Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

TESTIMI PROVUES - TESTIMI SHTETËROR, viti 2023

UDHËZUES PËR ADMINISTRATORIN E TESTIT


Hyrje

Qëllimi kryesor i testimit shtetëror është që duke përdorur procedurat dhe instrumentet e
standardizuara, të sigurojë të dhëna objektive dhe të besueshme për realizimin e standardeve të
arritjeve të nxënësve në fushat dhe lëndët mësimore me një rëndësi të veçantë gjatë arsimit fillor. Të
dhënat e këtilla do të ofrojnë dëshmi për zhvillimin dhe avancimin (promovimin) e politikave arsimore
në RMV me qëllim të arritjes së standardeve moderne arsimore në botë.

Të dhënat e fituara nga testimi shtetëror do të përdoren si:

• Tregues për njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve në mësimin klasor dhe lëndor, në lëndë dhe
fusha të caktuara mësimore, në nivel shtetëror.

• Baza empirike për përmirësimin e cilësisë së arsimit, duke pasur parasysh që arritjet e nxënësve
janë treguesi më i rëndësishëm i cilësisë së arsimit.
• Njohuri mbi faktorët në prapavijë (brenda shkollës, familjes dhe bashkësisë lokale) që ndikojnë në
arritjet e nxënësve.

• Treguesit për nevojat e mësimdhënësve nga mësimi klasor si dhe lëndor për zhvillimin
profesional dhe përmirësimin e mësimit cilësorë në shkollë.

Të dhënat e marra nga testimi do të mblidhen dhe do të përdoren në nivel sistemor. Të dhënat
nga testimi shtetëror nuk mundet dhe nuk do të përdoren nga asnjë institucion ose autoritet
kompetent për të monitoruar arritjet e individëve, për të vlerësuar punën e mësuesve individual ose
për të krahasuar arritjet e shkollave individuale.

Testimi shtetëror është rregulluar me Ligjin për Arsimin Fillor dhe Qendra Shtetërore e Provimit është
përgjegjëse për zbatimin e tij. Sipas dispozitave ligjore, pjesëmarrja e nxënësve është e detyrueshme,
dhe drejtorët e shkollave janë të detyruar të sigurojnë të gjitha kushtet e nevojshme për organizimin
dhe realizimin e testimit.

Procesi i testimit shtetëror për secilën klasë zgjat tre vjet, përkatësisht:
- në vitin e parë përpunohet modeli i hulumtimit dhe para-testohen të gjitha instrumentet;
- mbledhja kryesore e të dhënave (testimi kryesor) bëhet në vitin e dytë;
- raportimi dhe shpërndarja e rezultateve bëhet në vitin e tretë, që do të thotë, pas testimit kryesor.

Testimi provues shtetëror(pilot testimi) do të realizohet më 4 dhe 5 Tetor të vitit 2023.


I. Informacione të përgjithshme për testimin provues

Si administrator i testimit Shtetëror, duhet të keni parasysh informacionet vijuese për të cilat do
t’ju informojë edhe koordinatori i shkollës.

- Testimi në të gjitha shkollat do të kryhet më 4 tetor v.2023 në lëndën mësimore: gjuhë amtare,
gjegjësisht lëndët mësimore: gjuhë Maqedonase dhe gjuhë Shqipe si dhe më 5 tetor të vitit
2023 për lëndën mësimore Matematikë (në gj. maqedonase dhe gj. shqipe) në periudhën nga ora
9 deri më orën 12 ose nga ora 13:30 gjer më 16:30 (varësisht nga ajo se në cilin turn vijojnë
mësimin nxënësit në shkollë). Nëse ka ndonjë ndryshim në datat e shënuara në këtë Udhëzues,
Qendra Shtetërore e Provimit do t'ju njoftojë me kohë.

