Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 10

NDIKIMI I DEMTIMIT TE MBULESES PYJORE NE DEGRADIMIN E TOKES

HAKI KOLA, JANAQ MALE, GJON FIERZA. Njesia e Menaxhimit te Projektit te Pyjeve, Rr. Sami Frasheri, Nr.4 Tirane, tel. 04232571 PERMBLEDHJE Midis problemeve te shumta me te cilat perballet sot mjedisi dhe ekonomia shqiptare, erozioni i pranishem ne te gjithe vendin, eshte nje nga fenomenet me shqetesues. Vendi yne me nje territor kryesisht kodrinoro-malor me pjerresi te theksuar eshte ekspozuar vazhdimisht ndaj erozionit, nderkohe qe kushtet shume te favorshme kilimatiko-toksore favorizojne instalimin e nje bimesie pyjore e barishtore te larmishme dhe te dendur e cila minimizon kushtet per zhvillimin e tij. Gjate viteve 1996-2003 me mbeshtetjen e Projektit te Pyjeve jane hartuar disa dhjetra plane mbareshtrimi per rreth 280 mije ha pyje komunale dhe rreth 100 mije ha pyje shteterore ne 30 rrethe te vendit, nga te cilat rezulton se pyjet si nje nga burimet natyrore me te rendesishme, jane degraduar ne mase te konsiderueshme ne dekadat e fundit duke i hapur rruge zhvillimit te erozionit i cili tashme eshte kthyer ne nje fenomen masiv. Degradimi i pyjeve ka ndodhur per tre arsye kryesore: prodhimi ne maksimum i druve te zjarrit, mbikullotja nga blegtoria, dhe mbishfrytezimet per prodhimin e bazes ushqimore (gjethit). Pyjet e larte prodhues jane demtuar nga prerjet ilegale per dru industrial, shoqeruar nga nje shperdorim i konsiderueshem lendes drusore. Keto studime dhe vezhgime tregojne se ne rrethet me nivel varferie me te larte jane evidente nivele te larta te degradimit te pyjeve dhe zhvillimit te erozionit duke evidentuar nje lidhje midis varferise dhe degradimit te pyjeve dhe te tokes. Rritja e shpejte e numurit te blegtorise mbas viteve 90, shtoi presionin mbi mjedisin ashtu sikurse beri qe pyjet te jene mbikullotur dhe te degraduar duke ulur ne minimum kuroredendesine (mbulesen pyjore) dhe stimuluar si erozionin qe shkaktohet nga rreshjet, ashtu dhe erozionin mekanik qe shkaktohet nga levizjet e shumta qe ben blegtoria ne zonat pyjore. Si pasoje e degradimi te pyjeve permbytjet jane bere problem shqetesues gjithnje e me i madh, vecanarisht ne pjesen veriperendimore te Shqiperise ku menaxhimi i pellgjeve ujembledhes eshte i dobet dhe infrastruktura e drenazhimit eshte duke deshtuar(studim i FAO). Nga sa u tha me lart del se ekziston nje lidhje fondamentale midis shpyllezimeve, mbikullotjes, erozionit dhe permbytjes. Pervec stimulimit te erozionit dhe degradimit te tokes, praktikat e kaluara ne dem te pyjeve dhe tranzicioni i veshtire drejt ekonomise se tregut kane ndikuar dhe ne demtimin e biodiversitetit dhe larmine e pejsazhit. Faza dhe intesisteti i larte i zhvillimit te erozionit nuk mund te behet fjale se mund te luftohen vetem me nderhyrje apo masa teknike, pa hartuar dhe zbatuar politika dhe strategji qe duhet te cojne ne eleminimin e faktoreve qe kane shkaktuar kete gjendje duke synuar per ndertimin e kapaciteteve per berjen e nje vegjetacioni te qendrueshem dhe monitorimin e tij, per forcimin e ligjeve por me shume e rendesishme per krijimin e nje ambjenti ndergjegjesimi dhe sjellje ambientale te mire. Pervec studimeve te realizuara per hartimin e planeve te mbareshtrimit te pyjeve komunale dhe steterore, projekti i pyjeve ka nxitur perfshirjen e komuniteteve dhe pushtetit lokal ne menaxhimin e ketyre burimeve si kusht i domosdoshem per te shmangur praktikat e gabuara ashtu sikurse ka bere investme serioze per rehabilitimin e pyjeve te degraduar, pyllezimin e tokave te degraduara, permiresimin e kullotave, ndertimin e veprave per luftimin e erozionit etj. 1

