Test Kenget e Milosaos

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Test për maturantët në lëndën e letërsisë

Fragment nga Këngët e Milosaos, Kënga e XX e shkrimtarit Jeronim de Rada

Si ai që një yll të qetë

sheh e zemrën ia ngroh

yll që thot: “Vështromëni dritën,

bota nuk do të shkallmohet,

bardhëllore unë e pashë.

Vajza: - O i bardhë bir bujari,

në më merr, ku po më shpie?

Unë s’jam një zonjë e madhe

si mizorja jot kunatë.

Trimi: - Shkodra më s’thuhet qytet;

përtej malit gjejmë priftër

që të na martojnë.

Un’ me shigjetë e parmendë,

ti kasollen të më ruash,

edhe rrobat të më lash,

vetëm për mue të vetmin.

Qarkoni përgjigjen e saktë

1. “Këngët e Milosaos” është vepër:

a. epike,

b. lirike,

c. epiko-lirike,

ç. liriko-epike.
2. Koha e brendshme e rrëfimit në vepër i vendos ngjarjet në sfondin e:

a. luftës së rilindësve shqiptarë për pavarësinë e Shqipërisë;

b. shek XV, në epokën e “Motit të madh të Skënderbeut”;

c. Luftës së Dytë Botërore.

3. Mbizotërimi i elementit lirik bën të mundur që në vepër t’i:

a. kushtohet më tepër vëmendje veprimit,

b. kushtohet më tepër vëmendje efektit të ndjenjës,

c. kushtohet vëmendje përshkrimit të ngjarjes.

4. Vepra “Këngët e Milosaos” nga ana strukturore është ndërtuar:

a. me linja paralele veprimi,

b. mbi një plan të vetëm subjekti,

c. mbi subjekte që vijnë në formë zinxhiri.

5. Rrëfimi në vepër bëhet në:

a. në vetën II,

b. në vetën III,

c. në vetën I.

6. Ç’do të thotë fragmentarizëm i veprës?

a. Këngët e poemës nuk kanë një përfundim të caktuar;

b. këngët e poemës nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën;

c. këngët e poemës vazhdojnë ngjarjen aty ku ka përfunduar kënga pararendëse.

ç. kanë rend logjik e kronologjik.

7. Në vepër, dashuria si motiv romantik shfaqet si:

a. virtyt që fiton moralisht në botën e mbushur me vese;

b. ndjenjë e pasion i papërmbajtur, rreth së cilës rrotullohet gjithçka;

c. përjetim emocional që kapërcen të gjitha vështirësitë, dhe që i drejtohet, vashës, atdheut, detyrës
vendlindjes, familjes etj.;

ç. të gjitha së bashku.

8. Konflikti në vepër zhvillohet më shumë:

a. pasi bie tërmeti,

b. para se të binte tërmeti,

c. pas martesës së personazheve,

ç. asnjëra nga alternativat.

9. Motivi atdhetar në poemë është:

a. plotësues i motivit të dashurisë,

b. motiv primar që zhvillohet në vepër,

c. motiv që zhvillohet në mënyrë fragmentare.

10. Çfarë e bën Milosaon hero romantik?

a. Tërheqja në gjirin e natyrës dhe dialogimi me të dashurën;

b. ëndrrat e shpeshta të cilat paralajmëronin ngjarjet që do të ndodhnin;

c. largimi nga realiteti në të cilin ndodhej;

ç. përjetimi intensiv i ndjenjës së dashurisë;

d. të gjitha së bashku.

11. Poema është shkruar në:

a. shqipen e sotme,

b. gjuhën arkaike arbëreshe,

c. italisht e u përkthye në shqip.

12. Lakonizmi në vepër nënkupton:

a. rrëfim të ngjarjeve me detaje të hollësishme;

b. përdorim të shumë mbiemrave në rrëfim;

c. përdorim të një gjuhe të kursyer dhe të përpunuar artistikisht;

ç. përshkrim të ngjarjeve ashtu siç kanë ndodhur.

13. Me anë të përdorimit të lakonizmit, poeti:

a. synon të përcjellë objektivitet te lexuesi;

b. synon të krijojë imazhe simbolike mbresëlënëse;

c. synon ta thjeshtëzojë ngjarjen për ta kuptuar lexuesi.

ç. asnjëra nga alternativat.

14. Dialogu në fragment ka funksion që:

a. ngjarja mes dy të dashuruarve të përjetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë;

b. të rrëfehet shkurtimisht ngjarja;

c. të zbehë vëmendjen nga konfliktet e mëparshme në vepër.

15. Cila nga figurat është e pranishme në pesë vargjet e para të fragmentit?

a. Similituda,

b. metafora,

c. epiteti,

ç. të gjitha së bashku.

16. Nga dialogu në fragment kuptojmë që:

a. tërmeti ka shkatërruar edhe dashurinë e të rinjve;

b. tërmeti ka rrafshuar gjithçka, edhe dallimet shoqërore;

c. tërmeti është ëndërr e personazhit kryesor.

