Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 36

ÇKA DUHET TË DINI

RRETH FOREX-IT
Mësoni të vërteten rreth tregtimit në bursat botërore

VIGAN B. MORINA
Themelues i Ninja Fx

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
“ Një investim në dijeni
paguan interesin më të mirë “

- Benjamin Franklin
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 1 |

PARATHËNIE (SHËNIM):

Të dhënat në këtë skicë janë një përmbledhje e shumë informacioneve që kam


grumbulluar në internet, dhe nga përvoja personale. Këto janë bërë me shumë
kujdes për një kohë të gjatë për t’ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme.

Qëllimi i gjithë këtij ilustrimi është t’ju thjeshtësojë sa më shume dhe t’ju
qartësojë në mënyrë sa më të mirë të mundshme se çfarë është Forex-i.

Po ashtu t’ju mbrojë që të keni shumë kujdes, si duhet tregtuar në mënyrë që ju të


mos humbisni të gjithë kapitalin tuaj dhe pastaj të fajësoni industrinë për gabimet
tuaja personale. Dhe për më tepër të mos rekomandoni të tjerëve që të mos merren
me këtë punë për shkak se këtu humbasin njerezit. Kjo gjë mundë të jetë e vërtete
por arsyeja pse humbasin është për shkak të gabimeve personale që ju bëni dhe jo
për shkak të industrise.

Psh: Ju merrni patentën e shoferit dhe rregullat janë që të drejtoni automjetin me


max 80Km/h në një zonë të caktuar, por nëse ju vozisni 200-250 Km/h, atëhere
nuk i ka fajet industria e makinave nësë ju humbisni jetën fatkeqsisht.

Për kë është bërë i gjithë ky ilustrim?

1. Për personat që kurrë nuk e kanë dëgjuar se çfarë është Forex-i.


2. Për personat të cilët kanë dëgjuar diçka rreth Forex-it, se si komshiu apo një i
afërm i tyre kishte humbur dhe tani janë skeptik rreth tij dhe mendojnë që është
ndonjë skemë piramidale, që në fakt nuk është e vërtete!
3. Për ata persona që vetë kanë humbur në të,
dhe tani fajësojnë industrinë për gabimet e tyre.
4. Për ata tregtarë që janë aktivë dhe janë duke fituar tashmë, por që duan t’ju
shpjegojnë të tjerëve më mirë me ilustrime. Mundet t’ua përcillni këto ilustrime
miqve apo të afërmëve të tyre që ta kenë shumë të qartë se me qfarë pune merreni.

Disa nga resurset e të dhënave janë marrë nga këto faqe:


1. http://www.babypips.com 2. http://forex4noobs.com/ 3. https://forexhero.eu/

Ndërsa disa nga ikonat dhe ilustrimet e dizajneve nga këto faqe:
1. www.flaticon.com 2. www.freepik.com

Po ashtu falenderoj shumë miqtë për përkrahjen dhe kritikat që më kanë bërë gjatë
gjithë këtij projekti. Me kritikat e tyre shumë gjëra i kam përmirësuar në këtë projekt!

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 2 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

PËRMBAJTJA:

Ç’ka është Forex-i ?


01 Nga këmbyesit e parave, bankat, menaxherët e fondeve të ndryshme,
xhaxhai dhe tezja juaj, poashtu edhe ju jeni pjesë e FOREX. Thjesht të
gjithë marrin pjesë në tregun Forex! në një mënyrë ose në një tjetër!

Pse ndryshon kursi i këmbimit ?


02 Mësoni faktorët kryesorë që nxisin ndryshimin e normave të këmbimit
dhe se si mund të përfitoni prej tyre. Disa nga termat kryesorë dhe
shumë tjera.

Llojet e analizave!
03 Ka dy lloje kryesore të analizës në Forex që ju duhet të dini: Analiza
fundamentale dhe analiza teknike. Nuk janë analizat e mjekut apo
rrahjet e zemrës në ekran edhe pse ashtu mund të duken.

Menaxhimi i rrezikut!
04 Bëhuni një tregtar, jo një bast vënës! Lexo për të gjetur dallimin në mes
të dyve. Arsyeja numër 1 pse shumica e tregtarëve humbasin është për
shkak të injorimit të menaxhimit të rrezikut!

Psikologjia e tregtarëve!
05 Asnjë tregtar nuk është i njëjtë. Personalitetet tona unike do të na
udhëheqin për të tregtuar ndryshe nga njëri-tjetri. Pra bëhu vetëvetja
dhe ha një snickers (Dhe jo, snickers nuk ka sponsorizuar për reklamim)

Ëmbëlsira në fund!
06 Do ta kuptoni shumë më mirë nëse e lexoni të gjithën dhe jo vetëm
këtë pjesë :)

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 3 |

Ç ’KA Ë SH TË FOREX-I ? 01

Mjaft e thjesht, është tregu global që lejon


shkëmbimin e një monedhe për një tjetër.

IMAGJINO sikurse sot ju niseni për një udhëtim


1 mujor në SHBA, dhe ju merrni 1000 EUR
për ti mbajtur me vehte.

Sapo të mbërrini në tokën e ëndërrave ju i këmbeni


ato në USD (Inicialet e Dollarit) dhe i këmbeni me
një normë prej 1.20 (EUR/USD - Euro kundrejt USD)

Pra 1000 EUR që kishe ne fillim , tani është bërë 1,200 USD.

Për fatin tuaj të mirë sapo të mbërrini aty ju takoni një fans sekret apo takoni një
të afërm, dhe ai ju thotë: Për një muaj ti i ke të gjitha shpenzimet e kryera nga une,
prandaj mos shpenzo asgjë nga xhepi yt.

Ehhh kjo po që është një nga ato ditët me fat, dhe është si një nga ato ditet ku të
gjitha gjërat shkojnë shumë mirë...

Pas gjithë këtij udhëtimi të bukur, ju ktheheni...

Ju kanë ngelur 1200 USD kur ju të shkoni tek sporteli i këmbimit valutor,
aty punëtori i’u kthen juve 1043.47 EUR --- +4.34% në krahasim me shumën
që kishe në fillimë.

Dhe ti thua pse kam më shumë?! Kur u nisa unë kisha me vete 1000 EUR dhe tani
u ktheva dhe kam me shume?! Pse ndodh kjo?

Tani norma e kembimit është 1.15 (EUR/USD - Euro kundrejt USD).


1043.47 EUR * 1.15 = 1200 USD

Ahaaaaa!

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 4 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

SI DË S H TOI ERIKU ?

Eriku është një zhvillues i suksesshëm i pasurive të


patundshme nga Gjermania (Ku përdoret euro).
Ai humbi shumë para sepse nuk dinte një rregull të
rëndësishëm për normat e këmbimit të monedhave.

E gjitha filloi kur ai mori një kredi me vlerë


1.5 milionë euro, por e mori në franga zvicerane,
nga një bankë zvicerane, sepse ai ishte i sigurt se
bankat zvicerane janë më të mirat dhe me besim
të lartë në botë.

Epo ai ka shumë të drejtë dhe ju nuk


mund ta fajësoni atë për këtë.

Pastaj kredinë e marrë e këmbeu në Euro.

Fatkeqësisht, menjëherë pas marrjes së kredisë, vlera e frangës zvicerane u forcua


me 30% në një ditë të vetme (15 Janar 2015) duke tronditur gjithë botën.

Për shkak se të ardhurat e tij nga biznesi ishin në euro, borxhi i Erik në bankën
zvicerane u rrit me vlerë nga 1.5 milion në 1.95 milionë euro për një ditë të vetme!

Është shumë e dhimbshme, apo jo?

Dhe nuk ishte vetëm ai, por ka pasur me qindra biznese që u goditën në atë kohë,
nga një ngjarje e vetme.

A mundet Erik që të parashikojë një skenar të tillë dhe të shmangë humbjet,


apo ishte vetëm një lëvizje e keqe nga bankat?

Tani e dini që të kuptuarit e tregjeve të valutave (Forex-it) është vendimtare për çdo
biznesmen apo person të thjeshtë sepse të gjithë jemi pjesë e kësaj.

Pra, le të fillojmë dhe të shijojmë udhëtimin!


Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 5 |

DISA INFO PARA SE


TË VAZHDOJMË!

1. TË GJITHË TREGTARET në Forex,


kanë humbur të paktën disa para në tregtime.

