Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

MODELI I PROGRAMIT MËSIMOR TË LËNDËS (SYLLABUSI)

Lënda: Kujdesi infermieror në lidhje me shëndetin mental dhe Psikiatri


Fakulteti: Infermieri
Drejtimi: Infermieri e përgjithshme
Niveli: Bachelor
Forma e ofrimit të Lënda mbahet:
lëndës : - më prezencë në klasë për mësimin teorik dhe me prezencë në institucionin
shendetësor për pjesën praktike të mësimit.
Diskutimi i temave dhe konsultave online bëhet në mënyrë sinkrone

Statusi: E detyrueshme
Semestri: VI
Fondi i orëve: 2 (ligjërata) +2 (ushtrime)
ECTS: 9
Viti akademik: 2023/2024
Mësimdhënësi: Dr. Doruntina Shehu
Asistenti:
Orët e studentëve:
Konsultat Konsultat mbahen ne klase pas perfundimit te ligjeratave.

Kontakte: Profesori:doruntina.1shehu@universitetiaab.com

Asistenti: Driton.sadiku@universitetiaab.com

QËLLIMI I LËNDËS

Lëndë ka për qëllim ofrimin e njohurive studentëve për teoritë që lidhen me çrregullimet e
zakonshme psikiatrike dhe nevojat specifike të personave me çrregullime psikike.

Në mënyrë specifike lënda synon:


- Të aftësoj studentin në aspektin e njohjes së trajtimeve të ndryshme të cilat janë në
dispozicion për personat me çrregullime psikike
- Të jenë të aftë të reflektojnë në çështjet etike si: përputhshmëria e pacientit me trajtimin,
pëlqimin e informuar, shtrimi i menjëhershëm në spital
- Të njohin shërbimet sociale dhe shëndetësore që janë në dispozicion për personat me
çrregullime psikike dhe për ata të cilët kanë vështirësi në të mësuar.
- Të demonstrojë aftësitë e duhura të komunikimit dhe kujdesit profesional.

JAVËT TEMA
P R O G R A M I

I Përmbledhje të historisë së psikiatrisë dhe evolucioni i asistencës


infermieristike psikiatrike.
II Psikopatologjia dhe Kujdesi Infermieror

III Çrregullimi i ankthit,ataku i panikut, fobitë

IV Skizofrenia dhe kujdesi infermieror tek personat me skizofreni


V Çrregullimet afektive – kujdesi infermieror
VI Çrregullimet e personalitetit dhe kujdesi infermieror
VII Çrregullimet somatoforme, dhe kujdesi infermieror
VIII Semundjet e varëisë dhe kujdesi ndaj tyre
IX Roli i infermierëve në parandalimin e sëmundjeve Promocioni i
shëndetit
X Organizimi dhe funksionimi i Qendrës së Shëndetit Mendor dhe
strukturat e ndërmjetme.
XI Roli i asistences infermierore tek pacintet me tek personat qe vuajne nga
Fuga ,Poriomania, Bredhja
XII Stresi ne punë dhe mbrojtja, Çrregullimi obsesivo-kompulsiv dhe kujdesi
Infermieror
XIII Crregullimet e humorit dhe të personalitetit, çrregullimet e të
ushqyerit.Konceptet e urgjencës/emergjencës në psikiatri.
XIV Kujdesi mendor te personat me prapambetje mendore
XV Roli i infermierëve në parandalimin e sëmundjeve Promocioni i shëndetit

REZULTATET E TË NXËNIT – NJOHURITË, SHKATHTËSIT DHE KOMPETENCAT

Pas përfundimit të kursit studenti pritet të dijë, kuptoj ose të jetë në gjendje të demonstroj:

Njohuri:
- Të definojë nocionet dhe konceptet themolore që kanë të bëjnë me shëndetin mendor
- Të klasifikojë dhe krahasojë dallimet në mes të çrregullimeve psikike dhe vështirësive në të
mësuar
- Të jetë në gjendje të analizojë çrregullimet më të zakonshme psikike
- Të vlerësojë simptomat fizike dhe të sjelljeve të çrregullimeve më të zakonshme psikike
- Të gjykojë llojet e trajtimeve të bazuara në dëshmi të cilat janë në dispozicion për personat
me çrregullime psikike