17. Në vargjet: Shkodra më s’thuhet qytet/ përtej malit gjejmë priftër/ që të na martojnë,
mbizotërojnë nota:

a. lirizmi,

b. epike të rrëfimit,

c. lirizmi dhe epizmi së bashku.

18. Atmosfera në fragment është:

a. tragjike,

b. e tensionuar,

c. ekzaltuese dhe e ngrohtë,

ç. e paqtë.

19. Në vargun: bardhëllore unë e pashë, gjendet një figurë e sintaksës poetike dhe një figurë e
shprehjes poetike. Cilat janë ato?

a. Anafora dhe metafora,

b. epiteti dhe inversioni,

c. krahasimi dhe shkallëzimi.

20. Vargu i fundit i kësaj pjesë të poemës: vetëm për mua të vetmin, ku përsëritet dy herë fjala
vetëm, duhet interpretuar:

a. subjekti lirik dëshiron të jetojë vetëm;

b. subjekti lirik është i interesuar për atdheun e tij;

c. të tjerët nuk kanë rëndësi për subjektin lirik.

21. Në vargjet: Vështromëni dritën,/ bota nuk do të shkallmohet, kuptimi është:

a. vështrimi në sy i të dashuruarve do të sjellë shembjen e botës;

b. bota nuk do të shkallmohet, nëse ata duhen;

c. heroi është i lumtur e dëshiron t’ia thotë gjithë botës.

22. Në vargjet: Shkodra më s’thuhet qytet.... me shigjetë e me parmendë, figura artistike është:

a. metaforë,

b. metonimi,

c. simbol,

ç. antitezë.

23. Në fjalët e Rinës: O i bardhë i bir bujari, në më merr, ku po më shpie? Unë s’jam një zonjë e
madhe, shprehet:

a. dallimi klasor mes dy personazheve;

b. barazia mes personazheve;

c. asnjëra nga alternativat.

PJESA II

De Rada Këngët e Milosaos - Kënga XXX

Fryu era e maleve

dhe rrëzoi hijen e lisit.

Gjaku im te lumi i Vodhit.

Hapeni shatoren,

o ushtarë, që të shoh

Shkodrën edhe time motër

te dritarja kundruall.

Atje nuk do zgjohem më

luleve që i tund era

si suvalë e pasosur.

Mblidhen shokët mbrëmanet

në katund, në vatërët.

Unë i lashë si ëndërrëz.

Rrethoni alternativën e saktë për pyetjet nga 13 deri në 18.

13. Në këngën XXX tregohet për: 1 pikë

A) flijimin dëshpërues të heroit që humbi familjen.

B) dëshirën e heroit për të shlyer gabimin e bërë dikur.

C) amanetin e fundit të Milosaos për t’u varrosur pranë familjes.

D) çastet e fundit të Milosaos së plagosur.

14. Kjo këngë përshkohet nga nota: 1 pikë

A) pendimi;

B) trishtimi;

C) ekzaltimi;

D) triumfi.

15. Vargu: Mblidhen shokët mbrëmanet; nënkupton: 1 pikë

A) jetën që do të vazhdojë edhe më pas.

B) mbrëmjet e qeta të katundit.

C) bisedat që do të bëhen për të rënët.

D) jetën e qetë që do të ketë ky vend.

16. Figura e stilistikës në vargun: dhe rrëzoi hijen e lisit; është: 1 pikë

A) metafora;

B) metonimia;

C) krahasimi;

D) epiteti.

17. Në vargun: te dritarja kundruall; fjala kundruall ka kuptimin: 1 pikë

A) tjetër;

B) e hapur;

C) përtej;

D) përballë.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A

 AKP 7 31 maj 2013

18. Në cilin prej vargjeve të mëposhtme është përdorur një trajtë dialektore? 1 pikë

A) Atje nuk do të zgjohem më.

B) Luleve që i tund era.

C) Unë i lashë si ëndërrëz.

D) Në katund, në vatërët.

19. Përshkruani atmosferën që sundon në këtë këngë. Tregoni funksionin artistik të këtij përdorimi. 3
pikë

Atmosfera:
_____________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________
_

Funksioni:
_____________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________
_

20. Në vargun e tretë të kësaj kënge mungon një nga gjymtyrët kryesore të fjalisë. Cila është ajo?

Rishkruajeni vargun duke e shtuar këtë gjymtyrë të nënkuptuar. 2 pikë

_____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________

21.

a) Çfarë kërkon Milosao të shohë në fund dhe pse? Ç’ndjenjë e përshkon heroin në këto vargje? 3 pikë

b) Zbuloni në këtë këngë një tipar të Milosaos që e bën atë një hero romantik. 1 pikë

_____________________________________________________________________________________

22. Gjeni kohën e foljeve në vargjet e mëposhtme. Shpjegoni këtë përdorim në funksion të idesë që
mbartin

vargjet përmbyllëse të kësaj kënge. 3 pikë

23. Çfarë ka të veçantë nga mënyra e ndërtimit (fjalëformimit) fjala ëndërrëz? Shpjegoni përfytyrimin

që ajo krijon. 2 pikë

_____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________
24. Ç’përfaqëson imazhi i malit dhe i lisit në këtë këngë? 1 pikë

_____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________

You might also like