Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Vetitë fizike dhe kimike të ujitë të detit

Vetia më e rëndësishme dhe njiherit e vetmja veti kimike është Kripshmëria, kurse vetit fizike
janë: Temperatura, Tejdukshmëria, Ngjyra dhe Shkëlimi.

Salaniteti apo Kripshmëri: është veti karakteristike e ujit të detit, me të cilën dallohet nga uji i
kontinenteve. Në kripshmërin e ujit të detit kryesisht marrin pjesë: Kloridet me 88.7% dhe
Sulfatet me 10.8%, kurse pjesën tjetër e përbëjn:0.3% Karbonatet dhe 0.2% kripërat tjera.
Kloridet i japin shijen e njelmët, kurse Sulfatet atë të idhët. Me salanitet kuptojm sasin e kripës
në gram në 1 litër ujë të detit dhe ajo shprehet me ‰ (promila). Salaniteti mesatar në detin
botëror është 35‰. Mirëpo, salaniteti është i ndryshëm nëpër dete dhe oqeane. Ai varet nga:
Temperatura e ujit dhe ajrit, avullimi, reshjet, era, rrymat detare, ardhjeve të ujërave të ëmbla
në dete dhe oqeane,etj. Shpërndarja horizontale e salanitetit në oqeanin apo detin botëror
paraqitet me Izohaline. Izohalinet janë vija që bashkojn pikat (vendet) me salanitet të njejt.

Kripshmëria është e ndryshme nëpër zona klimatike:

 Në zonën klimatike ekuatoriale salanitet është 32 deri 35‰ më i vogël se salaniteti mesatar,
për shkak: sasisë më të madhe të reshjeve, reve të dendura dhe mungesës së erës.
 Në zonën subtropike salaniteti është 35 - 37‰ por edhe më shumë, për shkak: moti të kthjellët,
temperaturës së lartë, avullimit të madh, mungesës së derdhjes së lumenjve në detra dhe
reshjeve më të ulëta.
 Në viset subpolare kripshmëria shkon duke u zvogëluar, pasi këtu kemi: temperaturat e ulëta,
avullimi i vogël dhe shkrirja e akullnajave.

Prej oqeaneve salanitetin më të lartë e ka oqeani Atlantikë 35.4‰, kurse nga detet më të lartë
salanitetine ka deti i kuq rreth 42‰, pasi që është i rrethuar me shkretira ku avullimi është i lartë,
ka munges të rrjedhjes së lumenjëve dhe me ngushticën Bab el Mandeb lidhet me oqeanin
Indian. Kurse deti i veriut ka kripshmëri 3‰, por kripshmëri edhe më e ulët është pran brigjeve
të Antarktikut edhe 0‰. Deti adriatik që është më pran nesh, bën pjesë në detet shumë të
njelmëta me 38 deri 39‰ kripshmëri.

Temperatura: është vetia më e rëndësishme fizike. Deti botëror është akumulatori më i madh i
nxehtësisë dhe me këtë ai rregullon edhe disa procese në atmosferë që janë të rëndsishme për
jetën në Tokë. Temperatura e ujit varet nga: intenziteti i rrezatimit të diellit, pastaj edhe aktiviteti
vullkanik nëndetar, fërkimi i grimcave të ujit, radioaktiviteti natyror i ujit të detit,... Rrezet e
diellit ngrohin vetëm shtresën e epërme të ujit të detit disa qindra metra, ndërsa në thellësi
ngrohtësia bartet me lëvizjen vertikale të grimcave të ujit, përkatësisht grimcat e ujit të ngrohta
por të kripura dhe të rënda, lëshohen në shtresat më të ulëta dhe të ftohta. Rrezatimi i diellit është
më i fuqishëm në mes të rrethit Tropik verior dhe jugor, ku rrezet bien gati me kënd të drejt.
Duke shkuar ka polet këndi i rënjes së rrezeve të diellit ulet dhe kjo ndikon edhe në temperaturën
e ujit të detit. Shpërndarja e temperaturës në sipërfaqen e detit botëror paraqitet me
Hidroizoterme, të cilat janë vija që bashkojn pikat me temperatur mesatare vjetore të njejtë.
Temperatura mesatare më e lartë është në detin e kuq dhe gjirin e Persisë 36 ⁰C, kurse më e ultë
është rreth Antarktikut -2⁰C. Ndërsa temperatura mesatare në detin botëror është 17.5 ⁰C. Në
oqeanin e madhë është 19.4⁰C, në oqeanin Indian 17.3⁰C, në oqeanin Atlantik është 16.5 ⁰C dhe
dukshëm më e ulët në oqeanin e ngrirë të veriut vetëm 0.75 ⁰C. Temperatur e ujit në thellsi
ndryshon shumë deri 400 metra, më pak deri 1500 metra dhe po thuaj se aspak mbi 1500 metra
thellësi.

Tejdukshmëria: deti shumë shpejt i absobon rrezet e diellit, llogaritet se deri 1 metër thellësi
absorbohen deri 73%, ndërsa deri 200 metra tërë dritën. Vetëm rrezet ultraviolet depërtojn deri
1500 metra thellësi. Tejdukshmëria varet nga: papastërtia organike dhe inorganike, plangtonet,
kushtet klimatike (vransirat) dhe lëvizja e valëve. Tejdukshmëria matet me ndihmën e Diskut të
Sekit që ka diametër 30 cm, tejdukshmërin më të madhe e ka deti Sargas 66.5 metra. Detet
tropike dhe subtropike që zakonisht janë të pasura me krip dhe nuk kanë plangtone kanë
tejdukshmëri më të lart, kurse detet nga tropiku në drejtim të veriut kanë tejdukshmëri gjithnji e
më të vogël nga 5 deri 20 metra. Deti mesdhe ka tejdukshmëri të madhe deri 60 m, ndërsa deti
adriatik deri 33 m.

Ngjyra: uji i detit botëror ka ngjyrë nga e kaltër e mbyllët, nuancat e ngjyrës së kaltërt e deri
në të gjelbër. Në ngjyrën e ujit të detit ndikojn faktor të ndryshëm: këndi i rënjes së dhe
depërtimi i rrezeve të diellit, thellësia, ngjyra e bazenit (fundit) të detit, vegjetacioni, vransirat,
lëvizja e ujit,etj. Ngjyrë të kaltërt kanë zakonisht detet e ngrohta dhe të kripura, kurse të gjelbërt
kanë ujërat e deteve të pasura me substanca ushqyese dhe në të cilat paraqiten plangtonet, pra
detet e rajoneve subpolare dhe polare. Deti verdh ka ngjyrën nga aluvionet e lesit që sjell lumi
Huan ho, kurse ai i kuq përshkak të sasisë së madhe të algave të kuqe që notojn mbi ujë.

Shkëlqimi apo fosforeshenca: paraqitet në të gjitha pjesët e detit botëror, por sidomos është
karakteristike për detet e ngrohta. Formohet nga organizmat detar, siç janë: bakteriet
dritlëshuese, algat, kandili i detit etj. Egspozohet vetëm me lëvizjen e ujit, sidomos pas anijeve
dhe njihet si Valët e argjenta.

Tejdukshmëria Ngjyra Shkëlqimi

You might also like