Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Kimi 8 Etleva Xhepi

Planifikimi i orës mësimore Data __________________

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Kimi Shkalla: 4 Klasa: VIII


Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Foto ose mjete reale të përdorimit në
Punë praktike: Eksperimenti dhe mjetet laboratorike laborator. Kërkohet që nxënësit të
parashikojnë përse përdoren ato.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyçe:
Nxënësi:
 liston mjete të ndryshme mësimore.  eksperiment;

 përshkruan veçoritë dhe funksionet e tyre


 pajisje laboratorike.
 argumenton mbi rëndësinë e zhvillimit të
eksperimentit.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
 Foto të mjeteve të ndryshme laboratorike  Gjuhët dhe komunikimi;
 Video –projektor  Shkenca shoqërore
 Pajisje laboratori  Fizika;
 Gjeografia.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Parashikim me terma paraprakë, Organizues grafik

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Parashikim me termat paraprakë

 Meqë është puna e parë praktike, prezantohen në videoprojektor foto të pajisjeve laboratorike.
 Nxënësit pas çdo fotoje japin emrin dhe tregojnë se përse shërben pajisja përkatëse.
 Për pajisjet që kanë dhe mbi tavolinë, mjeti do të tregohet edhe praktikisht.

Ndërtimi i njohurive të reja: Organizues grafik


 Nxiten nxënësit të flasin për mjetet laboratorike, meqenëse në bazë të çdo pune praktike është
eksperimenti.
 Me anë të një organizuesi grafik u tregohet nxënësve se cilat janë kushtet që duhet të plotësohen për
të zhvilluar një eksperiment.
Mjetet matëse Mjetet laboratorike

Eksperimenti mund të realizohet nëse:

Informacioni teorik Të njohin rregullat


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Parashikimi me terma paraprakë

 Synohet që në këtë fazë të ngacmohet imagjinata e nxënësve në lidhje me temën që realizuam.

 Realizohet në këtë moment teknika e parashikimit me terma paraprakë.

 Nxënësve u jepen disa fjalë dhe kërkohet prej tyre t’i lidhin këto fjalë në një tregim apo shkrim të
shkurtër.

 Fjalët që do të jepen:

 Eksperiment

 Flakë

 Fillestar

 Njoh

 Nxënësve u lihet koha e domosdoshme për të përgatitur shkrimin dhe më pas lexohen disa nga
punimet me të mira.

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës
mësimore.

Niveli II:
 liston mjete të ndryshme mësimore;

Niveli III:
 përshkruan veçoritë dhe funksionet e tyre;

Niveli IV:
 argumenton mbi rëndësinë e zhvillimit të eksperimentit.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Sipas nivelit të nxënësve.

You might also like