Konferenca e Ambasadoreve Londer Ese

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

UNIVERSITETI I TIRANES

DEPARTAMENTI I HISTORISE

LENDA: HISTORIA E SHQIPERISE 12-


39

SE:KONFERENCA E AMBASADOREVE TE
LONDRES

PUNOI:DANIELA KOCIU
KAPITULLI 1: FUQITE E MEDHA,PLANI I SHTETFORMIMIT
Konferenca e ambasadoreve te Londres ishte nje ngjarje historike vendimtare, jo vetem per
shkak te vendosjes perfundimtare te statusit shqiptar, por dhe per vulosjen e procesit te
percaktimit kufitar gje qe shenjoi hapin primar te shtetformimit.Shtysa e pare qe coi ne kete
nbledhje te organizuar nga gjashte fuqite e medha qe orvatja per te ndrequr problemet qe dolen
nga lufta e pare ballkanike.Te medhenjte e Europes I druheshin edhe probabilitetit te shperthimit
te nje lufte ne hapesiren Europiane.Kesisoj, copezimi I Shqiperise u kthye ne nje plan qe
mendohej se do te parandalonte kete situate te padeshiruar. Ravijezimi I Shqiperise u vendos te
kryhej ne baze te elementit gjuhesor e etnik sipas te cilit cdo zone me shumice etnike shqiptare
do te bente pjese ne kufijte shqiptare. Megjithate fuqite I dhane peshe interesave vetjake
strategjike mbi Ballkanin duke mos I kushtuar rendesi fort te madhe parimit etnik.
Fuqite e medha pjesemarrese ne konference ishin: Franca,Britania dhe Rusia ne perballje me
Gjermanine Italine e Austro-Hungarine.Ndermjet faktoreve percaktues si feja raca dhe gjuha me
1913-en kjo e fundit u caktua si faktor vital.Sa I perket qendrimit te fuqive te medha secili prej
tyre pati prapavijat e veta:"Austro-Hungaria dhe Italia do te bashkoheshin per t'i mohuar daljen
ne det nje fuqie te trete.Kur serbet marshuan ne Shqiperi gazeta gjysmezyrtare austro-hungareze
"Fremdenblatt" verente qe perarimi I tyre mos te kishte arsye kombetare e ushtarake".1Pra ketu
shfaqet qarte kundershtimi I politikave qe favorizonin pansllavizmin nga ana e Austro-
Hungarise.Kjo fuqi nuk mundej te pranonte daljen ne det te Serbise por edhe Rusia nga ana tjeter
sherbeu si udherrefyese e Serbise ne menyre qe ajo te mos tregohej e pamatur politikisht.Se dyti
Austro-Hungaria sherbeu si mbrojtese e popullsise katolike te Shqiperise se veriut. Vlen te
permendet dhe pesha ekonomike qe zinte Austro-Hungaria ne arealin ballkanik pergjate kesaj
periudhe."Kesaj fuqie me impakt te rendesishem ne import e eksport I interesonte me shume vija
veriperendimore bregdetare (Shkodra) sesa pjesa e futur ne brendesi te territorit (Kosova).
Shqetesimi kryesor I Austro-Hungarise qe ekspasioni I shfrenuar serb,shfaqja e nje porti detar
rus ne Adriatik."2Italia po ashtu ndoqi politika ne favor te ekzistences se Shqiperise per shkak se
kerkonte te parandalonte aksesin e ndonje fuqie te trete ne Adriatik .Gjermania u pergatit te
ndiqte hapat e Italise e Austro-Hungarise. Ne anen e Antantes Rusia promovoi interest serbe per
Ballkanin,Minishtri I jashtem rus, Sazonov nuk hiqte dore nga pretendimi se te gjithe fuqite
fituese ne luften e pare Ballkanike duhet te shperbleheshin me marrje territoresh. Ai I frikesohej
nje afrimi te metejshem mes Italise dhe Austro-Hungarise, shihte me dyshim qendrimin e
Britanise per arsye se e shihte Angline si neutrale ndaj Antantes , por ndiente mbeshtetje te
sigurte nga ana e Frances.Qendrimi I kesaj te fundit shfaqej edhe me pro sllav se ai I vete Rusise.
Ministri I jashtem britanik Eduard Gray mblodhi nen drejtimin e tij fuqite e medha,ne nje
konference qe do te cilesohej si shpetimi I Europes. Rusia dhe Franca u bene thirrje fuqive te
tjera t'i hapnin rrugen shteteve fituese ballkanike.Por Viena e refuzoi e indinjuar ta merrte
parasysh kete prpozim dhe ne kete qendrim u perkrah dhe nga qeveria italiane dhe nga ajo
britanike.Per kete nderhyrje Ismail Qemali u pergjigj ne shenje falenderimi.Me 17 dhjetor te
1912-es u mblodh konferenca e ambasadoreve. Pas 3 ditesh u hodh njoftimi qe percaktonte

