Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 28

Fakulteti Ekonomik

Programi: Banka, Financa dhe Kontabilitet

Punim Diplome
Bachelor
Viti akademik 2016-2017

Marketingu i shërbimeve turistike në Mal të Zi

Mentori: Studenti:

Qershor / 2019
2
Fakulteti Ekonomik
Programi: Banka, Financa dhe Kontabilitet

Punim Diplome
Bachelor
Viti akademik 2016-2017

Marketingu i shërbimeve turistike në Mal të Zi

Mentori: Studenti:

Qershor / 2019

3
Përmbledhja
Lista e grafikave..............................................................................................................................2

Deklarata e autorësisë......................................................................................................................3

Abstrakt............................................................................................................................................4

Hyrje................................................................................................................................................5

Historiku i Marketingut................................................................................................................5

Turizmi në koncept të gjerë.........................................................................................................5

Qëllimi i temës.............................................................................................................................6

Shqyrtim i literaturës.......................................................................................................................7

Koncepti i Marketingut................................................................................................................7

Plani i Marketingut.......................................................................................................................8

Faktorët e zhvillimit të turizmit...................................................................................................9

Marketingu Ndërkombëtar.........................................................................................................10

Metodologjia..................................................................................................................................12

Rezultate........................................................................................................................................14

Studimi i turizmit në Mal të Zi...................................................................................................14

Diskutimi.......................................................................................................................................17

Përfundimi.....................................................................................................................................23

Referenca.......................................................................................................................................24

Shtojca...........................................................................................................................................25

1
Lista e grafikave

Grafiku 1. Pyetsori………………………………………………………………………….........17

Grafiku 2. Pyetsori……………………………………………………………………………….18

Grafiku 3. Pyetsori………………………………………………………………………….……19

Grafiku 4. Pyetsori……………………………………………………………………………….20

Grafiku 5. Pyetsori……………………………………………………………………………….21

Grafiku 6. Pyetsori…………………………………………………………………………….....22

2
Deklarata e autorësisë

Me anë të kësaj deklarate unë, deklaroj që ky punim është origjinal dhe është kryer personalisht
nga unë, punimi nuk është marrë nga studentë të tjerë apo punime tjera në Kolegjin AAB, ose
nga ndonjë universitet tjetër.

Punimi nuk është kopje e ndonjë punimi të marrë në internet apo bibliotekë, nuk përmban
modifikim të dhënash, duke i paraqitur ato si personale; punimi respekton të gjitha kërkesat për
të drejtat e autorit, duke saktësuar dhe cituar të gjitha kontributet nga burimet e tjera.

Prishtinë, më 11.06.2019

3
Abstrakt

Turizmi përfaqëson dukuri të ndërlikuar, dinamike, sociale dhe ekonomike në botën moderne. Si
i tillë përbën një aktivitet gjegjësistë tërësi aktivitetesh ekonomike të koordinuara me njëra
tjetrën që kanë si qëllim plotësimin e nevojave të individëve, që lidhen me kohën e lirë dhe
lëvizjen e njerëzve. Sot turizmi përfaqëson një industri, sepse bëhet fjalë për aktivitete që
synojnë shfrytëzimin e resurseve turistike, si dhe shndërrimin e burimeve natyrore, njerëzore dhe
burimeve kapitale në produkte dhe shërbime turistike. Për shkak të karakterit që ka, turizmi ofron
një potencial të madh dhe luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e objektivave kryesore
makroekonomike që lidhen me rritjen ekonomike, punësimin, zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik dhe social. Ndikimet e turizmit janë të shumanshme: ekonomike, sociale, natyrore ose
mjedisore, politike dhe kulturore. Nga të gjitha kategoritë e ndikimeve turistike, ndikimet
ekonomike kanë rëndësinë më të madhe për zhvillimin e përgjithshëm dhe kjo buron nga
ndërvarësia e theksuar e tyre me kategoritë e tjera të ndikimeve. Turizmi kontribuon për të rritur
të ardhurat kombëtare, krijon mundësi punësimi, kufizon hendekun e deficitit tregtar, përforcon
zhvillimin ekonomik në rajonet periferike, intensifikon aktivitetin e ndërmarrjeve që prodhojnë
mallra dhe shërbime, të cilat plotësojnë nevojat e drejtpërdrejta ose të tërthorta turistike. Në vitet
e fundit ka pasur një rritje të interesit nga ana e studiuesve për impaktet e turizmit në rritjen
ekonomike, sidomos për vendet në zhvillim. Këto vende ne rajon dhe më gjerë fokusohen në
politika ekonomike për të nxite zhvillimin e turizmit, dhe njëkohësisht angazhohen ne
promovimin e tij në arenën ndërkombëtare si një burim potencial i vendit për rritjen ekonomike.

