Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 17

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.

___/____/201__

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Rrethi 1. Aftësi Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyçe: rreth; perimetër; syprinë; kordë;
sipas temës mësimore: qark; rreth;
Nxënësi në fund të orës së mësimit:
- njehson perimetrin dhe syprinën e rrethit;
- njehson perimetrin dhe syprinën e figurave plane të përbëra që përfshijnë rrathë;
- merr informacion nga figura gjeometrike të thjeshta dhe jep informacion nga
figura të tilla.
Burimet: Teksti i nxënësit, fletë pune e nxënësit, kompas, Lidhja me fushat e tjera ose me temat vizore
ndërkurrikulare: Shkencë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Fillimisht kërkoj që nxënësit të rikujtojnë nga mësimet e kaluara si e ndërronin subjektin në një
formulë të dhënë. Për këtë secili në formulën y=2x-3 shpreh x në varësi të y. Pasi shprehet x, vëzhgoj shënimet personale
të nxënësve dhe përgjithësoj situatën. KërkoJ që nxënësit të plotësojnë hartën e konceptit për rrethin.
Elementët e tij Rrethi Rrezja Qendra Korda Harku Diametri Segmenti ... Sektori ...
Vetitë
S= r 2 P=2 r d = 2r
Diskutohen përgjigjet dhe bëhen plotësimet. Një nxënës plotëson hartën në tabelë.
Pasi shënohen formulat për d = 2r, S= r2 dhe P=2 r, nxënësit në dyshe shprehin r në varësi të d, S dhe P.

Ndërtimi i njohurive: Njihen nxënësit me situatën e shembullit të parë. Për të njehsuar syprinën e figurës së dhënë kërkoj
që nxënësit fillimisht të përcaktojnë hapat e zgjidhjes. Për këtë në tabelë skicoj figurën dhe i drejton klasës pyetjet:

- cilët janë pjesët përbërëse të figurës?


- si njehsohet perimetri dhe syprina e figurës sonë?
- si njehsohet syprina e një trekëndëshi?
Nxënësit punojnë në dyshe për situatën e dhënë. Duke ditur si kryhen veprimet në një shprehje, njehsojnë fillimisht
perimetrin (syprinën) e gjysmërrethit, të trekëndëshit dhe më pas të figurës.

Pasi përfundojnë zgjidhjen ftoj nxënësit të diskutojnë zgjidhjen e ushtrimit. Përgjigjet e secilës kërkesë prezantohen në
tabelë nga nxënës të ndryshëm. Më pas punohet shembulli i dytë. Këtë herë nxënësit duhet të kryejnë procesin e anasjelltë:
njihet syprina, kërkohet diametri.Për ta bërë situatën më tërheqëse do të zhvilloj një minigarë ku të evidentohet dyshja më
e shpejtë. (veprimet kryhen me makinë llogaritëse dhe përfundimi përafrohet).

Përgjigjet bëhen të qarta nga vendi dhe më pas dyshja më e shpejtë prezanton zgjidhjen.

Përforcimi i të nxënit: Në këtë fazë do të zbatohen ato që nxënësit mësuan.InkurajoJ dyshet e nxënësve të zgjidhin
ushtrimet 2/ b, 3 dhe 4 faqe 211. Dyshet e nxënësve pasi përfundojnë krahasojnë përfundimet me dyshet e tjera. Disa nga
dyshet prezantojnë zgjidhjet në tabelë. Më pas po në dyshe, nxënësit punojnë ushtrimet 7 dhe 9 në faqen 211. Gjatë
prezantimit të zgjidhjes nxënësit argumentojnë shndërrimet e kryera.