Ne punimet per luftimin e erozionit eshte synuar qe te krijohen modele ne zona te vecanta si Qaf ShulLibrazhd, Rezervuari i Trepces-Diber, Blinisht-Kallmet-Kolsh- Lezhe etj, duke zbatuar disa parime si: Rehabilitimi i bimesise ekzistuese eshte menyra me e mire, me e lire dhe me afatgjate per luftimin e erozionit Siguro pjesemarrje dhe angazhim te banoreve vendas ne menaxhimin e burimeve natyrore. Alpiko punime komplekse dhe te thjeshta si pyllezime (me fidana, shpatulla, fare), gardhe teke e cifte, prita me mur guri te thate e brez betoni dhe prita me gabion. Monitorim i efekteve dhe zbatimi i ketyre modeleve ne zona me te gjera. Ndryshimi i koncepteve dhe praktikave ne menaxhimin e pyjeve shoqeruar dhe me reforma te thella ne decentralizimin e kompetencave, perfshirjen e komuniteteve dhe transferimin e te drjetes se perdorimit dhe te pronesise ne pyje dhe kullota te cilat ka filluar ti zbatoje Drejtoria e Pergjitheshme e Pyjeve dhe Kullotave me mbeshtetjen dhe te institucioneve nderkombetare si Banka Boterore, FAO etj. jane hapat e para drejt nje permiresimi te gjendjes. Abstract Soil erosion in Albania is omnipresent and a concerning problem relative to other problems facing today the economy and threatening the environment. Albania is naturally exposed to erosion with its territory consisting mainly of mountains and steep hills, whilst the climate and soils favor the creation of a dense and varied vegetation, both forests and shrubs, which, in turn, contain the erosion. Between 1996-2003, with the support of the Forestry Project, a considerable number of forest management plans for about 280,000 ha communal forests and 100,000 state forests in 30 districts were prepared. These management plans revealed that the degradation of forests has been considerable during the last decades leading to severe and widespread soil erosion. Three factors have largely contributed to the degradation of forests: production of fuel wood, livestock grazing, and production of fodder. High forests have been significantly damaged by heavy logging for timber. Studies have shown higher degradation of forests and higher rates of soil erosion in districts where the level of poverty is higher, confirming that forest and soil degradation are associated with the poverty. The increase of the livestock after 1990 increased the pressure on the environment. Livestock grazing and degradation in general lowered the crown density, increasing both water and physical erosion through compaction. Deforestation has also affected the mountain water supply, decreasing the flow of rivers and increasing the risks of flooding. Although there are few empirical data on erosion, it is evident that millions of tons of nutrient-rich topsoil have been washed away and the rate of sedimentation has been high (FAO Study ). As a result of forest degradation, flooding poses a grave risk, particularly in the northwestern area of Albania, where watershed management is ineffective and drainage inadequate. Inappropriate practices of the past and the difficult transition to a market economy have had detrimental effects on the biodiversity, including loss of habitats and fragmentation, degradation of habitats and ecosystems, disturbance of wild fauna, and loss of genetic resources. The sheer extent of erosion implies that containing it does not only imply technical interventions. Strategies and policies leading to the elimination of the factors at the root of environmental deterioration and building of capacities should be designed. Strengthening of laws and, more importantly, raising public awareness public awareness should be considered. In addition to the preparation of the management plans for state and communal forests and the considerable investments for the rehabilitation of degraded forests, forestation of degraded lands, improvement of 2

