Studim I Strukturës Së Tregut Të Kompanive Telefonike Në Shqipëri

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 10

FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE

KREATIVE
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TE APLIKUARA DHE KOMPJUTERIKE

LËNDA: HYRJE NË EKONOMI

DETYRË KURSI

TEMA: STUDIM I STRUKTURËS SË TREGUT TË


KOMPANIVE TELEFONIKE NË SHQIPËRI

Punuan: Pranoi:
Ebi Xhaferaj Dr. Irisi Belaj
Eisi Daka Ped. Blerina Gjaci
Igli Muça
Lea Idrizi
Tergita Huta

Tiranë, Shkurt 2023

1
Tabela e përmbajtjes
Numri i firmave në treg ........................................................................................................................ 3
Barrierat hyrëse dhe dalëse nga tregu .................................................................................................. 4
Shkalla e kontrollit të çmimit ............................................................................................................... 5
Natyra e produktit ................................................................................................................................ 7
Karteli................................................................................................................................................... 8
Përfundime ........................................................................................................................................... 9
Referenca ........................................................................................................................................... 10

2
Numri i firmave në treg

Njëzeteshtatë vite më parë 25 maj 1996, filloi të funksiononte shërbimi telefonik GSM
(sistemi global për komunikime mobile), që ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe
hyrjen në shekullin e ri të digjitalizimit. Per këtë u krijua Njësia e Implementimit të Projektit Mobil,
e cila ishte tërësisht me inxhiniere dhe ekspertë shqiptarë. Kjo njësi hartoi projektin dhe studimin
paraprak të rrjetit celular. Kjo ishte edhe koha kur u themelua AMC (Albanian Mobile
Communications) sot One Communications, e cila ishte shtetërore dhe e pavarur nga Telekomi
Shqiptar (sot Albtelecom). Me kalimin e viteve numri i firmave që kanë qenë pjesë e tregut të
kompanive telefonike ka ndryshuar. Në vitin 2021 firmat që ofronin shërbiet e tyre në këtë treg ishin
përkatësisht:

1. Vodafone AL
2. One Communications
3. Albtelecom SHA

Kompania hungareze “4iG Plc” njoftoi në 8 dhjetor 2021 zyrtarizimin e marrëveshjes për blerjen
e 80.27% të aksioneve të kompanisë Albtelecom, që zotëroheshin nga konsorciumi turk CETEL. Pak
javë më vonë, në 23 dhjetor 2021, kompania njoftoi edhe arritjen e marrëveshjes për blerjen e 98.5
për qind të aksioneve të kompanisë që zotëron One Communications, megjithatë kjo marrëveshje u
vu në zbatim vetëm pas një inspektimi nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar në


datën 08.03.2022, shitjen e operatorit të dytë më të madh të telefonisë celulare në Shqipëri, ONE
Telecommunications te kompania hungareze 4iG.

Me ardhjen e vitit aktual, kompania hungareze, tashmë zotëruese e One Communications dhe
Albtelecom, njoftoi më datë 16 Janar fillimin e procesit të bashkimit të kompanive. Pra mund të themi
se tanimë tregu i telekomunikacionit ka kaluar nga një oligopol i mirëfilltë në një formë të vecantë të
tij të quajtur duopol.

4iG zotëron aktualisht rreth 57% të tregut të telefonisë celulare në vend. Si pritet të jetë ndikimi i
këtij fakti në treg, dhe pse është lejuar dicka e tillë?