Vlerësimi: MbaJ shënime në evidencë për vlerësimin e disa prej nxënësve nëpërmjet punës në tabelë, për saktësinë në
zgjidhjen e situatës,së kërkuar, argumentimit të zgjidhjes dhe shndërrimit të shprehjeve me ndryshore që u formuan.
Detyra:Ushtrimet 5 dhe 8 në faqen 211. Jap udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet. Ushtrimi 10 jepet me dëshirë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: X
Tema mësimore: Zbatim. Rrethi ,perimetri,syprina Situata e të nxënit: Kolibja e qenit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas Fjalët kyçe: rreth; perimetër; syprinë; kordë; qark;
temës mësimore: rrumbullakim; njësi matëse;
Nxënësi në fund të orës së mësimit:
- njehson perimetrin dhe syprinën e rrethit;
- njehson perimetrin dhe syprinën e figurave plane të
përbëra që përfshijnë rrathë;
- merr informacion nga figura gjeometrike të thjeshta dhe
jep informacion nga figura të tilla.
Burimet: Teksti i nxënësit, fletë pune e nxënësit, mjetet e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
vizatimit; ndërkurrikulare: Teknologjia;
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Fillimisht ftoj nxënësit të diskutojnë për njohuritë që ata zotërojnë për rrethin. Nje nxenes
skicon në tabelë rrethin dhe gjen ne figure:
- cila është rrezja e rrethit? Po diametri?
- cila është lidhja e diametrit me rrezen?
Dhe i drejtohem klases :po për perimetrin dhe syprinën e rrethit dimë ndonjë formulë?
Rikujtohen edhe njëherë formulat kryesore për rrethin, të cilat shkruhen në tabelë. Duke dashur të rikujtoj edhe njësitë
matëse, jap si detyrë për te gjithë nxënësit të njehsojnë syprinën e një katrori me brinjë 1m, në fillim në m 2 dhe më pas
në cm2.
Ndërtimi i njohurive: Njihen nxënësit me situatën e shembullit të parë në faqen 212. Për të njehsuar syprinën e figurës
së dhënë kërkoj që nxënësit fillimisht të përcaktojnë hapat e zgjidhjes. Për këtë orientoj nxënësit të studiojnë figurën
dhe kërkoj që të përcaktohen hapat e zgjidhjes duke iu përgjigjur pyetjeve:
- si llogaritet boja që nevojitet për lyerje?
- po syprinën e faqes së përparme si mund ta shprehim duke përdorur të dhënat e figurës?
Të ndarë në grupe me nga katër nxënës, fillojnë të ndjekin hapat e përcaktuar. Gjatë kësaj faze, vëzhgoj punën e çdo
grupi, orientoj nxënësit që kanë vështirësi. Në përfundim të punës, diskutohen fillimisht mënyra si është zgjidhur
ushtrimi,më pas përfaqësues të dy grupeve sqarojnë shembullin në tabelë. Sqarohen me saktësi shndërrimet e kryera.
Në situatën e shembullit të dytë, nxënësit duhet të shprehin perimetrin e figurës,tashmë në varësi të . Udhezoj
nxënësit të tregojnë pjesët përbërëse të konturit të figurës (një gjysmërreth me diametër L dhe dy gjysmërrathë me
diametër sa gjysma e L). Veprimet e tjera nxënësit i kryejnë në grupe. Diskutohet zgjidhja e situatës në tabelë.
Grupet e nxënësve diskutojnë hapat e zgjidhjes për ushtrimin 2 faqe 213 dhe më pas e zgjidhin atë.
Përfaqësues të grupeve paraqesin zgjidhjet në tabelë duke argumentuar hapat e ndjekur
Përforcimi i të nxënit: Në këtë fazë do të zbatohen ato që nxënësit dinë për gjatësinë dhe syprinën e rrethit.U jap
nxënësve të ndarë në dyshe ushtrimet 1, 3 dhe 7 në faqen 213(dyshet punojnë nga një ushtrim). Dyshet e afërta
këmbejnë ushtrimet dhe kontrollojnë zgjidhjen e njëri-tjetrit. Përfaqësues të dysheve i prezantojnë zgjidhjet në tabelë
duke argumentuar hapat e ndjekur.
Vlerësimi: Mbaj shënime në evidencë për vlerësimin e disa prej nxënësve lidhur me saktësinë në zgjidhjen e situatës,së
kërkuar,argumentimit të zgjidhjes dhe shndërrimit të shprehjeve me ndryshore që u formuan. Gjithashtu marr parasysh
vlerësimin që grupet i bëjnë punës së njëri – tjetrit.
Detyra: Ushtrimet 4, 5 dhe 6 në faqen 213.Jap udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet. Ushtrimet 8 dhe 9 me
dëshirë. Për ushtrimet 8 dhe 9 jap udhëzimet e duhura,duke qenë se kërkojnë një nivel më të lartë të të nxënit.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___/____/201__
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: X
Tema mësimore: Sektori qarkor,gjatesia,syprina. Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas Fjalët kyçe: rreth; kordë,sektor qarkor; syprina;
temës mësimore: gjatësia e harkut; segment qarkor; trekëndësh;
Nxënësi në fund të orës së mësimit: tangjente
- njeh formulat që shprehin gjatësinë harkut dhe
syprinën e sektorit qarkor;
- njehson gjatësinë e harkut dhe syprinën e sektorit
qarkor;
merr informacion nga figura gjeometrike dhe jep
-
informacion nga figura të tilla.
Burimet: Teksti i nxënësit, fletë pune e nxënësit, vizore, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
kompas; ndërkurrikulare: Teknologji; Shkencë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Në këtë orë mësimore fillimisht kërkoj që nxënësit të kenë të qartë kuptimet e fjalëve: sektor
qarkor, syprinë e sektorit qarkor, segment qarkor. Për këtë, i ftoj nxënësit të vizatojnë një rreth dhe më pas të tregojnë
në të një sektor qarkor, një segment qarkor, një tangjente dhe një kordë. Nxënës të ndryshëm vizatojnë në tabelë dhe
po këtë gjë e bëjnë paralelisht edhe nxënësit e tjerë në fletoret e tyre. Plotësohet rrethi me elementët që duam të
tregojmë. Cilat janë elementët e sektorit qarkor? Po të segmentit qarkor?
Nxënësit diskutojnë në dyshe dhe më pas japin mendimet e tyre.

