Screenshot 2024-01-26 at 09.40.27

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Ligjet e Njutonit

Ligjet e Njutonit janë ligje fizike të cilat japin


marrëdhëniet e forcave që veprojnë mbi një objekt dhe
lëvizjes së objektit. Ato u formuluan për herë të parë
nga Isak Njutoni në veprën e tij kryesore Parimet
Matematikore të Filozofisë Natyrale (Philosophiae
Naturalis Principia Mathematica) , e publikuar për here
të parë në 5 korrik, 1687.[1] Ligjet përbëjnë bazën e
mekanikes klasike dhe Njutoni i përdori ato për të
shpjeguar shume fenomene të cilat studiojnë lëvizjen e
objekteve fizike.[2] Në volumin e trete të veprës,
Njutoni tregoi se si ligjet e lëvizjes, të kombinuara me
ligjin e përgjithshëm të gravitacionit, shpien në
formulimin e ligjeve të Keplerit për lëvizjen e
planeteve.

Ligji i parë dhe i dytë i Njutonit,


në latinisht, nga edicioni
origjinal i 1687 i Principia
Mathematica.

Ligji i parë i Njutonit

Ligji i dytë i Njutonit

Lex II: Mutationem motus


proportionalem esse vi motrici
impressae, et fieri secundum lineam
rectam qua vis illa imprimitur.

Nëse një trup me masë m mbi të cilin vepron forca F ,


nxitimi është në përpjestim të drejtë me intensitetin e
forcës dhe në përpjestim të zhdrejtë me masën e
trupit.

Ndryshimi i lëvizjes së një trupi është i


barabartë me forcën që vepron mbi
atë trup, lëvizja ndodh në një vije të
drejtë përgjatë së cilës vepron forca.

Ligji i dytë pohon se forca rezultante mbi mbi një


thërrmijë është e barabartë me shpejtësinë e
ndryshimit (derivatin kohor) të impulsitnë një kënd
reference inercial. Duke përdorur simbolikën moderne,
ligji i dytë i Njutonit mund të shkruhet si një ekuacion
diferencial vektorial:

ku F është vektori i forcës, m është masa e trupit, v


është vektori i shpejtësisë dhe t është koha. Ky ligj
është i vlefshëm për çdo sistem, për sistemet me
masë konstante ,[3][4][5] masa mund të nxirret jashtë
operatorit të diferencimit si konstante.

ku F është forca rezultante , m është masa e trupit,


dhe a është nxitimi i trupit. Pra forca rezultante e
zbatuar mbi trupin prodhon një nxitim në përpjestim të
drejtë me masën e trupit.

Impulsi ose vrulli (sasia e lëvizjes)

Termi impuls është i lidhur ngushtë me ligjin e dytë të


Njutonit, dhe nga pikëpamja historike është shumë më
afër me formën fillestare të ligjit.[6] Kuptimi i termit
impuls jept më poshtë:[7][8]

Një impuls ndodh kur një forcë F vepron mbi një


interval kohor Δt dhe jepet nga .

Fjalet forca lëvizëse u përdor nga Njutoni për të


përshkruar "impulsin" dhe lëvizjen si dhe për
përshkrimin e vrullit (sasisë të lëvizjes); Si rrjedhojë,
një shqyrtim i ligjit të dytë tregon se ai përshkruan
lidhjen midis impulsit dhe ndryshimit të vrullit. Pra po
ta frazojmë në terma matematike ligjin shikojmë se ai
mund të paraqitet si versioni me diferenca të fundme i
ligjit të dytë, i dhënë si

ku I është impulsi, Δp është ndryshimi i vrullit, m është


masa, dhe Δv është ndryshimi i shpejtësisë.

Analiza e përplasjeve dhe fenomenet e impakteve mes


trupave përdorin konceptin e impulsit.[9]

Relativiteti

Po të marrim ne konsideratë relativitetin special, ligji i


forcës rezultante mund të jepet në terma të nxitimit si
me poshtë:[10]

ku rezultati i famshëm per energjinë eshte


perdorur (ku c është shpejtësia e dritës në hapësirën e
lirë). Vini re se kjo është një formulë e përafërt, ku në
shprehjen ekzakte të energjisë relativiste, ,

është përafërsisht një. Relacioni

përshkruan punën e bërë në një njësi kohore. Këtu F·v


është produkti skalar.

Ky ekuacion mund të rregullohet në mënyrë që të japi


ligjin e modifikuar për forcën

i cili tregon se edhe pse ndryshimi tek vrulli është në


drejtimin e forcës, në përgjithësi nxitimi i masës nuk
është në drejtimin e forcës. Megjithatë, kur shpejtësia
e trupit në lëvizje është shumë më e vogël se ajo e
dritës, ekuacioni qe eshte me larte reduktohet në
ekuacionin familiar F=ma.

Vazhdim

Sistemet e hapura

Ligji i tretë i Njutonit

Rëndësia dhe fusha e zbatimit

Lidhja me ligjet e ruajtjes

Referime

Shihni historik përpunimesh të kësaj faqeje.

Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA


4.0 nëse nuk shënohet ndryshe.

Kushtet e Përdorimit • Rreth të dhënave vetjake •


Desktopi

You might also like