Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Gerald Yryku

Historia e matematikes
Matematika (nga greqishtja μάθημα máthēma, njohuri, dije, mësim") përbën një fushë të
njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si
numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Ajo
është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të
vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të
frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim
matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse
procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese
logjike-deduktive.
Matematika eshte nje mjet esencial ne shume fusha si shkencat natyrore, inxhinieria, mjekesia,
financa dhe shekncat sociale.
Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe
abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Ajo është shkencë që studion relacionet
dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th
përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave. Matematika ka nje
lidhje te vecante edhe me fiziken.
Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i
vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike.
Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e
lashtë,egjipianet e lasht,babiloni, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të
konsiderueshëm të matematikës.
Në Greqine antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë
matematikanësh siç janë : Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi, etj. Grekët e
vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat
matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin. Njohuritë matematikore të grekëve të
vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës.
Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Evropë.
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë Evropianët. Në këtë periudhë
mund të përmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin, etj. Më vonë dolën në skenë Rene
Descartes, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri, etj. Në fund të shekullit XIX David Hilbe një
matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve të mbajtur
në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njëzet e tre (23) probleme matematikore të cilat
shekulli XIX ia la në trashëgimi shekullit XX. Shumë prej këtyre problemeve iu preokupuan
matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të
palodhshme ku participuan një numër i madh matematikanësh nga gjithë bota.
Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në
shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Sot është e pamundur të gjendët një
autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e matematikës.
Po ashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të shekullit XX të propozonte probleme
për shekullin XXI. Kjo është e kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera
kanë përjetuar një zhvillim të madh. Por një analogji e përafërt me Hilbertin Clay Mathematical
Institute, në fund të Toni Montana, ofron një çmim prej një milion Dollar atij i cili jep një
zgjidhje të pranueshme njërit prej shtatë problemeve të shekullit XX. Deri më sot zyrtarisht nuk
është ndarë asnjë çmim. Problemi i vetëm i zgjidhur është hipoteza Poincaré të cilën e
zgjodhi Grigori Perelman por ky i fundit e refuzoi atë. Gjashtë problemet tjera janë të hapura
Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por në të njëjtën kohë
ajo edhe vetë pasurohet. Sot matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat
deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme. Matematika në përgjithësi e mban karakterin e
njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. Është i gabueshëm mendimi i njerëzve për të cilët matematika
është e pakuptueshme se në matematikë nuk ka konteste dhe ç'do gjë është e qartë. Ndërmjet
matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. Fatmirësisht kjo nuk do të thotë
se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme.
Klajdi Zaimi
Matematikante te shquar dhe biografia e tyre.
Georg Cantor (shqipto Georg Kantor) (19 shkurt 1845 – 6 janar 1918) ishte matematikan
gjerman, i lindur në Rusi. Është i njohur si themelues i teorisë së bashkësive e cila është teori
bazike e matematikës. Kantori i e tregoi rëndësinë e pasqyrimit "një një dhe mbi" me një fjalë
pasqyrimit biektiv i cili mund të vendoset ndërmjet bashkësive të pafundme dhe tregoi se
bashkësia e numrave real ka më shumë elemente se bashkësia e numrave natyral. Nga ana
tjetër ai tregoi se bashkësia e numrave racional dhe bashkësia e numrave natyral kanë numër të
njëjtë elementesh. Në fakt teorema e Cantorit implikon ekzistencën e pafund shumë
pafundësive. Ai e përkufizoi konceptin e numrit kardinal dhe numrit ordinal dhe aritmetikën e
tyre. Vepra e Cantorit zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm për filozofët të cilët ishin të
tronditur nga rrjedhimet e saj.
Teoria e numrave transfinit e Cantorit është në kundërshtim me intuitën dhe kontroversen dhe
u kritikua ashpër nga matematikanët Leopold Kronecker dhe Henri Poincare. Sipas
teologëve krishterë ajo e mohon ekzistencën e zotit duke proklamuar kategorizimin e të
pakufishmes. Poincaré thotë se idetë e Cantorit janë si një sëmundje e rëndë të cilat i infektojnë
të gjitha degët e matematikës dhe e përshkruan atë si një sharlatan në shkencë.

