitin 1978 ka marrë emrin Komisioni
për Shëndetësinë dhe Komunën. Në vitet e para të Pluralizmit dhe konkretisht në Viti 1994
shënon fillimin e këtij Komisioni nën emërtimin Komisioni për Arsimin Shkencën dhe
Çështjet Sociale. Në periudhën 1996 – 2001 ka qenë Komisioni i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
së Mjedisit. Në vitin 2005 (38) janë miratuar me vendim të Kuvendit ,Komisionet e përhershme
parlamentare me emërtimet aktuale dhe quhet Komisioni për Punën , Çështjet Sociale dhe
Shëndetësinëduke e shtrirë më gjerë fushën e përgjegjësive të veta. Aktiviteti i këtij Komisioni
është i përqendruar kryesisht në Çështjet Sociale dhe Shëndetësore dhe këto dy funksione e
bëjnë atë të ketë një interes të veçantë për publikun. Komisioni për Punën , Çështjet Sociale
dhe Shëndetësinë ka tashmë një eksperiencë të konsoliduar në këtë proces dhe puna e tij është
gjithnjë në rritje për përmirësimin e zhvillimit, social dhe shëndetësor.
Baza ligjore e Komisionit për Punën , Çështjet Sociale dhe Shëndetësinëështë e përbërë nga:

7
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
• Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ndryshuar, Miratuar me ligjin nr 88/2012,datë
18.09.2012.
• Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë e ndryshuar viti 2013.

Funksionet e Komisionitpër Punën , Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë


Funksionet e Komisionit për Punën , Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ndahen kryesisht në:
a. Funksioni legjislativ
b. Funksioni kontrollues

a. Funksioni Legjislativ
Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Rregulloren e Kuvendit, Kuvendi
është institucioni ligjbërës. Më këtë kompetencë kuptohet bërja e ligjeve.Në këtë kuadër,
Komisioni për Punën , Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrton projektligjet e propozuara.
- Procesi ligjbërës
Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, funksioni kryesor i Kuvendit është
funksioni legjislativ. Në këtë kuadër, Komisioni për Punën , Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
shqyrton të gjitha nismat ligjore që lidhen me fushën e tij të përgjegjësisë.
Komisioni duke u mbështetur në programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit harton
kalendarin e punës së tij për 3 javë sipas dokumentit referues, ku përcaktohen projektligjet që
do të shqyrtohen. Për çdo nismë ligjore, komisioni përcakton një relator.
Komisioni, bazuar në kalendarin e punës së tij, zhvillon mbledhjet sipas rendit të ditës. Të ftuar
për të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit janë përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave, të
cilët zakonisht janë përfaqësuesit e ministrisë e cila ka inciuar nismën ligjvënëse. Gjatë
shqyrtimit në parim të projektligjit, anëtarët e komisionit pasi dëgjojnë mendimin e relatorit, i
drejtojnë pyetje përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave.Pas votimit në parim, projektligji
votohet nen për nen. Gjatë votimit nen për nen, anëtarët e komisionit paraqesin amendamentet
në rast se ka me qëllim përmirësimin e përmbajtjes së neneve të projektligjit.Në përfundim
projektligji votohet në tërësi. Me miratimin e projektligjit, Komisioni harton një raport i cili i
dërgohet Komisionit përgjegjës (kur është për dhënie mendimi) dhe seancës plenare.
Në rastin e shqyrtimit të projektligjeve, të cilat përcaktojnë të drejta dhe detyrime për grupe të
caktuara interesi, komisioni mund të zhvillojë një seancë dëgjimore publike, në të cilën ftohen
grupet e interesit për të dhënë mendimin e tyre për projektligjin.
- Shqyrtimi i Buxhetit
Për sa i përket projektligjit të Buxhetit të Shtetit, Komisioni e shqyrton atë paralelisht me
Komisionet e tjera por në komision shqyrtohet nga pikëpamja e reflektimit të nevojave në
fushat kryesore që mbulon si (marrëdhëniet e punës,çështjet sociale,sigurimet
shoqërore,familja ,gruaja dhe shëndetësia), nevojat specifike të Ministrive përkatëse si dhe
reflektimi në Buxhet i ndihmës komunitareedhe nëpërmjet instrumenteve të saj.
Për projektligjin për Buxhetin, komisioni zhvillon seanca dëgjimore me Ministritë përkatëse
për çështje sociale dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe me përfaqësues të lartë të këtyre
Ministrive, për shqyrtimin në parim dhe nen për nen, në respektim të Rregullores së Kuvendit.

