Professional Documents
Culture Documents
Kushtetuse
Kushtetuse
Detyre kursi
Tirane , 2020
E drejta e individeve per t’iu drejtuar Gjykates Kushtetuese
Kështu, kërkesa individuale nuk mund të paraqitet para Gjykatës Kushtetuese për mbrojtjen e të
drejtave të tjera themelore sepse ato individi i mbron drejtpërdrejtë në gjykatë., Kushtetuta e vitit
1998 bëri një ngushtim të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mundësinë e
vënies në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese nga ana e individit. Gjatë diskutimeve për hartimin e
Kushtetutës së viti 1998 u analizua çështja nëse kjo do të thoshte kufizim të individit dhe u
arsyetua që rregullimi i propozuar ishte një ‘sitë’ që i bëhej çështjeve që mund të paraqiteshin
nga individi në Gjykatën Kushtetuese dhe një çështje ndarjeje juridiksionesh mes gjyqësorit dhe
Gjykatës Kushtetuese. Në këto diskutime u mbajt qëndrimi i qartë që:
”gjykohet në Gjykatën Kushtetuese vetëm pasi përfundon komplet procesi i zakonshëm gjyqësor
në shkallë të parë, shkallë të dytë dhe në shkallë të tretë. Vetëm atëherë Gjykata Kushtetuese
mund të futet në lojë ose të investohet. Gjykata Kushtetuese nuk i hyn fare gjykimit të një
çështjeje, por shqyrton nëse procesi i gjykimit i është përmbajtur një procesi të rregullt gjyqësor.
Për të gjitha të drejtat kushtetuese individi mund të kërkojë mbrojtje nga gjykatat në vend, të
cilat duhet t’i sigurojnë atij një proces të rregullt gjyqësor.”1
Kjo do të thotë që individi në Republikën e Shqipërisë nuk mund t’i drejtohet GjK për mbrojtjen
e të drejtave apo lirive të tjera themelore të tij, përveçse se për mbrojtjen e njërës prej tyre, saj
për një proces të rregullt ligjor. Sidomos nëse cenimi vjen prej një akti ligjor apo nënligjor. Kjo
është konsideruar edhe si një kufizim që Kushtetuta i bën garantimit të të drejtave të tjera
themelore.2
Edhe pse i parë si i tillë, ka autorë të cilët e konsiderojnë këtë ‘defekt’ të Kushtetutës si të
kompensuar në një farë mënyre me të drejtën që Kushtetuta i njeh Avokatit të Popullit si
‘mbrojtësi i të drejta, lirive apo interesave të ligjshme të individit nga veprimet apo mosveprimet
e paligjshme të organeve administratës publike’, ose edhe përmes mundësisë së kontrollit
incidental të gjyqtarit, ndërkohë që nuk duhet harruar që në këtë rast të fundit, sipas Kushtetutës
(Neni 145), mund të kërkojnë adresimin e kushtetutshmërisë së një ligji, pra edhe për rastet kur
një ligj cenon një të drejtë apo liri themelore, por jo në raste të tjera. Pra, edhe këto mundësi që
mund të konsiderohen si mundësi ‘komplementare’ janë me kufizimet e veta. Kërkesa
1
Prezenca e OSBE–së në Shqipëri, Debati Kushtetues, Pjesa I, Shtëpia Botuese P.S.H., Tiranë, 2006
2
Zaganjori Xh, Demokracia dhe Shteti i së Drejtës, Shtëpia Botuese Luarasi, Tiranë, 2002
individuale ka kështu karakter subsidiar. Ajo paraqitet në GJK pasi shterohen të gjitha rrugët e
tjera të ankimit gjyqësor dhe administrativ.
Madje, pretendimi për shkelje të së drejtës për një proces të rregullt duhet të jetë konkret dhe jo i
supozuar dhe kërkesa të plotësojë edhe elementët e tjerë të kërkuar për paraqitje të kërkesave në
GJK si p.sh. ajo të paraqitet jo më vonë se dy vjet nga konstatimi i shkeljes apo data e njoftimit
të vendimit të organit përkatës, të jetë në gjuhën shqipe, e qartë dhe e kuptueshme. Statistikat
flasin për një shtim të numrit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si rrjedhojë e kërkesave
individuale: për shembull në vitin 2010 nga 38 vendime gjithsej të seancës 14 prej tyre, pra
36.8% e tyre kanë qenë kërkesa individuale.
