Bisedë Letrare - Intervista

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

BISEDË LETRARE

Emër/Mbiemër:Denisa Marku

Pranoi:Valdete Kameri

Lënda:Gjuhë Shqipe

Klasa:7b

Llojì:Tekst joletrar (Intervistë)

Skeda

Përmbajtja e intervistës: Mbi standardin e gjuhës shqipe ka zhurmë të


pandershme

– Të flasim pak për debatin mbi standardin e gjuhës shqipe. A duhet rishikuar njëjësimi i
1972-shit?
– Është vështirë që brenda kushtëzimit të një interviste të flitet për ndoshta çështjen më të ndërlikuar
të kohës. Gjuha është prodhimi më befasues i njeriut. Cilësorët: “e hyjnueshme, misterioze”, mund të
duken të tepruar në fillim për të, më pas do të jenë të pamjaftueshëm. Gjuha është më tepër se kaq.
Ajo është një pakt i vështirë. Më i vështiri pakt që njerëzit kanë lidhur mes tyre. Me anë të saj njeriu
shpalos atë që duket e pamundur: të fshehtën e pafundme të vet. Si e tillë, ajo vetë, gjuha, çështja e
saj, meritojnë të gjithë seriozitetin tonë.

Pikërisht ky seriozitet mungon në Shqipëri. Në asnjë vend të Europës nuk sulmohet aq mizorisht, aq
shëmtueshëm gjuha, pakti themeltar i një kombi. Në kohën kur Shqipëria, e lodhur pas komunizmit,
ka nevojë për të marrë veten, qindra mijëra fëmijëve shqiptarë u pështyhet mu në sy, mjeti kryesor
me anë të të cilit ata zbulojnë botën, dijet, të vërtetën. Pas spekulimit me fjalën “standard”, fjalë që
nuk është shqiptuar asnjëherë prej Kongresit të Drejtshkrimit, për gjuhën e sotme shqipe, përdoren
cilësimet: bunker, burg, prangosëse trush, torturuese fëmijësh, shtypëse dialektesh etj., etj. Ju mund
të pyesni, a ka ndonjë shkas për këtë ose së paku, a ka ndonjë vjegë (pretekst)? Mendoj se përgjigjja,
në këtë rast, duhet të jetë e prerë: përveç çështjeve të zakonshme që herë pas here u dalin gjuhëve
europiane, nga greqishtja e re te gjermanishtja, në gjuhën shqipe s’ka ndonjë gjë të veçantë që krijon
alarm.

Zhurma e pandershme është bazuar në disa të pavërteta, ndër të cilat vendin e parë e mban mashtrimi
se në komunizëm gegërishtja u ndalua. Komunizmi ka bërë aq mbrapështira, saqë nuk ka nevojë ť i
shtojmë një krim të paqenë. Përndryshe ka gjasë që kjo grykësi të shkojë në favor të tij, duke bërë të
pabesueshme të tjerat. Gegërishtja, pra, nuk u ndalua. Do të mjaftonte vetëm një shembull, ai i
Migjenit, shkrimtarit më të botuar, më të popullarizuar dhe më të studiuarit në të gjitha nivelet e
shkollave shqiptare, për të hedhur poshtë mashtrimin mbi të cilin është bazuar zhurma kryesore
kundër standardit. (Pa përmendur Ndre Mjedën ose përkthimet monumentale të Dantes, Virgjilit,
Homerit, tekste bazë për leximet universitare, shumica në gegërisht).

– Çfarë mund të jetë shkaku i zhurmës që bëhet?