90% e tregtarëve humbasin të gjitha paratë e tyre, për


shkak të mungesës së planifikimit, edukimit, trajnimit,
disiplinës dhe menaxhimit të dobët të rrezikut !!
(Lexojeni pjesën e menaxhimit të rrezikut!)

Mos u bëni pjesë e kësaj statistike të 90/90/90


90% e tregtareve humbasin 90% e kapitalit në
90 ditët e para. Por prit... këto statistika vlejnë kudo!
90% e bizneseve dështojnë në 10 vitet e para të tyre.
90% e njerëzve nuk arrijnë vijat trupore që deshirojnë.
90% e njerëzve dështojnë në dietat e tyre që vet i caktojnë.
90% e njerëzve nuk arrijnë kurrë qëllimet e tyre në jetë.
90% e njerëzve nuk arrijnë pozita më të larta në punët e tyre.
90% e njerëzve nuk janë të lumtur në punët e tyre. etj etj....

Pra nuk është problemi tek biznesi por tek njerëzit! Suksesi kërkon sakrificë !
2. Forex-i nuk është për të papunët, ata me të ardhura të ulëta,që janë
thellësisht në borxhe ose që nuk mund të përballojnë pagesën e faturës së
energjisë elektrike apo për ushqimet e tyre.

Mos prisni që të filloni një llogari me disa qindra euro dhe të prisni të bëheni
multimilionerë brenda një kohe të shkurtër.
Ju mendoni se të gjithë tregtarët në mbarë botën janë të suksesshëm,
por suksesi ka qenë i kufizuar në një përqindje shumë të vogël të tregtarëve.
Problemi është se shumë tregtarë të rinjë vijnë me shpresën e gabuar për tu
bërë milionerë shumë shpejtë, por në realitet është ndryshe, atyre u mungon
disiplina e nevojshme për të mësuar vërtetë artin e tregtisë.
Të arrini milionin është e arritshme por jo aq shpejt sa ju mendoni!

Shumica e njerëzve nuk kanë disiplinë që të mbajnë një dietë ose të shkojnë në
palestër pesë herë në javë për të arritur format e trupit që dëshirojnë!!! Nëse nuk
mund ta bëni këtë, atëhere si mendoni se do të arrini sukses në këtë biznes?
Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 6 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

DISA INFO PARA SE


TË VAZHDOJMË!

3. FOREX-i nuk është një mënyrë e pasurimit të shpejtë!


Nëse mendoni ashtu më mirë luani TELEBINGO!

Tregtimi në Forex është një aftësi që kërkon kohë për ta mësuar.

Tregtarët e aftë munden dhe bëjnë para vazhdimisht në këtë fushë, duke tregtuar
me shumë kujdes dhe me psikologji stabile. Ata u përmbahen synimeve të tyre
afatgjatë si prioritet dhe jo duke iu dorëzuar lakmisë apo frikës së tyre.

Si çdo profesion tjetër ose karrierë!


Suksesi nuk ndodh brenda natës!

TREGTIMI NË FOREX ËSHTË I THJESHTË POR NUK ËSHTË I LEHTË !!

Po të ishte i lehtë atëhere të gjithë njerëzit në botë do të merreshin vetëm me këtë


punë dhe asnjë tjetër, po ashtu të gjithë tregtaret do të ishin milionerë tashmë!

E vërteta është se edhe expertët që kanë përvojë, ende hasin në humbje, por ata
prapë në fund dalin në fitime për shkak të menaxhimit rrezikut dhe psikologjisë!
(Lexoni pjesën të menaxhimit të rrezikut dhe psikologjisë)

Imagjinoje sikur lojën e shahut, lëvizjet mund t’i mësosh si luajnë figurat
mbrenda 1 jave, por të bëhesh një MASTER kërkon eksperiencë dhe shumë kohë.
Mbani mend që mësimi kurrë nuk ndalet!

Ngulite mirë këtë në kokë:


NUK KA RRUGË TË SHKURTËR PËR TREGTIMET NË FOREX.
Ajo merr shumë mund dhe përvojë për të zotëruar.
Nuk ka zëvendësim për punën e madhe, praktikën e pandalshme dhe zellin.

JU DUHET TË TREGTONI NË DEMO QË TË PRAKTIKONI NË FILLIM!


Zhvilloni një sistem të qëndrueshëm dhe të dobishëm para se të mendoni rreth
vendosjes së parave reale në rrezikim pa e ditur se çfarë jeni duke bërë.
Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 7 |

PSE NDRYSHON
02
KURSI I KËMBIMIT ?

Këta janë faktorët më të rëndësishëm dhe treguesit


ekonomikë që ndikojnë në kursin e këmbimit:

1. Normat e interesit
2. Inflacion
3. Deflacion
4. Norma e rritjes së GDP-së
5. Statistikat e punësimit
6. Raportet e bilanceve tregtare
7. Ngjarjet politike (Eventet)
8. Konfliktet ushtarake etj...

Ju duhet ta dini se këta faktorë janë relativë dhe duhet të krahasohen në mes të dy
vendeve të një çifti të monedhës P.SH: USD/JPY (Dollarit amerikan dhe Jenit japonez)

Në qoftë se Norma e GDP së Japonisë është në kulm, kjo nuk do të thotë se


automatikisht Jeni Japonez do të jetë më i vlefshëm se dollari amerikan.

Rritja e GDP-së së Japonisë duhet të jetë më e lartë se ajo e SHBA-ve në mënyrë


që ky faktor të ngritë vlerën e Jenit Japonez më lartë në çiftin e USD/JPY.

Gjëja më e mirë në lidhje me Forex është se të gjitha këto informata janë


transparente dhe me qasje të menjëhershme për të gjithë dhe jo vetëm
për “Insiders” siç shpesh ndodh në tregun e aksioneve (Stock Market)

Për më tepër, ekzistojnë faktorë si normat e interesit dhe inflacioni i targetuar


që janë planifikuar shumë mirë më herët dhe raportohen menjëherë nëpërmjet
kanaleve të lajmeve si CNBC, Bloomberg, Reuters etj...

Po ashtu edhe kalendarët e lajmeve ekonomike i gjeni kudo në internet live.

Në Forex, titujt e lajmeve dhe të dhënat ekonomike me të vërtetë e lëvizin tregun,


dhe tregtarët e monedhës (Forex-it) mund të përfitojnë nga ky fakt!

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 8 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

Këto lloj transaksione në tregun e këmbimit valutor (Forex ose FX) janë
shumë të mëdha me një volum tregtar ditorë prej $5 TRILLION!!!

Forex ka ekzistuar që nga kohërat e lashta sikurse në


filmat me shpata të historisë, gladiatorëve po ashtu
edhe historitë e Robin Hood.

Atëhere, përse Forex-i nuk është aq i njohur


përderisa ka qenë rreth e rrotull nesh për mijëra vjet?

Dikur kjo ka qenë ekskluzive vetëm për


“Njerëzit e mëdhenj” ata që ishin shumë të pasur,
që kishin llogari ta bënin këtë punë, pasi për të
bërë gjithë ato udhëtime për të këmbyer para,
më shumë do shpenzoje sesa do të fitoje.

Forex-i konsiderohet një treg OTC (Over-the-Counter)


ose ndërbankar për shkak të faktit se i gjithë tregu
zhvillohet në mënyrë elektronike, brenda një rrjeti
bankash, vazhdimisht gjatë një periudhe 24-orëshe.

Kjo do të thotë se Forex-i është përhapur në të gjithë globin pa asnjë vend qëndror.
Pra është i decentralizuar dhe ndodhet kudo.

Tregtia e valutave zhvillohet 24 orë në ditë nëpërmjet “Electronic Communication


Networks (ECNs)” ose në shqip “Rrjeteve elektronike të komunikimit”. Komisioni i
letrave me vlerë dhe këmbimit autorizoi krijimin e ECN-ve në vitin 1998.

Tregtimet tani mund të zhvillohen kudo për sa kohë që ju keni qasje në Internet!

Pra thëne shkurt Forex nuk ka qenë gjithmonë i arritshëm për tregtarët si ju
dhe unë. Ne jetojmë në kohën më të artë, ku tani edhe gjyshet tona kanë hapur
Facebook, dhe gjithçka falë teknologjisë është shumë lehtë e arritshme.

Kështu është edhe qasja në Forex.


Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 9 |

Forex është i hapur 24 orë në ditë.