Ndërtimi i njohurive: Në këtë fazë të mësimit duhet të evidentohen fillimisht formulat e gjatësisë dhe syprinës së
sektorit qarkor.KërkoJ që nxënësit të arrijnë të formulojnë vetë barazimet algjebrike që shprehin lidhjen mes rrezes dhe
këndit qendror. Për këtë parashtroJ para nxënësve pyetjet: - Sa është syprina e rrethit (rrethi përmban 360 0)?
-Po nëse rrethin e ndajmë në 360 pjesë të barabarta sa do të ishte syprina e një pjese (pra kur këndi qendror është 1 0))?
-Po nëse kemi një kënd qendror prej n0 si do të vepronim për njehsimin e syprinës?
-Si mund ta gjejmë syprinën e një segmenti qarkor?
Në të njëjtën mënyrë përcaktojmë edhe formulën për perimetrin e sektorit qarkor dhe segmenti qarkor. Kalohet kështu
në zbatimin konkret në situatën e shembullit të parë të faqes 214. Nxënësit njihen me të dhënat e problemës, më pas
përcaktohen hapat e zgjidhjes. Duke punuar në dyshe ndjekin hapat e mëposhtëm: 1. njehsojnë syprinën e sektorit
qarkor; 2. njehsojnë syprinën e trekëndëshit AOB; 3. njehsojnë syprinën e segmentit qarkor duke kryer diferencën e dy
syprinave të gjetura.Rezultati rrumbullakohet në 1 shifër pas presjes. Disa nga dyshet prezantojnë zgjidhjen në tabelë.
Duke ndjekur hapat e shembullit të parë nxënësit vazhdojnë punën për zgjidhjen e problemit në shembullin e dytë. Në
këtë rast shtoj pyetje të tjera si p.sh:
- si do ta gjenit syprinën dhe perimetrin e sektorit qarkor me mënyrë tjetër.
Variantet e zgjidhjes diskutohen dhe më pas prezantohen në tabelë, mënyrat e ndryshme të zgjidhjes nga nxënësit.
Përforcimi i të nxënit: Nxënësit në dyshe punojnë ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 215. u jAp nxënësve kohën e
mjaftueshme (secila nga dyshet zgjidh vetëm një rast nga rastet e 1 dhe 2).Dyshet që kanë kërkesa të njëjta krahasojnë
rezultatet dhe zgjidhjet e sakta prezantohen në tabelë.U ndaj dysheve një nga ushtrimet 3, 7 dhe 11. Dyshet që kanë të
njëjtët ushtrime krahasojnë rezultatin. Prezantohet zgjidhja e situatave në tabelë nga dyshe të ndryshme.
Vlerësimi: Mbaj shënime në evidencë për vlerësimin e disa prej nxënësve lidhur me saktësinë në zbatimin e formulave,
argumentimin e shndërrimeve, përpunimin e të dhënave të figurës. Për këtë shqytoj mënyrën e zgjidhjes së detyrës në
fletore dhe në tabelë .
Detyra: Ushtrimet 4 dhe 8 në faqen 215.Jap udhëzimet e duhura për zgjidhjen e ushtrimeve. Me dëshirë ushtrimi 10
faqe 215.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: X
Tema mësimore: Zbatim : Sektori qarkor,gjatesia,syprina. Situata e të nxënit: Pjesa fundore e lapsit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas Fjalët kyçe: rreth; kordë,sektor qarkor; syprina; gjatësia
temës mësimore: e harkut; segment qarkor; trekëndësh barabrinjës;
Nxënësi në fund të orës së mësimit: tangjente.
- njehson gjatësinë e harkut, syprinën e sektorit qarkor;
- njehson perimetrin,syprinën e figurave të përbëra plane
që përfshijnë rrathë;
- merr informacion nga figura gjeometrike dhe jep
informacion nga figura të tilla.
Burimet: Teksti i nxënësit; fletë pune e nxënësit; mjetet e Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
vizatimit; Teknologji; Shkencë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Në fillim të orës së mësimit kërkoj të përfshij nxënësit në një diskutim për të rikujtuar konceptet
kryesore që kanë të bëjnë me rrethin. Për këtë zhvillohet një bashkëbisedim pyetje-përgjigje me në qendër pyetjet:
- Si mund ta njehsojmë perimetrin e sektorit qarkor? Po të segmentit qarkor?
- Ju kujtohet formula për syprinën e sektorit qarkor? - Si mund ta gjejmë syprinën e një sektori qarkor?
Pasi diskutohen njëri nga nxënësit shënon në tabelë formulat kryesore që do të duhen për zgjidhjen e situatave
problemore të shembujve 1 dhe 2. Më pas jap një situatë të thjeshtë ku kërkohet zbatimi konkret në formulë për P dhe S
e sektorit qarkor.
Ndërtimi i njohurive: Nxënësit njihen me të dhënat e ushtrimit në shembullin e parë. Kërkohet që të përcaktohen fillimisht
hapat zgjidhjes.Skicoj figurën në tabelë dhe ndihmoj nxënësit duke u ofruar pyetjet:
- si do ta gjeni syprinën e sektorit të jashtëm kur dimë rrezen dhe këndin qendror?
- po për syprinën e sektorit të brendshëm mund të bëjmë të njëjtat veprime?
Atëherë klasa ndahet në dy grupe të mëdha ku njëri grup njehson S 1 dhe tjetri S2. Pasi janë kryer veprimet I ftoj nxënësit të
tregojnë si do të njehsohet syprina e kërkuar. Nxënësit duke u konsultuar me njëri tjetrin në bankë shprehin
S = S1 – S2 dhe mundohen të thjeshtojnë rezultatin duke faktorizuar. Rezultati diskutohet në tabelë nga nxënësit.
Kalohet në situatën e shembullit të dytë. Fillimisht nxënësit njihen me përmbajtjen e problemës. Përsëri ndihmoj nxënësit
të kuptojnë situatën duke i orientuar ata të plotësojnë figurën me ndihmën e rrezeve pingule me tangjenten. Pasi kanë
plotësuar figurën u drejtoj pyetjet:- ç’lloj trekëndëshi formohet po të bashkojmë qendrat e rrathëve? Po katërkëndëshat
ç’veti gëzojnë? Si do ta shprehim ndryshe gjatësinë e lidhëses duke shfrytëzuar elementë të barabartë në figurë? Mbi këto
pyetje nxënësit të ndarë në grupe me katër vetë përfundojnë zgjidhjen e problemës. Më pas njëri nga grupet prezanton
zgjidhjen në tabelë.
Përforcimi i të nxënit: Nxënësit të ndarë në dyshe punojnë njërin nga ushtrimet 1, 2 dhe 5 në faqen 217. Nxënësit marrin
kohën e mjaftueshme për të zgjidhur ushtrimet. Për çdo ushtrim paraqitet zgjidhja në tabelë.Kerkoj që dyshet e njëjta të
bëjnë korrigjimin. Verifikohen shndërrimet në zgjidhje .

Vlerësimi: Mbaj shënime në evidencë për vlerësimin e disa prej nxënësve lidhur me saktësinë në zbatimin e formulave,
argumentimin e shndërrimeve, përpunimin e të dhënave të figurës. Për këtë shqyrtoj mënyrën e zgjidhjes së detyrës në
fletore dhe në tabelë. Marr parasysh edhe vlerësimin e nxënësit nga nxënësi duke qenë se për të njëjtin ushtrim punuan
disa nxënës (ose grupe nxënësish).
Detyra: Ushtrimet 4, 6 dhe 9 në faqen 217. Jap udhëzimet e duhura për zgjidhjen e ushtrimeve.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___/____/__
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: XI
Tema mësimore: Njësitë e përbëra. Aftësi Situata e të nxënit: Shpejtësia mesatare e
lëvizjes, vrapimit të atletëve.
Zbatim Njësitë e përbëra.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas Fjalët kyçe: shpejtësi, largesë, kohë, dendësi,
temës mësimore: vëllim, syprinë, raport, normë.

Nxënësi në fund të orës së mësimit:


evidenton madhësitë e përbëra në një matje;
njehson njësitë e përbëra, duke përdorur lidhjen mes njësive
standarte;
këmben njësitë e matjes sipas situatës së kërkuar;
krahason gjatësitë, syprinat dhe vëllimet, duke përdorur konceptin
e raportit.
Burimet: Teksti i nxënësit, fletore pune XI, makinë llogaritëse. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Fizikë, ekonomi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së pare te mësimit:
Parashikimi i njohurive: Ftoj nxënësit në diskutim duke iu paraqitur atyre situatat:
a) Shpejtësia e lëvizjes së një trupi është 5km/orë b) Një trup përshkon largesën 12 km për 3 orë.
Cili nga trupat lëviz më shpejt? Pse? Sa është largesa që do të përshkojnë të dy trupat për 4 orë?
Për sa kohë do ta përshkonte largesën 20 km secili nga trupat?
Nxënësit punojnë në dyshe dhe përfundimet e njehsuara krahasohen fillimisht me dyshen fqinje. Pas diskutimit në
dyshe, përgjigjet diskutohen në tabelë. Nëpërmjet marrëdhënieve pyetje-përgjigje, mësuesi/ja orienton nxënësit në
diskutimin e situatave me pyetjet:
Si e përcaktuat shpejtësinë e lëvizjes? Po largesën?
Çfarë marrëdhënieje ekziston midis largesës, kohës dhe shpejtësisë?
Ndërtimi i njohurive: Në etapën e dytë të orës së mësimit, do, rikujtoj edhe njëherë lidhjet midis madhësive të
ndryshme të matjes p.sh: midis dendësisë dhe vëllimit. Pasi nxënësit rikujtojnë barazimin m = dV, u kërkoj të
shprehin barazime të tjera që shprehin lidhje midis madhësive (shtypja dhe syprina, shpejtësia dhe koha etj). Secila
nga dyshet shënon në fletore një lidhje dhe më pas të gjitha barazimet e evidentuara nga nxënësit, shkruhen në
tabelë. Në varësi të përgjigjeve që merr, mësuesi/ja plotëson edhe me barazime të tjera.
Në këtë rast orientoj nxënësit të hulumtojnë për paraqitjen e barazimeve në mënyrën më të thjeshtë.
Klasa vazhdon punën në dyshe, tashmë me situata konkrete. Për këtë do përcaktoj për dyshe të ndryshme situata të
ndryshme (shembujt 1, 2, 3, 4). Në përfundim të punës, dyshet që kanë të njëjtin rast, krahasojnë përgjigjet. Për
rastin e shembullit pritshmëritë janë që nxënësit të kenë “harruar” se koha është dhënë me minuta, kështu që
theksi vihet në këmbimin e njësive të matjes. Dyshet e afërta grupohen duke formuar grupe me nga 4 veta dhe
diskutojnë ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 205. Grupe të ndryshme marrin raste të ndryshme, p.sh: njëri grup1/a, 2/a,
3/a e kështu me radhë. Në përfundim përfaqësues të grupeve që kanë të njëjtat situata krahasojnë rezultatet. Disa
prej rasteve diskutohen në tabelë. Përforcimi i të nxënit: Përsëri në grupet me nga 4 nxënës, diskutohen ushtrimet 5 dhe 10
në faqen 205. Në përfundim të punës, përfaqësues të grupeve mund të këmbejnë fletoret dhe korigjojnë kështu edhe punën e
njëritjetrit. Më pas përfaqësues të grupeve prezantojnë zgjidhjet në tabelë.
Vlerësimi: Në përfundim të orës, vlerësoj duke u mbështetur në punën që nxënësit bënë në fletoret e tyre dhe në
tabelë, duke patur parasysh argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyra: Ushtrimet 6 dhe 13 në faqen 205. Jap udhëzimet e duhura për zgjidhjen e detyrave.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___/____/__
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: XI
Tema mësimore: Këmbimi i njësive. Aftësi Situata e të nxënit:
Zbatim.Këmbimi i njësive.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas temës Fjalët kyçe: syprinë, vëllim, ngjashmëri,
mësimore: brinjë homologe, raport.
Nxënësi në fund të orës së pare dhe te dyte te mësimit:
këmben njësitë matëse te gjatësisë, syprinës, vëllimit në njësi më të
mëdha (më të vogla);
njehson syprinën, vëllimin e trupave me ndihmën e formulave të
njohura;
Fjalët kyçe: syprinë, vëllim, njësi matjeje, brinjë
njehson gjatësitë, syprinat, vëllimet duke përdorur raportin e homologe, koeficient i ngjashmërisë.
përmasave homologe.
Burimet: teksti i nxënësit, trupa gjeometrikë të ngjashëm. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Stereometri.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së pare te mësimit:
Parashikimi i njohurive: Duke dashur të nxis diskutimin rreth njohurive paraprake për syprinat dhe vëllimet e
trupave, do te paraqes përpara nxënësve situatat:
1. Njehsoni syprinën e një katrori me brinjë 43 cm;
2. Njehsoni syprinën e një drejtkëndëshi me brinjë 2 cm dhe 4 cm;
3. Njehsoni vëllimin e një kubi me brinjë 3 cm;
4. Njehsoni vëllimin e një kuboidi me brinjë 2 cm, 4 cm, 5 acm;
Për njehsimet e mësipërme, nxënësit përdorin formulat për syprinat e figurave dhe vëllimet e trupave. Këto të
dhëna do të sistemohen në një tabelë, për t’u bërë më të lexueshme nga nxënësit.

Figura Brinja Syprina Vëllimi


Katrori 3 cm 9 cm2

Drejtkëndëshi 2 cm dhe 4 cm 36 cm2

Kubi 3 cm 27 cm3

Kuboidi 2 cm, 4 cm, 5 cm; 216 cm3


Nxënësve do i kërkoj të paraqesin rezultatet edhe në njësi të tjera matjeje S katrorit =16cm2=1600mm2.

Po nëse ju duhet të ktheni nga një njësi më e vogël, në një njësi më të madhe matjeje, si duhet të veproni?

Ndërtimi i njohurive: Në këtë etapë, mësimi zhvillohet i përqenduar mbi argumentin. Fillimisht kërkoj që nxënësit
të formulojnë lidhjen mes njësive matëse të gjatësisë, syprinës, dhe vëllimit të trupave. Për të ndihmuar nxënësit në
këtë hulumtim, do ndaj punën në grupe (sipas rreshtave,
Do përsëris kërkesat e fazës së parë të mësimit, por tashmë me përmasa të dyfishuara. Në dyshe nxënësit njehsojnë
edhe njëherë syprinat dhe vëllimet e trupave, duke zbatuar përsëri formulat. Rezultatet e përftuara këtë herë do te
krahasohen me ato të rastit të parë. Për çdo rast, nxënësit do te tregojnë ndryshimin e syprinës dhe vëllimit në varësi
të ndyshimit të brinjës. Pasi marr mendimin e nxënësve, do te përmbledh në mënyrë të strukturuar kuptimet e
brinjëve homologe, raportin e tyre si dhe lidhjen mes këtij raporti dhe raportit të syprinave e vëllimeve.
Nxënësit njihen me shembullin e tekstit dhe në dyshe diskutojnë zgjdhjen, duke shfrytëzuar raportin mes syprinave
dhe vëllimeve të dy kukullave ruse të ngjashme. Përfundimet e gjetura krahasohen me rezultatin e tekstit.
Përforcimi i të nxënit: Duke vazhduar punën në dyshe nxënësit diskutojnë fillimisht ushtrimet 1, 2, 3 dhe 7 faqe
209. Për të diskutuar sa më shumë raste, dyshe të ndryshme diskutojnë situata të ndryshme. Kalohet në diskutimin e
ushtrimit 4. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale rastet a dhe b, dhe më pas krahasojnë rezultatet. Përfundimi
diskutohet në klasë.
Vlerësimi: Në këtë orë mësimi vlerësoj duke u mbështetur në aftësinë që nxënësit kanë për të këmbyer njësitë dhe
për të argumentuar shndërrimet në veprimet e kryera. Gjithashtu mbaj shënime në evidencat përkatëse edhe për
nxënës të tjerë që do të vlerësohen në orët në vazhdim.
Organizimi i orës së dyte te mësimit:
Parashikimi i njohurive: Nëpërmjet diskutimit të njohurive paraprake, kërkoj të sjell në vëmendje të nxënësve,
këmbimin e njësive të matjes. Në funksion të kësaj, shënoj në tabelë dy situata për diskutim: Situata e parë:
a) 1m=..cm; 1cm=...mm
b) 1m2=....cm2; 1cm2=...mm2 etj.
Nxënësit plotësojnë vendet bosh duke patur parasysh këmbimin e njësive matëse të gjatësisë, syprinës dhe vëllimit.
Situata e dytë: Duam të ndërtojmë një kub me brinjë 3cm, dhe një kub tjetër me brinjë dy herë më të madhe. Sa
është syprina e letrës që do të përdorim?
Për situatën e dytë nxënësit kujtojnë se S=6a2. Nxënësit do te punojnë në dyshe dhe më pas rezultatet diskutohen në
tabelë.