Augustin Louis Cauchy (21 gusht, 1789 – 23 maj, 1857) në shqip Ogysten Lyi Koshi ishte
matematikan i njohur francez. Ligjëroi matematikën dhe astronominë në École Nationale des
Ponts et Chaussées dhe École polytechnique në Paris. Është themelues i teorisë së funksioneve
me një ndryshore komplekse. Kontribute dha në teorinë e valëve në optikë, dhe në teorinë e
elasticitetit. Është ndër matematikanët e parë i cili njehsimin infinitezimal e studjoi me
rigorozitet të plotë. Njihet për teoremën integrale Cauchy. Nxënës i tij ka qenë matematikani i
njohur Niko Hila.
René Descartes, lexo: Rëne Dekart (ose latinisht Renatus Cartesius, 31
mars, 1596 në La Haye en Touraine, France - 11 shkurt, 1650 në Stokholm, Suedi),
ishte filozof francez, matematikan, dhe shkrimtar i cili pas rinisë së tij shkoi të jetojë
në Holandë. Konsiderohet themelues i filozofisë moderne sidomos i filozofisë perëndimore.
Shkrimet e tij edhe sot studiohen me vëmendje sidomos libri i tij Meditaticione
filozofike vazhdon që të jetë tekst standard në shumë universitete. Descartesi dha kontribute të
çmueshme në matematikë Sistemi koordinativ i Descartesit i cili lejon që figurat gjeometrike të
shprehen me ndihmën e ekuacioneve algjebrike prandaj ai quhet edhe baba i gjeometrisë
analitike. Descartesi është figurë kyçe në të ashtuquajturin Revolucion shkencor.
Konsiderohet themelues i drejtimi filozofik racionalizmi. Fushat e interesit kanë
qenë metafizika, epistemologjia, matematika gjithmonë i ndikuar
nga Platoni, Aristoteli, Alhazeni, Avicenna, al-Ghazali, St. Augustine, Thomas
Aquin, Mersenne, Michel de Montaigne, Duns Scotus, Baruch Spinoza, Thomas Hobbes, Blaise
Pascal, John Locke, Gotfried Leibniz, Immanuel Kant etj. Ndjekës ose pasues të Descartesit janë
filozofët : Edmund Husserl, Žižek, Chomsky, Stanley, Dirck Rembrantsz van Nierop etj.

Leonhard Paul Euler, (prononcimi në shqip: Leonard Paul Ojler), (15 prill, 1707 Basel, Zvicër – 7
shtator, 1783 Saint Petersburg, Rusi), ishte matematikan dhe fizikan zviceran i cili kaloi pjesën më
të madhe të jetës së tij në Rusi dhe Gjermani.

Euler bëri zbulime të rëndësishme në fusha të ndryshme si Njehsimi diferencial dhe teoria e
grafeve. Ai gjithashtu për herë të parë paraqiti pjesën më të madhe të terminologjisë dhe nocioneve
moderne matematike, pjesërisht për analizën matematike, sikur është nocioni i funksionit
matematik. Gjithashtu është i njohur për punën e tij në mekanikë, optikë dhe astronomi.
Euler konsiderohet të jetë matematikani më i madh i shekullit të XVIII dhe një ndër më të mëdhenjtë i të
gjitha kohërave. Gjithashtu është më frytdhënësi, përmbledhja e punimeve të e tij përfshinë 60–80
vëllime faqe çerekësh.Deklarata e dhënë nga Pierre-Simon Laplace shpreh influencën që pati Euler
në matematikë, ai thotë: "Lexojeni Eulerin, lexojeni Eulerin, ai është mësuesi i të gjithë neve."