4
Hyrje

Historiku i Marketingut
Në tri dekadat e fundit të shek.XX shumë ndërmarrje, organizata, e kuptuan se marketingu efikas, i organizuar dhe
i implementuar mirë, është boshti i suksesit të tyre.Disa ndërmarrje tjera, këtë të vërtetë e kanë kuptuar më vonë,
me vonesë të madhe.
Ka mendime të shumta rreth definicionit të marketingut. Disa autorë janë të mendimit se marketingu është:
- aktivitet i biznesit;-
- tërësi e ndërlidhur me grupe të aktiviteteve të biznesit;
- fenomen i tregtisë;
- koncept i të menduarit;
- funksion i integrimit, i koordinimit dhe të krijimit të politikës ekonomike;
- ndjenjë për arritjen e objektivave të synuara;
- proces ekonomik;
-proces i këmbimit ose mbartje e mbizotërimit mbi prodhimin.
Sipas definicionit të Institutit të Marketingut në Angli – Chartered Institute of Marketing:“Marketingu është
proces i manaxhimit, i cili identifikon, anticipon (parasheh) dhe ipërmbushë kërkesat e konsumatorëve, me
efikasitet dhe me profitabilitet”. Një definicion tjetër: “Koncepti i marketingut është filozofi e biznesit, sipas së cilës
çelësi për arritjen eobjektivave të organizatës (ndërmarrjes) gjendet në përcaktimin e nevojave dhe tëdëshirave në
tregjet e synuara (kundrejt konkurrencës) në transferin e suksesshëm dhe veprues për përmbushjen, përkatësisht
kënaqjen e kërkesave”.

Turizmi në koncept të gjerë


Turizmi ka qenë prej kohësh i një rëndësie të madhe në nivel global. Mbërritja e turistëve
ndërkombëtar u rrit me 4% në Mal të Zi. Globalizimi mund të analizohet në mënyrë kulturore,
ekonomike, politike, institucionale, mediatike etj,. Mirëpo, qëllimet e pakontestueshme të
zhvillimit turistik në vete inkorporojnë si rritjen kënaqësisë së turistëve ashtu dhe mikpritësve të
tyre. Presupozimi për realizimin më sukses të këtyre qëllimeve, parasëgjithash determinohet pikë
së pari është vetëdija dhe kultura permanente e pronarit dhe nga kushtet të cilat ndryshojnë
vazhdimisht në një ambient të caktuar. Konsiderojmë se që në fillim duhet që t’i rregullojmë
5
disa çështje të rëndësishme siç janë: sigurimin e pozitës stabile ekonomike, përmirësimit të
imazhit ne përmasa ndërkombëtare, njohjen dhe përcjelljen e lëvizjeve në tregun turistik,
unifikimin e legjislacionit, konform standardeve ndërkombëtare; ndërsa pjesa e dytë është e
lidhur me zgjedhjen e statusit politik dhe tendencave dhe drejtimeve kah sovraniteti i bazuar në
nevojat dhe interesin e shtetit.

Qëllimi i temës

- Të kuptohet koncepti i Marketingut,


- Plani i marketingut,
- Faktorët e zhvillimit të turizmit,
- Marketingu Ndërkombëtar.

6
Shqyrtim i literaturës
Koncepti i Marketingut

Marketingu është proces shoqëror dhe menaxhues, përmes të cilit individët dhe grupet përfitojnë
atë për çka kanë nevojë dhe çka dëshirojnë përmes krijimit, ofrimit dhe shkëmbimit të
produkteve të vlefshme me të tjerët.

Cilat janë 6 arsyet për të cilat duhet të studiohet marketingu?


1. Marketingu është një prej aktiviteteve fundamentale njerëzore, sepse është çdokund dhe
mësojmë të marrim vendime të mira.
2. Marketing ka në ekonomi, sepse përbënë rreth 50 % të shpenzimeve të shitjes.
3. Menaxhimi i marketingut është i domosdoshëm për suksesin e organizatës, sepse 80-90 % e
firmave të reja dështojnë.
4. Marketingu mund të kontribuojë në mirëqenien e shoqërisë.
5. Duhet të marketojmë vetëm para punëdhënësit.
6. Ka të bëjë me njerëzit dhe është argëtues. (Bajrami, 2014)