1
Swire,Joseph Shqiperia,ngritja e nje mbreterie,Tirane:Dituria,2005, fq.128
2
Guy,Nicola Lindja e Shqiperise,Tirane:Pegi,2012,fq79-80
statusin e Shqiperise:Konferenca e Ambasadoreve u ka rekomanduar qeverive te tyre dhe dhe ka
pranuar ne parim, autnomine e Shqiperse,krahas nje dispozite qe I garanton Serbise dalje tregtare
ne detin Adriatik.Diplomati gjerman Lihnovski u shpreh konkretisht per ngjarjen:
Burri britanik I shtetit qysh ne fillim iu permbajt mendimit se Anglia nuk kishte interesa ne
Shqiperi pra nuk do te futej ne lufte per kete ceshtje.Ne rolin e tij prej nje ndermjetesi te
ndershem,angazhimi I tij do te kufizohej te ndermjetsimi dhe te nje perpjekje per te zbutur
veshtiresite midis dy grupeve.Prandaj ai nuk e vendosi veten aspak ne anen e fuqive te Antantes
dhe gjate negociatave qe zgjaten rreth tete muaj ai ofroi vullnetin e mire dhe ndikimin e tij te
fuqishem per arritjen e nje mirekuptimi.Por ne, Gjermania ne ved qe te merrnim nje pozicion si
ai qe mori Anglia pranuam pa diskutim pikepamjet qe na u diktua nga Vjena.Konti Mensdorf
udhehiqte aleancen tre paleshe ne Londer dhe une vevproja si ndihmes I tij.Ne cdo ceshtje duke
perfshire portet serbe ne Adriatik,Shkodren dhe percaktimin e kufijve te Shqiperise ne ishim ne
anen e Italise dhe Austro-Hngarise nderkohe qe ser Eduard Grej zor se mori ndonjehere
pikepamjet ruse apo franceze.Perkundrazi ai mori gjithmone anen tone me qellim qe mos jepte
pretekst per lufte.3. Shqiperia u la si krahine autonome nen sovranitetin e sulltanit,Serbise iu
afrua akses portual por jo direkt permes Adriatikut por perms nje porti te papercaktuar qe iu
sugjerua Grejit nga Austro-Hungaria.Ne kendveshtrimin e Grejit ky ishte nje kompromis
paqeruajtes qe I permbahej politikave britanike.

1.2 FQINJET BALLKANIKE, PERCAKTIMI I KUFIJVE VERIORE.


Gjate dimrit te 12-13-es ne jug ushtria greke qe vendosur ne Epir per te permbushur qellimet e
saj per ekspasion sa me te gjere ne territoret jugore te Shqiperise.Mirepo aleanca tripaleshe
kundershtoi pushtimin e Vlores nga Greqia. Komunikimet mes Shqiperise e Europes u nderprene
nga bllokada greke.Qeveria perkohshme shqiptare u privua nga kontakti me jashte.Megjithate
nga fundi I marsit Ferdnandi I Burboneve arriti te futtej ne gjirin shqiptar me anije me flamur
britanik.Keshtu u be e mundur qe Ismail Beu,Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini te linin Vloren
duke ndjekur interanin e udhetimit nga Brndizi per ne Vjene e me pas ne Londer.Mirepo fuqite e
medha paten mosperfillje per ceshtjen shqiptare duke qene se shteti nuk kishte trupe diplomatike
per te ruajtur interest as shtyp e as opinion public meqe popullsia shqiptare e asaj periudhe ishte
e perfshire nga padituria.Keshtu Shqiperia nuk u perfshi ne brendesi te konferences duke u
kthyer ne nje spektatore te saj.Tashme ceshtja e kufijve konkrete qe percaktuar. Ne veri nje
pjese e bregdetit shqiptar do te ndahej mes Serbise e malit te Zi kurse ne jug Greqia do merrte
nen kontroll Vloren Por Italia dhe Austro-Hungaria I hodhen poshte menjehere propozimet e
Greqise meqe ato cenonin pikat vitale per Shqiperine.San Xhuljano I Italise propozoi nje harte
me lumin Kalamas si vije kufitare duke perfshire dhe Janinen ne brendesi te trritorit
shqiptar.Qeveria e perkohshme e Vlores qe per nje Shqiperi qe do te perfshinte te kater vilajetet e
banuara nga shqiptare. Ekspasioni I Shqiperise do te sherbente si ure per shtrirjen e ndikimit te
seciles fuqi ne Ballkan.