Ndërtimi i njohurive: Pasi diskutohen në klasë përgjigjet e situatave problemore, nxënësit lexojnë shembullin në
faqen 210. Do te kërkoj që nëpërmjet leximit të të dhënave, të përcaktohen edhe rrugëzgjidhjet. Në funksion të kësaj
i ndihmon nxënësit me pyetjet:

a) Si e kuptojmë faktin që trupat janë të ngjashëm?


b) Po të dinim koeficientin e ngjashmërisë për brinjët, mund të njehsojmë syprinën? Po vëllimin?
c) Si mendoni, syprina e trupit Q, do të jetë më e madhe apo më evogël se ajo e trupit P?
Pasi kanë shprehur mendimin e tyre për pyetjet, nxënësit në dyshe, kryejnë veprimet dhe gjetjet e tyre i krahasojnë
me rezultatet e tekstit. Kontrollojnë parashikimin e tyre për syprinën, me rezultatin e gjetur.
Përforcimi i të nxënit: Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimet 1 dhe 3 faqe 211. U ndaj dysheve të ndryshme situata
të ndryshme. Në përfundim dyshet që kishin të njëjtën situatë, krahasojnë rezultatin dhe më pas prezantohet zgjidhja
në tabelë. Pas diskutimit të tyre kalohet në zgjidhjen e ushtrimit 5 faqe 211. Fillimisht për këtë ushtrim diskutohet
në klasë sa është koeficienti i ngjashmërisë (3,2:4,8= 2:3). Më pas në dyshe punohen fillimisht b dhe c, dhe më pas
dyshet e afërta grupohen për t’i krahasuar gjetjet e tyre. Përgjigjet përfundimtare diskutohen në tabelë.
Vlerësimi: Vlerësimet në fund të orës per nxënësit i bej duke marrë parasyh punën që nxënësit bënë në fletore dhe
në tabelë. Në vlerësim do te marr parasysh aftësinë e nxënësve për të argumentuar veprimet dhe njehsimet.
Gjithashtu mbaj shënime edhe për nxënësit që mendoj t’i vlerësoj në orët në vazhdim.

Detyra: Ushtrimet 6 dhe 10 në faqen 209. Ushtrimet 4 dhe 8 në faqen 211. Do te udhëzoj nxënësit për
mënyrën e zgjidhjes së detyrave. Detyrë hulumtuese: Ushtrimi 7 faqe 211.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___/____/__


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: XI
Tema mësimore: Përjesëtimi i drejtë dhe i zhdrejtë. Aftësi Situata e të nxënit :

Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas Fjalët kyçe: përpjesëtim i drejtë, përpjesëtim i
temës mësimore: zhdrejtë, hiperbolë, grafik, ndryshore.

Nxënësi në fund të orës së pare dhe te dyte te mësimit:


 përcakton nëse një relacion mes dy madhësish shprehet
me përpjesëtim të drejtë apo të zhdrejtë;
 ndërton dhe interpreton grafikë që shprehin lidhje në
përpjesëtim të drejtë dhe të zhdrejtë; përpjesëtim i drejtë, përpjesëtim i zhdrejtë, koeficient i
 zgjidh situata problemore duke përfshirë përpjesëtimin e përpjesëtueshmërise, raport vlerash.
drejtë dhe të zhdrejtë.
Burimet: Teksti i nxënësit, fletorja e punës. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shkencë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së pare te mësimit:
Parashikimi i njohurive: Duke dashur të nxis imagjinatën e drejtuar, paraqes përpara nxënësve dy situata për t’u
diskutuar:

Situata e parë Situata e dytë

Një makinë lëviz me shpejtësi 50 km/orë. Një trekëndësh i çfarëdoshëm e ka bazën 10 cm