- Testimi përfshin gjithsejtë 90 shkolla fillore, prej tyre 50 shkolla në gjuhën mësimore maqedonase
dhe 31 shkolla në gjuhën mësimore shqipe si dhe 9 shkolla ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën
maqedonase edhe në gjuhën shqipe. Në 90 shkollat e përzgjedhura do të testohen të gjitha
paralelet dhe nxënësit e klasës së gjashtë të cilët vitin e kaluar shkollor 2022/2023 kanë qenë në
klasë të pestë.
- Të gjithë nxënësit e shkollave të përzgjedhura do të testohen në lëndën mësimore: gjuhë amtare,
gjegjësisht Gjuhë maqedonase dhe Gjuhë shqipe. Në lëndën mësimore Matematikë do të testohen
gjithsej 45 shkolla edhe atë në gjuhën mësimore maqedonase - 26 , në gjuhën mësimore shqipe -18
shkolla dhe 1 shkollë ku mësimi zhvillohet në të dy gjuhët.
- Pyetjet dhe detyrat në testet përkatëse janë të hartuara sipas programit mësimorë me të cilin
mësojnë nxënësit e klasës së pestë.
- Korniza kohore për realizimin e testimit më 4 tetor (që do të realizohet në të 90 shkollat e
kampionit- mostrës) është:
- 10 min. - dhënia e instruksioneve(udhëzimeve) nxënësve për mënyrën se si të përgjigjen në
pyetjet dhe zgjidhjen e detyrave të testit të gjuhës amtare;
- 60 min. - zgjidhja e pjesës së parë të testit;
- 10 min. - pushim;
- 60 min. - zgjidhja e pjesës së dytë të testit;
- 10 min. – pushim;
- 40 min. - plotësimi i Pyetësorit për nxënësin.
- Korniza kohore për realizimin e testimit më 5 tetor ( do të realizohet vetëm në 45 shkollat e
kampionit) është:
- 10 min. - dhënia e instruksioneve nxënësve për mënyrën se si të përgjigjen në pyetjet dhe
zgjidhjen e detyrave të testit të matematikës;
- 45 min. - zgjidhja e pjesës së parë të testit;
- 10 min. - pushim;
- 45 min. - zgjidhja e pjesës së dytë të testit;
Tërë procesi duhet të zgjasë rreth 3 orë.
- Testimi është anonim. Në testet dhe pyetësorët do të ketë një etiketë me emrin e klasës dhe
numrin rendor të nxënësit përkatës në ditarin e shkollës. Gjatë testimit, gjithashtu, duhet të keni
kujdes që nxënësit përkatës t’ia jepni testin dhe pyetësorin e duhur.

II. AKTIVITETET PARA TESTIMIT

Me qëllim që para-testimi të zhvillohet në kohë dhe në mënyrë sa më cilësore, ju lutemi realizoni


aktivitetet e mëposhtme.

- Së paku dy ditë para testimit, koordinatori i shkollës do t’ju njoftojë se jeni përzgjedhur për
administratorë dhe do t’ua dorëzojë këtë Udhëzues. Në qoftë se keni çfarëdo lloj dilemash, ndajini
me koordinatorin i cili do t’ju ndihmojë në sqarimin e tyre.
- Nuk mund ta bëni punën e administratorit në qoftë se kampioni i testimit përfshin edhe nxënës të
cilëve u jepni ose u keni dhënë mësim.
- Koordinatori do të caktojë ambientet për realizimin e testimit. Ndihmojeni gjatë rregullimit të
ambienteve(klasave). Sipas numrit të nxënësve që testohen do ti përcaktoni edhe ambientet.
-
- . Në ambientet (Klasat) e testimit mund të ketë nxënës nga një paralele ose nxënës nga disa
paralele të vogla. Numri maksimal i nxënësve do të përcaktohet nga koordinatori dhe do të varet
nga kushtet hapësinore. Për çdo paralele në klasën ku ju administroni (ambient testimi) , ju do të
merrni një Formular të veçantë të të Dhënave të nxënësit, në të cilin ju do të plotësoni pjesën "Të
dhënat e pjesëmarrjes ", sipas udhëzimeve për plotësim që janë pjesë e formularit.

III. INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME PËR DITËN E TESTIMIT


- Në ditën e testimit duhet të jeni në shkollë së paku një orë para fillimit të testimit. Koordinatori do
t’ua tregojë ambientin në të cilin do të zhvilloni testimin. Kontrolloni ambientin(klasën) a janë
plotësuar të gjitha kushtet për sigurinë e nxënësve.
- Mbani edhe disa stilolapsa me ngjyrë të kaltër, në rast se u duhen nxënësve.
- Koordinatori do t’ju jep aq teste sa duhet të ketë maksimum nxënës në ambientin ku do ta realizoni
testimin. Në qoftë se të gjithë nxënësit janë të pranishëm, dhe keni vënë re gabime të mëdha
teknike në testin e ndonjë nxënësi, nga koordinatori kërkoni një test rezervë. Nëse shfrytëzoni test
rezervë, këtë, detyrimisht, duhet ta shkruani në Raportin e administratorit.
- Kur nxënësit të kenë ardhur në shkollë, vendosni nëpër ambientet dhe bankat përkatëse të
caktuara për testim. Secili nxënës duhet të ketë mjete personale për të shkruar (dy stilolapsa me
ngjyrë të kaltër plus laps dhe vizore për lëndën e Matematikës), sipas nevojës shishe me ujë ose
mjete të tjera të duhura personale. Mos u lejoni nxënësve të shkëmbejnë çfarëdo qoftë gjëra të
pajisjeve të tyre. Në qoftë se ndonjë nxënësi i duhet stilograf, mund t’i jepni një stilograf, të cilin do
ta dezinfektoni para dhe pas përdorimit nga ana e nxënësit.
- Testi përbëhet nga dy pjesë. Për gjuhë amtare duhen nga 60 minuta për të zgjidhur secilën pjesë të
testit, ndërsa për matematikë duhen nga 45 minuta për zgjidhjen e secilës pjesë të testit. Midis
zgjidhjes së pjesës parë dhe të dytë të testit, ju do t'u lejoni nxënësve të kenë një pushim prej 10
min. Në qoftë se ndonjë nga nxënësit ka nevojë të shkojë në tualet, thirreni administratorin rezervë
i cili do ta shoqërojë deri te dera e tualetit dhe do ta ndihmojë që të kthehet në ambientin e
testimit. Gjithashtu, pas përfundimit të testit dhe para se të fillojnë me plotësimin e Pyetësorit për
nxënësin, nxënësve do tu jepni 10 min. pushim. Gjatë kohës së pushimeve, lejoni nxënësit të
ngrihen dhe të lëvizin, mirëpo nuk guxojnë të largohen nga ambienti ose nga shkolla.
- Nxënësit të cilët do të mbarojnë më herët me zgjidhjen e testit ose plotësimin e pyetësorit , nuk
mund ta braktisin klasën para se të mbarojë plotësisht testimi.