– Shkaku i një marrëzie s’është gjë fort e lehtë për ťu gjetur. Së pari, nuk ka marrëveshje për termat.
Kjo vjen kryesisht ngaqë një pjesë e polemizuesve, ata më të zellshmit, janë shpesh amatorë. Një
amator kur flet për gjuhën është një gjë e bezdisshme. Por kur një amator bën për tre muaj kurs jashtë
shtetit, ta zëmë në Kalabri, shumë-shumë në Napoli, atëherë ai, nga i bezdisshëm kthehet në të
padurueshëm. Marrëveshja për termat është e domosdoshme për të shmangur zjarrminë e tepërt, për
të mos thënë histerinë. Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 ka qenë kongres i drejtshkrimit dhe jo i
standardit. Për prirjen e njëjësimit të shqipes së sotme, rolin vendimtar e ka luajtur alfabeti i vitit
1908 dhe jo Kongresi i Drejtshkrimit. Dy ndër hartuesit kryesorë të alfabetit të 1908-s ishin Gjergj
Fishta dhe Luigj Gurakuqi, të dy veriorë. Alfabeti i shqipes dallohet si ndër më të qëndrueshmit në
Europë. Përveç alfabetit, dihet se nga dy të folmet kryesore të Shqipërisë, ka qenë toskërishtja ajo që
ka mundur të krijojë më shpejt atë që quhet koiné (koinos, gjuhë e përbashkët ndërdialektore).
Pavarësisht favorizimit emocional politik që, pa dyshim, ka pasur, ajo s’mund të vendosej në bazën e
gjuhës letrare të njëjësuar pa faktorët që u përmendën më lart. Madje mund të thuhet se edhe në rast
ngadhënjimi të antikomunizmit, vështirë se mungesa e përkrahjes politike do të pengonte
toskërishten letrare të zinte, qoftë edhe me një farë vonese, të njëjtin vend. Gjuha letrare përkon në
një pjesë të madhe me standardin, por ruan atë që quhet liri e krijimit të autorit. Nëpërmjet saj, krejt
pasuria e dialekteve e ka rrugën e hapur drejt gjuhës letrare të njëjësuar. Asnjë gjuhë në Europë nuk
ka një standard të përsosur. Ndërkaq, asnjë vend nuk lejon të ashtuquajturin “zhvillim të lirë të saj”,
siç bëhet thirrje në Shqipëri, sepse nga një kinse liri e tillë, gjuha, nën trysninë e rrugës, mund të
shkatërrohet për disa vjet. Mendja e kursantëve tremujorë, përpara se ť u hyjë çështjeve të gjuhës,
duhet të mësohet me idenë se ligjet e gjuhës janë më të ndërlikuarat në botë dhe se duhen së paku
njëzet vjet për ť i përvetësuar. Për të sjellë vetëm një shembull, sipas këtyre ligjeve, në gjuhë, ajo që
në pamje të jashtme mund të duket si pasuri, qëllon të jetë e kundërta. (Për të vazhduar me shembuj,
një gjuhë me fjalor njëzet mijë fjalësh, ngjan dhe është vërtet e varfër, por kjo s’do të thotë se një
gjuhë që mëton të ketë gjysmë milioni fjalë është e pasur. Madje kjo e dyta, me mizërinë e fjalëve të
saj, tregon se po bën prapa, po kthehet në një paragjuhë, pra pushon së qeni pakt, dhe si e tillë po
ecën drejt shuarjes së saj). E solla rastin e mësipërm si shembull të paradoksit e të trilleve që janë të
natyrshme për gjuhën, qoftë edhe kur bien në kundërshtim të plotë me ligjet e shoqërisë. Për një
mendësi normale, vendosja e standardit gjuhësor prej shumicës së popullsisë, ngjan si e vetmja
zgjidhje e logjikshme. Për habi, zakonisht ndodh e kundërta. Një zonë e ngushtë, një krahinë, qytet,
madje një njeri i vetëm, si i famshmi rast i Dante Aligerit, mund të jenë vendimtarë.

– Ju thatë se standardi nuk është pa probleme. A janë të riparueshme mungesat?

