Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 19

Qëllimet e programit të lëndës së qytetarisë

Edukimi për qytetari demokratike synon:

 Të përgatisë të rinjtë dhe të rriturit për pjesëmarrje aktive në shoqërinë demokratike, duke fuqizuar kështu
kulturën demokratike;
 të aftësojë të rinjtë në luftën kundër ksenofobisë, dhunës, racizmit, nacionalizmit agresiv dhe intolerancës;
 të sigurojë dhe të forcojë kohezionin shoqëror, drejtësinë sociale dhe në të mirën e përgjithshme;
 të fuqizojë shoqërinë civile përmes pajisjes së qytetarëve me njohuri dhe shprehi demokratike;

Mbështetur në këto qëllime të përgjithshme, programi i lëndës së qytetarisë synon:

 T’u japë nxënësve mundësinë për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë intelektuale, të domosdoshme për të
kuptuar, për të analizuar dhe për të ndikuar në politikat sociale dhe mënyrat e zbatimit të tyre.

 T’u japë nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e pjesëmarrjes qytetare të nxënësve dhe përfshirjen e
tyre të vetëdijshme dhe të kualifikuar në zgjidhjen e problemeve të komunitetit.

 T’u japë nxënësve mundësinë të zhvillojnë përkushtimin qytetar në respektimin e vlerave dhe parimeve
demokratike të domosdoshme për bashkëjetesë në një shoqëri demokratike.
Lidhja e kompetencave të fushës /lëndës me kompetencat e tjera kyçe
Ndërtimi dhe zbatimi i kompetencave kyçe nga nxënësi gjatë procesit të mësimdhënies dhe nxënies, kërkon që mësuesi të mbajë
parasysh lidhjen me kompetencave e tjera kyçe. Për të realizuar në praktikë këtë lidhje, mësuesi duhet të përzgjedhë situatat,
veprimtaritë, metodat, dhe mjetet e përshtatshme të procesit të nxënit.
* Kompetenca qytetare
Programi i qytetarisë, si pjesë e fushës “Shoqëria dhe mjedisi”, përmes kërkimit, krijon kushte në mënyrë të veçantë për ndërtimin
dhe demonstrimin nga nxënësi të kompetencës qytetare. Ky program kontribuon edhe në zhvillimin e kompetencave të tjera kyçe.
Rezultatet e të nxënit të synuara nga programi i lëndës së qytetarisë nxitin, në shkallë të ndryshme, edhe zhvillimin e kompetencave të
tjera kyçe.
* Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit Programi i qytetarisë krijon mundësi për zhvillimin e
shkathtësive komunikuese. Nxënësi përdor materiale të printuara, vizuale dhe digjitale, për të eksploruar dukuritë, proceset shoqërore,
politike, ekonomike, kulturore etj, në kohë dhe në hapësirë. Ai mëson si të vlerësojë këto burime dhe kuptojë si gjuha mund të
përdoret për të zhvilluar më tej të nxënit. Përmes diskutimeve, lojës në role, debateve, prezantimeve etj, nxënësi zhvillon shkathtësitë
të të shprehurit; në mënyrë progresive ai zhvillon dhe përdor fjalorin e përshtatshëm për të komunikuar idetë, informacionet etj. në
mjedise dhe për audienca të ndryshme.
* Kompetenca e të menduarit Nxënësi zhvillon të menduarin kritik dhe krijues gjatë vlerësimit të të dhënave dhe
përdorimit të tyre, teston shpjegimet dhe peshon argumentet. Ai zhvillon shkathtësitë për marrjen e vendimeve dhe strategjitë që e
ndihmojnë të mendojë në mënyrë analitikedhe logjike. Programi mundëson që nxënësi të kuptojë vlerën dhe procesin e drejtimit të
pyetjeve, të jetë krijues dhe të zhvillojë imagjinatën në vëzhgimet që bën në terren. Programi i qytetarisë nxit përdorimin e
matematikës dhe të mendimit matematik, për interpretimin e të dhënave etj.
* Kompetenca e të nxënit
Për të mbështetur edukimin për qytetari demokratike, nxënësi shfrytëzon informacionin nga burime të ndryshme, gjykon
vlefshmërinë dhe rëndësinë e tij. Në procesin e kërkimit, ai përdor teknologjinë e informacionit dhe komunikimit për përgatitjen e
prezantimeve të tij dhe komunikimin e gjetjeve. Nxënësi mendon në mënyrë kritike kur shqyrton pasojat e veprimtarisë njerëzore në
një mjedis të caktuar, kur vlerëson zgjidhjet e problemeve globale, kur krijon dhe mbron qëndrimin e tij.
Ndërgjegjësimi për dukuritë e ndryshme shoqërore e ndihmon nxënësin të njohë kulturën e tij dhe kulturat e tjera. Nxënësi mëson të
bashkëpunojë, përballet me detyra komplekse që kërkojnë bashkëpunim. Në procesin e realizimit të detyrave demonstron respekt dhe
mirëkuptim, pranon mendimet ndryshe. Përdor gjuhën e politikës, të ligjit, të moralit, të ekonomisë për të komunikuar mendimet dhe
idetë e tij dhe për të organizuar përgjigjet.

* Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


Nxënësit zgjidhin çështje të ndryshme që lidhen me mjedisin shoqëror, ekonomik, ligjor, kulturor etj., me kompleksitetin e
dukurive të tij, vlerëson rëndësinë dhe efektivitetin e zgjidhjeve të propozuara nga njëri-tjetri. Ndërgjegjësimi për dukuritë e ndryshme
e ndihmon nxënësin të njohë kulturën e tij dhe kulturat e tjera. Nxënësi mëson të bashkëpunojë ndërsa përballet me detyra komplekse
që kërkojnë bashkëpunim.
* Kompetenca personale
Programi i qytetarisë nxit të nxënit e bazuar në kërkim, duke zhvilluar aftësinë e nxënësve për të menaxhuar veten. Nxënësi kupton
rolin e tyre në procesin e të nxënit dhe në kryerjen e hetimeve, aftësohen të jenë të pavarur në zbatimin e njohurive dhe shkathtësive,
dhe në marrjen e vendimeve. Përmes punës në bashkëpunim në klasë dhe në terren, nxënësit zhvillojnë aftësitë ndërpersonale dhe
mësojnë të vlerësojnë perspektivat e ndryshme të anëtarëve të tjerë të grupit.
* Kompetenca digjitale
Nxënësi zhvillon kompetencën digjitale përmes përdorimit të TIK-ut në mënyrë efektive dhe të përshtatshme kur kërkon, krijon,
përpunon, komunikon idetë dhe informacionin për dukuritë shoqërore, politike, kulturore etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së qytetarisë


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
(Nxënësi komunikon në mënyrë efektive)
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.
 Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme,duke bërë pyetje, komente,sqarime dhe
propozime.
Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhefjalorin
e përshtatshëm.
Veçon informacionin kryesor nga një libër, gazetë, revistë, internet, radio, TV etj.,e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë
hartimit të një punimi ose detyrë me shkrim.
Kompetenca e të menduarit
(Nxënësi mendon në mënyrë kritike dhe krijuese)
 Parashtron argumente pro ose kundër për një temë/problem të caktuar gjatë një debati ose publikimi në medie.
 Zgjidh një problem(shoqëror, shkencor...etj) dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.
 Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (shkencor, shoqëror).
 Shpjegon mënyrën e zhvillimit të një procesi natyror ose shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë.
 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore,
 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore
dheshoqërore.
Kompetenca e të nxënit
(Nxënësi mëson për të nxënë)
 Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon
përrealizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca shoqërore,
duke i sqaruar nëpërmjet formave të ndryshme të të shprehurit.
 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim(tekst shkollor, libër, internet, medie)për të nxënë
njëtemë,veprim,aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
 Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme të të
shprehurit (kolona, tabela, grafike)sipas një radhitjeje logjike.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
(Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive)
 Zhvillon një projekt individual ose në grup për kryerjen e një aktiviteti mjedisor apo shoqëror me rëndësi për shkollën ose për
komunitetin.
 Diskuton në grup për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, pasojat që sjell dëmtimi i tij për jetën e njeriut dhe propozon masat që
duhen ndërmarrë për evitimin e tyre.
 Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre social, etnik etj.)për realizimin e një
aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj).
Kompetenca personale
(Nxënësi bën jetë të shëndetshme)
 Vlerëson shkaqet e një situate të mundshme konflikti midis moshatarëve ose anëtarëve të grupit dhe propozon alternativa për
parandalimin dhe zgjidhjen, duke ndarë përvojat dhe mendimet në grup.
Kompetenca qytetare
(Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët)
 Tregon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr pa dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë
në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror/komunitetit.
 Merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor, etnik,fetar,gjinor etj, në shkollë apo në komunitet, ku
përfshihen moshatarë të të gjitha përkatësive të përmendura, që jetojnë në bashkësinë e gjerë.
Kompetenca digjitale
 Përdor mediat digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe bashkëpunuar, duke përfshirë komunikimet në distancë për
zhvillimin e njohurive.
 Analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh., hedhin disa informacione të marra nga interneti, duke i përmbledhur
ato.
KLASA 9

Tematika: Pushteti, autoriteti, qeverisja


Përmes kësaj tematike, nxënësit fitojnë dije dhe ndërtojnë njohuri për rregullat e jetës kolektive e kushtet demokratike për zbatimin
e tyre, si dhe për mundësitë që ekzistojnë në një shoqëri demokratike, në të gjitha nivelet e jetës politike. Ata ndërtojnë njohuri për
institucionet publike demokratike dhe për rregullat e lirisë dhe të vepruarit, dhe ndërgjegjësohen që ndërtimi i institucioneve
demokratike dhe gëzimi i këtyre lirive, janë përgjegjësi e të gjithë qytetarëve.

Rezultatet e të nxënit

Ç’është demokracia?