pastures, and works to control erosion, the Forestry Project has encouraged the participation of communities and the local government in the management of their natural resources. Works related to erosion control aimed at creating models in several communes, including Qaf-Shul in Librazhd, Rezervuari I Trepces in Diber, Blinisht-Kallmet-Klosh in Lezhe considering the following principles: Rehabilitation of the existing vegetation most appropriate, the cheapest, and a long-term way to control the erosion. Confirm the participation and commitment of the local communities in the management of the natural resources. Implement complex and simple works, including forestation, fencing, building gabions and dykes. Monitoring of effects and implementing the models in wider areas. Changing of concepts and practices of forest management, reforms and decentralization of forest administration, involving communities, transfer of the right to use forests and property right of the forests implemented by the Directorate General of Forests and Pastures with international support of World Bank and FAO, are the first steps contributing to lessening of the erosion Fjale kye ; Pyll, kullote, erozion, blegtori, degradim, rehabilitim 1. HYRJE Pyjet perbejne rreth 36% te siperfaqes se vendit tone, pra mbulojne nje pjese te konsiderueshme te terriorit per nje vend te vogel si Shqiperia me siperfaqe totale prej 28,750 km2 e popullsi 3.3 milion banore, e cila megjithese ka emigruar rreth 10 - 15% dhe vazhdon tendencen e urbanizimit te qyteteve dhe nje pakesim i popullates ne fshatra, eshte e shperndare ndahet ne l2 prefektura, dhe ne rreth 2900 fshatra jetojne mbi 50 % e saj, me nje shperndarje mjaft intensive edhe ne pjeset me malore e te paarriteshme, duke shkaktuar nje presion te madh mbi pyjet per mbijetese. Perdorimi kryesor i tokes eshte per bujqesi, pyje dhe kullote. Per kushtet natyrore pyjet dhe kullotat jane perqendruar kryesisht ne zonen kodrinore-malore dhe, me shtrirjen qe kane, per nje popullate qe eshte kryesisht fshatare, luajne nje rol te rendesishem ne ekonomine e vendit. Mungesa e intensifikimit te bujqesise si dhe e alternativave te tjera kane stimuluar shtesen e madhe te blegtorise se imet, e cila duke qene mbi kapacitetin mbajtes te pyjeve ka influencuar ne degradim te ndjeshem te bimesise pyjore si dhe ne pershpejtim te ndjeshem te fenomenevete rozionit 2. MATERIALI DHE METODA Nisur nga fakti qe, vegjetacioni pyjor luan rolin kryesor ne frenimin e erozionit sidomos ne zonat kodrinoremalore, ne kete kumtese jane evidentuar e analizuar disa fakte dhe fenomene qe kane ndodhur gjate viteve te fundit ne degradimin e mbuleses pyjore te vendit tone, disa nga faktoret qe kane ndikuar ne kete degradim dhe efektet ne zhvillimin e erozionit. Per kete krahas anketimit te rreth 100 komunave ne shkalle vendi, jane shfrytezuar disa materiale dhe publikime zyrtare per ceshtjen e erozionit si dhe planet e mbareshtrimit te pyjeve. Gjate viteve 1996-2003 me mbeshtetjen e Projektit te Pyjeve jane hartuar disa dhjetra plane mbareshtrimi per rreth 280 mije ha pyje komunale dhe rreth 100 mije ha pyje shteterore ne 30 rrethe te vendit, nga te cilat jane perpiluar me ndihmen e Sistemit te Informimit Gjeografik si harat e mbuleses aktuale pyjore, ashtu edhe harta e shkalles se erozionit. Ne baze te metodes qendron ballafaqimi i tre faktoreve : 2.1. Faktori i pare : Studimi i shperndarjes se siperfaqes dhe volumit te fondit pyjor te Shqiperise sipas lartesise mbi nivelin e detit dhe shkalleve te pjerreise se terrenit. Per kete qellim eshte bere ballafaqimi i hartes 3

pyjore te publikuar nga IKPK me rastin e inventarit te pyjeve te vitit 1985, me harten e mbuleses se tokes (versioni dixhital ne shkallen 1 :200000) te Shqiperise e publikuar nga FAO (1995) si dhe te dhenat e azhornuara nga planet e reja te mbareshtrimit dhe kadastra pyjore. Ve canerisht me rritjen e lartesise mbi det dhe te pjerresise se terrenit, eshte provuar nga shume autore se rreziku i erozionit rrites se tepermi 1. Per kete arsye i gjithe territori i vendit eshte ndare ne keto kategori pjerresie sipas tabeles 1 me poshte : Tab. 1.
Klasat e pjerresise 1 2 3 4 I II III IV Vleresimi E vogel E mesme E madhe Shume e madhe Pjerresia 0-10% 11-40% 41-70% >70%

Praktikisht duhet marre parasysh se te gjitha klasat mbi (I) permbajne rrezik te madh erozioni nese humbet mbulesa e tokes. Per realizimin e kesaj analize eshte perdorur nje model vleresimi dixhital te Shqiperise i ndertuar me rrjet 1 km2. Eshte studjuar shperndarja e siperfaqes dhe vellimit te fondit pyjor, sipas pese niveleve te lartesise mbi det dhe te pjerresise, ku vlerat e pjerresise lokale (dmth pjerresite ne distanca te shkurtera) nevleresohen sistematikisht. 2.2.Faktori i dyte : Vendosja e popullsise dhe nevojat e perdorimi prej saj i fondit pyjor per dru zjarri. Per kete qellim nga te dhenat e shperndarjes se popullsise2 eshte percaktuar kufiri i popullsise rurale pyjore; popullsise rurale bujqesore dhe asaj urbane : Tab.2 Kriteret e ndarjes :
Kriteri Dendesia e popullsise Siperfaqja pyjore Popullsi rurale pyjore <500 banore/km2 > 1 ha banore Populls rurale bujqesore <500 banore/km2 <1 ha per banor Popullsi urbane >500 banore km2 < 1ha /banor

