03 Ndarja Dhe Sherbimet

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 52

Ndarja, llojet dhe shërbimet e

Sistemeve Operative
Prof. Ass. Dr. Arianit Krypa
Nga ligjerata e kaluar
• Struktura e SO dhe I/O
• Struktura dhe hierarkia e storage (memorjes)
• Menaxhimi i memorjes
• Hapësirat kompjuterike
Këtë ligjeratë
• Ndarja e SO
• Llojet e SO
• Shërbimet e SO
• Thirrjet sistemore
Sistemet operative ndahen:
• Mainframe SO,
• SO për Serverë,
• SO për multiprocesorë,
• SO për kompjuterë personal (PC),
• SO në kohë reale (Real Time),
• SO të ngulfatura(Embedded),
• SO për pajisje mobile,
• SO për kartela inteligjente (SmartCard)
Mainframe SO

• Janë të orientuar kah përpunimi i më shumë proceseve në të


njejtën kohë.
• Pjesa më e madhe kërkojnë sasi të madhe të proceseve (I/O).

Zakonisht ofrojnë tre lloje të shërbimeve:


• Batch (grup),
• Procesim të transaksioneve dhe
• Shfrytëzim kohor të ndarë.
Sistemet Operative për serverë

• Punojnë në serverë,
• Shërbejnë për të u qasur më shumë shfrytëzues në të njejtën
kohë përmes rrjetit,
• Ju mundësojnë shfrytëzueseve t’i ndajnë resurset harduerike
dhe softuerike,

Mundësojnë:
• Shërbim për printim,
• Manipulim me fajlla,
• Ueb shërbime.
SO për multiprocesorë

• Që të rritet fuqia e kompjuterit është e nevojshme të lidhen


më shumë procesor në një sistem të vetëm.
• Varësisht sa preciz janë të lidhur dhe çka është e ndarë mes
tyre si resurs, këto sisteme quhen kompjuter paralel
(multikompjuter ose multiprocesorë).
• Kërkojnë SO të veçantë.
• Shpesh si variacion marrin SO për server.
SO për kompjuterë personal (për klient)
• Puna e këtyre SO është që të ofrojnë ndërfaqe (Interfejs) të
mirë për shfrytëzuesin.
• Sot më të popullarizuara janë: Windows, Mac, Linux, etj.

Shfrytëzohen për:
• Përpunim të tekstit,
• Llogaritjeve tabelare,
• Qasje në Internet,
• Qasje në gjuhë programimi,
• Qasje në lojëra,
• Dhe të tjera aplikacione
SO në kohë reale (Real Time)

• Karakterizohen me vetinë se e kanë kohën si parametër kyç.


• Kompjuterët duhet të mbledhin të dhëna në lidhje me
procesin e prodhimit dhe shfrytëzohen për kontroll të
makinave në fabrikë.

Në kategorinë e SO të buta (soft) në kohë reale përfshihen:


• Sitemet multimediale dhe
• Audio dixhitale.
• SO në kohë reale më të njohura janë VzWorks dhe QNX
SO të ngulfatura (Embedded)

• Punojnë në kompjuterë dhe kontrollojnë pajisje të cilat nuk


janë kompjuter dhe janë të dizajnuara kryesisht për
operacione real-time

Pajisjet të cilat kontrollohen kryesisht janë:


• Televizorët, furra mikrovalore,
• Telefona celularë
• Shpesh kanë karakteristika të sistemeve në kohë reale.
• Embedded OS janë PalmOS dhe Windows CE.
SO për paisje mobile
• Janë të njohura si SO mobile ose platforma mobile.
• Këto SO kontrollojnë pajisjen mobile dhe informacionet në
princip të ngjashëm si SO për PC.
• Për momentin janë në zhvillim mjaft të shpejt.
• Shumë versione përkrahin WI-FI, koneksion lokal dhe formate
multimediale për njësi mobile.
• Metoda dhe përkrahje për teknologji të ndryshme të
transferit të informatave.
• Shpesh quhen paisje të menqura.
• Pajisjet që udhëhiqen nga SO mobile janë: Smartphones,
PDA (Asistent Personal Digital), tablet kompjuterët, etj.
SO për kartela inteligjente (Smart Card)
• SO më të vogla punojnë me smart kartela.
• Janë me madhësi të kartelës kreditore dhe përmabjnë çip të
procesorit.
• Kanë fuqi të procesorit më të dobët dhe kufizime në
memorie.
• Disa prej tyre mund të kryejnë vetëm një funksion, siç janë
pagesat elektronike.
• Mund të kryhen edhe më shumë funksione në të njëjtën
smart kartelë.
Llojet e Sistemeve Operative
• Microsft Windows
• UNIX
• Mac OS
• Linux/ GNU
• CentOS
• Solaris
• OS/2 nga IBM (SO i vjetër)
Sistemi Operativ Microsoft Windows
• SO MS Windows është SO komercial në nivelin global dhe
njihet si SO më i popullarizuar tek PC-të.
• MS Windows rrjedh nga viti 1981 si përfaqësues më i ri SO më
të vjetra MS-DOS dhe IBM PC.
• Versionet fillojnë nga ai 1.0, 2.0, 3.0, 3.1, 95, 98, ME, 2000, XP,
Vista, 7, 8, 8.1 dhe 10
Sistemi Operativ Microsoft Windows
• I shfaqur për herë të parë në vitin 1985, në një ndërfaqe
grafike të përdoruesit në 16-bit, duke filluar të dominoj në
biznesin botëror të PC-ve.
Sistemi Operativ Microsoft Windows
• Windows 3 u shfaq si një sfidues i grafikës ndaj Apple
Macintosh dhe Amiga Commodore në vitin 1990.
• Solli multitasking dhe mundësoi MS-DOS brenda.
Sistemi Operativ Microsoft Windows
• Që nga versioni 95, shohim butonin Star – një revulucion.
• Shfaqi konceptin “Plug and Play” – lidhe një pajisje I/O dhe
sistemi operativ i gjen driver dhe e bën atë të funksionojë.
• Duke filluar nga Windows XP, të gjitha versionet bashkëkohore
janë të bazuara në Windows NT.
Sistemi Operativ Microsoft Windows
• Versioni Vista konsiderohet si më i dështuari, duke u
zëvendësuar me Win 7, që bëri të jetë më të qëndrueshmit që
përdoret edhe sot.
• Microsoft tentoi të heq ikon e vet Start buton tek versioni 8,
mirpo shpejt e rikthej me versioni 8.1, gjithashtu shumë i
pëlpyer dhe i sigurtë.
• Me këto dy versione u prezantuan edhe pajisje të reja që u
bënë të mundura falë driverave.
• Windows 10, i filluar si “technical preview” më 2014, sot
pëlqehet dhe gjen përdorim të gjerë.
• Me START dhe STORE të avancuar, si dhe update pandërpre.
Sistemi Operativ Microsoft Windows
Përdorimi i Windows në kategorinë e Serverëve nuk është i
përhapur si tek PC-të.
• Sipas Stalings [2009] SO Windows përpos në PC përdoret dhe
në: Serverë, Ueb Serverë, Serverë për baza të të dhënave dhe
Serverë të llojeve tjera.
• Vitet e fundit MS Windows ka bërë marketing të rëndësishëm
dhe hulumtime të mëdha që i mundësojnë Windowsi-it të
punoj në çfarëdo aplikacioni.
• SO Windows për Server është në garë me SO për server UNIX
Solaris, GNU Linux dhe SO tjera.
Sistemi Operativ UNIX

• Zhvilluar për herë të parë në vitet e 60-ta

• Gjithmonë duke u zhvilluar

• Shumë stabil, multi-user, multi-task

• Përdoret tek serverët, pc dhe laptopat.