Termin marketing çdo herë e më shumë e hasim në jetën e përditëshme duke filluar nga mjetet
për komunikim me opinionin, tubimet dhe bisedimet e profilit afarist, në fjalimet e ndryshme e
deri te bisedat shoqërore të njerëzve të zakonshëm. Shpeshëherë, termi marketing edhe nuk ka
përdorim adekuat në komunikimin e zakonshëm ashtu që krijohen keqkuptime dhe konfuzione
terminologjike që nënkuptojnë vetëm ndonjë dimenzion të marketingut të vëretë. Kuptimi i fjalës
‘marketing’ mund të gjendet nga etimologjia anglosaksone e saj. Fjala marketing përbëhet nga
dy fjalë: Market + ing. Sidoqoftë, meqenëse përkthimi në shqip nuk është aq adekuat dhe në
shqip nuk ka ndonjë fjalë që do të përfshinte kuptimin e tij të plotë, ky term përdoret si në
origjinal, pra marketing. Nga fakti se marketingu është tejet i ndërlikuar, si përkufizim, përdoret
në aspekte të ndryshme. Për marketingun në literaturën dhe praktikën bashkëkohore ekzistojnë
shumë përkufizime. Nga vet natyra shumë e ndërlikuar e marketingut, secila përpjekje për
përcaktim të termit të marketingut vetëm pjesërisht mund të kuptohet si e suksesshme dhe e
plotë. Në të vërtetë, është e pamundur, që vetëm me disa fjali të përkufizohet e përmblidhet krejt
ajo që ka të bëjë me marketingun si proces dhe rolet e tij. (Fejza, 2013)
7
Plani i Marketingut

Të gjithë ne qe duam të zhvillojmë një aktivitet ekonomik, kemi nevojë për një plan. Në fakt,
pavarësisht nga lloji I aktivitetit që doni të filloni, është shumë e rëndësishme t’i besoni
detyrën konsulentëve të dedikuar të biznesit ose aftësive që ju vete keni (nëse biznesi ka nevojë),
të hartojnë një Plan Biznesi, të dobishme për planifikimin e të gjitha aktiviteteve që do të
ndërmerren në kompani dhe të dobishme për mbijetesën e saj. Plani i Biznesit duhet të
përfshijë një dokument që quhet Plani i Marketingut, i cili do të na lejojë të planifikojmë
paraprakisht të gjitha hapat që duhen ndërmarrë për të hedhur me sukses produktin /
shërbimin tonë në treg dhe për të fituar kshu mbijetesën tonë afat mesëm apo afatgjatë.

Për të bërë një Plan Marketingu, para së gjithash është e nevojshme të mbështeteni në
konsulentët që kanë përvojën e duhur në këtë fushe dhe që mund ta drejtojnë më mirë kompaninë
në kete detyrë delikate të planifikimit të biznesit të tyre.
Plani i Marketingut është planifikimi I vete strategjisë dhe është i ndarë në pika të ndryshme
kryesore te cilat duhen trajtuar sa me mirë.

Brenda planit të marketingut një nga pikat më të rëndësishme për t’u trajtuar është përcaktimi i
asaj që ne mund quhet 4P të Marketingut (në zhargonin e Marketing Mix):

1. Produkt - Produkti i referohet produktit / shërbimit që do të shitet në treg, me të gjitha


karakteristikat teknike të së njëjtës dhe funksionet e përdorimit ndaj të cilave u nënshtrohen
përmbushjes së nevojave të konsumatorit. Para së gjithash është e rëndësishme të
përcaktohet vlera e shtuar e produktit / shërbimit tonë, domethënë ajo që na dallon nga të tjerët
(propozimi unik i shitjes) dhe propozimi ynë i vlerës. Në këtë skenar, një mbështetje e dobishme
përcaktohet nga pozicionimi i produktit në treg, domethënë, identifikimi i dy karakteristikave
kryesore për të synuar shitjen e produktit dhe analizën e konkurrentëve që konkurojnë për të dy
karakteristikat e njëjta.

2. Çmimi - Çmimi i produktit / shërbimit është elementi i dytë që përbën marketing mix dhe kjo
varet nga një sërë elementësh të rëndësishëm që duhen marrë në konsideratë:
- koston totale, e cila duhet të merret parasysh për përcaktimin e çmimit përfundimtar;

8
- marzhi i kontributit që është shtesa e shtuar në koston totale dhe që do të konsiderohen fitimet
tona që vijne nga shitja;
- konkurrenca, padyshim që çmimi përfundimtar do të duhet të marrë parasysh çmimin e
praktikuar nga konkurrentët, duke e konsideruar si nikia e tregut në të cilin do të veprojmë