NEW YORK

LONDON

TOKYO

SYDNEY

Tani që ju e dini se çfarë është Forex-i.


Është koha që të mësoni se kur ju mund të tregtoni.

Forex-i nuk ka një lokacion qendror, ai lëviz nga shteti në shtet gjatë gjithë ditës.
Forex-i mbyllet vetëm gjatë fundjavave kur shumica e bankave të botës janë të
mbyllura dhe në raste të festave ndërkombëtare. Forex ndahet në 4 sessione:
Australi (Sydney), Japoni (Tokio), Britani të Madhe (Londër) dhe SHBA (Nju Jork)
Imagjinoje sikurse viti i ri që së pari vjen në Sydney dhe pastaj përfundon në SHBA.

Me siguri që i keni parë në shumë filma këto 4 oret nëpër mure të zyreve!
Tani e dini pse janë :)

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 10 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

SESSIONI I LONDRËS

Londra jo vetëm që është shtëpia


e Big Ben, David Beckham dhe
Mbretëreshës Elizabete, por
gjithashtu konsiderohet edhe
si kryeqyteti i Forex-it.

Kjo është për shkak se


Londra mbyll afërsisht 35% të
të gjitha transaksioneve në botë.

Kjo është sa dyfishi i Nju Jorkut


i cili ka 17% të transaksioneve!

Dollari Amerikan (USD - $) është Mbreti në Tregun e Forex-it!

Në fakt, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), dollari amerikan


përfshin rreth 64% të rezervave zyrtare të këmbimit valutor në botë!

Kjo është për shkak se pothuajse çdo investitor, biznes dhe bankë qendrore
e ka atë dhe i kushtojnë shumë vëmendje dollarit amerikan.

Ka edhe arsye të tjera të rëndësishme përse dollari amerikan


luan një rol qëndror në tregun e Forex:

1. Ekonomia e Shteteve të Bashkuara është ekonomia më e madhe në botë.


2. Dollari amerikan është monedha rezervë e botës.
3. Shtetet e Bashkuara kanë tregjet financiare më të mëdha dhe likuide në botë.
4. Shtetet e Bashkuara kanë një sistem politik të qëndrueshëm.
5. Shtetet e Bashkuara janë superfuqia e vetme ushtarake në botë.

Për shembull, nafta këmbehet në dollarë amerikanë. Pra, nëse Meksika dëshiron
të blejë naftë nga Arabia Saudite, ajo mund të blihet vetëm me dollarin amerikan.
Nëse Meksika nuk ka dollarë, ajo duhet të shesë pesosët e saj të parë dhe të blejë
dollarë amerikanë pastaj naftën.
Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 11 |

DISA ARSYE PSE NJERËZIT


E DUAN FOREXIN!

1. Tregtoni kudo dhe kurdo që ju dëshironi!

Forex-i është i hapur për tregti 24 orë në ditë, 5 ditë


në javë. Pra ju mund të tregtoni pranë një plazhi
ose të udhëtoni tërë kohës, duke pasur qasje në
internet kuptohet dhe prapë se prapë të gjeni kohë
që përshtatet mënyrës së stilit të jetesës tuaj.

Me Forex, ju thjeshtë jeni shefi i vetëvetes!

2. Tërhiqini fitimet kurdo që ju të dëshironi !

Me një qarkullim prej $5 TRILION në ditë, forex-i është


tregu financiar më me likuiditet nga të gjithë.

Likuiditeti nënkupton që ju mund të bleni sasi të


mëdha monedhash në një kohë shumë të shkurtër.
Në krahasim me tregjet e aksioneve (Stock Market)
ato mund të dalin nga likuiditeti lehtë, pasi mund të
jetë e vështirë për të gjetur një blerës për stoqet
e një kompanie që ka probleme financiare.

Shtetet gjithashtu falimentojnë, por kjo ndodh shumë më rrallë.


Ndryshe nga ndërmarrjet e ndryshme që mund të fshehin gjendjen e tyre të vërtetë
financiare, ekonomitë e shteteve janë shumë transparente dhe informacioni është i
disponueshëm publikisht shumë kohë përpara se të ndodhin probleme të tilla.

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 12 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

3. Nuk ka krizë në Forex !

Sa herë që godet një krizë ekonomike globale,


të gjitha tregjet e tjera zbresin.

Transaksionet e pasurive të paluajtshme ndalen,


tregtia e aksioneve (Stock Trading) ngrin,
bizneset e përditshme vuajnë dhe mbyllen.

Ndërsa Tregtia në Forex mund të vazhdojë


sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Kjo është
për shkak të natyrës së dyfishtë të tregtimit të
monedhës: Monedhat citohen gjithmonë në çifte.

P.SH: EUR/USD - Euro kundrejt USD dallimin mes tyre.


Asnjëra nuk shkon drejt e në normën 0.00

Kur të ulet një monedhë, gjithnjë do të ketë një monedhë tjeter që performon më mirë
se ajo që humb. Pra, ju mund të gjeni gjithmonë shumë mundësi për fitim,
pavarësisht nga gjendja e krizes që është duke ndodhur në botë.

4. Kostot e ulëta të hyrjes dhe transaksionit !

Para 15 vitesh, depozita minimale për në “Retail


Brokers” shkonte nga $50,000 në $100,000.
Pasi që tani ka numër të madh të pjesëmarrësve
në treg dhe konkurrenca është e ashpër ndërmjet
agjentëve kjo bën që të ketë edhe hyrje më të ulta dhe
zbritje të kostove të transaksionit krahasuar me tregjet
e tjera financiare. Shifrat minimale të depozitave janë
ulur kaq shumë gjatë dekadës së fundit saqë tani mund
të hapni një llogari në Forex (Përmes Retail Brokers)
dhe të filloni të tregtoni me $25.
Por që nuk ju rekomandoj të hapni llogari me këtë vlerë.

Pasi që shumë agjentë konkurrojnë mes vete për konsumatorët e tyre. Spreads po
ashtu edhe komisionet kanë rënë në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit. Kështu,
Forex është bërë një nga mundësitë tregtare më efektive në dispozicion të tregtarëve.

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 13 |

Ç IF T E T E MO N EDH AVE .

Monedhat tregtohen nëpërmjet një ndërmjetësi (Broker) ose një banke.


Ato janë të ndara në kuota dhe tregtohen gjithmonë në çifte.

EUR/USD = 1.20235
MONEDHA BAZË / MONEDHA KUOTË = NORMA

Majors: Crosses: Exotic:

EUR/USD GBP/JPY Dollari i Hong Kong - HKD


Dollari i Singapor - SGD
GBP/USD EUR/GBP
Rand Afrikën e Jugut - ZAR
USD/JPY CAD/JPY Thai baht - THB (Tailande) Kodi ISO është shkurtim i
USD/CHF AUD/CAD Peso meksikane - MXN
thjeshtë i emrit të monedhave.
USD/CAD EUR/AUD Rubla - RUB (Federata Ruse) USD për dollarin amerikan.
AUD/USD NZD/JPY Rupia indiane - INR (Indian) GBP për poundin britanik.
NZD/USD Etj... Etj... EUR për euro. Max: 3 Shkronja

Majors: Këto çifte të gjitha përmbajnë dollarin amerikan (USD) në njërën anë
dhe janë tregtuar më shpesh. Majorët janë çiftet më likuiditet të lartë dhe më të
tregtuarat gjerësisht në botë.

Crosses: Çiftet e monedhës që nuk përmbajnë dollarin amerikan (USD)


po ashtu mund të njihen me emrin “MINORS”

Exotic: DHE JO! Çiftet ekzotike nuk janë motrat kërcimtare ekzotike që kërcejnë
“Belly dance”. Çiftet ekzotike përbëhen nga një monedhë “Majors” e kombinuar
me një monedhë të një ekonomie në zhvillim: Brazili, Meksika, Hungaria etj.

Si shikohet Si interpretohet
EUR/USD = 1.20235 -------------> Një euro është sa 1.20235 Dollarë
USD/JPY = 121.481 ---> Një dollarë është sa 121.481 Jen Japonez
Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 14 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

5 TERMET KRYESORE

1. Bull dhe Bear ose në shqip Demi dhe Ariu.

Tregu bullish ose “Bull” është kur tregu tregon


besueshmëri, çmimet e valutave ose të aksioneve
rriten. Një tregtar bullish beson se tregu do të
ngritet. Ky term përdoret sepse kur Demat luftojnë,
ata hedhin kundërshtarët e tyre në ajër me brirët e tyre.

