Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

Përsëritje

Tematika 8: QEVERIA DHE EKONOMIA


➢ Përmbledhje njohurish
• Domosdoshmëria e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi diktohet nga:

o Ekzistenca e dështimeve të tregut.

o Shpërndarja jo e drejtë e të ardhurave.

o Nevoja për stabilizimin e e ekonomisë.

• Dështime tregu janë situatat kur tregu dështon në shpërndarjen eficiente të burimeve prodhuese
(eksternalitetet, ofrimi i të mirave publike dhe fuqia tregtare).
• Funksionet e qeverisë në rolin e arbitrit, të menaxherit dhe të pjesëmarrësit në treg, janë:

o Sigurimi i një kuadri ligjor në mbrojtje të pronës (arbitër).

o Ruajtja e konkurrencës (arbitër).

o Qëndrimi ndaj eksternaliteteve (arbitër).

o Rishpërndarja e të ardhurave (menaxher).

o Stabilizimi i ekonomisë (menaxher).

o Ofrimi i të mirave publike (pjesëmarrës në treg).

• Një eksternalitet lind kur një person/firmë kryen një aktivitet që ndikon mbi mirëqenien e të tjerëve,
mirëpo as nuk paguan e as nuk merr ndonjë kompesim për këtë efekt.
o Eksternaliteti negativ lind kur një person/firmë kryen një aktivitet që ndikon negativisht
mbi mirëqenien e të tjerëve, por nuk paguan për këtë efekt të dëmshëm.
o Eksternaliteti pozitiv lind kur një person/firmë kryen një aktivitet që ndikon pozitivisht mbi
mirëqenien e të tjerëve, por nuk merr ndonjë kompesim për këtë efekt të dobishëm.
• E mira private i referohet një të mire, konsumi i të cilës nga një person përjashton konsumin nga
persona të tjerë (veshjet, ushqimet, telefoni celular, etj.).
• E mira publike i referohet një të mire, konsumi i të cilës nga një person nuk përjashton konsumin e
kësaj të mirenga persona të tjerë (arsimi publik, mbrojtja kombëtare, ndriçimi i rrugëve, etj.).
• Fuqia tregtare ka të bëjë me aftësinë që kanë firmat për të diktuar çmimet në treg dhe jo për t’i
pranuar ato nga tregu.
• Buxheti i qeverisë është një plan financiar që përmbledh të ardhurat dhe shpenzimet e parashikuara
të tij për një periudhë kohore prej një viti.
• Shpenzimet e buxhetit përbëhen nga dy grupe kryesore:

o Shpenzimet korente përfshijnë:

▪ shpenzimet për pagat e punonjësve të institucioneve publike


▪ interesat e borxhit

▪ shpenzimet operative për mirëmbajtje


▪ subvencionet
▪ ndihmën ekonomike, pagesat e paaftësisë dhe papunësisë (pagesa të transferueshme)
▪ fondet speciale
▪ sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

▪ shpenzimet për pushtetin vendor


o Shpenzimet kapitale përfshijnë:

▪ investimet në arsim, shëndetësi, kërkim shkencor


▪ ndërtimin e godinave publike

▪ ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, digjitalizimin e sektorëve përparësorë, etj.


• Të ardhurat e buxhetit të shtetit përbëhen nga taksa, të ardhurat tatimore, doganore.

• Taksat janë pagesa të detyrueshme dhe të pakthyeshme të vendosura me ligj që publiku i bën
qeverisë.
• Qëllimet e vendosjes së taksave janë:

o për të paguar shpenzimet qeveritare

o për të zbutur pabarazinë ekonomike në shoqëri

o për të ulur konsumin e produkteve të dëmshme

o për të stabilizuar ekonominë

o për të mbrojtur firmat vendase (taksat mbi importet)

• Dy parime bazë në vendosjen e taksave janë:

o Sipas parimit të përfitimeve të marra, subjektet taksohen në përpjestim me përfitimet që


ata marrinnga shërbimet qeveritare.
o Sipas parimit i aftësisë për të paguar, subjektet taksohen në përpjestim me aftësinë për të
paguar, pavarësisht nga përfitimet që marrin.
• Sipas kriterit në përqindje të taksës, taksat klasifikohen:

o Progresive, kur taksapagues me të ardhura të larta paguajnë përqindje më të lartë se ata me


të ardhura më të ulëta.
o Regresive, kur taksapagues me të ardhura të larta paguajnë përqindje më të lulët se ata me
të ardhura më të ulëta.
o E sheshtë, paguhet nga të gjithë, në të njëjtën përqindje të të ardhurave, të pasurisë ose të
shpenzimeve.
• Në lidhje me objektin ku do të aplikohet taksa, dallojmë:

o Taksa direkte/të drejtëpërdrejta, që aplikohen direkt mbi të ardhurat ose pasurinë e


individëve/firmave.
o Taksa indirekte/të tërthorta, që aplikohen mbi produktet dhe shërbimet.