• Karakterizohet nga dizajni modular – Filozofia UNIX


Sistemi Operativ Linux
• Njohur si familja më e madhe OPEN SOURCE
• Familje UNIX
• Komponenti përcaktues është kerneli Linux
Sistemi Operativ Linux
Linux më popullore janë: Për serverë janë:
• Ubuntu Linux • Red Hat
• Linux Mint • Ubuntu Server
• Arch Linux • CentOS
• Fedora • SUSU Enterprise
• Deepin
• Debian
• openSUSE
Sistemi Operativ Macintosh, OS X, MAC OS
• Zhvilluar nga Apple për përdorim në kompjuter personal prej 1984.
• 9 versione “Classic” pastaj MAC OS X
Sistemi Operativ Macintosh, OS X, MAC OS
• Mes viteve 1999 dhe 2009, Apple kishte edhe MAC OS X Server.
• MacOS – Unix SO
• Gjithmonë sjell risi në versionet e reja
SO 32-bit dhe 64-bit
SO 32-bit dhe Arkitektura e SO 64-bit dhe Arkitektura e
procesorëve x86 procesorëve x64

• Deri 4GB ram • Deri 128GB ram


• Çdo makinë virtuale • Performancë e avancuar e
pranon nga 1MB menaxhimit të memories
• Përdorin më pak regjistra • Veçori shtesë te sigurisë
se sa CPU x64 • Arkitektura x64 është
kompatibil me x86
• Proceson instruksione me
komplekse në një normë
me te lartë
Diskutim
Cili është SO më i pëlqyer nga ju dhe pse?

Dallimi në mes OS X dhe LINUX?


Shërbimet e Sistemeve Operative
Sistemet operative ofrojnë ambient ekzekutimi të programeve
dhe të shërbimeve tek programet dhe shfrytëzuesit.

Një bashkësi e shërbimeve të SO ofron funksione që janë të


dobishme për shfrytëzuesin si:

• Ndërfaqja e shfrytëzuesit – të gjitha SO kanë ndërfaqe të


shfrytëzuesit (User iInterface –UI) e cila dallon në mes të:
Command-Line (CLI)
Ndërfaqe Grafike Graphics User Interface (GUI)
Shërbimet e Sistemeve Operative

• Ekzekutimi i programit – SO duhet të jetë i gatshëm të:


vendos programin në memorie, ekzekutoj atë dhe përfundoj
ekzekutimin, në mënyrë normale ose jo (në rast gabimi)

• Operacionet e I/O - Programi në ekzekutim mund të kërkoj


I/O, i cili mund të përfshijë:
Një Fajll ose pajisje I/O
Shërbimet e Sistemeve Operative
• Manipulimi (Menaxhimi) me fajlla të sistemit - Sistemi i
fajllave është i interesit të veçantë. Programet kanë nevojë të:
lexojnë dhe të shkruajnë fajllat dhe direktivat,
krijojnë dhe fshijnë fajllat,
Kërkojnë fajlla, të listojnë listë me informatat e fajllit,
menaxhimi i lejeve (permissions).

• Komunikimet – Proceset mund të shkëmbejnë informacione,


në kompjuterin e njëjtë ose në rrjetë.
Komunikimi mund të jetë përmes:
memories së ndarë ose
përmes mesazheve (paketave të bartura nga SO).
Shërbimet e Sistemeve Operative
• Gjetja e gabimeve – SO duhet të jetë i vetëdijshëm për
gabimet e mundshme
Gabimet mund të shfaqen në shumë forma:
harduer (CPU dhe memorie),
pajisjet I/O dhe programin e shfrytëzuesit.
p.sh. Error në printim – sepse out of paper.

• Për secilin tip të gabimit, SO duhet të ndërmarr veprimin e


duhur për të siguruar llogaritje korrekte dhe të qëndrueshme
• Veglat për gjetjen e gabimeve mund të ngrisin mundësitë për
shfrytëzuesit dhe për programet që ti shfrytëzojnë ato në
mënyrë sa më efikase
Shërbimet e Sistemeve Operative
Një bashkësi tjetër e SO që ekziston për të siguruar operacione
efikase të vet sistemit përmes ndarjes së resurseve janë:

• Alokimi i resurseve (SO bën të mundur alokimin e nevojshëm)


• Llogaritë (Gjurmimi i përdoruesve dhe resurseve – user statistics)
• Mbrojtja dhe Siguria
(psh. SO bën të mundur hapjen e disa proceseve në të njejtën kohë
pa ndikuar tek njëri tjetri apo edhe vet SO, si dhe mbrojtja
nënkupton që aksesi në resurse duhet të kontrollohet.)
Shërbimet e Sistemeve Operative
• Ndërfaqja e shfrytëzuesit
• Ekzekutimi i programit
• Operacionet e I/O
• Manipulimi me fajlla të sistemit
• Komunikimet
• Gjetja e gabimeve
• Alokimi i resurseve
• Llogaritë
• Mbrojtja dhe Siguria
Ndërfaqet (User interface) UI
• Në nivelin më themelor, ndërfaqja e përdoruesit (User Interface )
është seri e ekraneve, faqeve dhe elementëve vizualë si butona
dhe ikona që mundësojnë një person të ndërveprojë me një
produkt ose shërbim.