Tregu i shërbimeve celulare në Shqipëri po bëhet më i përqendruar dhe më pak konkurrues. Kjo
tendencë është e kundërt me trajektoren e përgjithshme të tregjeve europiane, ku në 20 vitet e fundit
përqendrimi i tregjeve është në rënie të vazhdueshme. Treguesi kryesor që mat përqendrimin e tregut
3
është indeksi HHI (Herfindahl-Hirschman). Ky indeks llogaritet duke ngritur në katror pjesët e tregut
të secilit operator dhe duke i mbledhur. Sa më i lartë është ky indeks, aq më i përqendruar dhe, në
teori, më pak kompetitiv, është tregu. Zakonisht, pragu poshtë të cilit një treg pranohet si konkurrues
është 1500. Në intervalin mes 1500 dhe 2500 tregu vlerësohet me përqendrim të moderuar, ndërsa
një shkallë mbi 2500 tregon përqendrim të lartë. Megjithatë, për tregjet e telefonisë celulare nivelet
më të larta të përqendrimit pranohen si normale. Me të dhënat e vitit 2021, përqendrimi i tregut sipas
xhiros ishte mjaft i lartë, në nivelin 3786. Po të bashkojmë xhirot e ONE dhe Albtelecom Mobile, ky
përqendrim do të rezultonte edhe më i lartë, sipër nivelit 5000. Me këtë nivel kaq të lartë përqendrimi
në treg, konkurrenca që pritet të jetë e pranishme në treg do të ishte fare e ulët. Ulje e konkurrencës
në treg me fjalë të tjera do të thotë, rritje e cmimeve të produkteve.Megjithatë, Autoriteti i
Konkurrencës e ka justifikuar marrjen e këtij duke vlerësuar se shoqëria Albtelecom SHA nuk
rezulton një konkurrent eficent sipas treguesve ekonomik, ndërkohë që One Telecommunications
vlerësohet një konkurrent me mundësi investimi dhe zhvillimi. Sipas ligjit parashikohet se Komisioni,
në raste të veçanta, mund të mos ndalojë përqendrimet, kur njëra nga ndërmarrjet pjesëmarrëse
rrezikon seriozisht të falimentojë e nuk ka mundësi tjetër më pak antikonkurruese se realizimi i
përqendrimit.

Parashikimet janë të qarta, por se si ky bashkim do të ndikojë vërtet në treg mbetet vetëm për t’u parë.

Barrierat hyrëse dhe dalëse nga tregu

Barrierat e hyrjes janë pengesa që ndalojnë hyrjen e një firme në një treg specifik. Ajo
shoqërohet me situatën në të cilën një firmë dëshiron të hyjë në treg për shkak të fitimeve të larta ose
kërkesës në rritje, por nuk mund ta bëjë këtë për shkak të këtyre barrierave. Disa nga këto pengesa
hyrëse:

1. Ekonomia e shkallës. Kjo sepse numri i kompanive që janë pjesë e këtij tregu është i kufizuar.
Sepse nëse ka shumë, nuk do të ishte më një oligopol pasi numri i furnizuesve është i
ekuilibruar me numrin e kërkuesve, dhe kjo do të dëmtonte çmimet, fitimet e fitimeve, etj.
2. Kërkesat minimale për kapital: në disa industri, mund të nevojiten investime të larta për të
qenë në gjendje të prodhojnë.
3. Reagimi i pritshëm nga operatorët aktualë: nëse priten luftëra çmimesh ose çmime grabitqare,
kjo mund të veprojë si një pengesë për hyrjen.
4. Pengesat ligjore. Lidhur me të drejtat e autorit, patentat, etj.

4
5. Pengesat strategjike. Nëse këto kompani kanë marrëveshje me klientë dhe të reja hyjnë në
treg, kjo mund të bëjë që ato marrëveshje të prishen ose të lidhen me kompani të tjera, duke
humbur kështu një pjesë të fuqisë së tyre si oligopol.

Problemet aktuale me të cilat përballet telekomunikacioni për vitin 2023 janë:

Kërkesa për shërbime të reja të ofruara nga industria e telekomit

• Përçarja socio-ekonomike e shkaktuar nga pandemia i ka shtyrë njerëzit të mbështeten te


teknologjia - veçanërisht shërbimet e telekomit - në distancën sociale, mbledhjen e
informacionit, punën në distancë dhe automatizimin e detyrave. Kerkesa me e larte qe njerzit
kane është ofrimi i 5G me cilësi të larte. Ofrimi i shërbimit të dobët në thelb çon në prishje të
kontratave, humbje të klientëve dhe dëme të pakthyeshme për markat e tyre

Ndjekja e angazhimit dhe sfidat e të dhënave të mëdha në telekom

• Ashtu si në shërbimet financiare, klientët e telekomit tani preferojnë hyrjen plotësisht dixhitale
të kryer përmes vetë-shërbimit. Pandemia e përshpejtoi këtë prirje më tej dhe duket se këtu
do të qëndrojë gjatë viteve 2022 dhe 2023. Me gjithnjë e më shumë kompani telekomunikuese
që ofrojnë abonim shërbimi me një klikim, faturim transparent dhe lidhje të menjëhershme,
telekomunikacionet tradicionale duhet të kërkojnë të rrisin shiritin në vitin 2023 kur vjen puna
se si ata përdorin dixhitalin për të ngritur klientët dhe për të përmirësuar përvojat e klientëve

Nevoja më e madhe për analistë dhe njohuri të specializuara në industrinë e telekomunikacionit

• Ashtu si shumë organizata nëpër industri, kompanitë telefonike po përballen me sfida të


rëndësishme punësimi, veçanërisht për role më të specializuara dhe të larta.

