Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

Tezë provimi Letërsi (Model) Teza A

Naim Frashëri – Fyelli

Pa dëgjo fyellin ç’thotë Gjith’ ata që janë ndarë,


Tregon mërgimet’ e shkretë, Fyellit shokë i-u bënë,
Qahet nga e zeza botë, Shkallët’ e tij disa farë,
Me fjalëzë të vërtetë: Na shkalluan mëndjen t’ënë.

Që kur se më kanë ndarë O rrëmet’ i njerëzisë!


Nga shok’ e nga miqësija, Zër’ i fyellit s’ësht’ erë,
Gra e burra kanë qarë Ky ‘shtë zjarr’ i dashurisë,
Nga ngashërimat’ e mija! Që i ra kallamit mjerë!

Krahërorë e kam çpuar, I ra qiellit, e ndriti,


E kam bërë vrima-vrima, I ra zëmërsë, e nxehu,
Dhe kam qar’ e kam rënkuar I ra verës, e buçiti,
Me mijëra psherëtima! I ra shpirtit, dhe e dehu.

Dhe me botën e gëzuar I dha erë trëndafilit,


Bënem shok edhe marr pjesë, I dha dritë bukurisë,
Dhe me njerës të helmuar I dha këngëtë bilbilit,
Bënem mik me besa-besë. I dha shije gjithësisë.

Puna si do që të bjerë, Ajy zjar ra dhe në qiej,


Unë qanj me mallëngjime, Edhe duke përvëluar,
Më çdo vënt e kur-do herë U bënë kaq’ yj e diej,
Psherëtin zëmëra ime! Që i mba Zoti ndër duar,

Gjithë bota më dëgjojnë, Nga ky zjar Zot’ i vërtetë,


Po së jashtësmi më shohin, Që ka ngehur gjithësinë,
Dëshirën s’m’a kuptojnë, Hoth një shkëndijë në jetë,
Zjarr’ e brëndëshmë s’m’a Dhe bëri soje njerinë.
njohin!
O more Zjar i bekuar!
Njerëzit me mua rrinë, Unë me ty jam përzjerë!
Unë qanj e mallëngjehem, Pa jam tretur e kulluar,
Po dufn’ e pshehtë s’m’a dinë, Po të kam shpirt, mos më lerë.
Andaj kurrë s’përdëllehem.

1 www.klasaletersi.com
Tezë provimi Letërsi (Model) Teza A

1. (1 pikë)
Figurën e fyellit në këtë poezi Naim Frashëri e ka marrë nga:
A. poezia greke;
B. folklori shqiptar;
C. poezia franceze;
D. poezia persiane.

2. (1 pikë)
Fjala përdëllim në strofën e shtatë ka kuptimin:
A. përkëdhelje;
B. ngushëllim;
C. vdekje;
D. lumturi.

3. (1 pikë)
Rima e kësaj poezie është:
A. e puthur;
B. e alternuar;
C. e kryqëzuar;
D. e përsëritur.

4. (1 pikë)
Figura e sintaksës poetike që përdoret në dy strofat 10, 11 është:
A. epanalepsa;
B. inversioni;
C. anafora;
D. polisindeti

5. (1 pikë)
Shkëndija e jetës prej së cilës Zoti bëri njeriun, sipas poezisë, është:
A. zjarri i diellit;
B. zjarri i pastërtisë;
C. zjarri i mirësisë;
D. zjarri i dashurisë.

2 www.klasaletersi.com
Tezë provimi Letërsi (Model) Teza A

6. (2 pikë)
Në poezi përmenden kallami dhe fyelli.
Tregoni çfarë përfaqëson njëri dhe çfarë tjetri.

(2 pikë)
Cila është lidhja që vendoset midis tyre dhe ndryshimi nga njëri-tjetri?

7. (2 pikë)
Gjeni arsyen për të cilën fyelli vajton me këngën e tij. Ilustroni mendimin me vargje nga
poezia.

8. (2 pikë)
Fyelli, me këngën e tij, ngushëllon gjithë botën, por vetë nuk ngushëllohet asnjëherë.
Cila është arsyeja që mbetet i tillë, sipas poezisë?

3 www.klasaletersi.com
Tezë provimi Letërsi (Model) Teza A

9. (1 pikë)
Cili është dufi i fshehtë i fyellit që nuk kuptohet nga njerëzit që e dëgjojnë?

10. (3 pikë)
Cilët janë të vetmit që mund t’i kuptojnë fyellit dëshirën dhe dufin e fshehtë? Pse?
Argumentoni dhe ilustroni mendimin.

11. (1 pikë)
Cili është kuptimi i vargut: Shkallët e tij disa farë?

12. (3 pikë)
Në strofën e parafundit jeta dhe njeriu janë koncepte të dallueshëm nga njëri-tjetri.
Gjeni dhe shpjegoni elementin që bën dallimin.

4 www.klasaletersi.com
Tezë provimi Letërsi (Model) Teza A

13. (4 pikë)
Përcaktoni çfarë simbolizon fyelli në këtë poezi të Naim Frashërit. Argumentoni mendimin
tuaj duke e ilustruar me vargje nga poezia.

5 www.klasaletersi.com

You might also like