Orë të sugjeruara: 8 orë

Kjo temë synon të aftësojë nxënësit në njohjen e konceptit të demokracisë, të përkufizimeve të ndryshme të saj dhe ta aftësojë atë të
zbatojë këto njohuri në vendimmarrjet e jetës së tij të përditshme. Duke njohur karakteristikat kryesore të demokracisë, nxënësi
njihet me një listë kriteresh mbi bazën e të cilave ai vlerëson sjelljet, qëndrimet, praktikat e politikat demokratike e jodemokratike
dhe përcakton qëndrimin e tij në raport me realitetin në të cilin jeton, duke filluar nga familja, shkolla, lagjja e më gjerë.

Njohuritë Shkathtësitë dhe aftësitë Qëndrime dhe vlera

Demokracia. Nxënësi/ja: Nxënësi/ja:

Karakteristikat e demokracisë.  Dallon dhe përkufizon me fjalët e tij  Mban dhe shpreh qëndrimin
konceptet e ndryshme për demokracinë; e tij ndaj demokracisë dhe
Demokracia e drejtpërdrejtë.  dallon demokracinë e drejtpërdrejtë nga tipareve të saj;
demokracia e përfaqësuar dhe liston  vlerëson nëse mendimet dhe
Demokracia e përfaqësuar. karakteristikat kryesore të tyre; sjelljet e tij janë pro apo
Kushtet e demokracisë.  dallon argumentet që mbështesin nga ata që i kundër demokracisë.
kundërvihen demokracisë;
Elemente të demokracisë.  mban dhe të shpreh qëndrimin e tij ndaj
demokracisë dhe tipareve të saj;
Praktikat e demokracisë.  vlerëson nëse mendimet dhe sjelljet e tij janë
pro apo kundër demokracisë;
 eksploron dhe vlerëson elemente dhe
praktika të demokracisë në bashkësinë ku
jeton, në shtëpi, në klasë, në lagje dhe në
realitetin shqiptar;
 parashikon dukuri të ndryshme në fusha të
ndryshme të jetës (në familje, në shkollë, në
lagje etj.), duke u nisur nga praktikat dhe
prirjet aktuale që vihen re në të.
Rezultatet e të nxënit

Tema: Faktorët që ndihmojnë dhe pengojnë demokracinë

Orë të sugjeruara: 6 orë

Kjo temë synon të mundësojë aftësimin e nxënësve në njohjen e faktorëve kryesorë që mbështesin dhe të atyre që pengojnë
demokracinë. Nxënësit, përmes kësaj linje njihen me disa prej karakteristikave dhe prirjeve individuale që, të vëna në zbatim, mund
të mbështesin apo mund të pengojnë demokracinë. Në këtë mënyrë, ata aftësohen të gjykojnë veten dhe të tjerët në raport jo vetëm
me përgjegjësinë e tyre qytetare, por edhe në raport me aftësitë që kërkohen për të qenë pjesëmarrës të kualifikuar në ndërtimin e
demokracisë dhe të atyre që kërkohen, për ta mbrojtur e konsoliduar atë.

Njohuri Shkathtësi dhe aftësi Vlera dhe qëndrime

Nxënësi/ja: Nxënësi/ja:
Faktorë që mbështesin demokracinë.
 Përcakton disa nga faktorët që mbështesin  Identifikon faktorët që
dhe të atyre që pengojnë demokracinë; pengojnë demokracinë në
Faktorë që pengojnë demokracinë.  identifikon faktorë që mbështesin dhe klasë dhe në shkollë
pengojnë demokracinë në klasë, shkollë,  diskuton dhe jep ide për
lagje, vend; mundësinë e zvogëlimit të
 identifikon faktorët që ushqejnë lindjen dhe veprimit të faktorëve që
Karakteristika individuale. veprimin e faktorëve që mbështesin dhe të rrezikojnë demokracinë në
atyre që rrezikojnë demokracinë në Shqipëri; Shqipëri.
 jep një përcaktim lidhur me tiparet e realitetit
Karakteristika shoqërore. në Shqipëri që mund të rrezikojnë
demokracinë;
 diskuton për mundësinë e zvogëlimit të
veprimit të faktorëve që rrezikojnë
demokracinë në Shqipëri.
Rezultatet e të nxënit

Funskionimi i demokracisë

Orë të sugjeruara: 12 orë


Kjo temë e mundëson nxënësin të njihet me elementet kryesore të funksionimit të demokracisë, me detyrat që zgjidh ose mund të
zgjidhë dhe me ato që nuk mund t’i zgjidhë në një kohë dhe hapësirë të dhënë.
Në këtë linjë, nxënësi njihet me rolin e institucioneve demokratike, me funksionet kryesore të pushtetit dhe rëndësinë e funksionimit
të tyre të pavarur, si kusht për të minimizuar abuzimet e pushtetit etj.
Po kështu, në këtë linjë nxënësi mëson të gjithë faktorët që realizojnë funksionimin e demokracisë, që nga përfaqësimi i individëve
në parti, identifikimi i interesave të përbashkëta që mundësojnë këtë përfaqësim, pjesëmarrja në zgjedhje e votime etj., etj.
Në këtë mënyrë ai fiton të gjithë aftësitë intelektuale e politike të domosdoshme për një pjesëmarrje të vetëdijshme e të kualifikuar
në jetën e proceset demokratike në bashkësinë ku jeton, në shkollë, lagje e më gjerë.