IV. REALIZIMI I TESTIMIT


- Pasi të jenë vendosur nxënësit nëpër banka, do të kërkoni të nxjerrin pajisjet e duhura personale
(dy stilolapsa, ujë etj.). Në qoftë se ndonjë nxënës nuk ka dy stilolapsa, do t’i thoni se nuk është
problem të ketë një stilolaps dhe se duhet t’ju njoftojë në qoftë se ka ndonjë problem gjatë
shkrimit. Në qoftë se ndonjë nxënës nuk ka stilolaps, jepini një nga stilolapsat rezervë që keni me
vete.
- Në 2-3 minutat e para u thoni nxënësve disa informacione hyrëse për testimin Shtetëror. Sigurojini
ata se rezultatet e testimit nuk do të ndikojnë në suksesin e tyre në shkollë, por që duhet të
përpiqen dhe të mundohen maksimalisht e me kujdes t’i zgjidhin të gjitha detyrat, sa më mirë që
munden.
- Informoni nxënësit se pyetjet dhe tekstet si dhe detyrat nga matematika (nxënësit që testohen
edhe në lëndën e matematikës) janë mjaft interesante dhe zgjidhja e tyre do t’u paraqesë kënaqësi.
- Pas hyrjes, ua ndani testet dhe pyetësorët nxënësve. U thoni që të mos shkruajnë asgjë në ballinën
e testit (emër, mbiemër ose të ngjashme). U thoni që ta hapin testin në faqen e parë ku është
udhëzimi dhe me kujdes ta ndjekin tekstin, ndërsa ju ua lexoni me zë. Bëni pauzë pas shembujve të
dhënë dhe pyetni se a e kanë të qartë se si duhet t’i shkruajnë përgjigjet e tyre. Pasi ua keni lexuar
udhëzimin, u tregoni nxënësve që kanë kohë prej 60 minutash për zgjidhjen e pjesës së parë të
testit nga gjuha amtare ( 45 min. për testin e matematikës), pas kësaj do t’u jepni një pushim prej
10 minutash. Pjesën e dytë të testit nxënësit mund ta fillojnë menjëherë pas pushimit. Nuk duhet
përsëri t’ua lexoni udhëzimin, vetëm duhet rikujtuar që me kujdes të lexojnë dhe të punojnë në
mënyrë të pavarur. Pesë minuta para mbarimit të periudhës prej 60 min., përkatësisht 45 minutash,
ua rikujtoni se duhet të mbarojnë me zgjidhjen e testit.
- Nëse koordinatori i shkollës mendon që është më mirë ai tua shpërndan nxënësve materialin për
testim, në fillim të testimit do të hyn në klasë dhe do ti shpërndan test-broshurat dhe pyetësorin
përkatës për secilin nxënës, gjithashtu në Formularin e Identifikimit të nxënësve do të evidenton
praninë / mungesën e nxënësve. Pas shpërndarjes së materialeve për testim, Ju do ta vazhdoni
punën me nxënësit sipas instruksioneve të dhëna në këtë Udhëzues.
- Po ashtu, ju tregoni nxënësve se në qoftë se përfundojnë testin më herët, duhet të qëndrojnë në
vendin e tyre dhe t’i verifikojnë përgjigjet e tyre. U thoni që të jenë të qetë derisa nxënësit tjerë
zgjidhin detyrat. Pas mbarimit edhe të pjesës së dytë të testit u jepni 10 minuta pushim e më pas
nxënësit duhet ta plotësojnë Pyetësorin për nxënësin.

