Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 17

Sëmundja ishemike e zemrës

Sëmundja e arterieve koronare ose ishemia e zemrës është ngushtimi i


arterieve të zemrës nga krijimi i pllakave atherosklerotike mbi paretet e
tyre. Ky ngushtim shkakton mosfurnizimin e mjaftueshëm të zemrës me
gjak. Pllaka atherosklerotike përbëhet kryesisht nga kolesteroli dhe
kalciumi. Sëmundja ishemike e zemrës vjen si pasojë e ngushtimit të
arterieve koronare që ushqejnë muskulin e zemrës me gjak. Ky ngushtim
shkaktohet nga krijimi i pllakave atereoskleretike mbi paretet e arterieve.

Pasoja të saj janë ishemia e muskulit


të zemrës (kur arteria ngushtohet 50-
75%) dhe infarkti kur arteria mbyllet
plotësisht.

Ishemia është faza e hershme e sëmundjes kur pacienti fillon të


prezantojë simptoma të natyrës së dhimbjes, të marrjes së frymës,
çrregullime të ritmit të cilat kryesisht shfaqen me sforco fizike apo
gjendje emocionale të rënduara. Ndërsa faza e infarktit është faza që
shfaqet me dhimbje të forta kraharori dhe kërkon ndërhyrje të
menjëhershme për hospitalizim të pacientit.
Faktorët për formimin e saj janë:

pirja e duhanit, tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i


kolesterolit dhe diabeti. Sëmundja ishemike e zemrës, përpos të
gjitha masave që sot sot meren për ta parandaluar e trajtuar, vijon të jetë
një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë. Sigurisht në këto
statistika për fat jo të mirë bën pjesë edhe vendi ynë, megjithatë pjesa
kryesore e atyre që konsiderohen si faktorë risku për sëmundje
koronare, janë të modifikueshëm.

Ndër këta faktorë rendisim:


Hipertensionin arterial,
diabetin, yndyrnat e rritura në
gjak, duhanpirjen, mbipeshën,
mungesën e aktiviteti fizik,
mënyrën e të ushqyerit etj.
Vlerësimi i këtyre faktorëve në
kohë, ul në mënyrë të rëndësishme propabilitetin e shfaqjes së
sëmundjes, vonon kohën e shfaqjes duke rritur jetëgjatësinë e cilësine e
jetës.

Ndërkohë që si faktorë rrisku të pandryshueshëm mund të


përmendim moshën e cila vlerësohet mbi 45 vjeç për meshkuj dhe mbi
55 për femrat, si dhe trashëgimin për sëmundje të artereve koronare në
moshë të re.

Njëkohësisht mosha është një tjetër faktor kuntribues në këtë sëmundje


(mbi 45 vjeç për burrat, mbi 55 vjeç për gratë). Prejardhja gjenetike
gjithashtu apo historiku i rrethit familjar mund të japin prirje për ishemi
të zemrës.

Proçesi atherosklerotik shkakton ngushtim të rëndësishëm në një ose


më shumë arterie koronare. Kur ato mbyllen rreth 50-70%, atëherë
prurja e gjakut bëhet e pamjaftueshme, duke mos plotësuar kërkesat për
oksigjen. Si rezultat në zonat e arterieve të ngushtuara miokardi
(muskuli i zemrës) mbetet i paushqyer me gjak dhe bëhet ishemik.

Sigurisht edhe stresi ndikon, por nuk futet tek faktorët madhorë.
Megjithatë, sipas studimeve është përllogaritur që prania e tij në mënyrë
të rëndësishme dhe për një kohë të gjatë, mund të jetë gjithashtu faktor
kontribues për zhvillimin e sëmundjes së artereve koronare.
Simptomat e sëmundjes ishemike
Simptomat nuk janë të njëjta tek të gjithë të sëmurët. Tek dikush mund
të shfaqen disa prej tyre, ndërsa tek dikush tjetër mund të paraqiten të
tjera.

Simptoma e parë është dhimbja e kraharorit përreth zonës së zemrës e


cila shfaqet me sforco fizike. Tipike e saj është që me ndalimin e sforcos
fizike dhimbja apo ky diskonforti pushon.

Por mund të mos shfaqet gjithmonë si e tillë, mund të paraprihet dhe nga
çrregullime ritmi, vështirësi në frymëmarrje, dobësi trupore. Por
simptoma e parë është dhimbja, dhe shpeshherë një dhimbje që përhapet
në zonën e qafës apo mes shpatullave, ndonjëherë edhe me mpirje të
dorës së majt apo dy tre gishtave të dorës së majtë.