Njohuri Shkathtësi dhe aftësi Vlera dhe qëndrime

Funksionimi i demokracisë. Nxënësi/ja: Nxënësi/ja:


Çështje të demokracisë.
Institucion.  Përshkruan disa nga çështjet që duhet të  Diskuton për rëndësinë e
zgjidhë demokracia në përgjithësi dhe zbatimit të procedurave të
Roli i institucionit. demokracia shqiptare në mënyrë të veçantë; drejta të votimit;
 eksploron çështje që janë parësore për t’u  diskuton për rëndësinë e
Kritere të demokracisë. zgjidhur në shkollë dhe në bashkësinë ku tolerancës politike dhe të
jeton; pranimit të rezultateve të
Struktura e qeverisjes.
 përshkruan rolin e institucioneve zgjedhjeve (dhe të humbjes
Funksion legjislativ. së zgjedhjeve) demokratike,
demokratike;
 vlerëson veprimtarinë e institucioneve në në një demokraci;
Funksion ekzekutiv.
Shqipëri, duke i krahasuar me qëllimet dhe  diskuton për karakterin
Funksion gjyqësor. vlerat e demokracisë; demokratik të zgjedhjeve në
 tregon çfarë duhet të përmirësohet në Shqipëri, gjatë viteve të
Roli i individit. veprimtarinë e shkollës (të lagjes etj;) nga fundit;
Diskutimet. pikëpamja e qeverisjes demokratike të saj;  organizon vetë zgjedhjet e
Debati publik.  përshkruan strukturën e qeverisjes në një qeverisë së nxënësve në
Vendimmarrjet. demokraci dhe detyrat kryesore të tri degëve klasën dhe në shkollën e tyre,
Partitë politike. të pushtetit; duke mbajtur parasysh
 dallon elemente demokratike ose qëllimet e qeverisë së
Zgjedhjet. jodemokratike në funksionimin e pushtetit nxënësve, cilësinë e
dhe të degëve të ndryshme të tij në Shqipëri; përfaqësuesve, procedurat e
Përfaqësim.  identifikon faktorë të ndryshëm ekonomikë, zgjedhjes dhe të votimit
shoqërorë, politikë etj., që ndikojnë në demokratik etj.
Kandidatët. cilësinë e funksionimit të pushtetit
demokratik në Shqipëri;
Votimi.
 tregon cili duhet të jetë roli i individëve në
Procedura votimi. demokraci dhe gjykon për rolin e individëve
në shoqërinë shqiptare në drejtim të zhvillimit
ose pengimit të proceseve demokratike;
 përshkruan rolin e partive politike në
demokraci dhe marrëdhëniet e tyre me
interesat e individëve që organizohen në parti;
 përshkruan rolin e zgjedhjeve dhe të votimit
në një demokraci;

Rezultatet e të nxënit

Pjesëmarrja qytetare

Orë të sugjeruara: 8 orë

Kjo temë ka të bëjë me qëllimin final të edukimit qytetar e politik, pikërisht me pjesëmarrjen e nxënësit në jetën publike e politike të
bashkësisë, ku jeton.

Njohuri Shkathtësi dhe aftësi Vlera dhe qëndrime

Përgjegjësi qytetare. Nxënësi/ja: Nxënësi/ja:

Pjesëmarrje qytetare.  Diskuton për rëndësinë e pjesëmarrjes  Diskuton për mundësitë dhe
qytetare në demokraci; rrugët e rritjes së
Informim.  diskuton për rëndësinë që ka të qenit qytetar i pjesëmarrjes qytetare në
informuar, për cilësinë e pjesëmarrjes realitetin ku jetojnë (lagje,
Gjykim kritik. qytetare; shkollë, fshat, qytet etj.);
Dëgjim aktiv dhe krijues.  përshkruan disa nga rrugët e realizimit të
pjesëmarrjes qytetare në demokraci;
Interes publik.  diskuton për mundësitë dhe rrugët e rritjes së
pjesëmarrjes qytetare në realitetin ku jetojnë
Politikë publike. (lagje, shkollë, fshat, qytet etj.);
 identifikon probleme për zgjidhje në
Protestë. mjedisin, ku jetojnë dhe formulon e paraqet
politikën publike për zgjidhjen e tyre.
Demonstratë.

Probleme vendore.

