Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

Përsëritje

1. Modifikuesit e aksesit
• public
• protected
• private
• static
• final
• abstract
2. Fjalët kyçe this, super
3. Metodat get/set
4. Metodat overloaded dhe metodat overridden
5. Trashegimia

USHTRIME

Ushtrim 1.
Ndërtoni një klasë me emër Drejtkendesh që përfaqëson një zonë dy-dimensionale. Kjo klase duhet të
përmbajë:

public Drejtkendesh (int x, int y, int gjer, int gjat)


Ndërton një drejtkëndësh që e ka kulmin e sipërm-majtas në koordinatat x, y, dhe me përmasa sa gjer
dhe gjat.

public Drejtkendesh (Point p, int gjer, int gjat)


Ndërton një drejtkëndësh që e ka kulmin e sipërm-majtas në pikën p, dhe me përmasa sa gjer dhe gjat.

Metodat e klasës Drejtkëndësh janë:


public int getGjer()
public int getGjat()
public boolean permban (int x, int y)
Kthen true nëse pika me koordinata x, y ndodhet brenda drejtkëndëshit.
public boolean permban (Point p)
Kthen true nëse pika p ndodhet brenda drejtkëndëshit.
public String toString()
Kthen nje paraqitje në formë stringe të drejtkëndëshit, në formën p.sh. “Drejtkëndëshi [x=1, y=2,
gjerësia=3, gjatësia=6]”.

Point është një klasë që duhet ta ndërtoni ju që përmban dy fusha që përcaktojnë pozicionin e një pike
në planin koordinativ.
• public int getX()
• public int getY()
Ndërtoni një aplikacion që teston klasën Drejtkendesh.
Do të ndërtojme 3 klasa:
- Point
- Drejtkendesh
- Test

Në secilën prej tyre do të përcaktojmë:


- Variablat instance
- Metodat set/get
- Metodat e kërkuara

Ushtrimi 2
Implementoni metodat e mëposhtme që japin të kundërtin e një vektori ose një ArrayList me String
public static void reverse( String [ ] arr )
public static void reverse( ArrayList<String> arr )

Ushtrimi 3.
Implementoni metodat e mëposhtme që kthejnë minimumin e një grupi elementësh të kaluar si
parametër.
public static int min( int [ ] arr )
public static int min( int [ ][ ] arr )
public static String min( String [ ] arr )
public static String min( ArrayList arr )

Ushtrimi 4.
Implementoni metodat e mëposhtme hasDublicates, që kthejnë true nëse ka elemente të dublikuar në
grupin e elementëve të specifikuar.
public static boolean hasDuplicates( int [ ] arr )
public static boolean hasDuplicates( int [ ][ ] arr )
public static boolean hasDuplicates( String [ ] arr )
public static boolean hasDuplicates( ArrayList arr )

Ushtrimi 5.
Duke përdorur metodën toLowerString të String, implementoni metodat getLowerCase dhe
makeLowerCase. getLowerCase kthen një koleksion Stringash, kurse makeLowerCase modifikon
koleksionin ekzistues.
public static String [ ] getLowerCase( String [ ] arr )
public static void makeLowerCase( String [ ] arr )
public static ArrayList getLowerCase( ArrayList arr )
public static void makeLowerCase( ArrayList arr )

Ushtrim 6.
Implementoni metodën startsWith që kthen një ArrayList që përmban gjithë String-at në arr që fillojnë
me karakterin ch.
public ArrayList startsWith( String [ ] arr, char ch )

You might also like