Tregu i bearish apo “Bear” është kur një monedhë ose një normë e aksioneve
shkon poshtë. Tregtarët bearish janë ata që besojnë se normat do të ulen.
Kur arinjtë luftojnë, ata shtyjnë kundërshtarët e tyre nga sipër e në tokë.

Kështu mund të mbani mend dallimin midis këtyre dy termave.

2. Pip dhe Pipettes

PIP (A Price interest point) - Është njësia më e rëndësishme e matjes në Forex.


Ai mat ndryshimin në kursin e këmbimit për një palë të monedhës.
Pra, për monedhat e dollarit, një pip është 1/10,000 dollarë.

EUR/USD = 1.2023
Megjithatë, ekziston një përjashtim.
Të gjitha çiftet e monedhës që përfshijnë jenin japonez citohen vetëm me dy vende
dhjetore. Pra, një pip në çiftet jen është, një njësi e pikës së dytë dhjetore (0.01)

Pips janë përdorur si një referencë për fitimet ose humbjet. Shuma aktuale e parave
të gatshme që një pip përfaqëson, varet nga vlefshmëria e një pip, e cila është e
ndryshme për çifte të ndryshme. Ju nuk duhet të shqetësoheni për llogaritjen e
vlerës së një pipsi vetë, sepse softweri në broker e bën atë automatikisht për ju.
(Ndërsa Pipettes është 1/10 e një pip)

EUR/USD = 1.20235
Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 15 |

5 TERMET KRYESORE

3. Spread.

Për tregtarët, Spread është kostoja


e tregtimit. Ju mund të mendoni për
Spreadsi si një komision për brokeri
ose një banke për shërbimet e tyre.

4. Lots (Sasia)

Nëse tregtarët mund të hapnin një pozicion tregtar me vetëm 50 cent ose 1 euro,
tregtia nuk do të ishte e vlefshme për kohën e askujt, pasi do të duhej vite për të
fituar fitime të konsiderueshme. Për të mos humbur kohën e tregtarëve, monedhat
tregtohen në paketa minimale të quajtura Lots (Ose sasi), ashtu sikurse mallërat që
shiten në paketime me njësi të caktuara. (Një pako cigare - 20 njësi etj...)

Standard për 1.00 Lot është 100,000 njësi të monedhës bazë. Megjithatë, ka edhe
lloje më të vogla të loteve për njerëzit që nuk duan të rrezikojnë shumë para:
Mini lot = 10,000 njësi të monedhës bazë
Micro lot = 1.000 njësi të monedhës bazë
Nano lot = 100 njësi të monedhës bazë

5. Leverage

Leverage ju lejon të tregtoni me më shumë burime se sa keni, duke rritur kështu


fitimet e mundshme pa pasur nevojë të depozitoni shuma super të mëdha.
Për shembull, nëse do të dëshironit të tregtonit një shumë standarde të dollarit
(1.00) pa ndonjë leverage, do të duhej të kishe balancë prej 100,000 dollarë, e cila
është shumë para, apo jo? Por me një leverage prej 1:100, do të duhej 100 herë më
pak para për të hapur të njëjtin pozicion, vetëm $1.000 në balancën tuaj.

Ndryshimet mesatare ditore të monedhës janë 1% - 3% kështu që nëse hapni një


pozicion pa përdorur leverage, do të duhej mjaft kohë për të dyfishuar paratë tuaja.
Me ndihmën e leverage, ju mund të arrini rezultatet e dëshiruara deri në 100 herë
më të shpejtë.

Siç është përmendur, përdorimi i leverage është shumë i rrezikshëm,


prandaj përdoreni atë me kujdes, duke përdorur menaxhimin e rrezikut.
Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 16 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

SI T REGTAR Ë T E 03
A N ALI ZOJ NË T R EG U N ?

Deri tani ju keni mësuar disa histori rreth Forex, se si funksionon, çfarë ndikon në
normat dhe çmimet, blah blah blah. zZzzzZzzzZzz... mos flini!

Kjo është e gjitha padyshim shumë e rëndësishme, por e di se tani ju po mendoni...


TREGOM SI TË BËJ PARA NË FOREX, NUK MË INTERESON HISTORIA!

Në rregull pra, ka dy lloje kryesore të analizës që


tregtarët përdorin për të lexuar ose studiuar tregun:

Analiza Fundamentale!
Shikon faktorët ekonomikë, politikë dhe socialë.

Analiza Teknike!
Studion grafikun për të parë format teknike.

Gjithmonë ka qenë një debat i vazhdueshëm se cila analizë është më e mirë,


por për t’ju thënë të vërtetën, duhet që të dini që të dyja.

Kjo është sikur dy këmbët e njeriut.


Nëse njëra nga këmbët lëndohet, ju do të rrëzoheni në tokë me fytyrën tuaj!

Vetëm mos harroni, mësimet e juaja kurrë nuk do të ndalen, edhe pasi t’i lexoni të
gjitha pjeset e ketij ilustrimi ju duhet të vazhdoni që të merrni sa më shumë njohuri
sa mundeni, në mënyrë që të mund të bëheni një NINJA FOREX MASTER i vërtetë!

Mësimi nuk mbaron kurrë!


A jeni gati për ta bërë këtë angazhim?

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 17 |

ANALIZA FUNDAM ENTALE

Analizat fundamentale shqyrtojnë fuqitë ekonomike


të shteteve të cilat ndikohen nga forcat monetare,
politike dhe shoqërore. Sa më mirë gjendja aktuale
dhe perspektiva e ardhshme ekonomike për një
vend, aq më shumë biznese dhe investitorë të huaj
do të investojnë burime në të. Duke investuar, ata
po krijojnë kërkesa për monedhën e vendit, duke e
konvertuar monedhën e tyre dhe blejnë monedhën
vendase.

Dhe këtu vjen një nga rregullat më themelore të çmimit të monedhës:


Sa më e lartë kërkesa për një monedhë, aq më e lartë është vlera e saj!

A ju kujtohet rasti se si dështoi Eriku ?

Ai që humbi 450,000 euro në një ditë, sepse franga zvicerane u ngrit


në qiell me 30%? (Ngjarja e cila është e njohur edhe si Francogeddon.)

Nëse Eric e kishte njohur dhe ta konsideronte këtë rregull para marrjes
së huasë nga një bankë zvicerane, ai nuk do të kishte vuajtur atë humbje!

Pra, le ta sjellim atë në mënyrë që ju të kuptoni se si funksionon dhe


të identifikoni elementët që krijuan situatën problematike të Erikut...

Franga është e prirur të jetë e vlerësuar.

Zvicra ka qenë prej kohësh vendi që tërheq njerëzit e pasur dhe paratë e tyre.
Konsiderohet një strehë e sigurt për shkak të inflacionit të ulët dhe bankat e saj
kanë reputacion të madh për të qenë të sigurt. E gjithë kjo kontribuon në kërkesën
e lartë për franga zvicerane, kështu që vlera e saj është vazhdimisht e prirur të rritet.

Kjo është e mirë nëse mbani kapitalin tuaj në franga sepse është i detyruar të
rritet në vlerë. Megjithatë, nuk është e mirë nëse ju merrni një hua në franga dhe
të ardhurat tuaja janë në euro si në rastin e Erikut, veçanërisht në kohët kur vlera
e euros pritet të zvogëlohet. Edhe nëse Eriku nuk ishte në dijeni të zhvlerësimit të
ardhshëm të euros, ai duhet të kishte qenë skeptik për marrjen e kësaj kredie.

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 18 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

ANALIZA FUNDAMENTALE
Milionerët nga Rusia.

Për shkak të situatës së nxehtë midis Rusisë dhe Ukrainës ku rubëla pëson rënie,
edhe më shumë milionerë rusë derdhën paratë e tyre në bankat zvicerane.
Kjo krijon presion më të lartë në ngritjen e vleres së frangës.

Injeksione të parave në BE.

Në mënyrë që të rritet ekonomia e ngadaltë e Eurozonës, banka qendrore evropiane po


planifikonte të injektonte sasi të mëdha parash në ekonomi, gjë që do të ulte ndjeshëm
vlerën e euros. Një euro në rënie do të thotë se paratë e fituar nga Erik do të blejnë më
pak franga zvicerane kështu që do të jetë më e shtrenjtë për të shlyer kredinë.