Problem kombëtar.
PLANI VJETOR
QYTETARI 9
Total = 35 orë
Njohuri të reja = 25 orë
Veprimtari praktike dhe Projekt = 7 orë
Testime ose detyrë përmbledhëse = 3 orë

Tematika Nr. Temat mësimore Situata Metodologjia Vlerësimi Burimet


I. 1. Çfarë është demokracia? Djemtë e klasës IX ishin mbledhur në
Ç’është oborrin e shkollës dhe po mendonin
çfarë loje të luanin. Endri, si drejtuesi i
demokracia grupit, thotë:
Bashkëbisedim, Vlerësim Teksti
(7 orë) - Unë dua që të luajmë futboll! Nuk shpjegim individual
besoj se ndonjëri nga ju do të më
kundërshtojë!
Të tjerët pranuan pa u ankuar. Libri i mësuesit
▪ Si mendoni ju, a është demokratik
vendimi i marrë në këtë rast? Pse?
Punë individuale, Vlerësim me gojë
2. Kushtet e demokracisë Kohët e fundit në San Francisko të në grup.
SHBA-së, por edhe në disa shtete të
tjera, ka pasur protesta nga të rinjtë, të Burime materiale
cilët kërkojnë që e drejta për të votuar Vlerësim për dhe literatura të
të ushtrohet që në moshën 16-vjeçare.
Brainstorming angazhimin në ndryshme për
▪ Çfarë mendoni për veprimin dhe
kërkesën e këtyre të rinjve? grup demokracinë nga
Argumentoni. media, internet.
3. Elementet e demokracisë Në shkollën e Ertës do të bëheshin
zgjedhjet për qeverinë e nxënësve. Shkrimi dhe rrjeti i Vlerësim të
Disa nga nxënësit që kishin dëshirë të diskutimit punimeve në
kandidonin, u tërhoqën, sepse sipas
tyre, “mësuesit kishin vendosur vetë se dosje, realizimi i Edukimi për
cilët do të bënin pjesë në qeveri”. detyrave demokracinë
▪ A është kjo një shkollë demokratike?
▪ Çfarë mund të bëjnë nxënësit, që ta Tabela e
ndryshojnë situatën në shkollën e koncepteve
tyre? ▪ Po mësuesit dhe prindërit?
Në mbledhjen e këshilltarëve të një
Vlerësim të Informacione nga
4. Demokracia e
bashkie duhet të merrej vendimi për veprimarive, media, historia,
drejtpërdrejtë
vendin e koshave të plehrave. Disa aktiviteti gjeografia, jeta
anëtarë të këshillit bashkiak mendonin reale
të vendoseshin më shumë kosha në një Kllaster
lagje ku jetonin më shumë njerëz të
varfër. Kjo, sepse ata nuk kanë pushtet
për të kundërshtuar vendimin. Vlerësim të
▪ Si ju duket mendimi i këtyre shkrimeve,eseve
anëtarëve? Lexim i orientuar punimeve
▪ Çfarë nuk marrin parasysh ata?
▪ A është vendimi i tyre demokratik?
5. Demokracia e Punohet me hartën në libër dhe
përfaqësuar evidentohen nga nxënësit shtetet
më demokratike në botë.
Argumentoni faktin
6. Përparësitë dhe Rezultatet e zgjedhjeve në një vend
mangësitë e demokracisë demokratik nxorën fituese një parti me Analizë të
51% të votave. Një nga premtimet e
partisë gjatë fushatës zgjedhore, ishte
ilustrimeve, fotove.
që të largonte nga vendi emigrantët e
paligjshëm. Mirëpo ai shtet krijon
shumë probleme për dokumentacionin e
emigrantëve, ndaj shumica prej tyre
janë të paligjshëm e pa të drejtë vote,
Portofoli, duke
edhe pse jetojnë aty prej kohësh.
▪ A janë të drejta qëndrimet e kësaj stimuluar më të
partie në lidhje me emigrantët? Pse? mirët
▪ Disa zgjedhës e kanë votuar këtë
parti, sepse u kanë pëlqyer premtimet e
tjera të saj, por jo largimi i emigrantë -
ve. Çfarë duhet të bëjnë ata, nëse do të
zbatohen masat ndaj emigrantëve?
7. Veprimtari praktike 1:
Praktikat e demokracisë
II. 8. Faktorët që mbështesin Në qytetet e mëdha të vendit
Faktorët që demokracinë ndonjëherë shohim njerëz që nuk
plotësojnë dot nevojat e tyre bazë për
ndihmojnë ushqim dhe strehim.
Bashkëbisedim, Vlerësim Teksti
dhe ▪ Si shpjegohet kjo dukuri? A është ky shpjegim individual
pengojnë një tregues i moszbatimit të
demokracinë demokracisë? Punë individuale,
(6 orë) 9. Demokracia në Shqipëri Gjyshja e Albionit ka jetuar pjesën më në grup. Libri i mësuesit
të madhe të jetës së saj në sistemin e
Vlerësim me gojë
regjimit diktatorial. Ajo tregon se në
zgjedhje ishin të detyruar të shkonin të Shkrimi dhe rrjeti i
gjithë dhe të votonin gjithmonë të diskutimit, me
njëjtën parti. Megjithatë, ajo herë pas debat, analizë dhe Burime materiale
here thotë se i mungon shumë ajo kohë, koment Vlerësim për dhe literatura të
pasi atëherë kishte më shumë rregull,
angazhimin në ndryshme për
njerëzit festonin më shumë festa bashkë
etj. Harta e të pyeturit grup demokracinë nga
▪ Çfarë mendoni për shembujt që jep media, internet.
gjyshja e Albionit për jetën në atë Analizë të Vlerësim për