Mbi bazen e anketimeve ne rreth 50 komuna dhe bashki eshte bere perllogaritja e perqindjes se popullsise qe konsumon dru zjarri dhe konsumi i perafert per familje, sipas gjykimit te perdoruesvete te druve te zjarrit. 2.3. Faktori i trete: Blegtoria dhe kapaciteti mbajtes i pyjeve, pasojat. Krahas te dhenave nga statistikoret e bujqesise, jane perdorur edhe pyetsore, nepermjet te cileve eshte konkluduar per ngarkesen me blegetori sipas rretheve e teritorit pyjor e kullosor. Duke ballafaquar keto te dhena, nuk ka qene e veshtire te evidentohet gjendja si dhe te jepen disa rekomandime si dhe te eksperimentohen ne siperfaqe te gjera disa nderhyrje per frenimin e erozionit. 3. REZULTATET DHE DISKUTIMI I TYRE 3.1. Siperfaqja dhe volumi i pyjeve sipas lartesise mbi det dhe pjerresise se terrenit. Ne 10 vitet e fundit pyjet e vendit tone kane pesuar nje degradim te ndjeshem. Sipas nje studimi te FAO-s per ndryshimet ne mbulesen pyjore te Shqiperise ne periudhen 1988-1993 rezulton se pyjet e vendit tone kane pesuar nje pakesim prej rreth 15% ne 5 vjet. Pakesimi varion ne formacione te ndryshme pyjore si dhe ne pjese

1 2

Ilia Nako Sistemimi I tokave te pjerrta Tirane 1964 Instat: Rezultate te rregjistrimit te popullsise

te ndryshme te vendit. Kjo shihet edhe ne pakesimin e ndjeshem te volumit per njesi te siperfaqes, qe rezulton nga analiza nepermjet Modelit te Vleresimit Dixhital te Shqiperise, rezultatet e se ciles jepen ne tabelen nr 3. Tabela Nr 3: Shperndarja e siperfaqes dhe e volumit te pyjeve sipas lartesive mbi nivelin e detit dhe pjerresive te terrenit.
Pjersia
Lartesia mbi niveli e detit 0 - 400 m Siperfaqia (%) Vellimi (m/ha) 400 - 800 m Siperfaqia (%) Vellimi (m/ha) 800 - 1 600 m Siperfaqia (%) Vellimi (m/ha) 1 600 - 2 000 m Siperfaqia (%) Vellimi (m/ha) mbi 2 000 m Siperfaqia (%) Vellimi (m/ha) Totali Siperfaqia (%) Mesataria Vellimi (m/ha) Clase I 14% 53 1% 68 2% 100 0% 155 0% 105 17% 63 Clase II 15% 51 6% 68 7% 107 1% 147 0% 137 28% 73 Clase III 8% 66 16% 80 26% 108 4% 134 1% 133 55% 96 Totali Mesataria 37% 57 23% 77 34% 108 5% 137 1% 133 100% 88

Degradimi i pyjeve eshte shkaktuar kryesisht nga presioni njerezor mbi pyjet (i pa rregjistruar) (dmth prerja e pakontrolluar ne pyje si dhe mbikullotja) vecanerisht ne rritje keto 10 vjetet e fundit. Periudha e tranzicionit nga ekonomia e centralizuar ne ate te tregut te lire u shoqerua me prerje masive vecanerisht te dushkajave, por edhe te formacioneve te pishes dhe ahut. Lloje me vlera pyjore e gjenetike u vune ne rrezik zhdukje. Nese ne pyjet e larte ka riperteritje te plote dhe ne shumicen e rasteve ajo eshte e shendeteshme, ne pyjet e dushkut si dhe llojet e tjera pyjore qe ndodhen ne afersi te fshatrave, prerjet masive jane shoqeruar me pas me kullotje shume intensive te blegtorise. Degradimi dhe pakesimi i volumit per njesi te siperfaqes trashegohet edhe nga shfrytezimi i gjysmes se fundit te shekullit te kaluar per plotesimin e nevojave te vendit me lende drusore. Per nje periudhe mbi 30 vjecare ato jane prere ne menyre ekstensive mbi mundesine vjetore te shfrytezimit te tyre, e cila llogaritet ne l.416.000 m3. Ne tabelen 4 jepen te dhenat qe disponon DPPK lidhur me prerjet per 20 vitet e fundit. Tabela 4: Prerjet e kontrolluara dhe ilegale gjate viteve 1973 - 1992 Total 2,179 2,313 2,512 2,348 1,778