3
Swire,Joseph,Shqiperia,ngritja e nje mbreterie,Tirane,Dituria,2005,fq129
Duke qene se Austro-Hungaria pati aneksuar Bosnje-Hercegovinen ajo I kishte penguar aspiratat
serbe ndaj ndoqi nje politike pajtuese me Serbine duke I ofruar si kompensim territoret e
Maqedonise. Ndaj u dakortesua per dorezimin e fushes se Kosoves,Shkupit,Koprruluse dhe
Prilepit. Malit te Zi iu premtuan Hoti Gruda Plava dhe Gucia pa dheshiren e Austro-Hungarise.
Aleanca tripaleshe prpozoi nje Shqiperi pak a shume brenda parimit etnik kurse diplomati rus
Benckendroff ngulmonte se perberja etnike e territoreve mbi lumin Shkumbin ishte serbe dhe
malazeze kurse ajo ne jug greke. Antanta kerkonte qe kufijte e shtetit shqiptar te shtriheshin ne
rripin e Shqiperise se mesme duke ruajtur vetem nje pjese te bregdetit dhe duke formuar nje
Shqiperi muslimane. Britania druhej se mos vihej ne rrezik solidariteti I Antantes per kete
mbeshteti prpozimin e saj per ravijezimin e kufijve shqiptare. Pa shkuar në luftë, fuqitë e mëdha
nuk do të mund të largonin forcat serbe që zotëronin shumicëntë vilajetit të Kosovës. Në këtë
fazë, asnjë fuqi e madhe nuk ishte e përgatitur për të rrezikuar luftënme, ose në emër të Serbisë,
veçanërisht për një nga përfitimet e saj më të çmuara në Serbine e vjetër'.Me shpresen e
shmangjes se nje lufte te padesiruar u hap rruga per aneksimin e Prizrenit,Ipekut,Struges dhe
Ohrit Dibres dhe Gjakoves pala serbe. U hoq dore ne lidhje me pretendimin e Shkodres. U ra
dakort per ceshtjen e kufijve veriore dhe veri-lindore te Shqiperise. Me date 7 prill te 1913
Eduard Gray u shpreh ne dhomen e komuneve:"Marreveshja ndermjet fuqive lidhur me kufijte
veriore te Shqiperise u arrit pas perpjekjeve te gjata dhe te veshtira diplomatike.U vendos qe
zona bregdetare dhe Shkodra te jene shqiptare kurse Ipeku Prizreni dhe Dibra te lihen jashte
Shqiperise.Ky rregullim le nje pjese te madhe per t'u ndare midis Serbise dhe Malit te Zi si fryt I
fitores.Arritja e marrveshjes ishte thelbesore per paqen ne Europe dhe sipas mendimit tim u
realizua pikerisht ne kohe per te ruajtur paqen midis fuqive te medha".4 Megjithate copezimi I
kufijve veriore la shije te hidhur ne rradhet e shqiptareve sidomos ne lidhje me pretendimin qe
Mali I Zi pati ndaj Shkodres. Eqerem bej Vlora shprehet si me poshte:"Mali I Zi pretendonte
fjala vjen Shkodren me rrethe vetem e vetem se kishe nevoje per zgjerim territorial.Nje kerkese
qe nuk mund te perligjej as ne motive historike as gjeografike e as etnike.Ne mesjete apo edhe
ne kohen e re Zeta ka qene e bashkuar me Shkodren dhe per shume shekuj ky qytet mbeti qendra
e tij administrative."5

KAPITULLI 2:TREVAT JUGORE,PERCAKTIMI I KUFIJVE NGA FUQITE E MEDHA.