3. Vend - tregon vendin se ku duam të shesim shërbimin apo produktit tonë dhe strategjitë tona
të shpërndarjes. A duam të shesim në internet? Offline? Nëpërmjet dyqaneve me një markë te
vetme apo me shumë marka? A duam të trajtojmë një strategji omnichannel (shitur në kanale të
shumëfishta të shitjeve, në internet dhe offline)? E gjithë kjo duhet të presupozojë një strategji
shpërndarje të organizuar mirë në një shkallë vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

4. Promovimi - Promocioni është një sërë strategjish të dobishme për të promovuar produktin /
shërbimin tonë dhe për të informuar klientët për gjithçka që duhet të dinë për të: është një nga
pikat më të rëndësishme për t’u marrë parasysh në keto 4 P të Marketingut. (DokaDigital, 2018)

Faktorët e zhvillimit të turizmit

Turizmi si veprimtari shfaqet vetëm atëherë kur të arrihet një nivel i caktuar i zhvillimit
shoqëror-ekonomik i një vendi. Ai lind dhe zhvillohet atëherë, kur krijohen kushtet që njerëzit
përkohësisht të lënë vendbanimin e tyre të përhershëm dhe përkohësisht të kalojnë në vendbanim
të përkohshëm për të pushuar, për t’u argëtuar apo për motive tjera turistike.
Lindja dhe zhvillimi i turizmit është rezultat i disa faktorëve të caktuar, të cilët më tej e nxitin
dhe e mundësojnë këtë zhvillimi. Rrethanat që mundësuan lindjen dhe zhvillimin e turizmit
quhen faktor të zhvillimit të turizmit dhe janë të natyrave të ndryshme. Një grup i faktorëve të
turizmit ndikojnë në flukset turistike, të tjerët mundësojnë rritjen e vëllimit të qarkullimit
turistik, ndërsa grupi tjetër i faktorëve kontribuojnë në formimin e tipave të reja të lëvizjes
turistike.
Të gjithë këta faktor mund të radhiten në tri grupe:
- Faktorë nxitës apo faktor të kërkesës turistike: Faktorët nxitës të kërkesës përfaqësojnë atë
grup të faktorëve që ndikojnë në krijimin e kushteve për lindjen e nevojave turistike. Faktorët

9
nxitës të kërkesës shfaqen në vendbanimet e përhershme të turistëve dhe ndikojnë fuqishëm në
fluksin e turistëve. Vështruar nga aspekti i tregut këta janë faktor që formojnë kërkesën turistike.
- Faktorët pritës apo faktorët e ofertës turistike: Faktorët tërheqës, përbëjnë ata faktor nga të cilët
varet kryesisht kualiteti turistik i një vendi. Faktorët tërheqës janë shprehje e mjedisit gjeografik
dhe e veprimtarive njerëzore që në literaturë turistike njihen me termat motive turistike ose
burime turistike. Me termin burime turistike nënkuptojmë veprimtari tërheqëse dhe bukuri
natyrore që kanë veti të nxitin lëvizje turistike dhe të plotësojnë nevojat e tyre për argëtim dhe
ato kulturore. Vetia e këtyre faktorëve për të tërhequr turist dhe për të plotësuar kërkesat e tyre
turistike buron nga atributet që përbëjnë në vetvete.
- Faktorët ndërmjetësues: Grupi i tretë i faktorëve që kanë ndikim të fuqishëm në zhvillimin e
turizmit janë faktorët ndërmjetësues. Këta faktorë veprojnë si në faktorët nxitës të kërkesës po
ashtu edhe në faktorët e ofertës dhe njëkohësisht i lidhin këto dy grupe të faktorëve të zhvillimit
të turizmit për arsye se kanë rol ndërmjetësues.
Veprimi i faktorëve ndërmjetësues në kërkesë dhe ofertë turistike, këta faktorë kanë më tepër
rëndësi funksionale. Në këtë grup të faktorëve hyjnë: Agjencitë turistike, Transporti turistik,
Politika turistike, Promocioni turistik- komunikimi. (IADK, 2012)

Marketingu Ndërkombëtar

Marketingu ndërkombëtar është kompleks i aktiviteteve që kanë të bëjnë memanaxhimin e


transakcioneve në relacione ndërkombëtare, me jetësimin dhestimulimin e formave të ndryshme
të bashkëpunimit në mes firmave të vendeve tëndryshme, për të përmbushur nevojat e klientëve
(individëve dhe të organizatave),si dhe të vet ndërmarrjeve që janë të orientuara për në tregje të
huaja. Marketingu ndërkombëtar ka karakter preventiv, orientues dhe strategjik.