Volumi ne `000 m3 Viti I kontrolluar Ilegal 1973-1988 2,179 * Ska te dhena 1989 2,156 157 1990 1,931 581 1991 1,584 764 1992 868 910 ( * ) e dhene vjetore

Ne ritmet e shpejta te degradimit influencuan edhe investimet ne sektorin e pyjeve qe ne mes te viteve 1985 erdhen vazhdimisht ne renie ndersa pas vitit 1990 u bene inekzistente si rezultat i mos dhenies se asnje fondi per investime ne pyje dhe kullota.Ulja e siperfaqes dhe zvogelimi i biomases eshte me e theksuar ne lartesite 400-800 m mbi nivelin e detit, ku edhe presioni i zonave rurale eshte me i madh si per dru zjarri ashtu edhe per kullotje. Kjo pjese e territorit eshte karakterizuar nga nje degradim shume intensiv edhe i renies se potencialit prodhues i ekosistemeve pyjore e kullosore. Ky degradim ndikon fuqishem ne rritjen e fenomenit 5

te erozionit me gjithe pasojat qe ai shkakton ne demtimin e tokave, vershimin e perrenjve, permbytjet, mbushjen e veprave hidroteknike te cilat jane shume te rendesishme per prodhimin e energjise elektrike dhe per ujitjen e kulturave bujqesore. Ne kete kontekst ecuria ne rritje e presionit ekonomik mund te pershpejtoje ecurine drejt shendrrimit ne shkretetire te nje pjese te madhe te territorit te Shqiperise, pasi aktualisht keto resurse ndodhen ne prag te nje gjendje te parikthyeshme. Sipas te dhanave te IKPK ne rreth 15,000 ha pyje te shfrytezuar mungon plotesisht riperteritja. Studimi mbi gjendjen e filizerise i kryer ne rreth 53,000 ha pyje natyrore te riperterire qe nga viti 1960, tregon se ne 9,691 ha (18%) riperteritja ka deshtuar plotesisht dhe ne 5,055 ha te tjere (10%) ajo ka deshtuar ne menyre pjesore. Ne cungishtet dhe shkurret riperteritja sigurohet nepermjet metodes se ricungimit. Suksesi eshte ne vartesi te perdorimit te ketyre siperfaqeve per kullotje dhe te nevojave te popullatave per dru zjarri, e cila eshte e theksuar vecanerisht ne zonat rreth fshatrave. 3.2. Shperndarja e popullsise dhe perdorimi i druve te zjarrit. Drute e zjarrit perbejne burimin kryesor te energjise per shumicen e familjeve ne zonat rurale.Kjo prirje eshte e larte edhe ne zonat qe kane mundesi te furnizohen me energji elektrike apo gaz.Ilustrim tipik eshte ai i Bashkise se Korces (55000banore) ku drute e zjarrit jane burim i preferuar i energjise per ngrohje ne 90 % te familjeve. Duke shfrytezuar te dhenat e INSTAT 2002, dhe sipas kritereve te shpjeguara ne metodike per raportet dendesi popullsie, resurse pyjore disponibel dhe lartesise mbi nivelin e deti eshte bere shtresizimi i vendosjes se popullsise ne tre kategori : 1.popullsi rurale ne zonet pyjore 2.popullsi bujqesore ne zonat rurale 3.popullsi urbane Tab. Nr.5.Numri i familjeve i shperndare sipas kriterit te dendesise se popullsise, disponibilitetit te pyjeve dhe lartesise mbi nivelin e detit
Shtresa (zona ku eshte vendosur popullsia) Zone rurale me pyje Zone rurale bujqesore Zone urbane Totali Ne perqindje 0-400 17336 246850 294246 558832 77% Lartesia mbi nivelin e detit (m) 401-800 801-1600 34798 54625 9155 98578 14% 17409 35607 18215 71231 10% Totali 69543 337082 322016 728641 100%

Tab.Nr.6. Perqindja e familjeve qe perdorin dru zjarri


Shtresa (zona ku eshte vendosur popullsia) Zone rurale me pyje Zone rurale bujqesore Zone urbane Mesatare e vezhgimit 0-400 82 62 29 59 Lartesia mbi nivelin e detit (m) 401-800 801-1600 92 89 65 90 98 98 73 97 Mesatare 92 72 34 74