4
Swire,Joseph,Shqiperia ngritja e nje mbreterie,Tirane,Dituria,2005 fq 133.
5
Vlora bej Eqerem,Kujtime1885-1925,Tirane,Botime IDK,1973,fq 339
Me venien kapak te ceshtjes se kufijve veriore fuqive te medha u kishte mbetur vendimmarrja
per kufijte jugore te Shqiperise.Sikunder u veprua me planin e Kosoves per Serbine ashtu ndodhi
dhe me Epirin per Greqine."Sipas statistikave zyrtare te qeverise greke Epiri I veriut permbante
kazate e dikurshme osmane:Korce,Starove,Kolonje,Gjirokaster,Himare,Delvine Tepelene,Permet,
Pogon dhe Filat.Italia mbeshteti kauzen shqiptare per shkak te interesave kulturore dhe
ekonomike qe ajo kishte ne jug te vendit. Gjermania u gjend ne pozite te veshtire per shkak te
lidhjeve dinastike me mbretin Konstandin te Greqise"6Diskutimet kishin nisur dhe dy pikat e
nxehta ishin Gjirokastra dhe Korca. Fuqia e madhe filogreke, Franca me perfaqsues diplomatin
Cambon pretendonte kepi I Korfuzit duhej t'I perkiste Greqise per arsye strategjike. Edhe per
Korcen pretendohej se ishte qender arsimore kyce per Greqine.Cabon loboi edhe per
shpernguljen e gjithe popullates ortodokse ne Greqi.Pikesedyti Gjirokstra ishte nje zone tjeter
vitale mbi te cilen greket kishin pretendime etnike, duke konsideruar popullsine e saj si
helenofile.Fuqite trepaleshe nuk I pranuan keto pretendime duke kembengulur qe shumica e
territorit te kanalit te Korfuzit ti takonte Shqiperise.
Eduard Gray nga ana tjeter u vu serish ne dileme.Ai propozoi caktimin e nje komisioni kufijsh
dhe kompensimin e Greqise me ishujt egjeane qe ishin nen kontrollin Italian.Ambasadori Italian
refuzoi menjehere prpozimin per Egjeun por pranoi caktimin e nje komisioni kufijsh te bere
posacerisht per te mbajtur te sigurt interest e aleances tripaleshe.Keshtu Korca dhe Gjirokastra ju
.lane Shqiperise. Me 11 gusht konferenca e ambasoreve miratoi nje propozim nga Austro-
Hungaria ku u percaktuase rajoni I shtrire ne veri vijes greke rajoni I kazase osmane te Korces
dhe jugu I liqenit te Ohrit do perfshiheshin ne Shqiperi.Vija e prpozuar nga Venizellosi do
perbente kufirin verior te komisionit ndersa ajo e propozuar nga Austro Hungaria do perbente ate
jugor e juglindor. Komisioni filloi punimet per percaktimin natyror dhe etnografik me 1 shtator
te 1913 dhe I perfundoi ato me 30 nentor te 1913.Komisioni nuk do merrte parasysh asnje
manifestim politik. Sjella greke ndaj popullsise muslimane nuk qe tolerante pasi keta te fundit u
urdheruan te shperngulen ne Vlore.Pati perpjekje pa sukses per nxitjen e ndasive fetare. Me tej u
organizuan mitingje dhe iu derguan rezoluta te miratuara nga vete popullsia sepse banoret ishin
te paafte ta kuptonin greqishten. Nderkohe ne Korce perdorimi I gjuhes shqipe ne public ishte I
ndaluar ndaj ata qe flisnin shqip ishin te izoluar ne shtepite e tyre.Nje tjeter taktike e perdorur qe
ngjalli kaos ne vend ishin batoljonet e keqberesve greke te quajtura "Bataljonet e shenjta".Me 4
tetotor ne Manastir u mblodh komisioni ku komisioni refuzoi cdo delegacion shqiptar ose grek
duke mbajtur qendrim neutral.Delagatet francez dhe ruse te komisionit I meshonin interest grek
ndersa perfaqsuesit e aleances tri paleshe mbeshtesnin kauzen shqiptare.Me investigimin ne
fshatrat e Juglindjes komisioneret gjeten banore te izoluar qe nuk flisnin dot greqisht. Me te 31
tetorAustro-Hungaria e Italia I shpallen qeverise greke proteste per shkak te nxitjes se popullsise
nga ana e tyre.Keshtu konferenca e ambasadoreve hodhi idene e percaktimit te kufijve mbi
parimin gjeografik dhe ekonomik.Pas aprovimit te vendimit nga fuqite e medha komisioni shkoi
drejt Firences.Protokolli I Firences (17 dhjetor 1913) dha vendimin perfundmtar ku Gjirokastra
dhe Korca ngeleshin hartes shqiptare.