Pjesa më e çuditshme është se Eriku ishte në dijeni


të shumicës së këtyre faktorëve!

Ai e dinte se bankat zvicerane janë shumë të famshme.


Ai gjithashtu dinte për krizën në Rusi, pasi kishte lajme
kudo mbi këto ngjarje të shëmtuara.
Edhe paralajmërimet se banka qendrore Evropiane do të
përpiqet të zhvlerësojë euron gjithashtu ishin të shumta.

Kjo është ajo që ju do të mësoni në analizat fundamentale.

Tani ju do të shikoni dhe do të dëgjoni rreth lajmeve ekonomike dhe politike me sy


dhe vesh të rinj. Do të filloni të shihni gjërat që janë të padukshme për të tjerët.

Duke shikuar përmes lajmeve të BBC, CNBC, Bloomberg etj...


do të vini re rreziqet dhe mundësitë tregtare, përpara se ta dijnë masat.

Është një ndjenjë magjike dhe do ta duash!


Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 19 |

ANALIZA TEKNIKE

Tregtarët e metodës teknike, shikojnë grafikun


dhe analizojnë lëvizjet e çmimeve të kaluara për të
parashikuar lëvizjet e çmimeve në të ardhmen.

Nëse çmimi reflekton të gjithë informacionin


fundamental që është atje, atëherë “Price Action”
është gati gjithçka që do të duhet që të bëni një tregti.

A keni dëgjuar ndonjëherë fjalën e vjetër, “Historia gjithmonë e përsërit veten”?

E pra, kjo është në thelb ajo që analiza teknike është mbi të gjitha!

Në botën e tregtimit të monedhës (Forex-it), kur dikush thotë analiza teknike,


gjëja e parë që ju vjen në mend është grafiku i çmimeve. Analistët teknik përdorin
grafikun sepse janë mënyra më e lehtë për të vizualizuar të dhënat historike!

Ju mund të shikoni të dhënat e kaluara për t’ju ndihmuar të zbuloni trendet dhe
modelet të cilat mund t’ju ndihmojnë të gjeni disa mundësi të mira tregtare.

Ju duhet ta kuptoni se analiza teknike është shumë subjektive.

Nëse Filoni dhe Fisteku po shikojnë të njëjtin çmim në një grafik të një monedhe,
ata mund të dalin me ide të ndryshme se ku mund të levize.

Gjëja e rëndësishme është që ju të kuptoni konceptet e analizës teknike kështu që


kur dikush fillon të flasë për “Support, Rezistence, Exponential Moving Average,
Fibonacci, ose Pivot Points “etj...

Ju do ta dini se për qfarë e kanë fjalën dhe në këtë mënyrë mund t’i diskutoni idetë
e tregut dhe të bashkpunoni mes vete që të arrini rezultate sa më të mira.

Tani me siguri që po mendoni kështu: “Phyy, këta njerëz si kuptoj fare.


Përdorin fjalë të çmendura si ‘Fibonacci’ , ‘Expoo dickaaa’ dhe ‘Pivot Points’.
Unë kurrë nuk mund t’i mësojë këto gjëra!“ Epo, mos u shqeteso, pasi t’i mësosh do
thuash, të gjitha këto kanë shumë kuptim, dhe nuk është aq e ndërlikuar sa duket :)

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 20 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

ANALIZA TEKNIKE

Njëra nga mënyrat që ta lexoni grafikun është përmes “Japanese Candlestick”


Ku secili candle përfaqëson një Kohë (TimeFrame) që ju e dëshironi në grafik.

“ DHE JOOO !!
nuk do ta përkthej
fjalen “Candlestick” në
“Qirimbajtës” pasi fjala
“Candlestick” përdoret në
mënyrë globale. “ :)

Ngjyra e kuqe simbolizon rënien e çmimit, ndërsa e gjelbërta ngritjen e çmimit.


Nëse çmimi mbyllet më ulët se hapja, atëhere candlestick do të ishte i kuq.

Neve nuk na pëlqen të përdorim Candlesticks me ngjyrat tradicionale “Bardh e zi”


Ashtu ato do të duken kaq të pahijshme dhe meqënëse harxhojmë aq shumë kohë
duke përcielle grafikun, është më e lehtë të shikosh një grafik që është me ngjyra.
PSH: Një televizor me ngjyra është shumë më i mirë se një televizor Bardh e zi,
prandaj pse të mos e bëni ndonjë ngjyrë në ato tabela të candlesticks?

Kombinimi i shumë candlestick krijon forma të bukura qe mund t’ju ndihmojnë.

Këto dy forma dhe shumë të tjera i mësoni në analizat teknike!

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 21 |

MENAXHIMI I RREZIKUT ! 04

Gjithmonë më pyesin njerëzit se a është Forexi bixhoz?


A bazohet në fat? A është e rrezikshme? etj...

Unë do t’ju tregoj absolutisht të vërtetën vetëm


ju lusë që të kushtoni shumë vëmendje këtyre
faqeve më të rëndesishme të tërë këtij ilustrimi!

PO! FOREX-I ËSHTË NJË KAZINO GJIGANDE DHE LEGALE BOTËRORE:


Pasi që si model biznesi, bazohet në predikime dhe spekulime të së ardhmes!

Në kasino kush është që humbet gjithmonë para? Janë baste vënësit!


Ju mund të fitoni 10 herë rradhazi në kazino, po ashtu edhe Jackpot me
miliona dollarë, por përse kazinot janë gjithmonë fitimprurese? Sepse ato kanë
probabilitetin statistikor të fitimit në favorin e tyre më shumë se sa humbjen! Kjo
s’do të thotë që kazinot nuk humbasin kurrë, por në afatgjate ato gjithmonë janë
fitimprurese.

Në rregull... por çfarë lidhje ka kjo me Forex-in ?


Unë do t’ju tregoj se si të bëheni si vetë kazinoja që të keni probabilitetin në favor!

Ta analizojmë lojën më të “Sigurt” në kazino që ju mund të fitoni, që është Rouleta.


Shumica nga ju mendoni që po e vendosët një bast aty në të kuqën ose në të zezën
mundësite tuaja për të fituar janë 50%/50% apo jo? Epo, jo është shumë GABIM!

Ajo ka 18 hapësira të kuqe dhe 18 hapësira të zeza edhe 2 të gjelbërta - që nuk


janë si opsione për ta vënë si bast aty. Në total janë 38 hapësira. (18+18+2 = 38)

Kjo e bën që probabiliteti i fitimitit të vijojë si kështu:


Lojetari: 18/38 = 47.3%
Kazino: 20/38 = 52.7%
-------------------------------
Kazinoja me avantazh: +5.4%

Kjo në thelb i bie që për cdo $1 që hyn si bast, në kohë dhe konvertim afatgjat,
kazionoja fiton $0.05. Nëse në kazino, lojtarët në total kanë vënë
$1,000,000 milion baste atëherë kazinoja në këtë rast fiton +$54,000
Për më shumë shikojeni: https://www.youtube.com/watch?v=bRCtBRsLPmk
Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 22 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

MENAXHIMI I RREZIKUT !
Tani që e dimë shumë qartë se si bazohet modeli i biznesit të kazinove,
Po në Forex, cili është probabiliteti që të jemi fitues?

EUR/USD i ka vetëm 2 opsione: Të ngrhet ose të ulet, nuk bën vepra arti të Pikasos
aty në grafik, por vetëm ato dy opsione i ka edhe nëse s’di asgjë në lidhje me
analizat teknike apo fundamentale, saktësia jote do jetë 50% të jesh i saktë!!

NESE JU E ANALIZONI TREGUN NE MENYRE TEKNIKE APO FUNDAMENTALE


Ju do ta rrisni saktësinë tuaj, le të themi në 55% ose 60%, nuk ka 100% të saktë!

“Në rastin e kazinove, ti e


rrezikon $10 për të fituar $10
Kjo i bie që Rreziku kundrejt
shpërblimit është 1:1
Ndërsa në forex ty të lejohet të
rrezikosh $10 për të fituar
$20 ose më shumë.
Duke e bërë: 1:2, 1:3, 1:4, 1:5
varësisht nga targeti juaj.

JU DUHET TË RREZIKONI MAX 2% TË KAPITALIT TUAJ, DHE JO 100% !!!