Karakteri preventive - i marketingut ndërkombëtar ka të bëjë me parandalimin egjërave të


padëshirueshme të bizneseve jashtë. Kjo mund të arrihet në saje të kërkimevedhe të
informacioneve, me çka ridefinohen çështjet, që të mos ndodhin përballje nëpengesa të
mundshme. Po ashtu, është e mundur të bëhen përllogaritje paraprake lidhurme ndikimet
negative të situatave turbulente. Në këtë rast nuk duhet kuptuar semarketingu ndërkombëtar i
zgjedh problemet në tërësi, mirëpo, është e rëndësishme sesugjeron dhe i shkoqit disa elemente
më heret, në mënyrë preventive.

10
Karakteri orientues - mundëson përcaktimet e firmës për penetrime në tregje tëhuaja, me
vizione për ekspansion dhe mbetje më të gjatë në tregjet e synuara. Kërkimet e marketingut
paraprijnë në marrjen e vendimeve se çfarë orientimesh duhet të këtëndërmarrja, prej atij
etnocentrik deri në atë gjeocentrik, si dhe çfarë asortimenti të ketëdhe për cilat tregje të
prodhohen produktet dhe shërbimet.

Karakteri strategjik - i marketingut ndërkombëtar mbështetjen e ka në strategjitëdhe taktikat e


zgjedhura, me të cilat strukturohet planifikimi strategjik për periudhaafatmesme dhe afatgjata të
zhvillimit të ndërmarrjes, internacionalizimit të biznesit dhendërtimit të imixheve të shquara të
markave të produkteve dhe të ndërmarrjeve. (Jakupi, 2009)

11
Metodologjia
Për të realizuar këtë punim është përdorur kjo metodologji:

Të dhënat primare – Në këtë punim kam pregaditur një pyetsor ku pyetësori është instrumenti
thelbësor i kërkimeve, që lidhet me një seri pyetjesh të shkruara, relative, rreth një dukurie të
caktuar. Atij i kërkohet të përgjigjet me shkrim.
Pyetësori zakonisht formohet nga:
-Një paraqitje e shkurtër e kërkimit, i cila ka si qëllim që i intervistuari të kuptojë rëndësinë e
bashkëpunimit me atë
-Nga udhëzimet mbi mënyrën se si duhet të plotësohet
-Nga pyetjet, të cilave do t´i nënshtrohet i intervistuari
Subjekteve i dorëzohen në dorë apo me postë fletë me pyetje të shtypura, të cilave duhet t´u
përgjigjen duke vënë thjesht një shenjë, apo duke shkruar disa rreshta.
Problemi i parë, për formulimin e një pyetësori, lidhet me zgjedhjen e tipit të pyetjeve që duhen
bërë, të cilat mund të jenë: të hapura apo të mbyllura ku unë i zgjodha që të dy lloje të pyetjeve.
Pyetjet e mbyllura janë ato që i intervistuari, për t´u përgjigjur, duhet t´i zgjedhë midis një serie
alternativash të paracaktuara.
Ky tip pyetjesh lehtëson detyrën e intervistuesit për administrimin dhe për kuptimin, duke
përdorur pak forcë mendore për marrjen e përgjigjes. Kjo, sepse i intervistuari duhet vetëm të
veçojë një kategori midis atyreve të propozuara. Zakonisht, pyetjet e mbyllura përdoren për të
klasifikuar opinionet dhe gjykimet brenda kategorive, të sakta dhe të ngushta referuese.
Nga pikëpamja praktike, pyetjet e mbyllura, lejojnë kursim kohe dhe kostoje, sepse është më e
lehtë të kodifikohen rezultatet, sepse mund t´i propozohen një numri personash dhe shmangin
përgjigjet pa kuptim.
Pyetjet e hapura, ndërkohë, e lënë të lirë të intervistuarin të formulojë përgjigjen. Ky tip pyetjesh
është posaçërisht i aftë të sondojë probleme delikate dhe komplekse, të cilave, që t´u përgjigjet i
intervistuari, nevojiten trajta të ndryshme të shprehuri personal.
Për krijimin e pyetsorit kam përdorur GoogleForms, ku kam arritur t’i bëj 6 pyetje, duke i
shpërndarë tek 10 respoduesit në mënyrë elektronike (përmes gmail), ia vlen të ceket se
respoduesit shumica nuk kanë dashur t’i përgjigjen pyetjeve për shkak të kohës.

12
Të dhënat sekondare - janë përdorur për të treguar konceptet teorike, për të kuptuar më mire
konceptin gjithëpërfshirës së lidershipit. Duke përfshirë konceptin e marketingut, planin e
marketingut, faktorët e zhvillimit të turizmit dhe marketingu ndërkombëtar. Për këtë janë
përdorur artikuj shkencorë, libra dhe literatura shtesë online.

