Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

PROJEKT

Tema: Kequshqyerja dhe semundjet ne


organizmin e njeriut.
Lenda: Biologji
Punoi: Emi Myftaraj
Kequshqyerja përkufizohet si një çrregullim që prek ushqyerjen dhe ka të bëjë me
një shqetësim serioz shëndetësor. Ky çrregullim ndahet në dy kategori: ushqyerja e
pakët dhe e tepërt. Ushqyerja e pakët ka të bëjë me sasi të kufizuara ushqyesish,
përthithje e dobët e tyre ose humbje e madhe e tyre.

Kequshqyerja që lidhet me sëmundjet mund të ndodhë tek pacientët që janë nën


ose mbipeshë apo obezë. Ky problem mund të nxisë një reagim inflamator që
ndikon tek oreksi, metabolizmi, tretja, gëlltitja, përtypja e të tjerë. Për pasojë, sasia
e pakët e ushqyesve ndikon tek imuniteti duke i çelur rrugën sëmundjeve dhe
infeksioneve.

Sëmundjet Kronike Dhe Kequshqyerja


Njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike të veshkave janë më të rrezikuar nga
kequshqyerja. Në shumë raste ata vuajnë nga rënia e oreksit, problem me tretjen
dhe kanë vështirësi në përtypje dhe gëlltitje. Ata nuk i gëzohen dot ushqimit dhe
nuk e shijojnë atë. Pacientët që kryejnë dializën kanë nevoja më të mëdha për
kalori dhe proteinë, në të kundërt, trupi përdor depozitat muskulare si burim
proteinash. Kjo do të shkaktojë dobësim të muskujve dhe rënie nga pesha.
Rrjedhimisht, rimëkëmbja dhe shërimi nga sëmundjet bëhet më i vështirë.

Simptomat e Kequshqyerjes
Një prej simptomave më të forta të kequshqyerjes është rënia e paqëllimshme nga
pesha.
Rënia nga pesha është shqetësuese nëse ju humbisni 5-10 përqind të peshës trupore
në harkun kohor të tre deri në 6 muaj.
Simptoma të tjera përfshijnë:
Dobësim muskular,
Plogështi e vazhdueshme,
Probleme me humorin,
Dobësim të imunitetit dhe prekje të shpeshta nga infeksionet dhe sëmundjet. Tek
fëmijët, kequshqyerja ndikon tek rritja dhe zhvilimi i tyre. Një fëmijë i ushqyer keq
është i irrituar, i plogësht ose në ankth.

Si Të Parandaloni Kequshqyerjen
Një problem i tillë mund të zgjidhet vetëm falë bashkëpunimit me një ekspert
ushqimor, i cili mund të tregojë rrugën e saktë për rritjen e sasisë së kalorive dhe
proteinave. Megjithatë, ju mund ta parandaloni atë duke konsumuar më shumë
fruta dhe perime, ushqime me niseshte, produkte bulmeti, peshk, legume e vezë.

Osteoporoza

Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë
lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e
kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të
mineraleve si fosfori, kalciumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që
formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën. Deri në moshën 20-25 vjeç dominante
janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kanë një
ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell
thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet
Osteoporozë. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku
mikroarkitekturae tyre dhe masa e
kockës janë zvogëluar. Gratë pas
menopauzës janë më të
predispozuarat. Osteoporoza është
një sëmundje e fshehtë. Nuk jep
shenja për një kohë të shkurtër por
afatgjate. 3-4 vjet pas menopauses
30 % e kockës humbet. Nëse është
krijuar osteoporoza vihet re
kërrusje dhe dhimbje të belit dhe
shpinës. Sidomos kockat e
vertebrës janë shumë delikate.
Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet
e kockave. Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit.
Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të
mos lëviz nga shtrati.

Arterioskleroza

Arterioskleroza është sëmundje e enëve të gjakut. Ajo shkaktohet nga trashja dhe
ngurtësimi i mureve të arterieve. Pak nga pak zgavra e arterieve zvogëlohet, kështu
që sasia e gjakut që e përshkron atë, pakësohet. Në këto rrethana indet vuajnë për
oksigjen dhe lëndë ushqyese. Në se arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën
ose trurin, pasojat janë shumë të rënda dhe mund të të shpien deri në vdekje.
Arteriet bllokohen më së shumti nga depozitimi në të të lëndëve të ndryshme,
kryesisht yndyrnave, që merren përmes ushqimit.

You might also like