• Në varësi të autoritetit që i vjel, taksat ndahen:

o Taksa kombëtare, janë taksat që vilen nga pushteti qëndror dhe përbëjnë një nga burimet
kryesore të të ardhurave të buxhetit të shtetit (tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi të
ardhurat, akcizat).
o Taksa vendore, janë taksat që vendosen dhe vilen nga bashkitë. Këto taksa janë zakonisht
fikse, niveli i të cilave është i përcaktuar dhe nuk varet nga niveli i të ardhurave të
individëve ose firmave (taksat mbi biznesin e vogël, taksa e regjistrimit të automjeteve,
taksa e pastrimit, e gjelbërimit, etj.).
• Deficit buxhetor kemi kur qeveria shpenzon më shumë sesa të ardhurat që ka grumbulluar
nëpërmjet sistemit të taksave.
• Borxhi publik përfshin shumën e huave shtetërore dhe të interesave të pashlyera deri në momentin e
llogaritjes së tyre.
• Borxhi publik është:

o Borxh i brendshëm (të marrë nga agjentë ekonomikë rezidentë në vend).

o Borxh i jashtëm (të marrë nga shtete të tjera ose organizata dhe institucione financiare)
➢ Qarkoni alternativën e saktë:

1. Domosdoshmëria e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi diktohet nga alternativat e mëposhtme, përveç:

A) Ekzistencës së dështimeve të tregut.


B) Sigurimit të të ardhurave të saj nëpërmjet taksave.

C) Shpërndarjes jo të drejtë të të ardhurave në shoqëri.


D) Mosfunksionimit të mirë të
rregullave të lojës së tregut.

2. Cila nga alternativat e mëposhtme përfaqëson më saktë ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi?


A) Për të konkurruar me sektorin privat.
B) Për të vendosur taksa.
C) Për të rregulluar dështimet e tregut.
D) Të gjitha të mësipërmet.

3. Në rolin e saj ekonomik si menaxher qeveria:


A) ofron të mira publike.
B) forcon konkurrencën në treg.
C) rishpërndan të ardhurat.
D) rregullon eksternalitetet negative.

4. Në rolin e saj ekonomik si arbitër qeveria:


A) mbron konsumatorin.
B) rishpërndan të ardhurat.
C) ofron të mira publike.
D) stabilizon ekonominë.

5. Kur qeveria kryen një shërbim ose shpenzon para, ajo:


A) u mohon firmave private undësinë për të fituar.
B) kufizon mundësinë e punëzënies në ekonomi.
C) redukton rolin esaj në ekonomi.
D) vendos për alokimin (përndarjen) e burimeve të vendit.

6. Cila nga alternativat e mëposhtme përbën një eksternalitet negativ?


A) Shkarkimi i gazrave nga një uzinë e prodhimit të çelikut.
B) Blerja e ushqimeve në dyqanin e lagjes.
C) Krijimi i një parku nga një firmë private.
D) Arsimimi i individëve.

7. Cila nga alternativat e mëposhtme përbën një eksternalitet pozitiv?


A) Të bërtiturit e një fëmije në një dyqan.
B) Ndërtimi i vilave të reja dhe të bukura.
C) Blerja e ushqimeve në dyqanin e lagjes.
D) Arsimimi i individëve.
8. Të mirat publike janë ato që:
A) qeveria dëshiron t’i ofrojë
B) ofrojnë më shumë përfitime, se sa kosto për shoqërinë
C) kanë vështirësi ose pamundësi të përjashtohen jo blerësit prej
përdorimit të tyre. D) kanë lakore kërkese jo elastike.

9. Në qoftë se prodhimi i një malli krijon eksternalitet negativ, tregu privat do të prodhojë:
A) më shumë nga ky mall, me
çmim të ulët. B) më shumë nga ky
mall, me çmim të lartë. C) më pak
nga ky mall, me çmim të ulët. D) më
pak nga ky mall, me çmim të lartë.

10. Plani financiar i qeverisë quhet:


A) borxh qeveritar.
B) taksim.
C) planifikim kombëtar.
D) buxhet.

11. Buxheti i shtetit do të rezultonte me deficit kurdoherë që:


A) pakësohen taksat.
B) rriten taksat.
C) rriten shpenzimet.
D) shpenzimet janë më të larta se të ardhurat.

12. Deficiti buxhetor i një vendi do të rezultonte në zvogëlim nëse:


A) shpenzimet qeveritare rriten dhe të ardhurat ulen.
B) shpenzimet qeveritare rriten dhe të ardhurat
rriten. C)
shpenzimet qeveritare ulen dhe të ardhurat rriten.
D) shpenzimet qeveritare ulen dhe të ardhurat ulen.

13. Përfshihen në shpenzimet kapitale të qeverisë:


A) pagesat e interesit të borxhit.
B) pagat e gjykatësve dhe të prokurorëve.
C) shpenzimi për ndërtimin e një spitali rajonal.
D) subvencionet e qeverisë dhënë fermerëve.