Tab.7. Sasia mesatare e druve te zjarrit perdorur per famijlje, ne rastet kur drute e zjarrit perdoren si burim kryesor ngrohje ne m3 per familje ne vit.
Shtresa Zone rurale me pyje Zone rurale bujqesore 0-400 7 7.6 Lartesia mbi nivelin e detit (m) 401-800 801-1600 12.9 14.3 8.5 14.3 Mesatare 11.9 8.6

Zone urbane Mesatare e vezhgimit

4.5 7.2

5 11.3

6 13.6

5 9.9

3.3. Ngarkesa me blegtori te imet ne siperfaqen pyjore. Shqiperia ka tradita te hershme ne mbareshtrimin e blegtorise se imet3 (deleve dhe dhive). Numri i te imtave ne vitin 2000 eshte rritur me 500 mije krere krahasuar me 60 vjet me pare, dhe rreth 200 mije krere krahasuar me vitin 1990. Delet perfaqesojne 60% te totalit ndersa dhite rreth 40%. Rrethe si Gjirokastra, Vlora, Saranda, Tepelena dhe Korca kane nje numer te madh delesh ne saj te livadheve dhe resurseve te tjera kullosore.Delet dhe dhite mbahen ne natyre, pa ndonje kujdes te vecante per ushqime koncentrate apo ushqime te pasururar me proteina. Shkaku kryesor per kete shtim te blegtorise te imet jane reformat te pjeseshme ne privatizimin e tokes, keshtu privatizimi i tokes bujqesore u be i shkeputur nga privatizimi i kullotave dhe i rregullimit te te drejtave dhe marredhenieve te fshatareve me pyjet. Siperfaqja e tokes bujqesore qe u privatizua sidomos ne zonat malore e pyjore ishte shume e vogel dhe e pamjaftueshme per nevojat e familjeve shqiptare. Domosdoshmeria per te siguruar te ardhura te tjera per te mbijetuar coi ne nje rritje shume te shpejte te blegtorise sidomos te dhive dhe deleve, nderkohe qe ne kohen e ekonomise se centralizuar kullotat dhe livadhet me te mira te vendit ishin kthyer ne toka bujqesore. Sipas perllogartijeve te FAO-s deficiti ne baze ushqimore ne shkalle vendi shkon ne 314 milion Njesi Ushqimore ne vit. Kjo sasi vazhdon te merret ne menyre diskriminuese dhe pa ndonje organizim apo kontroll nga formacionet pyjore te dushqeve apo te makieve e shkurreve te tjera, me pasoja shkaterrimtare ne ekuilibrin e zhvillimit dhe deri ne deformime te parikthyeshme te kercnjeve dhe formes se ketyre formacioneve. Ne shumicen e saj formacionet me shkoze (Carpinus orientalis) jane shendruar ne gemusha me degeza shume te shkurtera e te dendura ne 1 m lartesi. Shumica e pyjeve te lisit luhat ne lartesine 80-130cm. Nga vezhgimi ne terren jane nxjerre rezultatet te ngarkeses me blegtori te imet per njesi te siperfaqes si dhe raportet e tokes bujqesore, kullosore e pyjore ne rrethe te ndryshme te vendit. Keto rezultate jepen ne tabelen nr.8 Tab. Nr.8. Rezultate te vezhgimit mbi raportet toke bujqesore, toke pyjore, toke kullosore si dhe te ngarkeses me blegtori per njesi te siperfaqes
Prefektura Toke are per familje ha Mesatare pyje ha familje Mesatare kullota ha/familje Ngarkesa Dhi/ha PYLL Ngarkesa Dele /ha KULLOTE

Berat Diber Elbasan Fier Durres Gjirokaster Korce Kukes Lezhe Shkoder Tirane Vlore

1,4 0,8 0,9 1,6 1,2 1,3 1,4 0,3 1,2 0,7 1,5 1,5

0,3 1,9 1,9 0,2 0,6 1,0 1,5 2,1 0,3 2,1 2,2 0,6

0,2 1,3 0,8 0,0 0,1 1,3 0,8 0,2 0,3 0,2 3,6

1,9 2,7 3,4 36,4 6,9 5,0 5,9 16,1 7,4 1,1 1,0 3,5

3,7 2,4 1,8 0,3 7,7 1,4 3,0 15,2 18,3 5,4 4,0 1,1

Sic shihet nga rezultatet e tre drejtimeve te analizuara me lart paraqitet nje gjendje kritike per shkak te : Se pari : kemi nje mbulese pyjore te vendosur mbi terrene te pjerrta dhe ne lartesi mbi nivelin e detit, mjaft e rendesishme per kryerjen e funksionit te mbrojtjes se tokes.
3