13
Rezultate

Studimi i turizmit në Mal të Zi

Bregdeti më jugor Ulqini dhe Tivari, nga aspekti social-ekonomik zakonisht ofrojnë turizëm dhe
shërbime më të lira, se zonat tjera. Ata janë të përshtatshme, sidomos për turizëm populistik, i
cili në fillim të sezonit pati munguar. Shumica e ulqinakëve, por edhe punëtorët turistik kanë
pohuar se gushti shpëtoi sezonin, apo siç më tha tregtari me përvojë Rexho Osmanoviqi, gushti
ishte fort më i mirë se i vitit të kaluar.

Sot,në kohën e krizës globale sidomos degët e ndjeshme, siç është turizmi,kanë ngecje dhe rënie
të dukshme. Fillimisht lind pyetja a janë aprovuar, apo zbatuar programet e duhura antikrizë.
Përndryshe nëse kësaj sfide i shtohet edhe politika, e cila e gulfatë ekonominë – turizmin, atëherë
ikja nga faza e papërshtatshme nuk është proces i shkurtër, dhe nënkuptohet marrja e masave
drastike që të ndalohet devastimi. Deri vonë, për shkaqe të tilla që korrespondojnë me situatat e
ndryshme shoqërore, politike, monopoliste, partiake, shumë vende nuk kanë dashur të pranojnë
situatën e krijuar globale duke thënë se nuk ka krizë apo “qeveria ka marrë masat e duhura”.
Kësisoji, sfida globale ndërroi rrënjësisht apo shkatërroi dukshëm strukturën ekonomike të
sistemeve më të fuqishme botërore.
Prandaj, mikrosistemet e vendeve në tranzicion pra edhe Mali i Zi nuk mund të krahasohen me
makrosistemet globale dhe tradicionalisht të zhvilluara.
Për shkak të krizës globale, sot turizmi tradicional i Evropës shënon rënie 10% si dhe
Mediterani, djepi i turizmit botëror, i cili shënon një rënie prej 12%. Nga ky aspekt duke patur
parasysh ndikimin e krizës, sidomos në ekonomi, “Qeveria e Malit të Zi po përballet me
programin antikrizë më të mirë se shumë ekonomi më të zhvilluara. Megjithatë, sot, në Mal të Zi,
kriza jo se është pranuar, por ndikimi negativ i saj do të zgjasë dhe do të thellohet. Publicistja
malazeze M. Tadiq, duke depërtuar në thellësi të jetës socio-ekonomike, tërheq vërejtjen për
ndikimin e krizës dhe prishjen e barspeshës në ambientin më të bukur jo vetëm në Mal të Zi, por
edhe në Adriatik, duke nënvizuar se kjo republikë mu tani do të ballafaqohet me krizën.
Turizmi si degë prioritare në ekonominë e Malit të Zi me Master planin e renovuar, respektivisht
me Strategjinë e zhvillimit të turizmit deri më 2020 përveç riorientimit bashkëkohor, kooperimit,
14
sinhronizimit dhe prodhimit të ofertës parasheh edhe monumentet e trashëgimisë kulturore-
historike. Turizmi si dega kryesore eksportuese në Mal të Zi inkason më shum të ardhura se të
gjitha degët e tjera eksportuese. Strategjia kryesore e turizmit mbështetet dhe stimulohet nga
biznesi dhe afarizmi që rritë konkurrencën e prodhimit dhe shërbimet vendore. Kjo parasheh
rritje të të ardhurave dhe për tri herë rritje të bujtjeve-strehimit ose 21 milion strehime nate duke
hapur në perspektivë 75 mijë vende pune. Përndryshe, eksperti I njohur në këtë fushë, kryetari i