Theksojini nxënësve që mund të shkruajnë vetëm me stilolaps të kaltër. Nuk lejohet përdorimi i
lapsit, vizores dhe gomës, përveçse në testin e matematikës nëse një detyrë kërkon që nxënësit të
vizatojnë ose të ngjyrosin diçka. Në qoftë se nxënësit gabojnë mund ta shlyejnë përgjigjen dhe të
shkruajnë përgjigje të re siç është sqaruar në Udhëzimet e testit.
- Gjatë zgjidhjes së testit, nxënësve mund tu sqaroni vetëm gjëra teknike lidhur me mënyrën e të
shkruarit të përgjigjes (si të ngjyrosin rrethin në detyrat me zgjidhje të shumëfishtë etj.) Nuk guxoni
që t’u ndihmoni gjatë përgjigjes në pyetjet e testit. Gjithmonë u thoni nxënësve që të mendojnë
dhe me kujdes të lexojnë pyetjet. Në asnjë mënyrë nuk guxoni të lejoni që teksa nxënësit përgjigjen
në pyetjet të inkuadrohet mësuesi i klasës ose nxënësit mes veti të bisedojnë për përgjigjet e
mundshme.
- Është rreptësishtë e ndaluar Ju të shkruani ose plotësoni përgjigjet e nxënësve në test.
- Kohën prej 60, përkatësisht 45 minutash filloni ta matni pasi që keni lexuar Udhëzimet në test dhe
pasi që u keni treguar nxënësve se mund të fillojnë të punojnë në mënyrë të pavarur. Kohën e
fillimit të testimit detyrimisht e shkruani në Raportin e administratorit.
- Para se të fillojnë me plotësimin e pyetësorit për nxënësin, lexoni me zë të lartë udhëzimet në fillim
të Pyetësorit. Gjatë plotësimit, ju lëvizni mes nxënësve për të kontrolluar se a shkruajnë përgjigjen
në vendin e duhur.
- Ndërsa nxënësit punojnë, plotësoni të gjitha informacionet të cilat kërkohen nga ju në Raportin e
administratorit. Në qoftë se nuk dini se sa nxënës mungojnë për shkak të sëmundjes ose për arsye
tjera, këtë informacion do ta merrni nga koordinatori dhe do ta shkruani pas testimit.
- Gjatë testimit nuk guxoni të braktisni ambientin e testimit, as të bisedoni me njerëz të tjerë. Ju
duhet me kujdes ta ndjekni (monitoroni) punën e nxënësve dhe të siguroni atmosferë të qetë dhe
të këndshme për punë. Në qoftë se keni nevojë të domosdoshme që të largoheni nga
ambienti(klasa)e testimit për disa minuta, detyrimisht thirreni administratorin rezervë që t’ju
zëvendësojë.
- Gjatë kohës së testimit mund t’ju vizitojë vëzhguesi i caktuar nga QSHP-ja. Vëzhguesit duhet t’i
lejoni lëvizje të papenguar nëpër ambient, aq herë sa mendon se ka nevojë. Vëzhguesi e mbikëqyr
testimin, mirëpo nuk guxon të inkuadrohet në proces, as të komunikojë me nxënësit.
- Në qoftë se ndonjë nxënës, për çfarëdo arsye shqetësohet gjatë testimit, përpiquni që ta qetësoni
dhe ndihmojeni që të vazhdojë me punë. Në qoftë se nuk ia dilni që ta qetësoni nxënësin dhe ai/ajo
këmbëngul që ta braktisë testimin, thirreni mësuesin e klasës të bisedojë me nxënësin. Sipas
reaksionit të nxënësit, bashkë me mësuesin e klasës do të vendosni se a mund të vazhdojë nxënësi
me testimin ose do ta lejoni ta braktisë ambientin. Në qoftë se testimi është ndërprerë për shkak të
shqetësimit të nxënësit, shkruajeni këtë në Raportin e administratorit.
- Pas përfundimit të testimit, grumbulloni të gjitha testet dhe pyetësorët dhe bashkë me
administratorët rezervë, koordinatorin e shkollës dhe mësuesin e klasës , kujdesuni që të gjithë
nxënësit ta braktisin në mënyrë të sigurt ambientin dhe shkollën.
- Në qoftë se në grupin e nxënësve tuaj ka nxënës me nevoja të veçanta, ju duhet të shkruani
shkurtesën NVA (nevoja të veçanta arsimore) në ballinën e testit si dhe numrin përkatës, sipas
numrit të shkruar më parë në Formularin e nxënësve Ketë do ta bëni pasi që nxënësi do t’ua kthejë
testin e plotësuar dhe pyetësorin. Kujdesuni që kjo të jetë sa më diskrete që nxënësi në asnjë
mënyrë të mos ndihet i diskriminuar në raport me nxënësit e tjerë. Testet e nxënësve me nevoja të
veçanta do të vlerësohen si dhe testet tjera, kurse shenja do të shfrytëzohet vetëm në qoftë se
është e nevojshme në mënyrë plotësuese analizë e veçantë e rezultateve të këtij grupi të nxënësve,
por jo edhe të rezultateve individuale.
- Të gjitha testet dhe pyetësorët (të plotësuar dhe të zbrazët), si dhe Raportin e plotësuar të
administratorit ia dorëzoni koordinatorit të shkollës.
- Para, gjatë dhe pas testimit nuk guxoni askujt t’i lejoni të ketë qasje në materialet për testim, pa
marrë parasysh se a janë të zbrazëta apo të plotësuara.