Annual report 2002, Ministry of Agriculture and Food p.46

Se dyti : nga vendosja e popullsise dhe perdorimi i druve te zjarrit, shihet qe shumica e popullsise ne zona rurale vazhdon te perdore ne sasi mjaft te madhe drute e zjarrit (rreth 9.9 m3 per familje), cfare i ben ekstraktim dhe pakesim shume te ndjeshem mbuleses pyjore. Se treti : Kemi nje ngarkese shume te madhe me blegtori per njesite siperfaqes pyjore. Sipas kesaj llogaritje cdo hektari pyll i merren per cdo vit nga dhite mbi 6000 kg mase e njome, qe eshte shpesh here edhe maja llastaresh qe u hiqet mundesia e rritjes dhe mbijeteses. Pervec kesaj vete levizja ne pyll e blegtorise stimulon me peshen e kembes vatra te erozionit. Kjo e ka cuar se fundi ne rritje tendencen e degradimit te pyjeve dhe kullotave. Kjo eshte bere e qarte per Qeverine dhe per te gjithe institucionet qe kane lidhje e interesa me pyjet dhe kullotat. Ne kete kuader Drejtoria e Pergjitheshme e Pyjeve dhe Kullotave ka bere nje perafrim te ri per te ndaluar procesin e degradimit te pyjeve e kullotave te vendit tone. Ky perafrim perfshin kombinimin e (i) investimeve ne rehabilitimin dhe restaurimin e pyjeve dhe kullotave me te degraduara te vendit me (ii) perfshirjen e perdoruesve dhe te popullatave lokale ne nje menaxhimi me pjesemarrje te resurseve pyjore e kullosore. 3.4. Nderhyrjet kryesore te viteve te fundit dhe rezultatet. Projekti i Pyjeve i Bankes Boterore nje nder objektivat kryesore te tij ka patur ndalimin e degradimit te metejshem te pyjeve dhe mbareshtrimi i permiresuar i ekositemeve pyjore. Midis dhjetra aktiviteteve dhe arritjeve qe ka patur ky projekt ne realizimin e objektivave te tij dhe qe mund te perdoren si modele ne rehabilitimin e pyjeve dhe luftimin e erozionit jane: Rehabilitimi i pyjeve nepermjet mbareshtrimi te tyre me pjesemarrjen e komuniteteve. Kjo ka konsistuar ne realizmin e procesit te transferimit te pyjeve e kullotave ne perdorim te komunave duke realizuar nje pjesemarrje sa me te gjere te banoreve vendas. Pyjet dhe kullotat qe transferohen zakonisht jane ato qe tradicionalisht jane perdorur prej tyre dhe ne pjesen me te madhe perbehen nga pyjet e dushkut dhe te shkurreve. Tab.8. Fondi pyjor e kullosor kaluar ne perdorim komunal (deri mars 2003)
Trungishte 53 474 Cungishte 120 360 Fondi Pyjor Shkure 95 427 (ha) Toke.pyjore 19 641 Totali 288 902 (28%) Fondi kullosor 53 596 TOTALI ha 342 498

Me mbeshtetjen e projektit te pyjeve eshte arritur qe ky proces te kete perfunduar ne 100 komuna me malore te vendit tone ku jane transferuar rreth 290 mije ha pyje dhe 60 mije ha kullota. Ky proces eshte shoqeruar me hartimin e planeve te mbareshtrimit per pyjet e kullotat e transferuara si dhe me nje sere investimesh per nderhyrje me punime ne vende me urgjence me te madhe. Gjashte vjet me pare kur filloi ky proces kjo siperfaqe ishte totalisht e degraduar per shkak te faktoreve qe u permenden me lart per pasoje erozioni ishte i pranishem kudo me intensitet nga 20-80% te siperfaqes. Disa studime qe jane bere si dhe vezhgimet e here pas hereshme kane nxjerre disa nga arritjet kryesore te ketij procesi: - Rreth 70% e siperfaqes pyjore eshte rehabilituar si pasoje e interesit te banoreve per ti mbrojtur pyjet dhe investimeve te realizuara. Punime komplekse ne bazene te vecanta per luftimin e erozioinit. Krahes objektivit kryesor per rehabilitimin e pyjeve si dhe realizmit te rreth 1100 ha pyllezime ne toka te degraduara, 11000ha permiresime pyjore, 12000 m3 punime kunder erozionit etj., Projekti ka krijuar disa 8