Në Budva, hotelet Splendid, Kralica e renovuar në korrik, ndërsa disa tjerë në Shën Stefan
parashihen për sezonin e vitit tjetër. Kralica, sipas kontratës me magnatin Aman Rizortes, nga
Singapori është dashur të ndërtohet i ri. Vila me dy apartamente nga 120m2. çmimi i apartamanit
është 750 euro në ditë. Këto perla kanë turizëm më të cilësuar “elitar” për xhepa më të thellë.
Mirëpo, përveç strehimit të rezervuar, tregues i parë i qejfit të shtrenjtë janë parkingjet.
Thënë ndryshe, në sezon në Budva nuk mund të parkosh automjetin në asnjë vendparking jo pa
pagesë dhe pa çmime „të kriposura”. Përveç te hotelet elitarë shtrenjtësinë e parkingut e takojmë
ne” plazhin qendror të Budvës, ku duhet të paguash edhe 12 euro. Prandaj mysafiri, sidomos i
jashtëm shumë vështirë mund të gjejë parking falas.
Ndërsa për Jazin, plazhin atraktiv, të njohur për koncertet e Madonës dhe Rollingstones, komuna
nuk ka dhënë leje për parking, apo ka dhënë, pasi disa pronarë pohojnë se kanë leje për kamping,
që paguhet 2-3 euro në ditë.
Sipas disa të dhënave të pavarura, buxheti i komunës më të zhvilluar është në gjendje të vështirë
dhe në një krizë financiare. Vlera e kredisë do të ishte 3 milionë euro. Për këtë kredi hipotekë u
vunë qendra Mediterane sportive që posedon 4200 m2 dhe tribuna për 250 mijë vizitues dhe toka
atraktive “Rezheviqi” në ambientin bregdetar me sipërfaqe mbi 34 mijë m2.

Fluksi turistik filloi të ndërroi kahje prej 20 korrikut, ndonëse në prag të vrapimit sezonal në
krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve akoma ishte më i vogël. Në
Rivierën e Budvës gjendeshin afro 50 mijë turistë ndërkohë që Tivari dhe Ulqini kishin 3 herë
më pak klientë. Në bazë të parashikimeve makroekonomike, ekspertët e turizmit kanë
parashikuar se viti i kaluar por edhe ai i sivjetëm të ishe fazë transformuese, midis sasisë dhe
cilësisë. Turizëm mediteran “ballkanas” me standarde të pamjaftuara për turist të pasur, ndërsa
në anën tjetër për klientë të varfër të ashtuquajtur “turist-domate”.

15
Gjatë qershorit dhe korrikut nuk u propagandua sezoni turistik sikur vitet e mëparshme. Pothuaj
të njëjtën mangësi e hasim edhe në mjetet e informimit.

Plani i Marketingut per zhvillim të turizmit në Mal të Zi:


- Zhvillimi i turizmit bazuar në vlerat tradicionale, unik dhe bukuritë natyrore,
- Zhvillimi i infrastrukturës për të mbështetur turizmin,
- Ngritja e kapaciteteve në turizëm,
- Marketingu dhe Promovimi i rajonit,
- Zhvillimi i produkteve turistike dhe plasimi i tyre në treg,
- Punë në infrastrukturë (hapje e shtigjeve të reja për ecje dhe biçikleta).

16
Diskutimi
Pyetsori i pregaditur nga Google Forms është i përbërë me 6 pyetje nga të cilët të gjitha pyetje
janë të mbyllura. Në vazhdim mund t’i shohim përgjigjet e 10 responduesve në formë të
grafikoneve.

Grafiku 1. Pyetsori

Sqarim për Grafiku 1: Nga 10 respodentë të gjithë janë përgjigjur në mënyrë pozitive se kanë
njohuri mbi marketingun dhe nuk kemi pranuar asnjë përgjigje negative.

17
Grafiku 2. Pyetsori

Sqarim për Grafiku 2: Nga 10 respodentë 6 janë përgjigjur se marketingu ndikon në turizëm, 4
persona janë përgjigjur marketingu ndikon ndonjëherë në turizëm dhe nuk kemi pranuar asnjë
përgjigje negative.

18
Grafiku 3. Pyetsori

Sqarim për Grafiku 3 : Nga 10 respodentë mendojnë se marketingun në turizëm e karakterizon si


në vijim: Agjensionet turistike 20%, Ofertat sipas sezonave 50% dhe Atraktiviteti për turistët
30%.

19
Grafiku 4. Pyetsori

Sqarim për Grafiku 4: Nga 10 respodentë 3 janë pergjigjur që marketingu i suksesshëm varet nga
vendi i turizmit, 4 persona janë përgjigjur që marketingu i suksesshëm varet me rraste nga vendi
i turizmit, 3 persona janë përgjigjur që marketingu i suksesshëm nuk varet asnjëherë nga vendi i
turizmit.

20
Grafiku 5. Pyetsori

Sqarim për Grafiku 5: Nga 10 respodentë 7 janë përgjigjur se marketingu ndikon direkt tek
turistët, 3 persona janë përgjigjur se marketingu ndikon ndonjëherë direkt tek turistët dhe nuk
kemi pranuar asnjë përgjigje negative.

21
Grafiku 6. Pyetsori

Sqarim për Grafiku 6: Nga 10 respodentë 9 janë përgjigjur se marketingu është zhvilluar, 1
person është përgjigjur se marketingu është zhvilluar mjaftueshëm dhe nuk kemi pranuar asnjë
përgjigje negative.