Por unë preferoj të rrezikoni 1%. Nëse balanca është $1,000 rreziku është $10
Sepse po rrezikuat vetëm 1% në një tregtim, për të humbur i gjithë kapitali juaj ju
duhet të jeni gabim më shumë se 100 herë rradhazi për t’ju humbur i gjithë kapitali.

Ne si tregtare profesioniste, gjithmonë rrezikojmë më pakë për të fituar më shumë.


Në këtë rast 1:2: Rrezikojmë $10 për të fituar $20. Nëse në 100 tregime
te ndryshme, edhe nëse jemi vetëm 35% të saktë, ne prapë dalim në fitim.
35 * $20 = $700
65*(-$10) = (-$650)
-------------------------
Total = +$50
Që ta vërtetoni dhe ju vetë këtë teori, bëjeni një test tani me një monedhë të
hekurit dhe gjuani në ajër 100 herë duke mbajtur shënime, zgjidhni një anë
dhe shikoni rezultatin. Në fund bëni kalkulimin e anës që zgjodhët +$20, dhe
anës që humbët -$10, dhe kalkuloni rezultatin a do jeni në fitim apo humbje.
Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 23 |

MENAXHIMI I RREZIKUT !

Balanca 1% Rrezikim Balanca 10% Rrezikim


Tregtimi Tregtimi
Totale në tregtim Totale në tregtim

1 $10,000.0 $100.0 1 $10,000 $1,000.0


2 $9,900.0 $99.0 2 $9,000.0 $900.0
3 $9,801.0 $98.0 3 $8,100.0 $810.0
4 $9,703.0 $97.0 4 $7,290.0 $729.0
5 $9,606.0 $96.1 5 $6,561.0 $656.1
6 $9,509.9 $95.1 6 $5,904.9 $590.5
7 $9,414.8 $94.1 7 $5,314.4 $531.4
8 $9,320.7 $93.2 8 $4,783.0 $478.3
9 $9,227.4 $92.3 9 $4,304.7 $430.5
10 $9,135.2 $91.4 10 $3,874.2 $387.4
11 $9,043.8 $90.4 11 $3,486.8 $348.7
12 $8,953.4 $89.5 12 $3,138.1 $313.8
13 $8,863.8 $88.6 13 $2,824.3 $282.4
14 $8,775.2 $87.8 14 $2,541.9 $254.2
15 $8,687.5 $86.9 15 $2,287.7 $228.8
16 $8,600.6 $86.0 16 $2,058.9 $205.9
17 $8,514.6 $85.1 17 $1,853.0 $185.3
18 $8,429.4 $84.3 18 $1,667.7 $166.8
19 $8,345.1 $83.5 19 $1,500.9 $150.1
Kjo tabelë është bërë duke parashikuar edhe në rastet më të këqija kur ju të humbisni
një pas një 19 tregtime trradhazi pa bërë asnjë fitim ndërkohë, kështu do të duket
tabela. E shikoni dallimin pse ju them të rrezikoni 1% dhe jo më shumë ?

Prej $10,000 ju keni rënë në $8345.1, që i bie humbje totale prej -16.55% nga
balanca fillestare. Ndërsa për tu kthyer ku ishit, ju duhet të fitoni +19.83%
Pse ështe ky dallim -16.55% dhe 19.83%, se kuptoj ??

$8345.1 * 1.1983 (ose mund ta bësh +19.83%) = $10,000

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 24 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

MENAXHIMI I RREZIKUT !

Nëse ju keni balancën $10,000, dhe Humbja e Sa % fitim të nevojitet që


humbisni -50% të kapitalit. Atëherë kapitalit të kthehesh aty ku ishe.
balanca juaj është $5,000. Dhe nëse
10% 11%
fitoni prapë +50% ju do të keni pastaj
$7,500 dhe jo $10,000. Do të nevojitet 20% 25%
që të fitoni +100% të kapitalit për të 30% 43%
rikuperuar humbjet e 50% në fillim. 40% 67%
50% 100%
Dallimin në rastin “19.83% dhe 16.55%”
60% 150%
po e thjeshtoj përmes kësaj tabele këtu.
70% 233%
Prandaj, sa më pak që rrezikoni dhe
80% 400%
humbni, mund të rikuperoheni më lehtë
90% 900%
Nguliteni në kokë, MOS RREZIKOO!!!!!

Nëse ju keni një strategji e cila ka 50%


Saktësi kundrejt dështimi atëherë: Tregtimet rradhazi Probabiliteti

1 50%
Në tregtimin e parë shanci juaj është
50% që ju të fitoni ose humbisni. Ndërsa 2 25%
për të fituar ose humbur 2 herë rradhazi 3 12.5%
një pas një është 25%. 0.50*0.50=0.25 4 6.25%
3 rradhazi 12.5%. 0.5*0.5*0.5 = 0.125 5 3.1%
Kështu vazhdon si në tabelë
6 1.5%

Tani nëse strategjia juaj është me 1:2 Risk/reward (Rrezik kundrejt shpërblim)
Për një kapital prej $10,000 humbjet janë -$100 ndërsa fitimet +$200
Dhe duke rrezikuar 1% të kapitalit për të fituar 2% me 50% saktësi.

Atëhere në këtë rast

Probabiliteti është 25%, për të humbur -2% të kapitalit (-$200)


-------------------------------------------------------------------------
Probabiliteti është 25%, për të fituar +4% të kapitalit (+$400)

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 25 |

P S IKOLO GJ I A E T R EG TA RËVE 05

1. Dyshimi.

Gjëja më e keqe që një tregtar mund


të bëjë është që te dyshoj në vetveten.
Gjithmonë kujtohuni se mendimi juaj është
gjithçka që ka rëndësi, besoni gjykimin
tuaj, jetoni me të dhe e duajeni atë!

Disa tregtarë mund të synojnë 5 PIP profit ndërsa ju kërkoni 50 PIP.


Tregtarët e tjerë që kanë përvojë dhe aftësi në analizimin e tregut mund të
kenë shumë dallim me tuajat. Sidoqoftë, dyshimi në vete dhe dëshpërimi
do të rezultojnë duke u mbështetur në opinionin e të tjerëve mbi tuajin.

Gjatë gjithë udhëtimit tuaj duhet të besoni në gjykimin tuaj!


Do të përmirësohet vetëm me përvojë dhe përpjekje të vazhdueshme që ju bëni.

Dyshimi mund të lindë pas disa tregtimeve të humbura të njëpasnjëshme,


shpesh duke ju bërë të ndiheni sikur ju nuk jeni për këtë profesion.
Ne jemi këtu për t’ju thënë që kjo është e GABUAR.

Gjithçka është psikologjike, “Ai që thotë se mundem dhe ai që thotë se nuk


mundem zakonisht të dy kanë të drejtë”.

Ju tashmë e keni marrë guximin që të filloni të mësoni, sepse


ju besoni dhe e dini se do t’ja dilni, kështu që harroje dyshimin!

Çdo herë që ndjeheni në këtë mënyrë, merrni frymë thellë dhe largohuni
nga grafikët për disa kohë dhe kthehuni vetëm kur ndiheni të relaksuar.

Ashtu si ndiheni në muajin tuaj të parë të tregtimit është e pakrahasueshme me


atë se si do të bëni në muajin e tretë apo të katërt, është përvoja mbi çdo gjë.

Asnjë tregtar i vetëm nuk ka qenë fitimprurës brenda fazave fillestare të tregtimit!
Nuk është një udhëtim i qetë dhe me lule, ju do të përjetoni një turbullirë gjatë
gjitha mësimeve, të cilat do t’ju krijojnë në një tregtar të suksesshëm.

“Rruget pa kthesa, nuk e bëjnë një shofer të fortë”


Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 26 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

PSIKOLOGJIA E TREGTARËVE!

2. Frika.

Mund të jetë kaq e lehtë që të frikësohesh nga


tregu, veçanërisht për tregtarët fillestarë të cilët
ende nuk e kanë bërë një plan tregtimi ose një
strategji tregtare efektive, e cila përbëhet nga
metodologjitë e “Price Action”

Në raste të tilla ju nuk duhet të jeni pranë një llogarie reale.


Frika gjithashtu mund të krijohet nga një varg humbjesh, duke e bërë të duket
se nuk ka shpresë për ty dhe kjo sigurisht që mund t’ju humbë vetëbesimin tuaj.