Kjo ndodh sepse arteriet nuk dërgojnë në muskulin e zemrës sasinë e


duhur të gjakut.. Nganjëherë angina mund të paraqitet dhe si dhimbje
stomaku , lodhje e përgjithshme Rrahje të krahërorit Vështirësi në
frymëmarrje Aritmi të ndryshme

Pothuajse 25% e të sëmurëve mund të mos ndjejnë fare dhimbje gjoksi


ose simptoma të tjera, pavarësisht nga fakti se zemra e tyre kalon ishemi.
Ky rast quhet "anginë e heshtur" dhe ndodh kryesisht tek të sëmurët
diabetikë, por përmban të njëjtin rrezik për atak në zemër sikurse angina
simptomatike.

Nëse mbi sipërfaqjen e pllakës atherosklerotike krijohet tromb (gjak i


mpiksur) atëherë arteria bllokohet plotësisht, duke shkaktuar vdekje të
pariparushme të muskulit të zemrës, që quhet infarkt i miokardit

.Por ka edhe metoda të tjera, të cilat mund t’i përdorë grupi mjekësor,
nëse do të jetë e nevojshme

Diagnoza

1. EKG

Elektrokardiograma ose regjistruesi i ritmit të zemrës ka të bëjë me


regjistrimin e potencialeve elektrike të zemrës. Me anë të këtij
ekzaminimi shihet nëse ka ndryshime që tregojnë se muskuli i zemrës
vuan nga furnizimi i pamjaftueshëm me gjak dhe oksigjen.

Një EKG regjistron gjithashtu fuqinë dhe kohën e sinjaleve elektrike


ndërsa ato kalojnë nëpër zemër. Testet e stresit për të parë se si
funksionon zemra juaj gjatë stresit fizik. Gjatë testimit të stresit, ju ecni
ose vraponi në një rutine ose pedaloni një biçikletë të palëvizshme për ta
bërë zemrën tuaj të punojë shumë dhe të rrahë shpejt. Testet bëhen në
zemrën tuaj ndërsa ju ushtroni. Nëse keni një problem mjekësor që ju
pengon të ushtroheni, mjeku juaj mund t'ju japë ilaç për ta bërë zemrën
tuaj të punojë shumë, siç do të bëhej gjatë stërvitjes.

2. Ekokardiografia transtorakale

për të kontrolluar aftësinë e pompimit të zemrës dhe për të vëzhguar


funksionin e valvulave dhe dhomave të tij. Ky studim imazherik
gjithashtu mund të tregojë zona me levizje të dobët të gjakut që mund
të shkaktohet nga ngushtimi ose bllokimi në arteriet koronare.
3. Prova Ushtrimore

Është një provë indirekte, funksionale, gjatë së cilës zemra vihet në


sforcim duke përdorur tapet lëvizës ose biçikletë. Ka një protokoll të
përcaktuar sipas disa stadeve, duke e ndjekur rigorozisht te sëmurin me
EKG dhe matje të TA (tensioni).

Kryhet në të gjitha rastet kur pacienti ka dhimbje të herë pas herëshme


gjoksi, sidomos në sforcimet fizike.

Ajo shpreh një vlerësim indirekt të Qarkullimit Koronar, pra të


furnizimit me gjak dhe oksigjen të Muskulit të Zemrës.

Përbën një ekzaminim paraprak dhe një urë lidhëse nëse pacienti duhet
të kryejë Koronarografi apo jo.
4. CT Scan ose MRI

Skaneri ose Rezonanca Magnetike me Kontrast


e Arterieve Koronare.

CT kardiake skanon për të zbuluar


ose vlerësuar praninë dhe shtrirjen e
sëmundjes së arterieve koronare. Ky test
mund të përdoret gjithashtu për të
ndjekur gjetjet anormale nga rrezet X të
gjoksit ose testet e tjera
Calcium score për të zbuluar
dhe matur sasinë e kalciumit në
muret e arterieve koronare.
Mbledhja e kalciumit mund të
jetë një shenjë e aterosklerozës,
sëmundjes së arterieve koronare
ose sëmundjes mikrovaskulare koronare. Skanimet koronare të kalciumit
gjithashtu mund të ndihmojnë në vlerësimin e rrezikut ishemik të
sëmundjes së zemrës për njerëzit që pinë duhan ose për njerëzit që nuk
kanë simptoma të zemrës.