22
Përfundimi

Faktori përcaktues përfundimtar u paraqit nga teoria e qëndrueshmërisë: burimet nuk janë të
pakufizuara dhe për këtë arsye ne duhet të ruajmë kapacitetin natyror dhe kulturor të planetit pa
dëmtuar vlerat shoqërore dhe mjedisore të territoreve.
Vizitorët e parë vijnë për shkak të burimeve natyrore dhe më pas numri i vizitorëve rritet, duke
bëtë të nevojshme marrjen e masave për të krijuar infrastrukturën dhe shërbimet e duhura duke
modifikuar status quo-në në aspektin mjedisor dhe social.
ndikimi ekonomik është ai që është më i lehtë për tu vlerësuar dhe mund të përdoret për të
ndërtuar politika të rëndësishme për zhvillim. Ekzistojnë fusha të cilat janë shumë të ndjeshme
ndaj ndikimit destruktiv të turizmit. Në rast se promovimi tërheq klientët e gabuar, mund të ketë
efekte shumë negative për territorin. Kënaqësia e vizitorit dhe mbrojtja e burimeve janë variabla
të lidhur ngushtë me njëritjetrin: qëllimi duhet të jetë jo vetëm përmbushja e kërkesave të tregut,
por edhe ndërgjegjësimi i vizitorëve të cilët duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e burimeve të
përfshira.
Të gjitha format e turizmit, zhvillimit, menaxhimit dhe aktivitetit që mundësojnë një jetë të gjatë
për atë aktivitet kulturor, të cilin e quajmë turizëm, duke përfshirë një seri produktesh të turizmit
ekonomik, që janë në përputhje me sigurimin e përhershëm të burimeve të trashëguara, qoftë
natyrore, kulturore apo të ndërtuara, të cilat krijojnë turizëm. Arritja e një kombinimi të caktuar
të numrit dhe llojit të vizitorëve, efektet kumulative të aktiviteteve të të cilave në një destinacion
të caktuar, së bashku me veprimet e biznesit shërbyes, mund të vazhdojnë në të ardhmen e
parashikueshme pa dëmtuar cilësinë e mjedisin në të cilin bazohen këto aktivitete.
Parimi kryesor për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm bazohet në idenë që përmbushja e
nevojave aktuale nuk duhet të kushtëzojë dhe nuk duhet të kufizojë brezat e rinj për të
përmbushur nevojat e tyre. Është e qartë se konceptet themelore veprojnë si ndërmjetës midis
territorit dhe banorëve, të cilat kërkojnë një metodë aplikimi pak a shumë sipas një partneriteti
ndërmjet sektorit privat dhe publik.

23
Referenca

1. H. Bajrami. ( 2017, February 17). “Marketingu”. Prishtinë.

2. E. Fejza. ( 2013). “Strategjitë e Marketingut të Biznese”. Tiranë.

3. DokaDigital. (2018, January 29). “Si te besh nje plan marketingu? 4 P e marketing mix”.
Retrieved May 06, 2019, from https://dokadigital.com/2018/01/29/si-te-besh-nje-plan-
marketingu-4-p-e-marketing-mix/

4. IADK. (2012). “Faktorët e Zhvillimit të Turizmit”. Retrieved May 15, 2019, from
http://www.iadk.org/ArkivaeLajmeve/tabid/77/articleType/ArticleView/articleId/522/
categoryId/70/language/sq-AL/FAKTORET-E-ZHVILLIMIT-TE-TURIZMIT.aspx

5. A. Jakupi. (2009, March 24). “Karakteristikat e Marketingut Ndërkombëtar”. Retrieved May


15, 2019, from https://www.scribd.com/doc/13587668/Karakteristikat-e-Marketingut-
Nderkombetar

24
Shtojca
* Required

1. A keni njohuri mbi Marketingun? *


Po
Jo
2. A ndikon Marketingu në Turizëm? *
Po
Jo
Ndonjëherë
3. Çfarë e karakterizon një Marketing në Turizëm? *
Agjencionet Turistike
Ofertat sipas sezonave
Atraktiviteti per turistët
4. Marketingu i suksesshëm varet nga Vendi i turizmit? *
Po, çdoherë.
Me rraste
Asnjëherë
5. Marketingu ndikon direkt tek turistët? *
Po, shpesh herë.
Ndonjëherë
Aspak
6. A është zhvilluar marketingu? *
Po
Mjaftueshëm
Jo

Ju falenderoj për përgjigjet e dhëna!

25

You might also like