Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

LËNDA: GJUHË SHQIPE KLASA IX

Planifikimi i orës mësimore Data _____________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


Tema mësimore: Emërzimi i mbiemrit Situata e të nxënit:
Tematika: Njohuri gjuhësore Punë me tekstin
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës: Fjalët kyç:
Nxënësi:
 mbiemër i emërzuar
 dallon mbiemrat e emërzuar nga mbiemrat e zakonshëm;  i qëndrueshëm
 përcakton veçoritë e mbiemrave të nënvizuar  kontekstual
 ndërton mbiemra të emërzuar në fjali e tekste  veçori gramatikore
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Teksti mësimor “Gjuha shqipe 9” ndërkurrikulare:
 Përvoja të nxënësve  Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, Analizë rasti, Punë e drejtuar, INSERT, Punë e pavarur
Organizimi i orës së mësimit
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi
 Ç’është mbiemri?
 Thoni veçoritë e tij gramatikore dhe jepni shembuj të përshtatjes me emrin.

Ndërtimi i njohurive të reja: Analizë rasti, punë e drejtuar, INSERT


Grupet e emrave me mbiemra që sollën si shembuj, nxënësit i përdorin në fjali dhe i shkruajnë në tabelë. Në secilin
rast, grupin e dhënë e zëvendësojnë me një emër të prejardhur prej mbiemrit duke emërzuar atë. Vazhdohet me
përcaktimin e veçorive gramatikore të tyre duke nxjerrë vetë nxënësit përfundime se si e përfaqësojnë emrin në
gjini, numër e rasë. Nxënësit rikthehen në tekst për të punuar me shenjat e tabelës INSERT, duke u ndalur kryesisht
në njohuritë reja.
+ - ?
Njohuri që nxënësi i di Njohuri të reja por që i kupton Njohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i kupton
Shpjegohen konceptet emërzim i qëndrueshëm dhe kontekstual.
Në emërzimin e qëndrueshëm mbiemrat përdoren rëndom si emra dhe pa praninë e tyre në tekst. Fjalët e urta kanë
kryesish emërzime të qëndrueshme.
Emërzimet kontekstuale janë ato që ndodhin në kontekste të caktuara dhe janë të lidhura me një emër të
përdorur më parë në tekst dhe nuk përdoren si të tillë gjithmonë në çdo situatë.
Këta mbiemra, pasi emërzohen, bëjnë pjesë në klasën e emrave duke marrë sipas rastit të përdorimit, mbaresat
e gjinisë mashkullore e femërore dhe nga mbiemrat e nyjshëm ruajnë nyjën e tyre.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Ushtrime


Ushtrimi 1. E drejta, e vogla, i mbyturi, të dehurit; bujari, e zeza, i çmenduri, e reja, e madhja, të shtrembrën.
Ushtrimi 2. I ardhur, i shtypur, besnik, i ditur, i njohur, të ftohtë.
Ushtrimi 3 të vepruarit - emër prejfoljor, jo mbiemër i emërzuar. të mira - rasa kallëzore, gjinia femërore, numri
shumës, trajta e pashquar. të së mirës, së keqes ( në rastin e së keqes mungon nyja e rasës gjinore por nënkuptohet
si homogjene me të së mirës) - rasa gjinore, gjinia femërore, numri njëjës. të mirën - rasa kallëzore e keqja - rasa
emërore, të mirën - rasa kallëzore
Ushtrimi 4 Në bazë të së vërtetës, Të së mirës dhe së keqes, Midis së shkuarës dhe së ardhmes, Asaj të bukure,
Së dashurës
Ushtrimi 5, 6, 7 sipas kërkesës
Ushtrimi 8 I ftohtë, të shkuarën, të ngrohtët, e drejta - abstrakt. Të holla - vetëm në shumës. Barkngopurit, të marrë
- frymorë.
Ushtrimi 9 e çuditshme, e vështira, e tashme, ngastër të kaluar, ngastër të ardhme, e përjetshme - mbiemra,
analizohen si të tillë e tashmja, të tashmen, një e tashme, e së ardhmes, e ardhmja, së ardhmes - mbiemra të
emërzuar, analizohen përmes mbaresave si emra, në trajtë, në gjini, numër e rasë.
Vlerësimi: Vlerësim me notë për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe
aktivizimin në ushtrime.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 10
LËNDA: GJUHË SHQIPE KLASA IX

You might also like