• Ndërfaqja e përdoruesit (UI) është çdo gjë që një përdorues mund


të ndërveprojë me përdorimin e një produkti ose shërbimi dixhital

• Dallojmë dy ndërfaqe themelore për përdoruesit – GUI dhe CLI


• Ndërfaqja grafike e përdoruesit GUI (Graphic UI) është një formë
e ndërfaqes që i lejon përdoruesit të bashkëveprojnë me pajisjet
elektronike përmes ikonave grafike dhe treguesve vizualë.
Ndërfaqet CLI dhe GUI
• Ndërfaqja (Command Line Interface) lejon vendosje direkte të
komandave ku:
Nganjëherë i implementuar në kernell,
Nganjëherë nga programet e sistemit operativ,
Nganjëherë i implementuar në mënyra të ndryshme – shells.

Fillimisht e merr komanden nga shfrytëzuesi dhe e ekzekuton atë si:


Nganjëherë si komanda built-in, nganjëherë vetëm emrat e programeve
Për këtë të fundit, vendosja e mundësive të reja nuk kërkon modifikim të
shell-it.
Ndërfaqet CLI dhe GUI
Ndërfaqet CLI dhe GUI
• Shumë sisteme tani përfshijnë të dyja ndërfaqet atë me CLI
(command line interface) dhe GUI
• Microsoft Windows është GUI me CLI “command” shell
• Apple Mac OS X si “Aqua” GUI ndërfaqe me UNIX kernel dhe shell të
gatshëm.
• Solaris është CLI me ndërfaqe GUI opsionale (Java Desktop)
Thirrjet Sistemore
• Ndërfaqja ndërmjet SO dhe programeve shfrytëzuese është e
definuar nga ana e grupeve të thirrjeve sistemore të cilat i
prodhon SO. Pra… thirrjet sistemore ofrojnë ndërfaqe të
shërbimeve që janë të mundura nga SO.
• Dallojmë dy metoda që një program mund të ekzekutohet
User mode dhe kernel mode
Nëse një prog. ekzekutohet në UM ai nuk ka qasje në resurse
Në KM programet kanë direkt qasje në resurse si memorja apo I/O
Thirrjet Sistemore
• Zakonshëm të shkruara në gjuhët e programimit (C ose C++).
• Shumicen e rasteve qasen nga programet përmes
Application Program Interface (API) të nivelit të lartë sesa
përmes thirrjeve direkte në sistem.
• (API) është një ndërfaqe ose protokoll komunikimi midis një
klienti dhe një serveri që synon të thjeshtojë ndërtimin e softuerit
nga ana e klientit.
Thirrjet Sistemore
Që të bëjmë më të qartë mekanizmin e thirrjes sistemore, le të
shqyrtojmë thirrjen sistemore për lexim me tre parametra:
• Parametri i parë përcakton skedarin,
• Parametri i dytë tregon ku të vendosen të dhënat si referencë
deri në përmbajtjen e baferit dhe
• Parametri i tretë jep numrin e bajtava për lexim.
Thirrja prej gjuhës së programimit C duket si më poshtë:
count = read (fd, buffer, nbytes);
• Thirrja sistemore e kthen numrin e bajtave të lexuar në numrim.
Thirrjet Sistemore
Në figurën e mëposhtme është paraqitur sekuenca e thirrjes së
Sistemit për të kopjuar përmbajtjen e një fajlli në një fajll tjetër.
Implementimi i Thirrjes së Sistemit
Zakonisht, një numër shoqëron secilën thirrje të sistemit
Ndërfaqja e thirrjes-së-sistemit përmban një tabelë të indeksuar në
akordim me këta numra.
Ndërfaqja e thirrjes së sistemit e thirr thirrjen e qëllimshme në
kernelin e SO dhe kthen statusin e thirrjes së sistemit dhe ndonjë
vlerë kthyese
Thirrësi nuk duhet të di rreth asaj se si është implementuar thirrja e
sistemit.
Vetëm duhet të i përmbahet API-se dhe të kuptoj se çka do të bëj
SO si rezultat i thirrjes.
Implementimi i Thirrjes së Sistemit
Shumica e detaleve të ndërfaqes së SO-së janë të fshehura nga
programeri përmes API
Menaxhohen nga libraria mbështetëse e run-time (bashkësi e
funksioneve të ndërtuara në librari që janë të përfshira me
kompajler).
API – Thirrja Sistemit – Relacioni SO
Pasimi i Parametrave në Thirrje të Sistemit
Shpeshherë, kërkohen më shumë informacione se sa thjeshtë
identifikimi i thirrjes së dëshiruar të sistemit ku:
• Tipi i saktë dhe sasia e informatave varet varësisht prej SO dhe
thirrjes.
Tri metoda gjenerale përdoren për të derguar parametrat tek SO
• Më e thjeshta: paso parametrat në regjistra
• Në disa raste, mund të ketë më shumë parametra sesa regjistra
Parametrat e ruajtur në blloqe, ose tabelë, në memorie, dhe adresa
e bllokut të pasuar si parametër në regjistër
Kjo qasje është marrë nga Linux dhe Solaris
Pasimi i Parametrave në Thirrje të Sistemit
Parametrat e vendosur, ose të shtyrë, në stek nga programi dhe
nxjerrë (popped) nga sistemi operativ
Metodat e bllokut dhe stekut nuk e limitojnë gjatësinë ose numrin e
parametrave që pasohen.
Tipet e Thirrjeve të Sistemit
Thirrjet e sistemit mund të grupohen në 5 kategori:

• Kontrolli i Procesit
• Menaxhimi i fajllave
• Menaxhimi i paisjeve
• Mirëmbajtja e Informatave
• Komunikimet
Tipet e Thirrjeve të Sistemit
Kontrolli i Procesit
Nënkupton thirrjet e sistemit që janë përdor për kontrollin e procesit.
p.sh. Kur një process fillon punën, duhet të përfundoj ose duhet të pres etj.
• Mbaro (end), aborto
• (load)mbush, ekzekuto
• krijo procesin, termino procesin
• merr atributet e procesit, vendos atributet e procesit
• prit për kohë të caktuar (disa procese duhet të prasin – Wait)
• prit ngjarjen, sinjalizo ngjarjen
• aloko dhe liro memorjen
Tipet e Thirrjeve të Sistemit
Menaxhimi i fajllave -
• P.sh. Krijo fajll, fshi fajll
• hape, mbylle fajllin
• lexo, shkruaj, ripoziciono
• merr dhe vendos atributet e fajllit (shembulli me kopjim)

Menaxhimi i paisjeve (H/D)


• Kërko paisje, liro paisje
• lexo, shkruaj, ripoziciono
• merr atributet e paisjes, vendos atributet e paisjes
• lidhi logjikisht ose shkëputi paisjet
Tipet e Thirrjeve të Sistemit
Mirëmbajtja e Informatave
• merr kohën dhe datën, vendos kohën dhe datën
• merr të dhëna nga sistemi, vendos të dhënat e sistemit
• merr dhe vendos atributet e procesit, fajllit, të paisjes

Komunikimet – shërbejnë për komunikim në mes proceseve apo pajisjeve.


• krijo, fshi lidhjet komunikuese
• dërgo, prano mesazhe
• transfero të dhënat e statutit
• attach and detach remote devices
Tipet e Thirrjeve të Sistemit
Tipet e Thirrjeve të Sistemit
Shembull: MS-DOS
Një-punë
Thirrur nga Shell kur ngritet sistemi
Metodë e thjeshtë e lëshimit të programit
Nuk krijohet proces
Hapësirë e vetme memorike
E vendos programin në memorie, duke i mbishkruar të gjitha
përveç kernelit
Dalja nga programi -> rihapje e shell
Tipet e Thirrjeve të Sistemit
Shembull: MS-DOS – Ekzekutimi
a) Startup i sistemit b) Gjatë lëshimit të programit
Faleminderit!
Pyetje
Diskutime

You might also like