8
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE

b. Funksioni kontrollues
Me anë të funksionit kontrollues komisioni mbikqyr nëse ligjet janë të zbatueshme. Komisioni
ka disa instrumente për ushtrimin e këtij kontrolli të cilat janë: seancat dëgjimore publike,
thirrja e ministrave për të dhënë shpjegime dhe sqarime për probleme të fushave ku ata janë
individualisht përgjegjës si dhe kryerja e kontrolleve apo kërkimi i dokumentacioneve nga
institucionet përgjegjëse që komisioni i konsideron të nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje
të caktuar. (43)

➢ ROLI I GRUPEVE TË INTERESIT NË POLITIKBËRJEN SHËNDETËSORE


Në hartimin e një politike të caktuar janë shumë të rëndësishme grupet e ndryshme të interesit
pasi ata janë aktorë dhe faktorë në hartimin e një politike të caktuar. Në këtë drejtim njohja e
rolit të tyre, mundësive që ata kanë është shumë e rëndësishme për të vlerësuar drejt procesin
politikave shëndetësore.
Funksionet e grupeve të interesit:
a) Pjesëmarrja: Grupet e interesit përfshihen në procesin e politikbërjes duke marrë pjesë
në të.
b) Përfaqësimi: Grupet e interesit përzgjedhin përfaqësuesit e tyre në procesin e
politikbërjes duke ofruar kështu për këtë proces të rëndësishëm pikëpamjet e tyre mbi
hartimin e politikave të caktuara, zgjidhje të mundshme në favor të grupit që ata
përfaqësojnë dhe më gjërë.
c) Edukimi politik: Është e rëndësishme që grupet e interesit të kuptojnë saktë etapat në
të cilat kalon vendimëmarrja dhe politikëbërja shëndetësore, aktorët që e mundësojnë
atë si dhe periudhat kur mund të ushtrojnë ‘’presionin’’ e tyre.
d) Motivimi: Angazhimi i grupeve të interesit në një proces hartimi të një politike të
caktuar mund të rezultojë mjaft frytdhënës në drejtim të angazhimit të mëtejshëm të
tyre në angazhimin qytetar duke kontribuar edhe në politika të ndryshme në të ardhmen
në të mirë të grupit që ata përfaqësojnë dhe të komunitetit në tërësi. (30)
e) Mobilizimi : Duke mobilizuar në mënyrën e duhur kapacitetet e grupit që ata
përfaqësojnë subjekte në një grupi interesi madje mund të ndërveprojne edhe me faktorë
dhe aktorë të të tjerë duke krijuar një sinergji të fortë reaguese për të ushtruar presionin
e nevojshëm për të arritur qëllimet dhe objektivat e duhura.
f) Monitorimi: Kjo fazë është një funksion mjaft i rëndësishëm i grupeve të interesit i cili
shërben si një presion konstant për politikbërësit dhe zbauesit e politikave që ta zbatojnë
atë në mëndyrën e duhur por edhe për të evidentuar problematikat e ndryshme që mund
të sjellë zbatimi i tyre duke tentuar gjithmonë të korrigjojë ato.

➢ ZBATIMI I POLITIKAVE SHËNDETËSORE

9
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
Ka teori të hershme në raport me mënyrën sesi politikat në përgjithësi marrin jetë duke u
zbatuar. Ekzistojnë dy modele të zbatimit të politikave. E para është ‘’nga lartë poshtë’’ dhe e
dyta ‘’ nga poshtë – lartë’’. Qasja e modelit të parë ngjan më shumë me një proces linear, të
vazhdueshëm dhe mundëson ndarjen e qartë midis hartuesve të politikave dhe zbatuesve të
tyre. Rrjedhimisht krijohet një hendek midis këtyre pritshmërive dhe realitietit konkret në
zbatim sepse politikbërësit duke mos pasur lidhje të ngushtë me realitietin kanë një deficit në
kuptimin e nevojave të sistemit për të minimizuar hendekun.
Mënyra më efikase e zbatimit të politikave është kur qëllimet e tyre janë qartësisht të
përcaktuara dhe të kuptuara sa më gjërë ndër zbatuesit dhe atyre që u ofrohet si shërbim,
burimet financiare, teknike dhe administrative janë në funksion të qëllimit. (31)
Modeli tjetër ‘’nga poshtë – lart’’ i mundësojnë kryesor zbatuesve deri në ndryshimin e
politikave implementuese dhe objektivavev të vetë politikave.
Tabelë krahasuese midis dy modeleve të zbatimit të politikave.