kohë? ilustrimeve, fotove. realizimin e
10. Përballimi i faktorëve Disa herë në lajme dëgjojmë se bizneset detyrave
pengues të demokracisë e mëdha nuk raportojnë të gjitha të
ardhurat e tyre dhe ndonjë- herë arrijnë Edukimi për
në vendin tonë
të korruptojnë punonjës të shtetit, për të Insert Vlerësim të demokracinë
shpëtuar nga tatimi. veprimarive, Edukimi ligjor
▪ Si mendoni për këtë situatë? Çfarë
pasojash kanë situata të tilla për
Kllaster aktiviteti
demokracinë?
11. Veprimtari praktike 2: Sipas formatit të dhënë në tekst
Faktorët që mbështesin Vlerësim të Informacione nga
dhe pengojnë shkrimeve,eseve media, jeta reale
demokracinë Lexim i orientuar punimeve
12. TEST-1 ose detyrtë
përmbledhëse Portofoli, duke
stimuluar më të
Mamaja e Melinës thotë se nuk ia vlen
mirët
13. Karakteristika
që të shkosh të votosh, sepse mendon se
individuale dhe vota e saj nuk ka ndonjë fuqi. Edhe në Metoda interaktive Vlerësim me
shoqërore që mbrojnë zgjedhjet vendore nuk shkoi të votonte. shkrim për
demokracinë Babai dhe Melina kanë mendim tjetër. qëndrueshmërinë
Ata thonë se çdo problem i komunitetet
e njohurive
është edhe yti. Për ta, çdo votë është e
rëndësishme.
▪ Po ju, si mendoni, kush ka të drejtë?
III. 14 Funksionimi i Në sistemin diktaktorial liria e fjalës
Funksionimi demokracisë është e kufizuar. Shumë prej të
i dënuarve politikë në vendin tonë
dëshmojnë se në sistemin e mëparshëm
Bashkëbisedim, Vlerësim Teksti
demokracisë shpjegim individual
janë dënuar, vetëm sepse kanë shprehur
(12 orë)
një mendim të tyrin me zë të lartë.
▪ Si mendoni ju, a është normale kjo
për një vend demokratik?
▪ Pse është e rëndësishme liria e
fjalës? Si ndikon ajo në zhvillimin e
Vlerësim me gojë
vendit? Punë individuale, Libri i mësuesit
15 Roli i institucioneve në Andi dhe Ema kanë dëgjuar për një në grup.
demokraci organizatë në komunitetin e tyre.
Qëllimi i organizatës është të ndihmojë Vlerësim për
fëmijët. Në klasën e tyre ata kanë një
angazhimin në
shok, familja e të cilit është në një
situatë jo të mirë ekonomike. Andi dhe Shkrimi dhe rrjeti i grup
Ema vendosën të marrin më shumë diskutimit, me
informacione mbi këtë organizatë. debat, analizë dhe
▪ Çfarë mund të bëjnë ata me ndihmën koment
e organizatës për të ndihmuar shokun
e tyre? Vlerësim për Burime materiale
16 Pushteti legjislativ Ndarja e pushteteve i ka zanafillat që në realizimin e dhe literatura të
periudhën e absolutizmit, kur mbreti
kishte përqendruar në duart e veta të
detyrave ndryshme për
gjitha pushtetet. Kjo doktrinë u funksionimin e
konsolidua pas shembjes së Harta e të pyeturit demokracisë nga
absolutizmit dhe ky ishte një hap shumë media, internet.
i rëndësishëm për demokracinë dhe Vlerësim të
lirinë. Dy autorët më në zë që kërkuan
veprimarive,
zbatimin e parimit të ndarjes së
pushteteve ishin Xhon Loku dhe Analizë të aktiviteti
Monteskje. Shteti në të cilin ndarja e ilustrimeve, fotove.
pushteteve është realizuar më së miri,
është SHBA-ja. Vlerësim të
17 Pushteti ekzekutiv Genti ndezi televizorin dhe në ekran u shkrimeve,eseve
shfaq një folëse lajmesh, që po jepte
lajmin e radhës. “Kreu i qeverisë priti punimeve Edukimi për
në një takim zyrtar kreun e qeverisë Insert demokracinë
çeke”, – thoshte ajo dhe në ekran u Edukimi ligjor
shfaq kryeministri i vendit. Genti e Portofoli, duke
dinte që kreu i qeverisë është presidenti stimuluar më të
dhe jo kryeministri. Babai i shpjegoi se
kryeministri ndryshe quhet edhe kreu i Kllaster mirët
qeverisë, kurse presidenti kreu i shtetit.
▪ Pse, babi, nuk janë e njëjta gjë qeveria
dhe shteti? – pyeti sërish Genti.
▪ Po ju, si mendoni, a ka të drejtë
Genti?
Një ditë banorët e lagjes së Jolës panë
Lexim i orientuar
18 Pushteti gjyqësor
që këndi i lojërave pranë pallatit të tyre
Informacione për
ishte rrethuar me llamarina. Shumë votime të
banorë nuk kishin dijeni që aty ishte ndryshme, edhe
planifikuar të ngrihej një pallat në Qeverinë e
shumëkatësh. Brenda rrethimit kishte Brainstorming nxënësve.
filluar puna. Të zemëruar, ata u Kushtetuta e R.
mblodhën dhe bënë ankesë, që ia drej- Shqipërisë.
tuan gjykatës, që ta rrëzonte vendimin,
sipas tyre të padrejtë, për ta kthyer kë - Krahasimi
ndin e lojërave në një pallat shumëka-
tësh. ▪ Po ju, si do të kishit vepruar?