dhe lartësinë 6 cm.Gjeni syprinën e trekëndëshit.
a) Sa km përshkon makina për 2 orë, po për 3 orë?
a) Si do të ndryshojë syprina nëse baza e
b) Si ndryshon gjatësia e rrugës me kalimin e kohës trekëndëshit zmadhohet 1,5 herë?
(me rritjen e vlerës së kohës)? b) Si do të ndryshojë syprina nëse baza e
trekëndëshit do të zvogëlohet?
Nxënësit diskutojnë në grupe me nga 4 veta, të dyja rastet e paraqitura. Theksi do te vihet në kërkesat b të secilit rast.
Nëse grupet e nxënësve do kenë vështirësi në formulimin e një përgjithësimi, i orientoj të merren shembuj konkretë :
t=4 orë; 1,5 orë etj. ose baza e trekëndëshit bëhet 5cm; 4cm; etj.
Përgjithësimet e secilit grup diskutohen në klasë nga përfaqësuesit e secilit grup.
Ndërtimi i njohurive: Ora e mësimit vazhdon më tej me përvijimin e të menduarit. Do te përcaktoj llojin e lidhjes
mes madhësive në të dy rastet, duke shprehur në trajtë të përmbledhur rastet kur kemi të bëjmë me madhësi në
përpjesëtim të drejtë dhe të zhdrejtë.
Në këtë kontekst iu drejtohem nxënësve me pyetjet:
Si mendoni, cila nga marrëdhëniet e mësipërme paraqet përpjesëtim të zhdrejtë?
Pas përcaktimit të ekuacioneve dhe grafikëve që shprehin lidhjen mes dy madhësive në përpjesëtim të drejtë dhe të
k
zhdrejtë (pra y =kx; y= ), nxënësit kalojnë në zbatimin në situatë konkrete. Përsëri në grupe me nga 4 veta do te
x
diskutohen zgjidhjet e shembujve 1 dhe 2 në faqen 212. Në përfundim të diskutimit në grupe, rezultatet krahasohen
me përfundimet e tekstit.
Përforcimi i të nxënit: Në grupet që janë formuar duke grupuar dyshet fqinje, diskutohen ushtrimet 1 dhe 2 në faqen
213.. Puna më tej do te vazhdoje me ushtrimin 6 faqe 213. Fillimisht nxënësit përcaktojnë se në çfarë lidhje janë dy
madhësitë në secilin nga raste a, b, c dhe më pas diskutohen përgjigjet.
Vlerësimi: Vlerësoj në fund të orës punën e nxënësve në fletoret e tyre për ndërtimin e grafikëve. Gjatë vlerësimit ju
bëj të qartë nxënësve se si kanë argumentuar veprimet, shndërrimet dhe njehsimet.
Organizimi i orës së dyte te mësimit:
Parashikimi i njohurive: Duke dashur të nxis tek nxënësit aftësinë për të krahasuar shtroj përpara nxënësve situatën:
a) Nëse dy punëtorë kanë për të kryer një punë për një kohë të caktuar, për sa kohë do ta kryejnë po të njëjtën
punë 4 punëtorë, 8 punëtorë,1 punëtor i vetëm?
b) Nëse një këngë një këngëtar e këndon për 5 minuta, për sa minuta e këndojnë 2 këngëtarë? (Pritshmëritë janë
që disa nxënës, duke ndjekur rutinën e gjykimit të vlerësojnë si në rastin a, por jo çdo marrëdhënie është
detyrimisht në përpjesëtim të drejtë ose të zhdrejtë)
4
Shënoj në tabelë dy funksione y = 4x dhe y = y= . Dyshet e nxënësve do te skicojnë njërin nga grafikët e
x
funksioneve dhe do përcaktojnë veçoritë e tij (koeficientin e përpjesëtueshmërisë, paraqitjen, emërtimin e grafikut
etj.). Dyshet e afërta këmbejnë grafikët e ndërtuar duke krahasuar dhe korrigjuar kështu njëri-tjetrin. Në përfundim
të diskutimit në dyshe, nxënësit plotësojnë në tabelë karakteristikat e çdo grafiku. Plotësoj faktin se një madhësi
mund të jetë në përpjesëtim të drejtë (të zhdrejtë) edhe me katrorin, kubin, rrënjën katrore etj. të një madhësie tjetër,
si:
syprina e qarkut është në përpjesëtim të drejtë me katrorin e rrezes së tij.
Ndërtimi i njohurive: Nxënësit të ndarë në dyshe njihen me njërin nga shembujt e faqes 214. Pasi lexojnë për të
përcaktuar rrugëzgjidhjet, nxënësit hartojnë fillimisht një plan zgjidhjeje:
a) Çfarë mardhënie përpjesëtimore paraqet situata?
b) Cili është ekuacioni që shpreh këtë lidhje?
c) Cilat janë vlerat e mundshme të ndryshoreve?
Në përfundim të punës në dyshe, rezultatet krahasohen me përfundimet e tekstit.
Përforcimi i të nxënit: Nxënësit vazhdojnë punën në dyshe për zgjidhjen e ushtrimeve 1 dhe 3 në faqen 215. Në
përfundim të punës dyshet e afërta këmbejnë fletoret duke korrigjuar kështu edhe punën e njëri-tjetrit. Puna në dyshe
vijon me diskutimin e ushtrimit 6 faqe. Duke përcaktuar fillimisht se çfarë marrëdhënie përcaktojnë d 2, F dhe d
nxënësit tregojnë edhe mënyrën e zgjidhjes së situatave.
Vlerësimi: Në fund të orës së mësimit, nxënësit do vlerësohen për mënyrën se si argumentuan përgjigjet e tyre.
Gjithashtu evidentoj edhe nxënësit që punuan mirë në dyshe. Për këta nxënës mbaj shënime të veçanta në evidencë.

Detyra: Ushtrimet 3,11 në faqen 213 .Ushtrimet 4, 7 dhe 9 në faqen 215. Do te jap udhëzimet e duhura për zgjidhjen e
detyrave.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___/____/__


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: XI
Tema mësimore:Normat e ndryshimit. Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyçe: koeficient këndor, tangjente, kordë, normë
sipas temës mësimore: ndryshimi.

Nxënësi në fund të orës së mësimit:


njehson koeficientin këndor të një drejtëze;
interpreton pjerrësine enjë grafiku si normë
ndryshimi njehson koeficientin këndor të tangjentes
me vijën.
Burimet: teksti i nxënësit, makina llogaritëse, programe Lidhja me fushat e tjera ose me temat
kompjuterike. ndërkurrikulare: Shkencë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Duke dashur të sjell në vëmendje të nxënësve përkufizimin dhe kuptimin e koeficientit këndor
të një drejtëze, paraqes përpara nxënësve situatën:
Njehsoni keficientin këndor të drejtëzës që kalon në pikatA(-1,4) dhe B(0,6).
Shkruani ekuacionin e drejtëzës paralele me y=2x-3 dhe qw kalon nga pika A(0,1).
Pasi nxënësit diskutojnë në dyshe situatat, përfundimet prezantohen në tabelë.
Ndërtimi i njohurive: Do ju kërkoj nxënësve që të ndërtojnë në të njëjtin rrjet koordinativ grafikët y=x 3 dhe y=4x
(fig.1). Grafikët janë të njohur për nxënësit, prandaj theksin do e ve në pikat e prerjes së tyre, A(0,0) dhe
B(2,8)

Nxënësit tregojnë se koeficienti këndor i drejtëzës AB është 4. Do i pyes:


- Po nëse ndryshojmë koordinatat e pikave, ç’ndodh me koeficientin këndor të vijës?
Me ndihmën e makinës llogaritëse njehsojnë koeficientin këndor të tangjentes për x=0,99 etj. Në këtë rast njehsojnë
përsëri koeficientin këndor të tangjentes në pikën (1,1), (fig.2). Fillimisht punojnë në dyshe për përcaktimin e
ekuacionit të tangjentes dhe më pas diskutohen përgjigjet në tabelë. Do te përmbledh në mënyrë të strukturuar
përkufizimet e koeficientit këndor të drejtëzës, tangjentes dhe koeficientit këndor mesatar.
Përforcimi i të nxënit:
Do te ndahet klasa në grupe me nga 4 vetë. Disa nga grupet punojnë ushtrimin 3, të tjerët 5 në faqen 217. Në
përfundim grupet që kanë të njëjtën situatë, krahasojnë grafikun dhe gjetjet për k në secilin nga ndërtimet. Grafikët
e ndërtuar do te prezantohen përpara klasës.
Vlerësimi: Në këtë orë mësimi, vlerësoj duke u mbështetur në punën që nxënësit bënë në fletoret e tyre,. Gjithashtu
evidentoj dhe mbaj shënime në evidencë për nxënës që kanë punuar dukshëm në këtë orë mësimi

Detyra: Ushtrimet 2 dhe 4 në faqen 217. Do te jap udhëzimet e duhura për zgjidhjen e detyrave.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___/____/__

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: XI


Tema mësimore: Zbatim Normat e ndryshimit. Situata e të nxënit: Shpejtësia e lëvizjes
së topit në një rënie të lirë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas temës Fjalët kyçe: grafik, tangjente, koeficient
mësimore: këndor, shpejtësi vertikale

Nxënësi në fund të orës së mësimit:


njehson koeficientin këndor të një drejtëze;
interpreton pjerrësine e një grafiku si normë ndryshimi;
njehson koeficientin këndor të tangjentes me vijën.
zbaton konceptin e koeficientit këndor të kordës dhe tangjentes në
kontekste reale.
Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shkencë, Fizikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Fillimisht ftoj nxënësit të studiojnë grafikun e paraqitur në faqen 218. Në këtë gafik,
paraqitet rënia e lirë e një topi. Në dyshe nxënësit studiojnë lidhjet midis x dhe y. Për të ndihmuar në studim, do ju
parashtroj nxënësve pyetjet:
a) Sa do të ishte koeficienti këndor i tangjentes që kalon nga pikat A(0,0)?
b) Po nëse duam të diskutojmë 1s pas hedhjes (pra ndërmjet çastevet1 = 0,9s dhe t2= 1,1 s) c)Në
cilin çast topi prek tokën?
Nxënësit t nëpërmjet diskutimit do rikujtojnë se cili është përkufizimi i koeficientit këndor,
(gjeometrikisht dhe numerikisht) dhe më pas kalohet në njehsimet konkrete. Në të dyja rastet vlerësohet shpejtësia
vertikale e rënies së topit.
Ndërtimi i njohurive: Do te diskutoj me nxënësit rreth hapave që duhet të ndjekin për zgjidhjen e problemave me
normën e ndryshimit. Në këtë etapë të orës së mësimit, nxënësit fillimisht nëpërmjet përvijimit të menduarit
diskutojnë për kohën që i duhet secilës enë, në shembullin e dytë faqe 218, për t’u mbushur. Për situatën e parë
përgjigja e nxënësve pritet të jetë më e shpejtë, pasi ena ka gjerësi konstante. Ndërsa për dy enët e tjera, nxënësit
duhet të vlerësojnë si lidhet shpejtësia me kohën e mbushjes. Pas diskutimit në dyshe ftoj nxënësit të paraqesin
përpara klasës mendimin e tyre..Orientoj nxënësit të vlerësojnë koeficientin këndor (pra shpejtësinë e ndryshimit)
në secilin prej grafikëve.
Përforcimi i të nxënit: Nxënësit fillimisht në dyshe diskutojnë ushtrimin 1 në faqen 219. Për të patur një gjykim më
të drejtë, nxënësit orientohen të ndërtojnë fillimisht grafikun që shpreh rënien e topit. Dyshe të ndyshme studiojnë
shpejtësinë në çastin t = 4s, duke përdorur korda të ndryshme. Përgjigjet diskutohen fillimisht në dyshet e afërta e
më pas prezantohen në tabelë.
Kalohet në diskutimin e ushtrimeve 3 dhe 5 në faqen 219. Dyshe të ndryshme diskutojnë raste të ndryshme. Në
përfundim të punës në dyshe diskutohen rezultatet në fillim me dyshet që kanë të njëjtën situatë, e më pas dy
përfaqësues prezantojnë përgjigjet në tabelë. Gjatë kësaj kohe, nxënësit korrigjojnë edhe fletoret e tyre.
Vlerësimi: Në këtë orë mësimi do vlerësoj nxënësit duke u mbështetur në punën që ata bëjnë në fletoret e tyre, por
edhe në shpjegimin e situatave. Gjithashtu mbaj shënime edhe për nxënës të tjerë, të cilët mendoj t’i vlerësoj në orët
në vazhdim.

Detyra: Ushtrimet 2 dhe 4 në faqen 219. Udhëzoj nxënësit për mënyrën e zgjidhjes së detyrave.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. _______________

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë me zgjedhje Shkalla: VI Klasa: XII


Tema mësimore: Përsëritje për provimin e maturës shtetërore:
Funksionet Bashkësia e përcaktimit Bashkësia e vlerave
Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas temës mësimore
Nxënësi/ja në fund të orës së mësimit:
-interpreton rezultatet e shprehjeve si vlera të funksioneve; gjen bashkësinë e përcaktimit të një funksioni;
gjen bashkësinë e vlerave të një funksioni; interpreton procesin e kundërt si funksion i anasjellë;
gjen përbërjen e dy ose më shumë funksioneve.
Fjalët kyçe: bashkësi e përcaktimit, bashkësi e vlerave, funksion i anasjellë, kompozim ifunksionit, funksion i
përbërë.
Burimet: libri i nxënësit, libri i mësuesit Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: shkenca
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Në fillim të orës së mësimit, do shkruaj në tabelë fjalën: FUNKSION
dhe do ftoj nxënësit të ndërtojnë hartën e konceptit të tij. Do udhëzoj nxënësit të kujtojnë
gjithçka dinë për funksionin duke filluar nga përkufizimi i tij, bashkësia e përcaktimit, bashkësia e vlerave, grafi,
funksioni I anasjellë, funksioni i përbërë, llojet e funksionit etj.
Nxënësit fillimisht do punojnë në fletoret e tyre dhe më pas plotësohet kllasteri në tabelë. Ata do hedhin idetë e
tyre derisa të ndërtohet kllasteri përfundimtar. Një pamje e tij do të jetë:

Ndërtimi i njohurive: Pasi janë përmbledhur të gjitha njohuritë për funksionin, do nxis nxënësit të formojnë
shprehitë studimore nëpërmjet ushtrimeve:
Këto situata diskutohen në grupe të veçanta ( secili grup diskuton një rast). Gjatë kohës që nxënësit diskutojnë
ushtrimet,

Do orientoj dhe ndihmoj grupet që hasin vështirësi. Në përfundim të punës secili grup do prezantoje punën e
zhvilluardhe del me përfundimin përkatës.Pasi përfundojnë të gjitha grupet, disa përfaqësues të grupeve,
prezantojnë zgjidhjet në tabelë duke argumentuar çdo veprimqë ata kryejnë. Në përfundim të diskutimit të
situatave, do ftoj nxënësit të vlerësojnë shokët që prezantuan zgjidhjet.
Përforcimi i të nxënit: Në varësi të situatave që u vunë re në fazën e parë të mësimit, si dhe në përputhje me
programin ematurës shtetërore, do përcaktoj ushtrime plotësuese. Disa ushtrime do të jenë:
Nxënësit do vazhdojnë punën nëpër grupet fillestare, ku diskutojnë rreth zgjidhjes. Pasi përfundojnë, krahasojnë
zgjidhjet megrupet fqinje. Më pas, diskutohen disa prej zgjidhjeve në tabelë, ku nxënësit argumentojnë veprimet
që kryejnë.
Vlerësimi: Gjate jatë kësaj ore do mbaj shënime në fletoren-evidencë për disa nxënës dhe do vlerësoj disa të tjerë
dukepasur parasysh aftësinë e tyre në zgjidhjen dhe argumentimin e situatave të dhëna. Gjatë vlerësimit, do mbaj
parasysh edhe argumentimin që nxënësit bëjnë për shndërrimet e grafikëve. Një vend të rëndësishëm në
vlerësim zë edhe vlerësimi që nxënësit i bënë njëri-tjetrit gjatë bashkëpunimit në grup.
Detyra: Ushtrime nga teste përgatitës për maturën
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. _______________
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: XII ___
Tema mësimore: Përsëritje për provimin e maturës shtetërore:
Shprehjet algjebrike, shndërrimi i formulave, Ekuacione, inekuacione; Vargjet, polinomet.
Situata e të nxënit: Mosha e Anës dhe e vëllezërve të saj
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas temës mësimore
Nxënësi/ja në fund të orës së mësimit:
-përdor veprimet algjebrike për të reduktuar shprehjet; - zëvendëson numrat në formula dhe shprehje;
-riorganizon formulat për të ndryshuar subjektin; -zgjidh algjebrikisht dhe grafikisht ekuacione dhe inekuacione
lineare ose të fuqisë së dytë me një ose dy ndryshore; përfton kufizat e një vargu sipas rregullës kufizë-vend;
dallon dhe përdor vetitë e vargjeve të njohur për të njehsuar an; faktorizon polinome të ndryshëm;
pjesëton polinome me shprehje algjebrike.
Fjalët kyçe: shprehje, reduktim, faktorizim, subjekt, funksion i anasjellë, funksion i përbërë, ekuacion,
inekuacion, zgjidhje grafike, zgjidhje algjebrike, varg, progresion, vargje kuadratikë, vargjet e Fibonaçit,
polinom, teorema Bezu, pjesëtim i polinomeve, teorema binomiale, koeficiente binomiale.
Burimet: libri i nxënësit; libri i mësuesit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Fizikë, Ekonomi,
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Në këtë orë mësimi ndanj klasën në 5 grupe. Për secilin grup përcaktoj ushtrime të
veçanta.

Fillimisht, nxënësit punojnë në grupet e tyre ushtrimet. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, do vëzhgoj punën e
grupeve duke orientuar dhe ndihmuar grupet që hasin vështirësi.
Ndërtimi i njohurive: Në përfundim të punës, grupet nxjerrin nga nje perfaqesues per te paraqutur zgjidhjen ne
tabele.Grupet I pergjigjen pyetjeve:
Grupi i parë: Çfarë kuptoni me monome të ngjashme? Cilën veti zbatuat kur hapët kllapat? Ç’kuptoni me
faktorizim?
Grupi i dytë: Ç’kuptoni me “ndrysho subjekt”? Cilat formula të rëndësishme përdorët në faktorizim? Cilat metoda
mund të përdornit për rastet b dhe c?
Grupi i tretë: Si do ta zgjidhni ekuacionin e fuqisë së dytë? Po inekuacionin e fuqisë së dytë? A mund të studioni
shenjën enjë prodhimi faktorësh? Cilët janë hapat që ndiqni gjatë zgjidhjes së një inekuacioni me dy ndryshore?
Grupi i katërt: A mund t’i formuloni rregullat e emërtimit të vargjeve? Cila është lidhja vend-kufizë që duhet të
keniparasysh në secilin prej vargjeve? Si arsyetoni për të gjetur nëse një numër është apo jo kufizë e vargut?
Grupi i pestë: Kur vlera e x quhet rrënjë e polinomit? Cilën teoremë zbatoni nëse do të faktorizoni një polinom?
A mund të gjeni lehtë fuqinë e dytë, të tretë etj., të një polinomi pa përdorur shumëzimet e njëpasnjëshme?
Nxënësit mund të drejtojnë pyetje të tjera, nëse kanë situata të paqarta.
Përforcimi i të nxënit: Në varësi të situatave dhe vështirësive që dalin në pah nga grupet e ushtrimeve, do
përcaktoj ushtrime të tjera që nxënësit do t’i punojnë në fazën e tretë të orës së mësimit. Disa ushtrime do
të jenë:
Do te nxst nxënësit që njohuritë e rikujtuara t’i paraqesin në formë kllasteri dhe t’i përdorin në zgjidhjet e
situatave të ndryshme.
Vlerësimi: Në fund të orës së mësimit, vlerësoj disa nxënës, dhe mbaj shënime në fletoren-evidencë për disa të
tjerë. Në vlerësim marr parasysh aftësinë që nxënësit kanë në evidentimin e informacionit (vetive, përkufizimeve
etj.) si dhe përdorimin e tyre në zgjidhjen e situatave problemore. Vlerësimi do të mbështetet në punën që
nxënësit bënë në fletoret e tyre si dhe do të argumentohet mbi bazën e nivelit të arritjeve të të përshtatura në
funksion të orës së përsëritjes.
Detyra: Ushtrime nga teste përgatitës për maturën.

You might also like