Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

NAIM FRASHERI JETA DHE VEPRAT

JETA
U lind në fshatin Frashër, Vilajeti i Janinës, fëmija i katërt i Halit bej Frashërit dhe
Emine hanëm Myteveliu. Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të
mësonte turqishten osmane, arabishten dhe persishten në Teqenë e Frashërit si
myhib bektashi..
Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot
shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më
të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" më 1869.
Në "Zosimea" mori një kulturë të gjërë për kohën, u njoh me kulturat dhe letërsitë
klasike, mësoi greqishten e re, greqishten e vjetër, gjuhën latine dhe gjuhën
frënge. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat
e Rusoit e Volterit.Vijoi të merrej privatisht me gjuhët klasike të lindjes (elsine-i
selase). Në këtë periudhë u përqendrua edhe në fushat e interesit të tij jetëgjata:
poetët persë dhe Iluminizmi frëng.
Pasi u diplomua më 1870,më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë
muaj.Me pas, u kthye në Janinë ku qëndroi dy vjet i pa zënë punë shteti. Nisi punë
si nëpunës në Berat dhe më pas drejtor dogane në Sarandë në vitet 1874-1877. I
munduar edhe nga reumatizma, e shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi
për kurim gjashtë muaj në llixhat e Badenit në Perandorinë Gjermane. Më 1877 u
kthye në Janinë. Është i shqetësuar për fatin e Shqipërisë dhe përcjell me kujdes
veprimtarinë politike të shqiptarëve në botën e huaj. Vëllai i vogël, Samiu,
syrgjynoset për arsye politike në ishullin Rodos, ndërsa vëllai tjetër Tahsini ndërroi
jetë nga tuberkulozi. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari
mydiri) në Berat. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll, ku punoi në fillim
në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe
Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të
Zëvendësministrit të Arsimit. Ai u martua, ndoshta në pjesën e dytë të viteve ’70
të shek XIX, me Hatixhenë, e cila thirrej shkurtimisht Hexhe, vajza e një berberi
nga Shkodra, e cila jetoi dy apo tre vjet më shumë pas ndarjes nga jeta të Naimit.
Naimi dhe Hatixheja patën dy vajza, e para e quajtur Nerqeze, nuk jetoi as tre vjet,
vdiq më 1881. Vajza e dytë, Nevrezi, u lind dhe u shkollua në Stamboll dhe më pas
u martua me Xhafer Luarasin, dhe më pas me Shahin Kolonjën.

KRIJMTARIA
Në vitin 1883 nisi botimi i revistës Drita, ku në shkrimet e veta Naimi përdorte
inicialet N.H.F. Pasi autoritetet osmane ndaluan shkrimin e shqipes, veprat nisën
të botoheshin në Bukuresht dhe më pas në Sofie. 1887, me Samiun nxorrën nga
Porta e Lartë lejen për hapjen e një shkolle private shqipe në Korçë, ku tekstet i
përgatiste Naimi. Si autor i gjithsej njëzetedy veprave, shkroi në katër gjuhë të
ndryshme: katër në osmanishte, dy në persishte, dy në greqishte dhe
pesëmbëdhjetë në shqipe.
 Sipas motiveve poezit e Naimit ndahen në:
a. poezi me motiv patriotik
b. poezi me motiv erotik – dashurisë
c. poezi me motiv filozofik.

a) MOTIV PATRIOTIK – Këtë tematikë Naimi e shpreh ndërmjet


pershkrimit te:
dashurisë dhe mallit për vendlindjen,
përshkrimet e bukura të atdheut
ngjarjet e ndryshme heroike
deshira për ndryshim
evokimi I së kaluarës.
Të tilla janë: “Atdheu”, “Shqipëria”, “Dëshirë e vertetë e
shqiptarëve”, “Shpreh”, “Për se”, “Gjuha jonë”, “Korca”,
“Tradhtarët”.

b) MOTIVI I DASHURIS – Këto poezi lindin spontanish dhe


vërejmë se aty zbulohet shpirti I ndjeshëm I autorit.
Të tilla janë: “Dashuria”, “Bukuria”, “Vajza nazemadhe me të
ecur këndshëm”.

c) MOTIVI FILOZOFIK – Në këto poezi Naimi shpesh shtron pyetje


të tilla të karakterit filozofik: C'është natyra?
Cilat janë ligjet e saj? Ku është fillimi e ku është fundi i saj? Cili
është vendi i njeriut në të?
Të tilla janë: “Zemera”, “Gjithësia", "Vjersha për mësonjëtoret".
Bagëti e Bujqësija - është poemë e shkruar nga shkrimtari shqiptar Naim
Frashëri e cila është botuar për herë të parë në Bukuresht më 1886 në të
përkohshmen "Drita".
Subjekti – e mbajtur si kryevepra e tij, në këtë poemë baritore barinj dhe
katundarë shfaqen përsëpari në skenën letrare toske. Ata janë diçka më shumë se
elementë zbukurues në përshkrimin peizazhit fshatarak. I përmalluar pas fshatit
ku ishte lindur e rritur, Naimi e përshkruan në mënyrë idilike, ku asgjë nuk e
cënon euforinë mistike dhe të gjitha konfliktet gjejnë pajtim dhe fashitje.

VDEKJA - Më 20 tetor 1900 ndroji jetë ne shtëpinë e tij në Këzëll Toprak,


Kadikoy. Eshtrat e Naim Frashërit shteti shqiptar i solli në Shqipëri në kuadrin e 25
vjetorit të Pavarësisë, më 2 qershor 1937.

You might also like