KARAKTERSITIKAT MODELI ‘’LART – POSHTË’’ MODELI ‘’POSHTË – LART’’


Pikënisja Qeveria qëndrore Zbatuesit lokal
Identifikimi i faktorëve Qeveria Qeveria dhe zbatuesit
kryesorë
Procesi i politikbërjes Proces racional. Duke u nisur nga Proces interaktiv duke përfshirë
identifikimi i problematikave deri në politikëbrësit dhe zbatuesit të të gjithë
formulimin e politikës. niveleve në të cilin politikat
ndryshojnë edhe përgjatë
implementimit.
Fokusimi Sistem i ngritur mbi bazën e strukturave Bashkërendim i faktorëve dhe aktorve
të përcaktuara nga qeverisja qëndrore në mënyrë që të predominojë
pikëpamja e zbatuesve në hartimin e
politikave

Burimi: (32)
➢ POLITIKAT SHËNDETËSORE NË SHQIPËRI PËRGJATË DY DEKADAVE
TË FUNDIT

Me ndryshimet e sistemeve politike që u shënuan me zvillimet politike të viteve 91 dhe 92


Shqipëria pësoi shndërrime dhe reformat ë thella në të gjithë sektorët. Ndër to edhe sistemi
shëndetësor u përfshi në politika të strukturuara për të reformuar sistemin shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë paraqiti një set reformash me anë të të cilëve synonte nxjerrjen nga
kolapsi të sistemit shëndetësor dhe modernizimin e tij bazuar në eksperiencat perëndimore.
Konkretisht MSH prezantoi në Korrik të viti 1993 startegjinë e saj me politika konkrete se si
ajo do të ndërhynte në sistemin shëndetësor të asaj kohe. Dy objektivat madhor të kësaj
strategjie ishin:
a) Parandalimi i përkeqësimit të mëtejshëm të shërbimit shëndetësor
b) Implementimin e një skeme të qëndrueshme financimi i cili do të mundësonte shërbime
efikase ndaj popullatës. (39)
Synime të tjera të rëndësishme të këtyre politikave shëndetësore ishin:

10
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
a) sigurimi i cdo shërbimi parandalues dhe shumicën e shërbimeve curative me një cmim
të përballueshëm për popullsinë;
b) promovimi dhe mbështetja e formave të shëndetit që mundësojnë alternativën më
efikase për përmisimin e shëndetit kundrejt cmimit më të lirë;
c) shëndërrimi i shërbimit parësor në epiqendrën e kujdesit shëndetësor;
d) futja e elementëve të tregut në financimin e shërbimeve shëndetësoreto;
e) dhënia e kompetencave të nevojshme menaxhuese ndaj njësive të administrimit vendor
në lidhje me kompetencat mbi pjesë të caktuara të sistemit shëndetësor;
Falë politikave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë së kësaj periudhe u racionalizua rrjeti
i qëndrave shëndetësore madje një pjesë e spitaleve u shndërrua në qëndra shëndetësore,
mbajtja e spitaleve të qyteteve të cilat ofronin 4 shërbime bazë ndërsa spitalet e qyteteve
kryesore të prefekturave tashmë ofronin 12 shërbime shëndetësore. U ndërhy në infrastrukturën
e njësive më të rënduara. Ndër risitë dhe arritjet e këtyre politikave mund të evidentojmë:
▪ Pacientëve iu mundësua të zgjidhnin mjekun që ata preferonin.
▪ U rrit buxheti për shëndetësinë
▪ U ligjërua sipërmarrja e sektorit privat. Pothuaj u privatizua i tërë shërbimi
stomatologjik dhe ai farmaceutik.
▪ U krijua Urdhri i Mjekëve
▪ U shënuan arritje në drejtim të burimeve njerëzore sepse duke mundësuar programe
trajnimi për persoanelin shëndetsor, hapjen e programeve akademike për infermierë në
disa universitete të vendit, u hodhën bazat e një programi për edukimin në vazhdim si
dhe programe kualifikimi në menaxhimin shëndetësor dhe shëndetin publik;
▪ U arritën sukse sa I përket decantrilizimit të shërbimeve shëndetësore si dhe përshtatja
e tij në raport me organizimin territorial.
▪ Hapja e tregut farmaceutik për barna të eksportuara nga vende të ndyshme rritën
cilësinë e mjekimit. Gjithashtu në këtë drejtim zbatimi i politikave të reja në këtë sector
mundësuan praktika të reja për regjistrimin, licensimin dhe kontrollin e barnave.
Kompanitë shtetërore të prodhimit farmaceutik u privatizuan.
▪ Janë bërë invesitme në informatizimin shëndetësor.
▪ U zbatuan programe të shumta me fokus shëndetin publik. Vecanrësiht kanë rezultuar
të suksesshme programe në planifikimin familjar, kontrolli i hepatiteve, vaksinimi i
popullatë ndaj poliomelitit etj. (40)