Procesi i rregullt ligjor është një ndër parimet themelore të së drejtës dhe një ndër të drejtat dhe
liritë themelore të njeriut sipas Kushtetutës. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e drejta
për një proces të rregullt ligjor parashikohet shprehimisht në nenin 42 si një e drejtë dhe liri
themelore e individëve, i cili parashikon:
1. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një
proces të rregullt ligjor.
2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose
në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda
një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.3
Kushtetuta, siç u përmend edhe më lart, i referohet kësaj të drejte edhe në nenin 131, germa “f”,
duke i mundësuar individëve edhe një mekanizëm ligjor më shumë të rëndësishëm mbrojtje të
kësaj të drejte themelore, siç është ai i paraqitjes së kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese.
Neni 131 përcakton që Gjykata Kushtetuse pranon kërkesat individuale dhe i shqyrton ato vetëm
për pretendimet për shkelje të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor. Kjo nuk do
të thotë që njihet actio popularis në drejtësinë kushtetuese, sepse Kushtetuta qartë parashikon të
drejtën e individit për të vënë në lëvizje GJK.
Gjykata Kushtetuse ka theksuar se në kuptim të Kushtetutës, nenit 134 të saj, legjitimi i individit
kushtëzohet nga interesi i tij, si bartës i të drejtave dhe lirive themelore. N. 16/2 i Kushtetutës
parashikon se edhe personat juridikë mund të jenë bartës të të drejtave e lirive themelore, për aq
sa këto të drejta përputhen me qëllimet e përgjithshme të këtyre personave dhe me thelbin e vetë
të drejtave e lirive themelore.
Nisur nga ky parashikim i Kushtetutës, në Vendimin e saj nr. 39/2003127 ka theksuar se:
Personat juridikë të së drejtës private, janë përfitues të këtyre të drejtave e lirive dhe si të tillë,
mund ta venë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për pretendime për proces jo të rregullt, sipas
nenit 42 e 131/f të Kushtetutës. Këtë të drejtë e gëzojnë edhe partitë politike e organizatat e tjera
3
Neni 42 I Kushtetutes se Republikes se Shqiperise
që kanë qëllim të mbrojnë liri e të drejta të veçanta të individëve si p.sh., të drejtën e zgjedhjes e
lirinë e besimit.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuse ka mbajtur një qëndrim paksa më ndryshe në lidhje me legjitimin
e personave juridikë publikë për të vënë në lëvizje Gjykaten Kushtetuse për mbrojtjen e të drejtës
për një proces të rregullt ligjor, duke konsideruar si themelin e kësaj të drejte mbrojtjen e sferës
private të individit nga shteti. Kështu, në të njëjtin vendim, Gjykata Kushtetuse theksoi se:
Çështja ndryshon për sa i përket personave juridikë publikë. Ata ushtrojnë funksione shtetërore e
marrin vendime pa qenë bartës të të drejtave e lirive themelore. Rregullimet e aktet që nxjerrin
këto organe nuk mund të bëhen objekt i të drejtave themelore nga vetë ata sepse mungon lidhja e
tyre me qenien njerëzore. Qëllimi themelor i të drejtave e lirive është mbrojtja e sferës private të
individit nga shteti, prandaj organizmat e vetë shtetit nuk mund të bëhen subjekte të të drejtave
dhe lirive themelore gjatë kryerjes së detyrave shtetërore.
Duke mbajtur këtë qëndrim, Gjykata Kushtetuese nuk e ka lidhur domosdoshmërisht ushtrimin e
kërkesës për të vënë në lëvizje GjK sipas Nenit 131/f me natyrën e personit juridik, publik apo
privat, por me natyrën e pretendimit që i parashtrohet GjK. Ky pretendim duhet të jetë i lidhur
ngushtë me cenimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor që i është bërë personit juridik
drejtpërdrejtë (pasi të jenë shteruar mjetet e tjera ligjore). Kështu në Vendimin Nr. 39/2003 GjK
rrëzoi kërkesën e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Prefekturës së Qarkut
Tiranë për vënien në lëvizje të GJK për cenimin e një procesi të rregullt ligjor për shkak se ky
Komision pretendonte rishikimin e një gjykimi të Gjykatës së Lartë mbi një vendim të
Komisionit të Kthimit të Pronave të Bashkisë (KKPB), pretendim që për nga natyra nuk lidhej
me cenimin e të drejtës për një proces të rregullt ndaj vetë komisionit, por me veprimtarinë
vendimmarrëse të KKPB për kthimin e pronave ish-pronarëve. Në një rast të tillë, pra kur nuk
paraqitet ndonjë pretendim i lidhur me procesin e rregullt ligjor, kërkesa e komisionit, subjekt
juridik publik, rrëzohet për mungesë legjitimimi.