Shkalla e kontrollit të çmimit

Politika e çmimeve të një kompanie oligopolistike luan një rol të madh në jetëgjatësinë e saj.
Tipar kryesor në një treg ogopolistik si ai i telekomunikimit është ndërvartësia në kontrollin e
cmimeve. Meqenëse në këtë strukturë tregu kemi mbizotërimin e disa firmave të mëdha, vendimet e
njërës firmë do të varen nga vendimet e firmave të tjera. Si rregull, nuk është fitimprurëse për një
firmë të rrisë çmimet e mallrave dhe shërbimeve të saj, pasi ka të ngjarë që firmat e tjera të mos
ndjekin të parën dhe konsumatorët të "kalojnë" tek një kompani rivale. Nëse kompania ul çmimet e
produkteve të saj, atëherë për të mos humbur klientët, konkurrentët zakonisht ndjekin kompaninë që
uli çmimet, duke ulur edhe çmimet e mallrave që ofrojnë, pra ka një “garë për liderin”. Me fjalë të
5
tjera, cdo vendim që një firmë merr, dhe të gjitha strategjitë që një firmë harton, ajo merr parasysh
edhe menyrën se si do të reagojnë konkurrentët e saj. Firmat që veprojnë në oligopol janë shumë të
kujdesshme në përdorimin e cmimeve si “levë kokurrimi” me rivalët, pasi shpesh duan të shmangin
një “luftë” me ulje cmimesh.

Për t’a ilustruar marrim në shqyrtim cmimet e kompanive në vitet 2020 dhe 2022 për paketat
standarte.

Viti 2022:

VODAFONE STANDART - 1300 Lek

ONE COMMUNICATIONS STANDART - 1300 Lek

ALBTELECOM STANDART - 1300 Lek

Viti 2020:

VODAFONE STANDART - 1700 Lek

TELEKOM (ONE COMMUNICATIONS) STANDART - 1600 Lek

ALBTELECOM STANDART - 1500 Lek

Është lehtësisht e dallueshme se në vitin 2020 kemi një ndryshim midis cmimeve të
kompanive telefonike. Pavarësisht nga kjo ne shohim se cmimet me të cilat paketat ofrohen në treg
janë shume të përafërta dhe ndryshimet midis cmimeve të tyre janë të vogla. Kjo për shkak se sic
thamë, përcaktimi i cmimit në një treg oligopolistik është i ndërvarur. Interesant është gjithashtu fakti
se në viitn 2022, cmimet për këtë paketë janë të njëjta.

Dy nga avantazhet që hasim në strukturën e tregut oligopol në lidhje me kontrollin e cmimeve janë:

1. Cmimet në oligopol janë zakonisht më të ulta se në një monopol, për shkak se firmat që
veprojnë në të varen nga njëra tjetra.
2. Cmimet kanë tendencë të jenë të qendrueshme. Nëse një kompani ul cmimin të tjerat
detyrohen të bejnë të njëjtën gjë, rezultati është ulja e cmimit për konsumatorin.

6
Natyra e produktit

Një nga karakteristikat e oligopolit është fokusi i anëtarëve të tij në përmirësimin e cilësisë së
produktit ose ofrimin e përfitimeve për ta bërë markën e tyre unike. Edhe pse produktet e kompanive
pjesëmarrëse në treg janë të ngjashme, duhet të ketë diçka që i dallon ato.Produktet që ofrohen në
tregjet oligopolistike mund të jenë produkte të standartizuara ose të diferencuara.

Diferencimi i produktit është futja e diversitetit në produktet që përmbushin një nevojë dhe ka
një karakteristika të vetme kryesore. Me këtë diversitet krijon pengesa shtesë për të hyrë në industrinë
e. Kjo është për shkak të faktit se një markë të caktuar të produktit është më tërheqës për një kategori
të veçantë të konsumatorëve.

Produkt i standardizuar nënkupton të paturit e cilësive të njejta (me një shkallë të caktuar të
mundësisë për dallim e që nuk ndikon në cilësinë dhe vlerën e përgjithëshme të produktit) dhe
përbërje të njejtë me vlerat e caktuara standarde për produktin përkatës. Me fjalë tjera standardizimi
i produktit nënkupton përputhjen e vlerave të produktit të caktuar me standardet e caktuara për atë
produkt.