modele per luftimin e erozionit si Qaf Shuli-Librazhd me siperfaqe 38 ha, Rezervuari i Trepces- Diber me siperfaqe 20ha dhe Mikrobazenet Blinisht-Kallmetit-Kolsh ne rrethin e Lezhes me siperfaqe 3000ha. Per zbatimin e punimeve ne keto zona eshte zbatuar kjo metode pune: Njohja dhe sensibilizimi i pushtetit local dhe i banoreve vendas me synimet dhe rolin e ketyre punimeve nepermjet takimeve, seminareve dhe kronikave TV. Hartimi i nje studimi te detajuar per cdo zone nga nje grup i vecante pune dhe marrja e pergjegjesive nga te gjithe aktoret. Studimi percakton ne menyre te detajuar masat dhe nderhyrjet qe do te behen ku perfshihen: siperfaqet qe do te mbrohen per tu rigjeneruar ne rruge natyrale duke i rrethuar ose mbrojtur nga vet perdoruesit, siperfaqet e zhveshura qe do te pyllezohen me fidane, shpatulla dhe me fare, siperfaqet shume te pjerta qe do te mbillen me bar, perrenjte ku do te ndertohen vepra hidroteknike si gardhe teke e cifte, prita me mur guri te thate e brez betoni dhe prita me gabion. Realizmi i punimeve nga shoqatat e perdoruesve te pyjeve dhe kullotave komunale dhe monitorimi i tyre nga specialiste Sherbimit Pyjor dhe nga nje Bord i vecante. Kujdesime dhe sherbime te ndryshme per punimet e kryera. Monitorimi i efeketeve te punimeve ne reduktimin e erozionit nga nje grup i vecante mbi bazen e siperfaqeve prove te ngrituar posacerisht per kete qellim. 4 . PERFUNDIME a. Shkaku kryesor i zhvillimit te erozionit ne shkalle te larte eshte presioni i madh mbi pyjet e kullotat dhe degradimi i tyre. b. Rehabilitimi i mbuleses pyjore dhe menaxhimi i qendrueshem i saj eshte faktori kryesor qe do te coje ne luftimin e erozionit, zhvillimit te biodiversitetit dhe permiresimit te pejsazhit. c. Ndryshimi i koncepteve dhe praktikave ne menaxhimin e pyjeve e kullotave si dhe perfshirja e komuniteteve, pushtetit lokal dhe aktoreve te tjere ne kete proces duhet te synojne ne uljen e sasise se prerjeve ne pyjeve dhe mbajtja nen kontroll e tyre si dhe uljen e numurit te blegtorise se imet ne nivelin e kapacitetit mbajtes te pyjeve e kullotave. d. Procesi i kalimit te pyjeve e kullotave ne perdorim te komunave ka krijuar tashme nje pervoje te mire ne menaxhimin e pyjeve e kullotave me pjesemarrje dhe ndikimet e tij ne permiresimin e pyjeve jane te dukshme kudo. Prandaj ky proces duhet te zhvillohet me tej. e. Investimet per luftimin e erozionit duhet te perqendrohen ne rahabimitimin e pyjeve te degraduar dhe zbatimin e punimeve komplekse si pyllezimi i tokave te cveshura (me fidane, shpatulla, fare), mbjellja e vendeve shume te pjerrta me bar, ndertimi i gardheve cifte e teke, prita me mur guri e brez betoni dhe prita me gabion. Referenca. -Ilia Nako, Sistemimi i tokave te pjerta, Tirane 1964. -World Bank, Reports for Forestry Project, 1995, 1996. -M. Xinxo, Erozioni i tokes dhe masat e luftimin e tij, 1986 -INSTAT- Vjetori statsitikor, 2002. -Annual report of Ministry of Agriculture and Food, Tirana 2002. -FAO, Albania rural developenemt strategy, 2001. -M.Dida, Gj.Fierza, Kontrolli i gerryerjes nepermjet perdorimit optimal te tokes ne Tirane e Lezhe, Buletini i shkencave bujqesore, 2/1999. -Planet e mbareshtrimit per pyjet shteterore dhe komunale, 200-2003. -K.Naka, Making Albanian Forestry works, Virginia USA, 1998.
-Effect of Damage to Forests on Soil Degradation

10

You might also like