19 Sistemi zgjedhor Sibora dëgjoi se babai i saj në zgjedhjet


e disa viteve më parë kishte votuar për
partinë që ai mendonte se kishte
program politik më të mirë, kurse për
individin kishte votuar dikë që ishte i
Metoda interaktive
një partie tjetër. Sibora nuk e kuptonte
se si mund të votosh një individ që nuk
është i asaj partie. Babai i shpjegoi se
atëherë vendi ynë kishte një sistem
zgjedhor të përzier, që e lejonte një
zgjedhje të tillë.
Loja me role
▪ Si e shpjegoni ju një gjë të tillë?
20 Partitë politike - Mësuese, pse SHBA-ja, që është një
vend i madh, ka vetëm 5 parti politike,
kurse ne, që jemi vend i vogël, kemi Diagram Veni
kaq shumë parti? Si është më mirë për
qeverisjen e një vendi, të ketë shumë
apo pak parti politike? - pyeti Alba
mësuesen.
▪ Po ju, çfarë përgjigjeje mund t’i jepni
Albës?
21 Votimi dhe të drejtat e Erisa votoi për herë të parë. Një ditë Tabela e
votuesve para se të votonte, babai i tha: - Erisa,
besoj se tashmë e di si të votosh! Bëj koncepteve
kujdes, që vota jote të mos jetë e
pavlefshme. Ti ke përgjegjësi për votën
tënde!
▪ Çfarë kuptoni ju me “Ti ke
përgjegjësi për votën tënde”?
22 Veprimtari Praktike:
Rëndësia e debatit
publik në demokraci
23 PROJEKT: Respektimi
dhe mbrojtja e të
drejtave dhe lirive në
shkollën time
24 TEST-2 ose detyrtë Vlerësim me
përmbledhëse shkrim për
qëndrueshmërinë
e njohurive.
25 PROJEKT: Respektimi
dhe mbrojtja e të
drejtave dhe lirive në
shkollën time
26 Pjesëmarrja qytetare Ergysi dhe Jona janë anëtarë të
IV. Parlamenti Rinor Shqiptar. Ata të dy
përcjellin aty problemet që ka shkolla
dhe bashkëmoshatarët e tyre.
Pjesëmarrja
Gjithmonë përpara se të marrin pjesë në
qytetare takimin e radhës, këshillohen me shokët
(10 orë) dhe shoqet e tyre dhe informohen për Bashkëbisedim, Vlerësim Teksti
çështjet që do të diskutojnë në shpjegim individual
parlamentin e tyre. Parlamenti Rinor
synon të nxitë dhe të mbështetë të rinjtë
të marrin një rol aktiv në demokracinë e
vendit dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Libri i mësuesit
▪ Çfarë dini ju për Parlamentin Rinor? Punë individuale, Vlerësim me gojë
A keni dëgjuar për të? në grup.
27 Qytetaria aktive Pak kohë më parë u zhvillua konferenca
“Për aftësimin, zhvillimin dhe
fuqizimin ekonomik të të rinjve”. Një i
ri nga Librazhdi u shpreh: “Ne po Vlerësim për Burime materiale
ngremë zërin, që në qytetin tonë të kemi Shkrimi dhe rrjeti i angazhimin në dhe literatura të
një qendër rinore. Për momentin kemi diskutimit, me grup ndryshme për ,
arritur që të kemi një klasë në shkollë, debat, analizë dhe për informimin e
ku takohemi dhe bisedojmë me njëri-
tjetrin për çështjet që na shqetësojnë”. koment qytetarëve dhe
▪ Çfarë kuptoni me fjalët: “Ne po veprimtarinë
ngremë zërin”? Tregoni një rast kur Vlerësim për shoqërore.
keni ngritur zërin për një problem. realizimin e Broshura e
28 Informimi Një ditë, Edlira dhe Dritani po prisnin Harta e të pyeturit detyrave D.Th.Nj.nga
në stacionin e autobusit të linjës për të
vajtur në shkollë. Mirëpo atë ditë
media, internet.
autobusi nuk ndaloi në stacion. Madje
as tjetri pas tij. Ata hodhën sytë rreth e
rrotull, por nuk panë asnjë njoftim që Analizë të Vlerësim të
aty nuk do të kishte më stacion. Atë ditë ilustrimeve, fotove. veprimarive,
nuk e arritën dot orën e parë të mësimit.
Më vonë morën vesh se stacioni ishte
aktiviteti
hequr, mirëpo si shumë qytetarë të tjerë, Edukimi për
ata nuk ishin informuar për këtë vendim demokracinë
të bashkisë. Insert Vlerësim të Edukimi ligjor
▪ Çfarë e drejte u është shkelur Edlirës shkrimeve,eseve
dhe Dritanit në këtë rast? ▪ A ka pasoja
mungesa e informimit? Cilat mund të
punimeve
jenë disa prej tyre?
29 Dëgjimi aktiv dhe Një pasdite Denisi po i tregonte babait Kllaster
mendimi kritik se në klasë kishin mësuar si të ndërtoni
një qark elektrik të thjeshtë. Mirëpo kur
ai deshi ta krijonte qarkun para
pjesëtarëve të tjerë të familjes, nuk po i
kujtohej se si duhet të lidheshin pjesët e Portofoli, duke Informacione për
qarkut, që ai të punonte. Babai, duke e stimuluar më të vepimtari të
ndihmuar, i tha se ai nuk kishte qenë një Lexim i orientuar mirët ndryshme, të
dëgjues aktiv në klasë.
▪ Sipas jush, pse Denisi nuk kishte
qytetarëve
qenë një dëgjues i mirë?
30 Interesi publik dhe Për ndërtimin e një hidrocentrali që do
politikat publike të furnizonte me energji gjithë zonën,
duhet të prishen disa banesa. Shumë
qytetarë ishin dakord për ndërtimin e
Metoda interaktive
hidrocentralit, që të furnizoheshin
rregullisht dhe të paguanin më pak për
energjinë elektrike, ndërsa banorët ku
do të ndërtohej HEC-i, e kundërshtuan
këtë vendim.
▪ Sipas jush, cili është interesi publik
në këtë rast?
31 Protestat dhe Në vitin 2014 në Tiranë, përpara
demonstratat ndërtesës së Kryeministrisë, mijëra
qytetarë protestuan kundër importit të
armëve kimike, me qëllim shkatërrimin
e tyre.
▪ A kishin të drejtë ta bënin këtë? Pse
protestuesit zgjodhën këtë institucion
dhe jo një tjetër?
32 Problemet vendore dhe Një grup të rinjsh mblidhen
kombëtare vazhdimisht në të njëjtën rrugë.
Ndonjëherë konsumojnë alkool;
nganjëherë grinden dhe bëjnë shumë
zhurmë. Cili është problemi këtu?
Konsumi i alkoolit? Zhurma? Vetë
mbledhja? Apo fakti që nuk kanë vend
tjetër për të shkuar? Para se të kërkohet
zgjidhja, duhet sqaruar se cili është Vlerësim me
problemi në këtë rast.
shkrim për
▪ Argumentoni mendimi juaj për këtë
rast. qëndrueshmërinë
33 PROJEKT: Qytetar i e njohurive.
- përgjegjshëm në
34 komunitetin tim
35 TEST-3 ose detyrtë Vlerësim me
përmbledhëse shkrim për
qëndrueshmërinë
e njohurive