Është e rëndësishme të theksohet se edhe përqindja e saktësisë prej 80% mund


t’ju sjell 20 humbje nga 100 tregtime, kështu që qëndroni të qetë.
Tregtia dhe rrezikimi i shumtë mund të shkaktojnë frikën nga humbja.
Ka një zgjidhje të thjeshtë për këtë: Ju duhet të rrezikoni aq sa që të jeni
të kënaqur edhe me humbjen. Nëse humbja do t’ju dëmtojë ose do të jetë e
padurueshme, ulni madhësinë e lotit (Sasise) dhe rrezikun.

Frika paralizon sistemin nervor, prandaj kufizon ndjeshëm tregtinë tuaj.


Pasi që ju do të humbisni mundësi të mira të tregut për shkak se jeni të
mbërthyer në iluzionin e frikës, të shqetësuar dhe të ngrirë në një vend.

Frika është një ndjenjë e natyrshme kur ndodh një humbje, pavarësisht se
sa i pasur mund të jesh, asnjë person i vetëm nuk gëzon humbjen e parave.
Ju duhet tja riafirmoni vetes se jeni në këtë biznes për të arritur jetëgjatësinë
dhe se kjo lojë e tregut është po ashtu si çdo biznes tjetër ku humbjet që ju
pësoni janë si shpenzimet tuaja. Shumica e bizneseve nuk janë fitimprurëse
për vite, megjithatë ju jeni me fat që jeni një tregtar i Forex-it!
Sepse ju e keni mundësinë të bëheni fitimprurës brenda pak muajsh.

Suksesi nuk mund të detyrohet, mos e nxitoni këtë lojë. Ju duhet të lundroni në
valët e tregut, të merrni kohën tuaj dhe përfundimisht frika juaj do të jetë një gjë
e së kaluarës. Qëndrimi i balancuar dhe në kontroll është jetësor në betejën tuaj
kundër frikës. Duke qëndruar ulur para ekranit tuaj pas një humbje mundet dhe
do të jetë shkatërruese për ju. Ju duhet të mësoni të lini ndjenjat tuaja jashtë.

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 27 |

PSIKOLOGJIA E TREGTARËVE!

3. Hakmarrja.

Një emocion që ka qenë rreth nesh që nga


Epoka e Gurit! Pas çdo tregtimi të humbur
ju do të ndiheni disi hakmarrës, kjo është
thjesht natyra e njeriut. Që ta ndalosh të
ndihesh në këtë mënyrë ju duhet që ta kuptoni
se nuk ka gjë të tillë si një tregtim ‘të sigurt’
Çdo tregtim mund të kthehet në një humbje në çdo moment,
ky nuk është faji juaj dhe ju nuk duhet ta merrni personale këtë.

Skenar i tillë mund të shkaktohet edhe nga një fatkeqësi natyrore që mund të
ndodhë në anën tjetër të botës. Një tregtar i mençur kurrë nuk do t’i vërë të gjitha
vezët e tyre në një shportë. Vendimi më i keq që mund të bëni pas një humbje
është që të hidheni drejt në një tregtim tjetër, sepse jeni duke hyrë në tregtim për
arsye të tjera të gabuara edhe rezultati mund të jetë një humbje edhe më e madhe,
duke ju çuar në humnera të dhimbjes dhe madje edhe më shumë vështirësi.

Hakmarrja mund të jetë shkatërruese ndaj llogarisë tuaj dhe emocioneve tuaja.
Kështu që bëhuni të matur ndaj humbjeve tuaja dhe qëndroni me qëllimet tuaja
afatgjata që i keni caktuar vetë.

Hakmarrja lind nga thellësitë e tua të brendshme kur merr ndonjë lloj humbjeje që
shkakton zemërim ose xhelozi, kjo mund të zbatohet për rrethanat në jetën tuaj
personale të dashurisë, midis miqve apo edhe në vendin e punës.

Kjo shpesh mund të çojë në pasoja negative të tilla që bien dhe vendime të këqija,
megjithatë ju duhet të mbani mend se tregjeve financiare nuk ju intereson!

Duke qenë i zemëruar në ekranin tuaj, telefonin apo veten tuaj, nuk do t’ju sjellë
asnjë dobi. 90% e tregtarëve humbasin në baza ditore kështu që nuk do të ishit i
vetmi person në botë që është i zemeruar apo i acaruar nga tregu i financave.

Me përpjekje të vazhdueshme, me besim dhe me shumë punë,


ju do të fitoni dhe asgjë në kete botë nuk mund t’ju ndalojë!

Një realitet i balancuar i brendshëm = Një realitet i balancuar i jashtëm.

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 28 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

PSIKOLOGJIA E TREGTARËVE!

4. Lakmia.

Lakmia është ndoshta emocioni më i rrezikshëm.


Kur të përjetoni një varg fitimesh, do të ndiheni
sikur jeni në krye të botës.

Kur të bëni fitime të vazhdueshme, kjo ju


sjell në iluzionin e “kjo është kaq e lehtë”.
Lakmia gjithashtu mund të lindë kur një
tregtar nuk ka një plan të strukturuar mirë.

Tregtimi pa qëllime është si ngasja pa destinacion, do t’iu bëjë që të silleni rreth e


rrothull dhe t’iu shpenzojë të gjitha energjitë tuaja.

Qëndroni të përulur, të disiplinuar dhe mbani mend këtë: Një varg i humbjeve
mund të vijë gjithmonë po aq i shpejtë sa nje varg fitues i tregtimeve!

Një tjetër gabim i rëndësishëm që duhet të theksojmë është se tregtarët lakmitarë


mund të shtojnë sasi në tregtimet e tyre kur i shohin që një tregti që shkon në
favor të tyre (ose madje kundër tyre) duke rritur rrezikun fillestar pa qenë taktik.

Lakmia mund të bëjë që edhe tregtari më i mirë të shkërmoqet në gjunjë.


Shumë tregtarë amatorë do të besojnë se në qoftë se ata kanë bërë 30 PIP fitim
duke përdorur sasi të vogël, ata mund të kenë bërë të njëjtën gjë me sasi më të
madhe dhe të kenë fitime më shumë në këtë mënyrë (rritja e sasisë dhe e fitimit)

Por duke mos marrë në konsideratë për të mbajtur Rrezikun të menaxhuar në


përpjesëtim me margjinën fillestare të investimit apo balancës. Rriteni sasinë
tuaj të tregtimit vetëm brenda udhëzimeve strikte të planit tuaj të tregtimit. Nëse
balanca juaj po rritet nuk do të thotë që ju menjëherë të rriteni edhe sasine tuaj.

Lakmia mundë kontrollohet më tej duke qëndruar “për toke”


dhe duke vendosur objektiva të duhura tregtare. Pasi ta dini se çfarë
është targeti juaj dhe e keni arritur atë, ju nuk do të rrënoni më planin tuaj.

Pasi të arrihet targeti, mbyllni tregtimet dhe shijohini.

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 29 |

ËMBËLSIRA NË FUND! 06

OK, ok, i kuptovaaa të gjitha këto... por nëse unë nuk rrezikoj
athërë as që mund të fitoj “Pa rrezik, s’ka fitim” e ke degjuar shprehjen?

Normalisht, ju duhet të rrezikoni por ta keni në kontroll!


Ju mund të fitoni +2% në javë, atëherë i bie +8% muaji.
Në mënyre stabile, duke rrezikuar 1% për të fituar 2% (1:2), si profesionist!

Kjo s’do të thotë që ju do i bëni +8% çdo muaj strike,


një muaj mund t’i fitoni +10%, një muaj +6%, një muaj 0% dhe një muaj +15%.
Por kalkulimi i bërë është në fitime mujore mesatare në +8%. Një plan afatgjatë që
s’do t’ju bëjë milioner mbrenda 1-2 viteve, por pas një kohe më të gjatë.

Prandaj motoja ime është “Sigurtë, ngadalë dhe konsistent”


Kjo është formula e suksesit dhe jo mbrenda natës!

