Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Forca e rëndesës

Forca e rëndesës mban planetet në orbita rreth diellit.


Forca e rëndesës (nga lat. gravitas që do të thotë rëndesë)(ang. gravitational force)
në fizikë është prirja apo dukuria e trupave qiellorë e tërheqjes së dyanshme.
Në mekanikën klasike ajo është shkaku i fuqisë tërheqëse së tokës, që Toka ushtron
mbi sendet. Ajo shkakton p.sh. që sende me masë të bien në tokë. Rëndesa përcakton
edhe orbitën e tokës dhe të planeteve të tjerë rreth Diellit, dhe ajo luan një rol të
rëndësishëm në kozmologji.
Rëndesa së bashku me bashkëveprimin elektromagnetik, bashkëveprimin e dobët
bërthamor dhe bashkëveprimin e fortë bërthamor është një nga katër ndërveprimet
themelore në natyrë. Rëndesa është më e dobëta ndër këta ndërveprime. Megjithatë
rëndesa është bashkëveprimi më domethënës në shkallë makroskopike (të madhe) dhe
përcakton lëvizjen e planetëve, yjeve, galaktikave madje edhe dritës.
Në Tokë, rëndesa u jep peshë trupave dhe rëndesa e Hënës shkakton baticat dhe
zbaticat në oqeane dhe dete. Graviteti ka edhe funksione të rëndësishme biologjike
duke ndihmuar në rritjen e pemëve sipas procesit të gravitropizmit si dhe ndikon në
qarkullimin e rrjedhësve në organizmat shumëqelizorë. Studime mbi efektet e
mungesës së peshës kanë treguar se rëndesa mund të luajë një rol në funksionimin
e sistemit imunitar dhe diferencimit të qelizave të trupit të njeriut.
Veprimi terheqes i Tokes quhet veprim gravitacional.Forca me te cilen toka i terheq te
gjithe trupat,quhet forca e rendeses(gravitacionit).Bashkeveprimi gravitacional ndermjet
trupave varet prej mases se tyre dhe largesise ndermjet tyre(Ligji i pare i Njutonit per
Gravitacionin)
Historia e teorisë së rëndesës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Natyra dhe mekanizmi i gravitetit kanë qenë objekt studimi për shumë studiues
në Lashtësi. Në Greqi, Aristoteli besonte se objektet binin drejt Tokës sepse Toka ishte
qëndra e Gjithësisë dhe tërhiqte të gjithë masën e Gjithësisë drejt saj. Ai gjithashtu
mendonte se shpejtësia e një objekti në rënie duhet të rritet me rritjen e peshës së tij,
një përfundim që më vonë u pa të ishte i pavërtetë. Ndërsa pikëpamja e Aristotelit
pranohej gjerësisht nëpër Greqinë e Lashtë, të tjerë si Plutarku parashikuan saktësisht
se tërheqja e rëndesës nuk ishte një dukuri unike për Tokën.
Megjithëse ai nuk e njihte rëndesën si forcë, filozofi i lashtë grek Arkimedi zbuloi
qendrën e rëndesës së një trekëndëshi. Ai gjithashtu postuloi se nëse dy pesha të
barabarta nuk kanë të njëjtën qëndër rëndese, qëndra e rëndesës së çiftit do të jetë në
mes të vijës që bashkon qëndrat e rëndesës.
Ligji i rëndesës sipas Njutonit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në 1684, Njutoni i dërgoi një dorëshkrim Edmond Halley-t të titulluar De motu corporum
in gyrum ("Mbi lëvizjen e trupave në një orbitë"), i cili dha një justifikim nga ana
pikëpamja fizike për ligjet e Keplerit për lëvizjen planetare. Halley u impresionua nga
dorëshkrimi dhe i kërkoi Njutonit që ta zgjeronte atë, dhe disa vite më vonë Njutoni botoi
një libër risi të quajtur Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica (Parimet
Matematikore të Filozofisë Natyrore). Në këtë libër, Njutoni e përshkroi rëndesën si një
forcë universale dhe pohoi se "forcat që i mbajnë planetët në rruzullin e tyre duhet të
jenë reciproke si katrorët e distancave të tyre nga qendrat rreth të cilave ata
rrotullohen". Kjo deklaratë u përmblodh më vonë me ligjin e mëposhtëm:

You might also like