Pas më shumë se 7 viteve ku Ministria e Shëndetësisë kishte ndërmarrë shumë reforma të


domosdoshme dhe urgjente ajo sërish në startegjinë e përgatitur në bashkëpunim me OBSH-
në ‘’Reformimi i Sistemit Shëndetësor Shqiptar’’. Kjo startegji qartësonte prioritetet e
Ministrisë së Shëndetësisë për të vazhduar edhe më tej reformat në drejtim të (41):
Reforma në kuadrin rregullativ:

a) Transformimi i MSH-së nga një organ menaxherial dhe ofrues të shërbimeve në


politikëbërës dhe planifikues i cili monitoron cilësinë, harton standërded, procedurat
dhe koordinon interesat e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në sistemin shëndetësor.
b) Ridizenjimi i organizimit të institucioneve shëndetësore në mënyrë që institucionet
shëndetësore t’u përgjigjen zhvillimeve të kohës.
c) Fuqizimi i rolit të urdhrave profesional.
d) Orientimi i sistemit shëndetësor me në qendër pacientin duke mundësuar hartimin e të
gjithë bazës rregullative e cila advokon dhe mbron pacientët, lirinë e tyre të zgjedhjes
dhe të tjera të drejta themelore të tyre.

11
LEKSION: ORGANIZIM SHENDETESOR

POLITIKAT SHENDETESORE
e) Riorganizimi i politikave shëndetësore e cila do të mundësojë konkurueshmërinë e
operatorëve privatë në fusha të ndryshme të sektorit shëndetësor.

Reformimi i financimit të shërbimit shëndetësor dhe burimeve të mundshme të financimit:

a) Rritja e buxhetit për shëndetësinë, ulja dhe eleminismi I pagesave nga xhepil, alokim
në mënyrë më transparente dhe efikase të burimeve financiare dhe luftë ndaj
korrupsionit në shëndetësi.
b) Kombinimi I parimeve të solidaritetit dhe të marrjes së përgjegjësive mbi financimin
shëndetësor. Krijimin e Fondin e Sigurimeve Shëndetësore duke fuqizuar më tej
Institutitn e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
c) Shpërndarja e burimeve finanfiare në bazë të nevojave. Ndryshimi i buxhetimit historic
duke synuar vendosjen e kritereve në shpërndarjen e buxhetit ndaj insitutcioneve
shëndetësore.
d) Dhënia e kompetencë në menaxhim të fondeve, së paku atyre që krijojnë vetë. Gjetjen
e mundësive të reja për financim nga burime të tyre dhe krijimin e bordeve të spitaleve.
e) Reformim të mënyrës së pagesës ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi.

Reformimi i shërbimeve shëndetësore:

a) Përmisimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke krijuar mekanizma të akreditimit të


institucioneve që I ofrojnë këto shërbime, duke trajnuar në mënyrë të vazhdueshme burimet
njerëzire që ofrojnë këtë shërbim si dhe duke krijuar mekanizma të kontrollit të cilësisë së
shërbimit të ofruar.
b) Vendosja në drejtim të institucioneve shëndetësore të personave të kualifikuar në
menaxhimin shëndetësor.
Përmisimi i shërbimeve të tilla si ai i shëndetit publik, sistemit të urgjencave, shërbimit
farmaceutik dhe atij.

12

You might also like