Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Bullizmi

Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike, e cila ndodh masivisht në
të gjitha shtetet e botës, duke filluar me fëmijët që në bankat e para të
shkollës.

"Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një


shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet
dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësorë
gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo
bullizëm në shkollë" - shkruhet në raportin “Pas shifrave: "Fund dhunës në
shkolla dhe bullizmit” që ka publikuar UNESCO në janar 2019.

Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar


ishte 39.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat. Shifrat janë
më të larta te 11 vjecarët, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se
kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në një nga format e tij,
ndërsa te 13 vjeçarët ky raport është 20%. Te nxënësit e moshës 15 vjeç
prevalenca e të dhunuarve është 16.1%

Një studim i ndermarrë në Shqiperi me disa mijëra anketues nxënës ,


mësues dhe prindër në 141 shkolla publike, tregon se 1 në 5 nxënës nga
klasa e 4 deri ne klasën e 12 janë prekur nga bullizmi në shkollë .Gati
gjysma vuajnë nga bullizmi psikilogjik, 35% nga ai verbal dhe pjesa tjetër
nga ai fizik . Bullizmi është shumë i pranishëm ne klasat 5 dhe 11 brënda
ambjentit të klases në mungesë të mësuesit ne 40% të rasteve , oborrin e
shkollës në 40% të rasteve dhe në 20% të rasteve Në prani të
mësuesit.Vajzat pohojnë se janë më të buluara , djemtë janë ata që quhen
agresorë. Fenomeni i përhapur më shumë në shkollat urbane dhe më shumë
në shkollat private.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë


specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70
për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë
dukuri

You might also like