Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Ngjarje festive e krahines se Matit,Shen Gjergji

6 Maji njihet nga shumë zona të Matit por jo vetëm si dita e Shën Gjergjit, që vijon të
festohet prej shekujsh si ndarja e dimrit me verën. Në ditët e sotme, transformuar prej dekadash
kjo datë nënkupton ardhjen e gjelbërimit, si dhe nxjerrjen e gjësë së gjallë nga dimri. Kështu,
ajo është festuar masivisht nga shumë zona në Shqipëri si një festë e rëndësishme tradicionale,
duke i bashkangjitur disa rite. Por në të vërtetë cila është historia e Shën Gjergjit? Të dhënat
tregojnë se ai ishte një kalorës dhe se ka jetuar rreth viteve 300 pas erës sonë. Ai ishte një
luftëtarë kalorësh dhe i pamëshirshëm, duke bërë që në atë periudhë të ishte idhull për të gjithë,
sqaë shumë djem që lindnin, i quanin Gjergj. Dita e Shën Gjergjit mendohet se është caktuar
kur ai u vra në një betejë. E nga kjo, shumë popuj e kthyen në festë ku bëheshin duele me
kalorës. Rreth shekullit të XX-të, festa u transformua duke iu shtuar disa rite sipas zonave. Në
vendin tonë disa nga këto rite janë: zgjimi herët në mëngjes për të mundur qyqen një shpend që
rikthehet në vendin tonë nga fundi i muajit Prill e shtegton për në Afrikë nga muaji Korrik, të
shkosh të marrësh degë të gjelbëruara shelgu apo arre dhe pastaj këto degë vareshin në portën
apo derën e shtëpisë. Por një tjetër rit është edhe therja e një bagëtie e kryesisht të jetë qengj apo
kec, që simbolizon kështu festën e nxjerrjes së bagëtisë nga dimri. Në Mat, kjo Shën Gjergji
festohet në zona të ndryshme, ndërsa masivisht festohet në Klos.

Bashkë me fëmijët, nuset dhe gratë mbledhin barishtet, ndërsa djemtë presin degë shelgu dhe që
herët në mëngjes zbukurojnë dyert e të dashurave. Ndërsa vajzat dalin te portat e shtëpive dhe
pastaj shëtisin në livadhe e këndojnë. Në mbrëmje në një copë letër shkruhen dëshirat dhe pasi
paloset letra vendoset në fund të pemës së trëndafilit dhe merret në mëngjes para lindjes së
diellit. Nganjëherë dëshirat e shkruara hidhen në ujë të rrjedhshëm apo në det.
Veshje tradicionale te festes se Shen Gjergjit

Disa nga ushqimet karakteristike te kesaj feste jane:Supe Kurban, Këmbë e pjekur me lëng,
Role aromatike me salce, dhe brinjë të buta me qepë jeshile etj.
Supë Kurban
Produktet e nevojshme:
1 kg mish qengji
250 g të brendshme të qengjit
1-2 qepë
3-4 speca djegës
1 përsëri. gjalpë lope 1 vezë
1 sp.majdanoz
kripë dhe piper për shije
Mënyra e përgatitjes: Mishi i prerë në copa hiqet kockat dhe lahet. Vendoset në një tenxhere së
bashku me grilat e grira, mbulohet me ujë dhe zihet duke i hequr shkumën me një lugë të prerë.
Shtoni qepën e grirë hollë dhe specat djegës. Skuqni miellin në yndyrë derisa të marrë ngjyrë të
artë, përzieni me pak lëng mishi dhe hidheni në supë. Lënga mbushet me ujë të nxehtë, kripet
dhe zihet edhe 5 minuta. Ndërtohet me vezën e thyer që duhet kryqëzuar. E heqim nga zjarri, e
spërkasim me qiqra dhe majdanoz të grirë hollë dhe e servirim.

You might also like