Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Lënda “Gjuhë shqipe”

Klasa III
Periudha II
Mësuesja Arjona Salih
Shkolla Biranj
Tabela e specifikimeve (BLUE PRINT)
Tematikat (Konceptet) Pikë Rezultatet e të nxënit Niveli Niveli Niveli Niveli
II III IV V
1.Të lexuarit e teksteve 36 orë Nxënësi:
letrare dhe joletrare 55 % - tregon që e ka kuptuar tekstin P1-1p P7-4p P10-1p
Njohuri të thjeshta e të 16 pikë e lexuar: duke treguar P2-1p P9-1p
përgjithshme për tiparet e: shkurtimisht dhe me fjalë të P3-1p P111-2p
përrallave; fabulave; thjeshta brendinë; duke P5-1p
tregimeve; gjëegjëzave; përmendur çështjet kryesore; P6-1p
poezive (p.sh., shkruhen duke dhënë shembuj ose P8-1p
në vargje, strofa). ilustrime nga teksti; - lidh pjesën
- Njohuri për elementet e që lexon me filma që ka parë,
teksteve si: paragrafi, me udhëtime, me përvoja
rreshti, personale;
2.Të shkruarit për qëllime 10 orë -Shkruan një përrallë me
personale dhe 15 % ndihmën e fjalëve kyçe dhe me P4-1p P161-1p P162-3p
funksionale 5 pikë përmbajtjen e ngjarjes.
-Zbaton strukturën e ngjarjes me
Shkrim përralle sipas një hyrje, zhvillim, mbyllje.
strukture të përcaktuar; -Ndjek rregullat drejtëshkrimore
gjatë të shkruarit.

3.Përdorimi i drejtë i 20 orë -Dallon emrin dhe veçoritë e tij


2 2
gjuhës 30 % si: lloji i përveçëm i P131-1p P11 -1p P12 -1p
Emri: lloji i përveçëm i 9 pikë përgjithshëm; gjinia, numri,
2
P141-1p P12 -1p P15-2p
përgjithshëm; gjinia, lakimi; P132-1p
numri, lakimi; -Gjen mbiemrin dhe tregon mbi P142-1p
Mbiemri: lloji i nyjshëm i
veçoritë e tij si: lloji i nyjshëm i
panyjshëm, gjinia, numri;
panyjshëm, gjinia, numri;
Përemri vetor;
-Dallon përemrin vetor në fjalitë
Folja: zgjedhimi,koha T,A,
e dhëna;
veta, numri;
-Gjen foljen dhe përcakton
kohën e tashme dhe të ardhme,
vetën dhe numrin;

Pikët totale të testit 100% 35% 35 % 20 % 10 %


30 pikë 10 pikë 11 pikë 6 pikë 3 pikë

Testim tremujor Periudha 2 Klasa III Shkalla II


Emër mbiemër:______________________________
Mjellmat
Një tufë mjellmash po fluturonin në jug drejt vendeve të nxehta. Fluturonin mbi det ditë e natë pa pushuar.
Në qiell shkëlqente hëna e plotë, ndërsa poshtë, shumë poshtë, mjellmat shikonin detin e kaltër. Të gjitha
ishin lodhur duke rrahur krahët, por nuk ndalonin për të pushuar. Vazhdonin gjithë rrugën e tyre. Në krye të
tufës fluturonin mjellmat më të vjetra dhe më të forta, ndërsa nga mbrapa fluturonin ato që ishin më të
reja dhe më të dobëta.
Një mjellmë e vogël kishte mbetur mbrapa të gjithave. Ajo ishte lodhur aq shumë sa nuk mund të
fluturonte më.
Më në fund mjellma e vogël i ndali krahët e saj, u shkëput nga shoqet dhe filloi të ulej drejt detit.
Dalëngadalë ajo po i afrohej ujit të kaltë, ndërsa shoqet e saj vazhdonin fluturimin. Ato zbardhëllonin së
largu nën dritën e hënës.
Mjellma e vogël u ndal mbi ujë dhe mblodhi krahët për të pushuar. Valëzat e detit të kaltër lëkundeshin
ngadalë, së bashku me to lëkundej edhe mjellma.
Tufa e shoqeve të saj tashmë kishin fluturuar shumë larg dhe në qiellin e hapur nuk dukej gjë tjetër veçse
një pikë e bardhë dhe e zbehtë, kurse në qetësinë e madhe të natës mezi dëgjohej rrahja e krahëve të tyre.
Kur u zhdukën fare, mjellma e vogël mbështeti kokën në shpinë dhe mbylli sytë. Ajo vetë nuk lëvizi më, po
valëzat e detit e përkundnin atë ngadalë, pa pushim.
Kur zbardhi agimi, një fllad i lehtë filloi të dallgëzojë detin e qetë. Valëzat e vogla filluan të përplaseshin
lehtë në gjoksin e mjellmës së vogël. Ajo hapi sytë. Mjellma mori frymë thellë, ngriti kokën dhe filloi të
rrahë krahët mbi ujë. Pastaj u ngrit dhe nisi të fluturojë lart dhe gjithnjë lart. Kur pa se uji i detit të kaltër
ndodhej shumë poshtë, filloi të fluturonte drejt vendeve të nxehta të jugut. Kështu mjellma e vogël u nis
vetëm andej nga kishin ikur shoqet e saja.
(Leon Tolstoi)

