Edhe Pse Fenomeni Ka Qenë Në Rritje Në Shqipëri

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Edhe pse fenomeni ka qenë në rritje në Shqipëri, në krahasim me vendet e Bashkimit Europian,

numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë vijon të mbetet më i ulët se mesatarja e tyre.

Nga të dhënat e marra nga INSTAT për numrin e vetëvrasjeve dhe llogaritjet e Monitor për vitin
2016, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë ishte 8. Ndërsa në 2017-n, numri i vetëvrasjeve
për 100 mijë banorë ishte 6.2.

Mesatarja e Bashkimit Europian për numrin e vetëvrasjeve për 100 mijë banorë është 11 me të
dhënat e fundit të vlefshme të për gjithë vendet anëtare ( viti 2015).

Megjithëse në rritje, treguesi është më i ulët krahasuar me të gjithë vendet e rajonit, apo vendet
europiane, Nga vendet e rajonit, Serbia ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 100 mijë
banorë, ku në 2015-n norma e vetëvrasjeve ishte 19.9 banorë. Në Malin e Zi, norma ishte 12.5,
në Maqedoni 9.9, në Bosnje 7.1.

Meshkujt janë ata që dorëzohen më shpejt përpara vështirësive të jetës, me 68% të vetëvrasjeve
në total. Rekordi është në Elbasan ku 12 meshkuj vranë vetën në 2017-n dhe vetëm një femër.

Rrethi që ka më shumë vetëvrasje në vlerë absolute është Tirana, me 37 persona që e kanë


ndërprerë jetën përpara kohe (65% ishin meshkuj). Por, nëse i llogarisim sipas numrit të
banorëve, kryeqyteti shqiptar rezulton i fundit, me 4.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Qarku më problematik është Lezha, me 13.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Korça
(11.2), Berati (9.9), Durrësi (9.1).

Qarku ku kryhen më pak vetëvrasje në fakt është ai më i varfëri, Kukësi, me 2.5 vetëvrasje për
100 mijë banorë.

Në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Ky është një
ndër nivelet më të ulëta në rajon, pas Greqisë me 5.4, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të
Shëndetësisë, që i referohen vitit 2015. Në rajon kryeson Serbia me 19.5 vetëvrasje për 100 mijë
banorë, e ndjekur nga Mali i Zi (12.4), Maqedonia (9.9), Bosnja (7.1). Italia e ka këtë tregues 8.7,
ndërsa mesatarja globale është 10.7./Monitor

You might also like