Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Data 8 02 2024

Fusha: Shoqëria dhe Mjedis

i Lënda: Gjeografi Xl

Shkalla:5

Klasa:Xl a+b

Tema mësimore: Popullsia e Rajonit Perëndimor

Situata e të nxënit: Rajoni Perëndimor ka klimën e butë mesdhetare, reliev fushor, praninë e detit Adriatik, lumenj të
shumtë, pra gjithçka. Mendo çfarë do të thotë kjo pasuri natyrore për popullimin e rajonit.

Rezultatet e të nxënit Nxënësi/ja:

• përshkruan popullimin e Rajonit Perëndimor në periudha të ndryshme;

• shpjegon shkaqet e rritjes së popullsisë së Rajonit Perëndimor;

• analizon tiparet strukturore të popullsisë së këtij rajoni.

Fjalë kyç: Kryegjatë ,Gajtan ,Dyrrah, Apolonia, Kultura e Komanit ,Romë Malazezë, Arumunë

Burimet: Teksti Gjeografia 11, harta fizike e Republikës së Shqipërise.

Lidhja me fushat e tjera : TIK, Gjuhët dhe komunikimi.

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Ndahet klasa në grupe me nga 4-5 nxënës dhe zgjedh 4-5 terma të njohur më parë nga nxënësit në mësimet
e mëparshme dhe në lëndën e historisë. Termat mund të jenë: ilirët, Shpella e Gajtanit, struktura moshore, Rajon
Perëndimor, popullim. Duke u mbështetur në këta terma, grupet përpiqen t’i lidhin me njëri-tjetrin dhe realizojnë një
krijim të shkurtër. Lexohen disa prej tyre e më pas kalohet në një diskutim mbi popullimin e hershëm të Shqipërisë,
veçanërisht të Rajonit Perëndimor. Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit mbështeten dhe në të dhënat e historisë

Ndërtimi i njohurive: Fillimisht ndahet mësimi në paragrafë ose pjesë të zotërueshme lehtë, pa ndërprerë kuptimin e
pjesës. Nxënësit grupohen në dyshe sipas bankave. Për çdo dyshe, një nga nxënësit e dyshes bën pyetjen, nxënësi i dytë
përgjigjet. Për pjesë të ndryshme përgjigjen dyshe të ndryshme. Gjithashtu nxënësit ndryshojnë rolet për pjesët e
ndryshme Për paragrafin e parë, pyetjet mund të jenë. ‒ Kur ka filluar të popullohet Rajoni Perëndimor? ‒ Cilat janë faktet
që vërtetojnë këtë popullim? ‒ Cilët janë fiset ilire që banonin në këtë rajon në antikitet? Në fun d realizohet një
përmbledhje të së tërës, gjithashtu ndërkohë përmbldihen dhe sqarohen paqartësitë që kanë dalë në këtë temë.

Përforcim: Shkrim i shpejtë Nxënësit do të shkruajnë shumë shkurt disa argument mbi pyetjen: Pse Rajoni Tiranë –Durrës
ka përqendrimin më të madh të popullsisë në raport me pjesët e tjera të Rajonit Perëndimor? Pas punës disa prej tyre
lexojnë punët e bëra.

Vlerësim Gjatë kësaj ore, nxënësit vlerësohen për: - aftësinë e të bërit pyetje; - qartësinë e saktësinë e përgjigjes; - aftësinë
e prezantimit të mendimit të tyre.

Detyrë Nxënësve u lihet detyrë të plotësojnë rubrikën Mendoni në mënyrë kritike e t’i përgjigjen pyetjes: Si mund të
ndryshojë në të ardhmen struktura e popullsisë në Rajonin Perëndimor?

You might also like