Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Nrydhje e kycit te dores

Shkallët e lëndimit të kyçit të ndrydhur mund të jenë të


ndryshme: Shkalla e parë: nyja e lënduar ka enjtje të lehtë
dhe dhimbje të lehta dhe shërohet për 3-4 ditë. Shkalla e
dytë: nyja e lënduar ka filluar enjtjen, nuk ka nxirje, ecja
realizohet me dhimbje. Shërohet për 7-8 ditë. Shkalla e
tretë: kyçi enjtet shumë, ka nxirje nën lëkurë, ka dhimbje
të forta dhe nuk lejon që të qëndrosh në këmbë. Shërohet
për 15-25 ditë.
Çfarë duhet të bësh nëse pëson një ndrydhje? Sipas
specialistit Merja hapi i parë është reduktimi i lëvizjes
duke e mbajtur artikulacionin në qetësi. Duhet të vendosni
akull për rreth 10-15 minuta çdo 2 orë. Mos e vendosni
akullin në kontakt me lëkurën, pasi mund të shkaktojë
djegie prej ftohjes. Mbështilleni akullin me një peshqir
ose me një pecetë të lagur për të mbrojtur lëkurën. Më pas
mbështjellim artikuacionin me një napë të lagur me uthull
molle dhe ujë në raportin 1 me 1. E mbajmë më uthull
molle 10-15 minuta. Bëni një masazh të lehtë me vajra
bimore reumer, vaj livando dhe vaj ulliri ose vaj kokosi,
livando dhe vaj dafine. Masazhimin bëjeni 2-3 herë në
ditë. Pas masazhit grijmë një qepë të kuqe dhe një patate.
Shtoni një lugë çaji kripë dhe përziejeni mirë. Vendoseni
në nyjën e dëmtuar dhe mbështilleni me garzë. Lëreni 12
orë.

You might also like