Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Vrasja mizore e Marigona Osmanit, si erdhi deri te kthimi i rastit në rigjykim?

Gazetare: Jehona Hyseni

“Ne nuk harrojmë”, “Drejtësi për Marigonën”, “Poshtë gjykatat patriarkale”.


Këto ishin disa nga pankartat që pjesëtarë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim
Feminist i mbanin në duar gjatë protestës para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
E njëjta u mbajt si kundërshtim i vendimit të Gjykatës së Apelit, për të dërguar në
rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit.
Përfaqësuesja e organizatës, Bjeshkë Guri ka thënë se janë mbledhur para Apelit
për të kundërshtuar praktikat e sistemit të drejtësisë në Kosovë, i cili sipas saj po e
vërteton se nuk është duke funksionuar për gratë.
Vendimi i gjykatës për rastin e Marigonës siç thonë nga kjo organizatë rrezikon
sigurinë e grave dhe vajzave në Kosovë.
Çka thotë vendimi i Apelit?
Apeli më 23 shkurt ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër
Sejdiut, të cilët ishin dënuar në gusht të vitit të kaluar nga Themelorja për vrasjen
e Marigonës.
Krivaça ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa
Sejdiu me 15 vjet për ndihmë në vrasjen e rëndë.

Në aktvendimin e Apelit bëhet e ditur se është aprovuar ankesa e mbrojtësve të


të akuzuarve. Me këtë rast është anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të
Ferizajt.
Krivaça dhe Sejdiu do të mbeten në paraburgim deri në vendimin tjetër të
gjykatës së shkallës së parë. Apeli ka vlerësuar se dispozitivi i shkallës së parë
është i paqartë, i pakuptueshëm dhe jo në harmoni me dispozitat ligjore.
18-vjeçarja u vra më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor,
Dardan Krivaça në qytetin e Ferizajt.
Krivaça e Sejdiu e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit
dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.
Sipas aktakuzës, Krivaça, më 21 gusht 2021 në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të
ndjerës Marigonës e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e
kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.
Por një ditë më pas, më 22 gusht 2021, sipas aktakuzës, Krivaça dhe Sejdiu e kanë
vrarë të ndjerën në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.
Ata janë akuzuar edhe për kryerje të dhunimit, por janë shpallur të pafajshëm në
këtë pikë në mungesë të provave.
Familja e Marigonës u trondit për herë të dytë.
Kësaj radhe nga vendimi i Apelit.
Muhabi Osmani, babai i së ndjerës teksa e quajti vendimin skandaloz tha se po i
lindin dyshimet që avokatët e të akuzuarve janë sekserë të njohur.
“Unë kam dyshime të mëdha, sepse Gjykata ka prova të mjaftueshme për të dy të
akuzuarit të cilët janë të involvuar direkt në vrasjen e vajzës sime. Mendoj se ka
implikacione të mëdha në Gjykatën e Apelit, sepse janë dy familje të forta të cilët
kanë njerëz në polici edhe në drejtësi” është shprehur babai i Marigonës.
Pavarësisht zhgënjimit nga vendimi, Osmani ende beson në drejtësinë e organeve
përkatëse.
Ndryshe, nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023 në Kosovë janë vrarë 55 gra.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar
autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.
Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj
baballarët dhe djemtë.

You might also like