1- Çfarë po bënte tufa e mjellmave. 1 pikë


A. fluturonte,
B. notonte,
C. hante,
D. qëndronte.
2- Ku po shkonte tufa e mjellmave? 1 pikë
A. Në jug
B. Në veri,
C. Në lindje,
D. Në perëndim.
3- Në cilën stinë po ndodh udhëtimi i mjellmave drejt vendeve të ngrohta? 1 pikë
A. Në pranverë,
B. Në verë,
C. Në vjeshtë,
D. Në dimër.

4- Kush fluturonin në krye të tufës së mjellmave? 1 pikë


_____________________________________________________________________________

5- Cila nga mjellmat mbeti mbrapa? 1 pikë


A. E madhja,
B. E mesmja,
C. e vjetra,
D. E vogla.

6- Përcaktoni veprimet që bëri mjellma e vogël. 1 pikë

A. i ndali krahët e saj,


B. u shkëput nga shoqet,
C. filloi të ulej drejt detit,
D. të gjitha veprimet.

7- Përcaktoni fjalën që duhet në fjalitë e dhëna. 4 pikë

Të gjitha ishin lodhur duke (rrahur krahët/ hapur sqepin).


Mjellma (e vogël/ e madhe) u ndal mbi ujë dhe mblodhi krahët për të pushuar.
Tufa e shoqeve të saj tashmë kishin fluturuar shumë ( larg/ afër).
Një fllad i lehtë filloi të dallgëzojë detin (e qetë / e tërbuar).

8- Lidhni me shigjetë mendimet për të formuar fjali. 3 pikë

Një tufë mjellmash po fluturonin në jug drejt mbrapa të gjithave.


Një mjellmë e vogël kishte mbetur fluturuar shumë larg.
Tufa e shoqeve të saj tashmë kishin vendeve të nxehta.

9- Si përfundoi udhëtimi i mjellmës së vogël? Plotësoni fjalinë. 1 pikë

Mjellma e vogël u ngrit dhe nisi të fluturojë ________________

10- Me kë e vazhdoi udhëtimin e saj mjellma e vogël? 1 pikë

__________________________________________________

11- Plotëso me fjalën që mungon. Përcaktoni gjininëe tyre. 3 pikë


( mjellmash, tufë, krahët )
Një __________ ___________ po fluturonin në jug drejt vendeve të nxehta. Mjellma e vogël u ndal mbi
ujë dhe mblodhi _______________për të pushuar.

tufë Gjinia ____________


mjellmash Gjinia ____________
krahët Gjinia ____________

12- Përcaktoni numrin dhe rasën e emrit të nënvizuar në fjali. 2 pikë


Në krye të tufës fluturonin mjellmat më të vjetra.
Rasa:_______________ Numri:__________________

13- Pranë emrit të nënvizuar vendosni një mbiemër dhe përcaktoni gjininë dhe numrin. 2 pikë

Valëzat e detit ____________________lëkundeshin ngadalë.


Gjinia:______________ Numri:__________________
14- Zëvendësoni emrin e nënvizuar me përemër vetorë dhe tregoni vetën. 2 pikë
Valët përkundnin mjellmën ngadalë, pa pushim.
Përemri vetor:__________ Veta: ___________

15- Foljen e nënvizuar vendoseni në kohën e ardhme. Përcaktoni numrin. 2 pikë

Mjellma e vogël fluturon e vetme drejt shoqeve të saj.


Koha e ardhme:__________________ Numri:___________________

16- Shkruani përrallën me 6-7 fjali me ndihmën e fjalëve kyçe dhe duke u mbështetur tek
përmbajtja e pjesës. 4 pikë

(Fjalët kyçe: tufa e mjellmave, mjellma e vogël, vendeve të ngrohta, shkojnë, qëndron, fluturoi etj.)

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________

Nota 1(APK) 2(ANP) 3(AK) 4(ASHK) 5(ASH)


Pikët 0-7 8-14 15-21 22- 27 28-30

You might also like