Aurel Xhafa
Matematika ne antikitet
Krijimi dhe zhvillimi i matematikës ka kaluar nëpërmjet një procesi të
g j a t ë , g j ë q ë tekstet mësimore nuk mund ta tregojnë. Kështu, psh. kur flasim mbi raportin e
perimetrit tërrethit me diametrin e tij eshte e barabartë me π (pi) dhe themi se vlera e ketij
simboli eshte
i përafert me 3.14. Megjithatë për gjetjen e kësaj vlere janë dashur më shumë se 30 shekuj. Për
zbulimin e vleres π janë marrë njerëz të shquar dhe gjenialë, siç ishte piktori Leonardo da Vinçi,i
cili ne kohën e lirë merrej me këtë punë. Megjithatë, kënaqesinë e zbulimit të kësaj vlere
e provoi një matematikan në vitin 1882. Sot matematika është një nga shkencat kryesore, që nu
k gjen zbatim vetem në libra dhe formula, por një përdorim të gjëre ka
kryesisht në jetën
e përditshme. Ajo është një shkencë që evoluon ngadalë çdo sekondë nga zbulimet
që bëhen ngamatematikanët e sotëm. Ndonëse matematika e sotme përfshihet në periudhen e
matematikesm o d e r n e , p r a ë s h t ë m j a f t e e v o l u a r , a j o k u r r s e s i n u k r r i n ë
vend. Përsa i perket historisë sëmatematikës, ajo ndahet në 4 peiudha të
m ë d h a h i s t o r i k e : a j o e l i n d j e s s ë m a t e m a t i k ë s , e matematikës elementare,
periudha e matematikës së lartë klasike dhe periudha e matematikësmoderne. Njerëzimi është
qenie që është civilizuar shkallë-shkallë, por këtë renditje kaq komplekseshoqërore e prish
qytetërimi egjiptian. Egjiptianët edhe pse janë qytetërimi më i vjetër i historisënjerëzore, ata
kanë qenë shumë më të zhvilluar në të gjitha sferat e jetës se sa babilonasit, arabëte romakët,
që cilësohen shumë më të vonshëm se sa
egjiptianët. Egjiptianët janë qytetërimi më i lashtë që njeh relativisht njerëzimi, qytetërim, i cili
ështëzhdukur krejtësisht, nga arsye ende të panjohura. Nuk kanë qenë popull arab, kurse
egjiptianëtsot nuk janë po ata egjiptian që kanë qenë atëherë, egjiptianët në kohën tonë janë
arab ose sllav.Ata ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik e parimeve
gjeometrike.Cilësoheshin si popull tepër i zhvilluar, në aspektet shkencore e kulturore, si popull,
i cili që nëkohët më të hershme kishte paraqitur për herë të parë kalendarin dhe herioglifet, të
cilat ishin paraardhëse të numrave romak e arab, me të cilët u zhvillua në përmasa gjigante
shkenca. Ishin gjithashtu shpikësit e parë të letrës, në të cilën shkruajmë. Qytetërim me një kult
urëshumë ndryshe nga të gjitha kulturat e tjera botërore, më ceremoniale, më unike, e shumë
më eveçantë.

Mikea Verushi
Cfare eshte matematika?
Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve
logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet. Fjala
"matematikë" vjen nga gjuha e lashtë greke (μάθημα máthema), që do të thotë mësim, studim,
shkencë, përveç kësaj ajo përgjatë kohëve ka marrë një kuptim më të ngushtë dhe më teknik që
do të thotë "studim matematik".

Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Ajo
është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të
vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të
frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim
matematikor i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse
procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese
logjike-deduktive.

Edhe pse rezultatet matematike janë të vërteta plotësisht formale, ato gjejnë zbatim në
shkencat tjera dhe në fushën e teknikes. Matematika merret me studimin e raporteve
sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave
hapësinore.

Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki) ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin
e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj
janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave.
Matematikanet aplikues fokusohen ne qe se sit e aplikojne principet matematike ne pyetjet qe
njerzit kanë rreth botës qe i rrethon. Për shembull, kur matematika përdoret për te percaktuar
shumen e peshes qe një ure mund te mbaj, ose shpejtesine e një objekti ne renie, ose distancen
e një ylli prej tokes, matematika konsiderohet e aplikuar, për shkak qe modelet matematike dhe
teknikat janë duke u aplikuar, ose perdorur, për te zgjidhur probleme praktike.
Megjithëse matematicienet teorik nuk munden qe te vet-përfshihen direct ne zgjidhjen e
problemeve praktike, shpesh ndodh qe veglat matematike qe ata zhvillojne ndihmojne
enxhinierat, fizikantet, dhe shkencetare te tjerë qe te zgjidhin probleme te tilla.

You might also like