Fitimi
Balanca Fillestare Fitimi ne muaj (%) Muajtë Balanca
Mujore

$1000 8% Muaji 1 € 1,080.00 € 80.00


Muaji 2 € 1,166.40 € 86.40
Muaji 3 € 1,259.71 € 93.31
Muaji 4 € 1,360.49 € 100.78
Muaji 5 € 1,469.33 € 108.84
Muaji 6 € 1,586.87 € 117.55
Muaji 7 € 1,713.82 € 126.95
Muaji 8 € 1,850.93 € 137.11
Muaji 9 € 1,999.00 € 148.07
Muaji 10 € 2,158.92 € 159.92
Muaji 11 € 2,331.64 € 172.71
Viti 1: € 2,518.17 € 201.45
Viti 2: € 6,341.18 € 507.29
Viti 3: € 15,968.17 € 1,277.45
Viti 4: € 40,210.57 € 3,216.85
Viti 5: € 101,257.06 € 8,100.57

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 30 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

ËMBËLSIRA NË FUND!

Tabela që sapo e shikuat është vetëm një planifikim financiar i synimeve!

Ju jeni personi që e vendosni që ajo tabelë të realizohet apo jo. Është thjesht një
planifikim financiar i qëllimeve që dëshironi t’i arrini në këtë industri. Mund edhe
t’i ndyshoni sipas ambicieve tuaja targetet dhe synimet, kjo varet vetëm nga ju.

Për të arritur qëllimet e planfikimit duhet kohë, punë, përkushtim, besim, vullnet,
vigjilencë dhe sakrificë. Është një maratonë dhe jo një vrapim 100 metërsh.

Imagjinoje thjesht sikurse një recetë të dietës apo e trajnerit personal të fitnesit që
ju rekomandon të dilni për vrap në mëngjes të paktën 1 orë në ditë. Ti je ai që del
dhe vrapon e i përkushtohesh shëndetit tënd dhe jo trajneri që të vrapojë për ju.

ANALIZAT TEKNIKE DHE FUNDAMENTALE - 20%

MENAXHIMI I RREZIKUT - 35%

PSIKOLOGJIA - 45%

Gjatë gjithë rrugëtimit tuaj, për të arritur qëllimet tuaja gjithmonë mbajeni në
mend këtë piramidën e rëndësive, ose unë i thëm edhe “Trekëndeshi bërmuda”

Kjo është piramida e rëndësive dhe prioriteteve që duhet ta mbani mend, edhe
pse mendoj që psikologjia mund të jetë 60% apo më shumë. Sepse nëse jeni
emocionalisht stabil gjatë gjithë kohës mundësia juaj për gabime është shumë më
e ulet dhe vendimet e juaja do jenë racionale dhe jo emocionale. Ndërsa pa marrë
parasysh se me qfarë lloje analize teknike apo fundamentale e parashikoni tregun,
nëse ju përdorni menaxhim të rrezikut të mirfilltë që në thelb vjen nga psikologjia
(Duke mos u berë lakmitar) athërë rruga juaj do të jetë e sigurtë dhe stabile.

Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it 31 |

ËMBËLSIRA NË FUND!

Si t’i dalloni mashtrimet ?

Në çdo industri ka mashtrime, hajdutë dhe njerëz të pandershëm,


që vazhdimisht përpiqen të mashtrojnë njerëzit çdo ditë.

“Blej sistemin tim dhe do të jeni në gjendje të bëni të paktën 100,000,000% !!!”
Fitime marramendëse të garantuara me absolutisht asnjë rrezik!

Një nga gjërat e para që duhet të dini rreth tregut në Forex është se edhe pse
është e kënaqshme dhe emocionuese, nuk ka asnjë buton magjik që menjëherë do
t’ju kthejë centin tuaj në miliona dollarë.

Ndoshta keni dëgjuar ose parë diçka të ngjashme në reklama televizive, në


pop-ups online etj... Pijeni këtë lëng frutash dhe do humbisni 30kg brenda 1 jave!
Ju lutem, mos u bëhi aq naivë dhe të bini preh e këtyre mashtrimeve!

Mashtrimet vijnë në këto forma:

Robotë - Për $50 me premtime që do i bëni milionat në mënyre pasive.


Sinjale - Ku thonë që ofrojnë sinjale të garantuara 90%-100% të sakta.
Indikatorë - 99% të saktë që ju ta analizoni tregun dhe të fitoni sa më shumë.
Call centers të ndryshem - që ju thërrasin në telefon dhe ju imponojnë në
vendimet tuaja për ndonjë nga parashikimet e tregjeve (Që në fakt ia fusin kot)

Sepse askush nuk e di tregun 99% se ku do shkojë, dhe mënyra e shitjes së


këtyre është “shumë e mirë për të qenë e vertetë” me premtime jo reale.

Mashtruesit shpesh vijnë në forma të ndryshme duke u maskuar pas atyre që bejnë
punë të mirë, saqë edhe është pak e vështirë t’i dallosh. Kështu për faj të shumë
mashtruesve dëmtohen edhe ofruesit e mirë të shërbimeve nga humbja e besimit
të shumë njerezve dhe njullosja e gjithë industrisë.

Nuk po them që të gjithë këta janë mashtrues. Ata që ofrojnë indikatorë, sinjale,
robotë, duan që të fitojnë ekstra nga puna e tyre, dhe pse jo? Por duhet t’i dallosh
ata që janë real dhe jo me premtime milioneshe mbrenda një kohe të shkurtër.

Mbani mend jo të gjithë janë mashtrues, por keni kujdes sepse ka mashtrues kudo!
Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
| 32 Copyright © 2021, NinjaFx | Ç’ka duhet të dini rreth Forex-it

ËMBËLSIRA NË FUND!

Si mundem t’ja filloj ?

Deri tani keni mësuar vetëm sipërfaqen dhe njohuritë


elementare çka duhet të keni ditur rreth Forex-it.

Me këto ilustrime ju keni fituar të pakten disa informata


të reja që nuk i keni ditur më parë. Pyetja që sapo ta
përfundoni është se si t’ja filloj dhe të mësoj më shumë.
Mos harroni që mësimi nuk ndalet kurrë dhe kjo është
një maratonë, ju inkurajoj që të mësoni sa më shumë.

Nëse tashmë veq e keni vendosur që të vazhdoni më tutje, atëherë:


1. Hapni një llogari në DEMO si fillim, aty ku nuk përmban asnjë rrezik dhe është
llogari testuese e aftësive tuaja ku mund të testoni strategjitë e juaja.
2. Filloni me një investim minimal sa më shpejtë në llogari REALE me një shume që
jeni psikologjikisht në gjendje edhe të humbisni atë, për shkak se kur të tregtoni me
llogari REAL, aty psikologjia juaj vepronë shumë më ndryshe në krahasim me demo.
3. Pasi të jeni edukuar mire në praktikë, rreth menagjimit të rrezikut, psikologjisë,
analizave dhe nëse jeni konsistent profitabil të paktën 3 muaj athëre investoni një
vlerë më të madhe vetëm nëse ndiheni rehat dhe të sigurtë në vetvete.

Nuk po i caktoj vlerat e sakta se sa të investoni, sepse kjo varet


nga gjendja juaj financiare, dhe është çështje e juaja përsonale.

Unë ju rekomandoj që të hapni llogarinë në njërin nga këto 2 brokeret (Klikoni)


www.pepperstone.com apo www.icmarkets.com

Ka dhe shumë të tjerë nëpër internet që bëjnë oferta joshëse dhe ofrojnë bonuse
që ju të regjistoheni etj... ështe e drejte e juaja te zgjidhni cilindo që ju deshironi,
por nëse jeni fillestar, atëherë duhet të keni shumë kujdes nga mashtrimet, dhe
këta dy brokerë janë shumë të sigurtë dhe korrekt e të njohur ndërkombtarisht.

Poashtu ju mund të bashkoheni komunitetit tonë më të ri shqipetar që ka për


qëllim motivimin dhe edukimin e të rinjeve. Pyetjet që keni i bëni në grup, njëri nga
anëtaret do ju përgjigjet dhe në këtë mënyrë ne rritemi së bashku të gjithë.

Faleminderit shumë, ju dëshiroj sa me shume sukses në jetën tuaj!


Tregtimi në Forex përfshin rrezik të konsiderueshëm të humbjes së kapitalit dhe nuk është i përshtatshëm për të gjithë investitorët apo tregtarët.
“ Nëse doni të shkoni shpejt, shkoni vetëm.
Nëse doni të shkoni larg, shkoni së bashku ”

- Proverbe afrikane
Na ndiqni në të gjitha rrjetet sociale tjera:
https://www.linktr.ee/ninjafx

You might also like