Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

USHTRIME

I) Nga kontrolli i ushtruar nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë në subjektin


ABC shpk në datën 10 Nentor 2021 është konstatuar që subjekti nuk ka lëshuar faturë për
një shitje me vlerë 50,000 lekë. Subjekti nuk ka pergjegjësi tatimore Tvsh dhe ka
pergjesgjesi tatimore Tatim i thjeshtuar mbi fitimin. Kjo është shkelja e pare gjatë vitit
kalendarik.
a) Përcakto dënimet nga ana e tatimorëve për subjektin .
b) Përcakto detyrimet nëse është shkelje e dytë brenda vitit kalendarik.
c) Percakto detyrimet që do merrte subjekti, nëse do të kishtë përgjegjësi tatimore tvsh
dhe kjo ndodh për herë të parë si shkelje
d)Percakto detyrimet që do merrte subjekti, nëse do të kishtë përgjegjësi tatimore tvsh
dhe kjo ndodh për herë të dytë si shkelje
II ) Subjekti Ala shpk nuk ka paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore
për muajin korrik 2021 me vlere prej 37.900 lek. Subjekti . paguan me vonesë me datë
28 gusht 2021. Subjekti ka përgjegjësi tatimore tatim fitimi. Sa është shuma e detyrimit
tatimor që do të paguajë tatimpaguesi me datë 28 gusht 2021? Po nëse subjekti do të
kishte përgjegjësi tatimore Tatim të thjeshtuar mbi fitimin?
III) Nga kontrolli i ushtruar nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë në subjektin
ABC shpk në datën 10 Nentor 2021 është konstatuar që subjekti nuk ka lëshuar faturë për
një shitje me vlerë 50,000 lekë. Subjekti ka pergjegjësi tatimore Tvsh dhe Tatim Fitimi.
Kjo është shkelja e dyte gjatë vitit kalendarik. Përcaktoni gjobat dhe rivlerësimet për
subjektin.
Subjekti ka xhirot e mëposhtme

Muaji Xhiro
Janar 2021 500,000
Shkurt 2021 700,000
Mars 2021 1,500,000
Prill 2021 780,000
Maj 2021 800,000
Qershor 2021 1,000,000
Korrik 2021 880,000
Gusht 2021 500,000
Shtator 2021 800,000
Tetor 2021 900,000

IV ) Ushtrim për moslëshimin e faturës


Nga kontrolli i ushtruar nga inspektorët e drejtorisë rajonale tiranë në subjektin abc në
datën 3 gusht 2021 është konstatuar që subjekti nuk ka lëshuar faturë për një shitje me
vlerë 100,000 lekë. Subjekti abc është në person i tatueshëm në tvsh dhe tatim fitimi.
Subjekti nuk ka shkelje të mëparshme të këtij lloji gjatë vitit kalendarik të mëparshëm.
Subjekti ka xhirot e mëposhtme
Muaji Xhiro
Maj 2021 4,680,000 lekë
Qershor 2021 3,800,000 lekë
Korrik 2021 4,400,000 lekë

You might also like