Sektori i telekomunikacionit përbëhet nga kompani që transmetojnë të dhëna me fjalë, zë,


audio ose video në të gjithë globin. Pajisjet e telekomunikacionit, shërbimet e telekomit dhe
komunikimi me valë janë tre nën-sektorët bazë të telekomunikacionit.

Krahasimi mes dy ofertave nga kompania One.al dhe Vodaphone.al për të njëjtin cmim
(1600,0 Lek).

• Kompania One Communications ofron:

12 GB Internet 3G/4G/4G+, 5000 Minuta Kombetare, 70 Minuta Ndërkombetare 250 SMS


Ndërkombëtare.

• Kompania Vodafone Albania ofron:

22 GB Internet 3G/4G/4G+, 3500 Minuta Kombëtare, 3500 Minuta me rrjetin fiks, 2000 SMS
Kombetare , 400 SMS Ndërkombetare.

• Kompania Albtelecom ofron:

7
10 GB internet 3G/4G/4G+, 2500 Minuta Kombëtare, 2000 Minuta ne rrjetin fiks, 200 SMS
Kombëtare, 50 SMS ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të vitit 2022 në tregun e kompanive telefonike sic pritej, kompanitë
pjesëmarrëse ofrojnë për të njëjtin cmim paketa/produkte të ngjashme por jo homogjene. Kjo i jep
konsumatorit mundësinë e zgjedhjes së paketës që i intereson më shumë. Megjithëatë, është e
dukshme se oferta me perfitime më të leverdishme për çmimin e ofruar është ajo e kompanisë
Vodafone për shkak të sasisë së internetit dhe SMS të ofruara.

Vodafone Albania është gjithnjë në pararojë të prezantimit të teknologjive të reja në treg si


dhe katalizatori kryesor i zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në vend. Në 2011,
Vodafone prezantoi për herë të parë në vend shërbimet 3G, duke i mundësuar klientëve të saj
mundësinë për të perjetuar të parët benefitet e kësaj teknologjie si shpejtësinë e lartë të internetit me
çmimet më të mira në treg. 4 vjet më vonë, Vodafone ishte pararojë e një tjetër risie në treg, siç ishte
lançimi i teknologjisë 4G dhe 4G+, duke revoluzionuar përvojën e lundrimit në internet për klientët
në një nivel më të avancuar shpejtësie dhe cilësie. Sot e kesaj dite Vodafone Albania është një nga
punëmarrësit më të preferuar në tregun shqiptar. Megjithëatë vijueshmëria e këtij lidershipi është
vendosur në pikëpyetje pas shkrirjes së dy kompanive One dhe Albtelecom muajt e fundit.

Karteli

Karteli është një marreveshje midis firmave të pavarura për të koordinuar vendimet lidhur me
sasinë e prodhimit të cmimit.

Kartelat u sigurojnë firmave:

1. Fitime monopolistike.
2. Siguri të madhe për sjelljen e konkurrentëve dhe perpjekje të organizuara për të penguar hyrjet
e reja.

Në këto raste ato që e pësojnë janë konsumatoret të cilet marrin më pak mallra me cmimie më të
larta, prandaj dhe në disa shtete kartelet janë të ndaluara me ligj. Megjithatë ndalimi ligjor i karteleve
shpesh nxit marreveshje sekrete midis firmave.

Strategjitë e marrëveshjeve të fshehta dhe konkurrencës midis operatorëve të telekomit janë:

• Teoria evolucionare e lojës dhe modeli i hotelingut.

8
Analiza e lojës tregon se kostot e konsumatorëve, niveli i shërbimit të operatorëve të telekomit dhe
gjobat nga qeveria ndikuan drejtpërdrejt në vendimin strategjik të operatorëve.

Përfundime

Tregu i telekomunikacionit në Shqipëri prej dekadash është konsideruar një oligopol. Me shkrirjen
së fundmi të kompanive One Communications dhe Albtelecom, tregu mbetet me dy shitës dhe
kthehet në një duopol. Duopoli është forma më e thjeshtë e oligopolit. Në këtë strukturë tregu
kompanitë kanë fuqi për të kontrolluar tregun dhe fitimet e tyre janë supernormale.

9
Referenca

• Mançellari A. – Hyrje në ekonomi, Tiranë,2002


• AKEP Raporti vjetor – Konsultuar me akep.al
• Analizë e tregut të shërbimeve celulare 2020 – Konsultuar me akep.al
• Analizë e tregut të shërbimeve celuare 2022 – Konsultuar me akep.al
• Autorizimi me kushte i duopolit nga Autoriteti i Konkurrencës – Konsultuar me
www.caa.gov.al

10

You might also like