MRI kardiake (rezonancë magnetike) për të zbuluar dëmtimin e


indeve ose probleme me rrjedhjen e gjakut në zemër ose arteriet
koronare. Mund të ndihmojë mjekun tuaj të diagnostikojë sëmundjen
korovare mikrovaskulare ose sëmundjen e arterieve koronare
joobruktive ose obstruktive. MRI kardiake mund të ndihmojë në
shpjegimin e rezultateve nga testet e tjera të imazhit siç janë rrezet X të
gjoksit dhe skanimet CT.
Të dyja CT dhe CMR ofrojnë një imazh të hollësishëm dhe
gjithëpërfshirës të sëmundjes ishemike të zemrës. CT aktualisht mban
avantazhin për imazhin koronare, ndërsa MR ofron vlerësime më të
hollësishme të miokardit.
5. Koronarografia

Ekzaminimi përfundimtar, me saktësinë më të lartë për vlerësimin e


pemës koronare. Quhet grafia me kontrast e arterieve koronare, dhe
është ekzaminim invaziv radiologjik i cili shërben për diagnozë dhe
trajtim.

Një kateter mjaft i hollë futet nëpërmjet enëve të gjakut periferike deri
në arteriet koronare. Më pas lirohet një substancë e lëngshme e cila
kontraston të gjithë pemën koronare dhe bën të mundur përcaktimin
engushticave.
Koronarografia është ekzaminimi përfundimtar që përcakton saktësisht
se ku janë të vendosura pllakat me yndyrë, në cilat degë, sa përqind e
bllokojnë enën e gjakut dhe nëse ka ndonjë enë gjaku të bllokuar
plotësisht.
Trajtimi i sëmundjes ishemike të zemrës

Trajtimi përfshin ndryshimin e mënyrës se jetesës, medikamentet,


proçedurat intervencionale (angioplastika e arterieve) dhe
kirurgjikale (bypass) të cilat këshillohen nga mjeku.

● Ndryshimi i mënyrës së jetesës nënkupton prerjen e duhanit,

dietën e caktuar që mund të synojë uljen e kolesterolit, uljen e glukozes


së gjakut, rënien në peshë dhe normalizimin e tensionit të gjakut.
Gjithashtu, duhet patur parasysh edhe ushtrimi fizik në mënyrë të
rregullt. Është e nevojshme të përmëndim, se shmangia e stresit mendor
luan rol të rëndësishëm.

● Medikamentet të cilat përdoren nga mjeku për isheminë e

zemrës, janë të kategorive të ndryshme dhe qëllimi i tyre është trajtimi i


simptomave, normalizimi i tensionit të gjakut, kontrolli i ritmit kardiak,
ulja e yndyrave në gjak, zgjerimi i vazave dhe parandalimi i formimit të
trombit në arteriet e zemrës.
● Angioplastika është një metodë trajtimi, e cila ndihmon hapjen e

arterieve të zemrës në raste të caktuara. Kjo realizohet nga mjeku


intervencionist nëpërmjet vendosjes së një ”unaze” (stent) në zonën e
ngushtuar dhe nëpërmjet zgjerimit të saj me ballon.Operacioni i quajtur
bypass bëhet për lehtësimin e të sëmurit nga simptomat dhe zvogëlimin
e rrezikut të vdekjes nga sëmundja e arterieve koronare

Kjo bëhet e mundur nëpërmjet marrjes së grafteve (segmente të marra nga


arterie apo vena të trupit të të sëmurit) dhe ndërlidhjen e tyre me arteriet
koronare, duke anashkaluar stenozat atherosklerotike. Me këtë mënyrë
arrihet përmirësimi i furnizimit të zemrës me gjak.
Operacioni kryhet zakonisht me zemër të ndalur. Në këto raste është i
nevojshëm përdorimi i aparatit ekstrakorporal , i cili zëvëndëson rolin e
zemrës dhe të mushkrive, përsa kohë bëhet ndërhyrja.

Por në raste të caktuara baipasi mund të realizohet pa qënë e nevojshme të


ndalohet zemra, duke iu shmangur kështu qarkullimit ekstrakorporal të
gjakut. Jo pak herë zemra paraqet probleme më komplekse, ku stenozat
koronare shoqërohen me sëmundje të valvulave ose të aortës. Kjo e
detyron mjekun të bëjë trajtim të ndërthurur mbi të gjitha këto difekte
njëkohshësisht.

Janë disa faktorë të cilët rrisin mundësinë e komplikacioneve mbas


një operacioni të tillë si psh: mosha e të sëmurit, seksi femër,
sëmundjet kronike pulmonare, stenozat e arterieve periferike, statusi i
rënduar neurologjik preoperativ, operacionet e mëparshme të zemrës,
funksionimi preoperativ i veshkave, insufiçenca kardiake ose angina
gjatë periudhës së dhënies së narkozës.

You might also like