6
Guy Nicola,Lindja e Shqiperise,Tirane,Pegi,2012 fq 95-98
2.1 PERFUNDIMET E KONFERENCES SE AMBASADOREVE
Shteti I sapoformuar shqiptar kishte dale nga lufta ballkanike e nga konferenca e ammbasadoreve
me nje peizah te copezuar. Per ministrin e jashtem britanik Eduard Gray nje rregullim I mire I
kufijve dhe ceshtjes shqiptare do te thoshte cuarja e Europes drejt nje vargu konfliktesh dhe kaosi
politik.Ketu del ne pah synimi I vertete I Gray mbi diskutimet qe duhet te shtronte ne tryezen
diplomatike te Londres.Me parandalim lufte Gray nenkuptonte pengimin e Rusise kundrejt
aleances tre paleshe dhe ruajtjen e hegjemonise detare britanike. Gray shpresonte te gjente
elemente me ane te te cilave Rusia dhe Austro-Hungaria te binin ne kompromis me njera tjetren.
Pra shteti I ri shqiptar u krijua si nje produkt qe plotesoi interesat e te dy paleve. Perfaqsuesit
britanike luhateshin mes dy aleancave duke u perpjekur te krijojne nje fryme bashkuese ne
hapsiren ballkanike. Britania ishte bindur se nje Serbi e zgjeruar me dalje ne detin Adriatik do te
sillte perfitime per Rusine ne ujerat e ngrohta, meqenese Serbia vepronte si satelit I Rusise. Kjo
do te sillte nje cekuilibrim te fuqive ne rajon.Edhe diplomati rus Sazonov qe I limituar, ne
pamundesi per te ndaluar ekzistencen e nje shteti shqiptar. Prezenca e Shqiperise ne harten
ballkanike konsistonte ne krijimin e nje balance ne Ballkan dhe Adriatik duke ruajtur interesat e
fuqive te medha. Faktoret gjeopolitike sigurisht qe ishin me te rendesishem sesa parimi etnik qe
ishte me shume nje fasade sesa I zbatuar konkretisht. Robert Vansittart, nje nenpunes I ministries
se jashtme britanike pati ofruar nje koment disi te pjesshem por te sakte per rolin e parimit etnik
ne ravijezimin e hartes se Shqiperise. Sipas tij kur ekzistojne elemente kruciale parimi etnik
mund te shperfillet por nuk mund te ndodhe e njejta gje ne raste te paqena.
Sa I perket situates ne Shqiperi pas konferences se Ambasadoreve nga aspekti ekonomik u
evidentuan pasoja te renda.Urbanizimi ishte I ngadalte e tregtia u ndikua negativisht.Qyteti me I
zhvilluar ne ate periudhe si qender kryesore qe nga periudha mesjetare.Qyteti I dyte per nga
rendesia ishte Korca per shkak te lidhjeve kulturore sociale e arsimore me te gjithe qyttetet e
tjera shqiptare. Zejtaria qe baza e eonomise ne kete periudhe. Ne periudhen e shpalljes se
pavaresise cifligaret e tregtaret e pasur perbenin nje elemnt te rendsishem te shoqerise
shqiptare.7
Se dyti Esat Pashe Toptani si minister I brendshem. Ai ishte kundershtar I qeverise se Vlores. Per
kete formoi Pleqesine e Shqiperise se mesme. Kerkoi te krijonte nje senat te mevetsuar duke
mbledhur rreth vetes perkrahes dhe duke krijuar Senatin. Si rrjedhoje dhe peizazhi politik
bremda Shqiperise gjendet I ndare midis mbeshtetesve te Esatit dhe mbeshtetesve te Ismail
Qemalit.

BIBLIOGRAFIA
Swire,Joseph ,"Shqiperia, ngritja e mbreterie" Tirane Dituria,2005
Duka Valentina "Historia e Shqiperise1912-2000"Tirane, Albas 2007

7
Duka Valentina,Historia e Shqiperise,Tirane,Albas,2007,fq 39-43
Vlora bej Eqerem,"Kujtime 1885-1925",Tirane, Botime IDK,1973
Guy Nicola,"Lindja e Shqiperise",Tirane,Pegi 2012

You might also like