SHPËRNDARJA E PËRMBAJTJES SË LËNDËS


TEMATIKA
SHTATOR – DHJETOR JANAR – MARS PRILL – QERSHOR
(12 ORË) (12 ORË) (11 ORË)

Pushteti, I. 1. Karakteristika individuale dhe shoqërore 1. PROJEKT: Respektimi dhe


autoriteti, Ç’është demokracia (7 orë) që mbrojnë demokracinë mbrojtja e të drejtave dhe lirive në
qeverisja shkollën time
35 orë III. IV.
Funksionimi i demokracisë (12 orë) Pjesëmarrja qytetare (10 orë)

1. Çfarë është demokracia? 2. Funksionimi i demokracisë 2. Pjesëmarrja qytetare


2. Kushtet e demokracisë 3. Roli i institucioneve në demokraci 3. Qytetaria aktive

3. Elementet e demokracisë 4. Pushteti legjislativ 4. Informimi


4. Demokracia e drejtpërdrejtë 5. Pushteti ekzekutiv 5. Dëgjimi aktiv dhe mendimi kritik
5. Demokracia e përfaqësuar 6. Pushteti gjyqësor 6. Interesi publik dhe politikat publike
6. Përparësitë dhe mangësitë e 7. Sistemi zgjedhor 7. Protestat dhe demonstratat
demokracisë
7.Veprimtari praktike 1: Praktikat e 8. Partitë politike 8. Problemet vendore dhe kombëtare
demokracisë
II. Faktorët që ndihmojnë dhe
pengojnë demokracinë (6 orë) 9. PROJEKT: Qytetar i përgjegjshëm
në komunitetin tim
8. Faktorët që mbështesin demokracinë 9. Votimi dhe të drejtat e votuesve 10 PROJEKT: Qytetar i përgjegjshëm
në komunitetin tim
10. Veprimtari Praktike: Rëndësia e debatit 11. TEST-3 ose detyrë
publik në demokraci
përmbledhëse
9. Demokracia në Shqipëri 11. PROJEKT: Respektimi dhe mbrojtja e
të drejtave dhe lirive në shkollën time
10. Përballimi i faktorëve pengues të 12. TEST-2 ose detyrë
demokracisë në vendin tonë
përmbledhëse
11. Veprimtari praktike 2: Faktorët që
mbështesin dhe pengojnë demokracinë
12. TEST-1 ose detyrë
përmbledhëse

You might also like