Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

ESE

TEMA: MËSUESI IM

Mësuesia nuk është vetem një profesion, punë, mbi të gjitha mësuesia është një
detyrë tepër fisnike. Mësuesi ka një punë të vështirë, sepse është hallkë
jashtëzakonisht e rëendesishme e shoqerisë, për shkak të detyrës esenciale dhe mjaft të
vështirë të cilën e mbajnë me dinjitet e shumë humanizëm, atë të edukimit të të rinjve.
Mësuesi mbart vlera të mëdha, sepse mbi supet e tij varet e ardhmja e shoqerisë dhe
kombit në çdo kohë, e kjo e ben punën e mesuesit universale.
“Një fëmije, një mësues, një libër, një laps mund të ndryshojnë botën”- ka thenë
Malala Jousafzai. Këto fjalë janë mëse reale, dhe të vërteta, dijet që mësuesi trasmeton
te femijët kanë fuqinë ta transformojnë botën një vend me të mire. Përkushtimi i
mësuesit është i padiskutueshëm, sepse jo çdokush mund ta kryejë këtë mision me
karakter hyjnor, duke ia kushtuar mundin gëdhendjes, për t’i dhënë formën e duhur
shoqërisë.
Me kalimin e viteve shkëlqimi i një arsimrari nuk venitet, përkundrazi shkëlqimi i tij
rezaton tek nxënësi një mori gjithnjë e më të gjerë dijesh, të paçmuara, jo vetëm dije të
pergjithshme, por edhe mesime të cilat nxënësit do t’i shërbejnë në jetë. Uilliam Artur
Uard është shprehur kështu: “Mësuesi mediokër tregon. Mësuesi i mirë shpjegon.
Mësuesi superior shpalos. Mësuesi madh inspiron”. Arsimtari pavarësisht gjithçkaje
ka një lloj intuite, në mënyrë qe të perçoje tek ata që aspirojë dije, në mënyrën e duhur
njohuritë dhe të ushqejë me dritën e të vërtetës mendjen e dije marrësit.
Edhe pse mbi supe mbajnë peshën e një pune mjaft të vëshitë, figures së mësuesit
kohët e fundit i drjtohet gishti nga shoqeria, e cila nuk e vlerëson aq sa duhet dhe me
respektin maksimal arsimtarin dhe misionin e shenjtë që ai ka. Nxenësit, fatkeqësisht
pjesa më e madhe e tyre, sot më shumë se kurrë po ia veshtirësojnë punën mësuesit.
Shkak për këtë nuk është moskuptimi i mesimeve që marrin nga mësuesi, po nga
mosinteresimi dhe mospranimi për marrjen e dijeve. Këtu faji nuk është i arsimtarit,
ama padretësisht dhe tepër rëndom ndodh që sytë e të gjithëve të drejtohen nga
mësuesi. Dhe në qoftë se perbaltoset mësuesi, perbaltoset dhe rrezikon të shembet një
shoqëri e tërë.
E pamundur të thuhen të gjitha për mësuesin, personin i cili gjithnjë jep nga vetja,
është sinonim absolut i humanizmit. Prind i dytë konsiderohet, detyra e mëssuesit
është sublime. Me kalimin e viteve shkëlqimi i një arsimrari nuk venitet, përkundrazi
shkëlqimi i tij rezaton gjithnjë e më fort, si një diell që i jep ekzistencë edhe vetë jetes.

Punoi: Enver Nake

You might also like