Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

UDHËZUES PËR ANALIZË TË EMISIONEVE/PROGRAMEVE INFOTAJNMENT DHE

ENTERTAJNMENT

Lista e programeve/emisioneve: Oksygen, American Idol, X factor, Imazhi, Lajmet Klan,


Fiks fare, Kush do të bëhet milioner?, Big Brother, Odeon, Shqip American Idol,
SuperStar, X Factor, Zonë e lirë, Një kafe me Labin etj.

DETYRA 1: PREZANTIMI PARA GRUPIT TË STUDENTËVE I ANALIZËS SË


EMISIONIT (DETYRË GRUPORE NGA 2-3 STUDENTË PËR NJË ANALIZË. 0-20 pikë për
secilin student)

1. Shënoni emrin e programit, datën, kohën e shfaqjes.

2. Si e përkufizoni përmbajtjen e programit/emisionit dhe pse? Elaborni përgjigjën me rreth 200-


300 fjalë:
- argëtuese?
- infotajnment?
- informativ?

3. Cila është përgjegjësia kryesore të gazetarit apo moderatorit në krijimin e zhanrit infotajnment
dhe entertajnment? (150 fjalë).

4. A dalloni në emisionin e analizuar kush është në shërbim të kujtë: informata në shërbim të


argëtimit apo argëtimi në shërbim të informatës? (150 fjalë)

5. A ka në programin e analizuar informim neutral e objektiv, apo vëreni informim të njëanshëm


dhe politika editoriale? (200 fjalë)

6. Sa janë ruajtur në programin e analizuar funksionet e tjera të lajmit dhe të gazetarisë?


(funksionet: njohje, edukim, lidhshmëria midis njerëzve, shoqërorizimi, interpretimi i ngjarjeve
lajmore, transmetimi i vlerave njerëzore etj.)

7. Listoni tri (apo edhe më shumë) fakte të përshkruara në program që i japin programit qëllimin
përmbajtjesor argëtues. (150 fjalë)

8. Çfarë ideologjie përcjell emisioni? Etj.


9. Spjego tri aspekte të programit që ju kanë treguar diçka që nuk keni parë më herët, ju kanë
bërë të mendoni në një mënyrë të re, apo ju kanë ndihmuar për të kuptuar diçka në mënyrë më të
tërthorët se më parë.
10. Kush është audienca e synuar e programit të analizuar? Pse njerëzit e shikojnë emisionin? A
identifikohen shikuesit me yllin e tyre? A i bën emisioni njerëzit më të kënaqur në aspektin
social? A është ky emision mall si çdo tjetër? (150 fjalë)

11. Sa është i suksesshëm për ju programi?

DETYRA 2: SHKRIMI I ESESË MË TË NJËJTËN TEMË DHE OBJEKT ANALIZE (detyra


është individuale 0-20 pikë)

Bazuar në të gjeturat nga analiza e mësipërme, shkruani një ese kritike në të cilën e e vlerësonit
emisionin/programin që keni analizuar, duke përshirë: zhanrin, temën, marrëdhënien informim-
argëtim, neutraliteti i gazetarit, bartja e vlerave dhe funksioneve të gazetarisë, audienca e synuar
qëllimin, cilësinë e një gazetarie të tillë në raport me gazetarinë klasike etj.

Eseja duhet të ketë 900 fjalë, me këtë strukturë të paragrafëve:


1-2 paragrafë hyrës (objekti i analizës dhe hipoteza)
5-8 paragrafë vlerësues e argumentues
1-2 paragrafë përmbyllës (rikonfirmini apo mohimi i hipotezës)

You might also like