Shkathtësi:
- Aftësi për të vlerësuar llojet e trajtimeve dhe diskutojë për llojet e ndryshme të vështirësive në
të mësuar duke përfshirë edhe efektet kognitive dhe të sjelljes
- Demonstrojnë ndërgjegjësimin e efekteve të mundshme të personave me çrregullime psikike,
që mund të ndikojnë në familje dhe komunitet.
- Janë në gjendje të shqyrtojnë qëndrimet negative ndaj personave me çrregullime psikike dhe
vështirësi në të mësuar
- Janë në gjendje të komunikojnë në mënyrë efektive me komunitetin profesional,pacientin dhe
familjaret ne lidhje me çrregullimet psikike

Kompetenca:
- Dëshmojnë kompetencë në intervenimet infermierore të cilat përdoren tek pacientët me
çrregullime psikike dhe vështirësi në të mesuar
- Janë në gjendje të përdorin njohuritë e fituara në në ofrimin e kujdesit infermieror varësisht
prej intervenimeve të cilat përdoren në çrregullimet psikike dhe vështirësitë në të mësuar
- Janë në gjendje të ofrojnë mbështetje sociale dhe shëndetësore për personat me vështirësi në
të mësuar, dhe sipas rastit, familjarëve të tyre
- Aftësi e mirë komunikimi duke ofruar edukim shëndetësorë për pacientët dhe familjarët e tij
per çrregullimet psikike
- Janë në gjendje të njohin karakteristikat, mëryta e trajtimit dhe të bëjnë dallimin në mes të
sëmundjeve psikike dhe vështirësive në të mësuar

LITERATURA
Literatura themelore:
World Health Organisation Regional Office for Europe Copenhagan, Health 21: The health for all
policy frameëork for the WHO European Region, 1999
Robert J. Waldinger
Psikiatria për student të mjekësisë
Literatura plotësuese:
Hunt R. Introduction to community based nursing, Philadelphia: Lippincott Ëilliams
Ëilkins:2008
Kaplan and Sadock, Comprehensive
Textbook of Psychiatry /VI.

Literatura e Preferuar:
Maurer FA, Smith CM. Community/public health nursing practice: health for families and
populations. St Louis: Elsevier/Saunders; 2008

 Stuart Gw, Laraia MT. Principles in Practice of Psychiatric Nursing. London, Philadelphia:
Mosby; 2001
 Waugh A, Grant A. Ross and Wilson anatomy and physiology in health and illness. 10th ed.
Edinburgh: Churchill Livingstone; 2006
 Robert J. Waldinger; Psikiatria për student të mjekësisë
 Stuart GË, Laraia MT. Principles in Practice of Psychiatric Nursing. London,
Philadelphia: Mosby; 2001
 G Joyce H. Lewinson ; Substance Abuse; Hunt R. Introduction to community based nursing,
Philadelphia: Lippincott Williams Wilkins:2008
 Graham R. Physiological Psychology. Wadsworth Publishing Company: Belmont,
 California. 1990.
 McHugh P. Striving for coherence: psychiatry’s efforts over classification. Journal of the
 American Medical Association 2005; 293:2526-2528.
 O’Reardon J, Solvason B, Janicak P, Sampson S, Isenberg K, Nahas Z, McDonald W,
 Avery D, Fitzgerald P, Loo C, Demitrack M, George M, Sackeim H. Efficacy and safety
 of transcranial magnetic stimulation in the acute treatment of major depression: a multisite
randomized controlled trial. Biological Psychiatry 2007; 62:1208-1216.
 Pridmore S, Bruno R, Turnier-Shea Y, Reid P, Rybak M. Comparison of unlimited
 numbers of rapid transcranial magnetic stimulation (rTMS) and ECT treatment sessions
 in major depressive episode. International Journal of Neuropsychopharmacology 2000;
 Kaplan and Robert J. Waldinger ;Psikiatria për student të mjekësisë

METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES
- Ligjërata - Në ligjëratat mbahen në klasë në bazë të orarit të publikuar në web faqe, https://aab-
edu.net/orari/ . Inkurajoheni të jeni sa më aktiv dhe të përfshirë në të gjitha detyrat që realizohen
në klasë. Pjesëmarrja juaj vlerësohet dhe është pjesë e notës së përgjithshme.
- Punim seminarik – Punimi i seminarit duhet të jetë i karakterit hulumtues dhe duhet të
përmbajë elementet përbërëse të një hulumtimi. Kjo mund të realizohet në formë si hulumtim
rasti, analizë e literaturës specifike, projekt.
- Praktika klinike- praktika klinike do te mbahet ne kujdesin dytësor dhe tretësor, specifikisht
ne kliniken e psikiatrise, e cila do te realizohet çdo javë dhe do të monitorohet nga ana e
mentorëve klinikë.

FORMAT E VLERËSIMIT
Të gjitha format e vlerësimit janë të përshtatura për të vlerësuar arritshmërit tuaja të rezultateve të
nxënit të specifikuara më lartë dhe bazohen në Rregulloren për Studimet në Nivelin BA e cila
gjendet ne linkun https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2020/01/Rregullorja-per-studime.pdf

- Provimi Final 70%– Provimi final mbahet në përfundim të semestrit në bazë të orarit të
publikuar në web faqen e kolegjit në linkun https://aab-edu.net/shkarko-provimet/. Provimi
përbëhet nga 20 pyetje të llojeve të ndryshëm, të cilat mbulojnë të gjitha temat dhe
problematikat e diskutuara gjatë tërë semestrit. Pyetje të mbyllura, ta hapura, pyetje me
zgjedhje, etj . Rezultatet e provimit do të publikohen në sistemin https://profesor.aab-
edu.net/Exam/

-Punimi seminarik 20% - Punimi dhe prezentimi i punimit seminarik sipas planifikimit.

-Vijueshmeria 10 %
-
Format e vlerësimit Përqindja Përqindja totale Nota përfundimtare
Punim seminarik 20 % <50% Nuk kalon
Vijueshmeria 10%

Provimi përfundimtar 70% 51-60% 6


61-70% 7
71-80% 8
81-90% 9
91-100% 10

POLITIKAT AKADEMIKE

Pjesëmarrja në ligjërata është obligative. Mos përcjellja e ligjëratave për më shumë se 30% të
orëve ju pamundëson daljen në provim dhe obligoheni që ta përsërisni kursit në vitin vijues
akademik. Duhet të respektohen afatet kohore për dorëzimin e detyrave.
Në realizmin e punëve semiarike dhe projekteve hulumtuese duhet të respektohet kodi i etikës për
kërkim shkencorë https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2021/03/KODI-I-ETIKES-ne-
kerkimin- shkencor.pdf
Citimi i burimeve duhet të bëhet sipas Udhëzues për Referenca Akademike dhe për Shkrimin e
Bibliografisë https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2021/03/3.-Citimi-i-Referencave-dhe-
Burimeve-te-ndryshme.pdf
Gjatë organizimit të vlerësimeve të ndryshme duhet të respektohen rregullat e mbajtjes së
provimeve sipas rregullores së studimeve
https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2020/01/Rregullorja-per-studime.pdf
- Respektimi i orarit dhe rregulloreve institucionale.
-Të marrin pjesë në mënyrë aktive në ligjërata përmes pytjeve, debateve dhe formave tjera të
veprimit interaktiv.
-Mospërdorimi i telefonave celularë brenda auditorit.
Çdo shkelje e cila vlerësohet si e tillë nga ana e profesorit apo me raportim nga ndonjëri studentë
do
të trajtohet sipas rregullores disiplinore të Kolegjit AAB

You might also like