14. Koncepti sipas të cilit taksat duhet të bazohen në shërbimet e përfituara, ka të bëjë me:
A) parimin e aftësisë për
të paguar. B) parimin e
përfitimeve të marra. C) drejtësinë
në vendosjen e taksave. D)
interesin e qeverisë për rritjen e të ardhurave.

15. Nëse taksa që vendoset mbi karburantin përdoret për përmirësimin e rrugëve, ky është shembulli i një:
A)
takse të bazuar në parimin e përfitimit të marrë.
B) takse të bazuar në parimin e aftësisë për të paguar.
C) takse progresive.
D) takse mbi vlerën e shtuar.
16. Cila taksë prek më shumë grupet me të ardhura të ulëta, se grupet me të ardhura të larta?
A) Taksa
progresive.
B) Taksa e sheshtë.
C) Taksa regresive.
D) Taksa fikse.

17. Me taksë regresive kuptojmë se nëse të ardhurat:


A) ulen, përqindja e taksës ulet.
B) ulen, përqindja e taksës rritet.
C) rriten, përqindja e taksës rritet.
D) rriten, përqindja e taksës nuk ndryshon.

18. Taksa që merr përqindje më të lartë nga taksapagues me të ardhura më të larta se sa nga taksapagues
me të ardhura të ulëta është taksë:
A) e sheshtë.
B) fikse.
C) regresive.
D) progresive.

19. Shuma e të ardhurave të Enit vitin e kaluar u rrit, por ajo pagoi të njëjtën shumë parash si taksë. Ky
është shembulli i një:
A) sistemi takse regresive.
B) sistemi takse progresive.
C) sistemi takse e sheshtë.
D) takse të bazuar në aftësinë për të paguar.

20. Taksa që kërkon nga çdo person të paguajë të njëjtën përqindje të të ardhurave si taksë quhet:
A) progresive.
B) regresive.
C) e sheshtë.
D)
fikse.

21. Në qoftë se shteti kërkon të zbusë pabarazinë ekonomike në vend, ai duhet të përdorë taksa:
A) progresive.
B) regresive.
C) e sheshtë.

D) fikse.

22. Cila nga taksat e mëposhtme është taksë indirekte/e tërthortë?


A) Taksa mbi depozitat personale në bankë.
B) Taksa mbi tokën.
C) Taksa mbi të ardhurat
personale. D) Taksa mbi
blerjet në dyqane.

23. Cila nga taksat e mëposhtme është taksë idirekte/e drejtëpërdrejtë?


A) TVSH.
B) Akcizat.
C) Taksa mbi pasurinë.
D) Taksat doganore.
24. Taksa mbi të ardhurat personale në vendin tonë aktualisht është:
A) taksë progresive.
B) taksë regresive.
C) taksë e sheshtë.
D) taksë e tërthortë.

25. Mënyra që përdor një qeveri për të ulur deficitin e saj buxhetor është:
A) emetimi i parave shtesë.
B) marrja borxh.
C) rritja e taksave/tatimeve.
D) Të gjitha të mësipërmet.

26. Cila nga rrugët e mëposhtme për të ulur deficitin buxhetor mund të çojë në zhvlerësim të monedhës
vendase?
A) Reduktimi i shpenzimeve publike.
B) Huamarrja brenda vendit.
C) Huamarrja jashtë vendit.
D) Emetimi i parave shtesë.

27. Në një vit të dhënë, vlera e deficitit buxhetor krahasuar me vlerën e borxhit publik është:
A) më e madhe.
B) më e vogël.
C) e barabartë.
D) Asnjë nga të mësipërmet.

➢ Ushtrime

1. Jepni një shembull të:

a) Një eksternalitet negativ dhe shpjegoni pse është i tillë.

Çfarë duhet të bëjë qeveria për korrigjimin e këtij eksternaliteti negativ?

b) Një eksternalitet pozitiv dhe shpjegoni pse është i tillë.

Çfarë duhet të bëjë qeveria për nxitjen e këtij eksternaliteti pozitiv?

2. Listoni tri arsye pse qeveria mbledh taksa:


3. Shpjegoni tre argumente kundër deficitit buxhetor dhe borxhit publik në raport me:

a) Investimet

b) Inflacionin

c) Normën e interesit

4. Renditni tre argumente pro deficitit buxhetor.

5. Listoni 3 mënyra të financimit të një buxheti me deficit.

6. Renditni 3 argumente kundër deficitit buxhetor.

7. Qeveria kur vendos taksa mbështet në dy parime bazë. Në dy situatat e mëposhtme përcaktoni
parimet mbi të cilat mbështetet qeveria për të vendosur taksat.
1) Taksa progresive mbi të ardhurat e vendosura nga qeveria.
Parimi:_________________________

2) Taksa që ka vendosur qeveria mbi rrugën e kombit. Parimi:______________________________

You might also like