Elementë të procesit të rregullt ligjor
Elementët përbërës të së drejtës për një proces themelor të zhvilluara nga Gjykata Kushtetuese
kanë qenë të ndryshme, edhe pse nuk mund të thuhet se ato janë shteruar prej saj. Këto elementë
janë zhvilluar rast pas rasti, në reflektim të kërkesave të paraqitura nga individët, dhe përfshijnë
të tilla si aksesi në gjykim, gjykim nga një gjykatë e caktuar me ligj, e pavarur, e paanshme,
kohëzgjatje e arsyeshme e gjykimit, drejta e ankimit, e drejta për t’u mbrojtur, e drejta për të
marrë pjesë vetë në gjykim, barazia e armëve, ekzekutimi i vendimit, arsyetimi i vendimit, etj.
Aksesi në gjykim:
Aksesi në gjykim është konsideruar si element thelbësor i të drejtës për një proces të rregullt
ligjor. Shteti i së drejtës nuk mund të konceptohet pa u njohur individëve të drejtën dhe
mundësinë për t’iu drejtuar gjykatës. Neni 42 i Kushtetutës parashikon shprehimisht të drejtën e
kujtdo për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të tij kushtetuese dhe ligjore, ose në rastin
e akuzave të ngritura kundër tij, e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm
nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj. Kjo e drejtë është e lidhur ngushtë
gjithashtu me N. 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kështu së pari kjo e drejtë
nënkupton të drejtën e kujtdo për të ngritur padi në gjykatë. Kjo e drejtë, gjithsesi nënkupton jo
vetëm të drejtën e individit për t’iu drejtuar gjykatës, por edhe detyrimin e shtetit që t’ia
garantojë atij këtë mundësi.4
Prezumimi i pafajësisë
Kushtetuta parashikon në nenin 30 të saj se “[k]ushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është
provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”. Prezumimi i pafajësisë paraqitet kështu
si një parashikim shprehimisht kushtetues, që në të njëjtën kohë është edhe një nga elementët
përbërës të procesit të rregullt ligjor Parimi i prezumimit të pafajësisë do të thotë së pari që
gjykimi të jetë i paanshëm dhe të mos jetë i tillë që të fillojë procesi i gjykimit me bindjen se i
pandehuri ka kryer krimin për të cilin akuzohet, por edhe se barra e provës i takon palës
akuzuese dhe se çdo dyshim duhet të shkojë në favor të të pandehurit si dhe se gjykata duhet ta
mbështesë vendimin në prova direkte dhe indirekte që duhet të provohen nga akuza.
E drejta për t’u mbrojtur
Një element thelbësor i të drejtës për një proces të rregullt është edhe e drejta për t’u mbrojtur.
Kjo e drejtë shfaqet në dimensione të ndryshme, si për shembull e drejta për t’u njoftuar në lidhje
4
Shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 17.04.2003; nr. 9, datë 02.04.2003; nr. 17, datë 18.07.2008; nr. 5, datë 06.03.2009, nr. 18,
datë 08.07.2009 në http://www.gjk.gov.al/
me çështjen, apo njohur me materialet e çështjes në gjykim, për t’u mbrojtur, për t’u mbrojtur
nga avokati, etj
Perfundimet :
5
Shih, për shembull, nenin 19 të Kodit të Procedurës Civile
6
Vendimin nr. 33/2005,180 Gjykates Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Shqiperise për interpretimin e
Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Ajo siguron funksionalitetin e
institucioneve të vendit në pajtim me Kushtetutën dhe garanton mbrojtjen e të drejtave dhe të
lirive individuale të garantuara me Kushtetutë.
Dhe fare thjeshtje mund ta cilesojme si nje nga institucionet me serioze ne procesin e
vendimmarrjes,nisur dhe nga pushteti dhe roli i saj.
Biblografia:
-Wikipedia
-Prezenca e OSBE–së në Shqipëri, Debati Kushtetues, Pjesa I, Shtëpia Botuese P.S.H., Tiranë,
2006
-Zaganjori Xh, Demokracia dhe Shteti i së Drejtës, Shtëpia Botuese Luarasi, Tiranë, 2002