Revolucioni Industrial Ishte Tranzicioni Në Një Industri Të

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Revolucioni i pare Industrial

Revolucioni industrial ishte tranzicioni në një industri të re


prodhuese e cila përfshinte periudhën në mes të viteve 1750-1850.
Kjo periudhë përfshinte kalimin nga puna e dorës në punë me
makineri, risi në prodhimtarinë kimike dhe në proceset e prodhimit
të hekurit, rritjen e përdorimit të energjisë së avullit, zhvillimin e
makinave të punës dhe ngritjen e sistemit të fabrikave.
Tekstili ishte industria dominuese e Revolucionit Industrial në
aspektin e punësimit, vlerës së prodhimit dhe kaptalit të investuar.
Gjithashtu industria e tekstilit ishte e para që përdori metoda
moderne të prodhimtarisë.
Revolucioni Industrial fillet e saja i ka në Britaninë e Madhe, dhe
shumica e risive ishin me origjinë britanike. Në mes të shekullit XVIII
Britania ishte shteti më i fuqishëm tregtar, duke kontrolluar një
perandori globale të tregëtisë me koloni në Amerikën Verirore dhe
në Afrikë, dhe me disa ndikime poltike në gadishullin e Indisë,
kryesisht përmes veprimtarive të kompanisë East India. Zhvillimi i
tregtisë dhe ngritja e biznesit ishin shkaqet kryesore të Revolucionit
Industrial.
Revolucioni Industrial shënon një kthesë të madhe në histori; në një
mënyrë jeta e përditshme ishte ndikuar gati në çdo aspekt.
Veçanërisht, të ardhurat mesatare dhe popullsia filluan të shfaqnin
një rritje të papritur. Disa ekonomistë thonë se impakti kryesor i
Revolucionit Industrial ishte se standardi i jetesës për pjesën më të
madhe të popullsisë kishte filluar të ngritej vazhdimisht.

You might also like