- Në qoftë se jeni caktuar si administrator i një nxënësi me nevoja të veçanta të cilit i duhet
ambient i veçantë për punë (me ose pa asistent) , vlejnë të njëjtat orientime të dhëna më lartë. As Ju,
as asistenti nuk guxoni me zë t’ia lexoni pyetjet dhe tekstet nxënësit, të ja tregoni përgjigjet ose të
shkruani në vend të nxënësit. Me përjashtim, shoqëruesi/asistenti mund ta ndihmojë nxënësin gjatë
leximit të pjesëve të caktuara (p.sh. nxënës me shikim të dëmtuar), mirëpo nuk guxon që t’i sqarojë se
çfarë kuptimi ka teksti dhe se si duhet të përgjigjet në pyetjet.

- Në qoftë se në shkollën tuaj nxënësit duhet të testohen edhe në lëndën e matematikës, atëherë
koordinatori i shkollës do ju informon për ditën dhe kohën e saktë se kur do të realizohet testimi i
nxënësve.

- Testimi do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtat kushte për të dyja lëndët (gjuhë
amtare dhe matematikë). I vetmi ndryshim është se nxënësit plotësojnë një Pyetësor për nxënësin
vetëm në ditën e testit të gjuhës amtare.

- Nga pranimi deri te dorëzimi i materialit për testim koordinatorit të shkollës, Ju jeni përgjegjës për
konfidencialitetin e tij.
- Me dorëzimin e të gjitha materialeve koordinatorit të shkollës, mbarojnë detyrimet tuaja si
administrator.

V. ADMINISTRATORI REZERVË
 Përveç administratorëve të cilët do të jenë në ambientet me nxënësit, koordinatori do të caktojë
edhe administratorë rezervë. Në qoftë se jeni administrator rezervë, do të duhet t’i përmbaheni
dhe të ndiqni të gjitha orientimet nga ky udhëzues. Në ditën e testimit mund të caktoheni edhe si
administrator i një grupi nxënësish në qoftë se administratori i përcaktuar paraprakisht mungon
ose është vonuar.
 Në qoftë se të gjithë administratorët janë të pranishëm, Ju do të qëndroni jashtë ambientit të
testimit, por mund të ndodh që ju të vazhdoni me realizimin e testimin në qoftë se, për çfarëdo
arsye, ndonjë prej administratorëve duhet ta braktisë testimin.
 Mund të zëvendësoni ndonjë administrator në qoftë se ka nevojë urgjente për t t'u larguar nga
ambienti (klasa) brenda pak minutash.
 Gjatë pushimit prej 10 minutash midis zgjidhjes së dy pjesëve të testit si dhe gjatë pushimit para
fillimit me plotësimin e pyetësorit, nxënësit mund ta braktisin ambientin në qoftë se kanë nevojë
për të shkuar në tualet. Ju duhet të kujdeseni që në atë periudhë të siguroni që nxënësi të kthehet
në ambientin përkatës.
 Së bashku me koordinatorin, administratorët e tjerë dhe mësimdhënësit klasorë të paraleleve që
testohen do të merrni pjesë në pranimin dhe përcjelljen e sigurt të nxënësve nga shkolla.
 Mund të përcaktoheni si administrator rezervë edhe në qoftë në kampionin e testimit
ka nxënës tuaj, mirëpo nuk mund të zëvendësoni administratorin i cili është në
ambientin ku testohen nxënës të paraleles tuaj.

Faleminderit që pranuat të jeni administrator dhe për kontributin tuaj


për realizim cilësor të Testimit Shtetëror!

You might also like