– Natyrisht. Standardi, duke pasur në thelbin e tij mospërkryerjen, nënkupton dozën e detyrimit, të
flijimit, pse jo, të trishtimit. Në këtë kah, ai mund të përcaktohet si një fitore jo e gëzueshme. E
megjithatë, ai s’mund të ekzistojë veçse si i tillë. Ngadhënjimi i fshehur i tij do të shpalosej vetëm në
rast humbjeje të tij. Në Europë nuk njihet asnjë rast që një standard, pas vendosjes, të jetë thyer.
Është pikërisht rrënimi i standardit që po i propozohet sot Shqipërisë, pa kurrfarë përgjegjësie. Kjo
është njësoj si të gërmosh një gropë të madhe, pa propozuar asgjë në vend të saj. Për t’u kthyer te
mungesat, ato janë të gjitha të riparueshme. Varfëria e fjalorëve të gjuhës, mungesa e fjalorëve me
një minimum doze etimologjie, si gjithkund në Europë, përparësia e parimit fonetik mbi atë
morfologjik, që, për mendimin tim, duhej të ishte e kundërta. Për këto nuk ka ndonjë faj standardi,
por mendja e ngushtë e padijësve tanë. Ashtu siç ka ndodhur në rastin e ftohtësisë me zanafillë
politike ndaj autorëve katolikë të Veriut, e shtrirë pa kurrfarë logjike në sferën e gjuhës. E vetmja
çështje dramatike që do ta vinte në faj të pandreqshëm standardin, do të ishte ajo e thesarit gjuhësor.
Me fjalë të tjera, e lejon apo e pengon ky standard futjen e krejt thesarit në shqipen e sotme? Më
lejoni që për këtë pyetje themelore t’ju përgjigjem me të vetmin tagër që mund të ketë një shkrimtar:
atë të përdoruesit (makinistit) të gjuhës. Dhe përgjigjja do të ishte e prerë: me gjithë përgjegjësinë
publike që vetvetiu mbart standardi i shqipes së sotme, ai s’përbën asnjë pengesë që thesari i
dialekteve, në radhë të parë ai i së folmes veriore, të jetë pjesë e plotë, harmonike e krejt gjuhës.
Sipas studimeve të gjuhëtarëve të njohur, duke përfshirë në radhë të parë veriorët, në shqipen e sotme
letrare, që është motra e standardit, kanë hyrë e janë duke hyrë harmonikisht jo qindra, por mijëra
fjalë dhe lokucione veriore. Ju mund të pyesni: po paskajorja? Dhe unë pikërisht për një rast të tillë
do t’ju kujtoja shprehjen “fitore jo e gëzueshme”, që u përmend më lart.

E megjithatë, pa mohuar keqardhjen për flijimin e tij të detyrueshëm sipas ekspertëve, duke sjellë në
kujtesë fillimin e më të famshmit monolog të letërsisë botërore “To be or not to be” të Hamletit, i cili
në dy versionet e shqipes do të jepej ose me paskajoren gegë “me qenë a mos me qenë”, ose me
lidhoren e standardit “të jesh a të mos jesh”, nuk do të besoja se do të gjendeshim përpara një drame
gjuhësore. Sa për sofizmin e fundit të ndonjë filozofi, se gjuha e njëjësuar e sotme mund të krijojë një
farë torture për fëmijët shqiptarë, mendim i njëzëshëm i specialistëve është se, ashtu si kalimi nga një
gjuhë te tjetra, kalimi nga dialekti te gjuha letrare dhe nga kjo te standardi, jo vetëm nuk e dëmton
inteligjencën e fëmijëve, por e ngre atë në një nivel më të lartë, çka do të ishte një dhuratë për të
gjithë jetën e tyre të mëvonshme. Kam dëgjuar se fëmijët e Kosovës e përdorin me dëshirë dhe me
shumë lehtësi shqipen e njëjësuar. Në qoftë se është kështu, ky do të ishte pa dyshim një lajm i
mrekullueshëm dhe me një ngarkesë simbolike, madje profetike, jo vetëm për gjuhën, por për krejt
kombin shqiptar.

– Për gjuhën shqipe ka mendime të ndryshme, nga lavdet më të mëdha tek e kundërta.

– Nuk ndodh vetëm me shqipen. Shqipja ka nxitur lavde të mëdha, shpesh mallëngjyese edhe për
arsye se ka qenë një kohë e ndaluar. E kanë quajtur me fjalët më përkëdhelëse të botës, natyrisht
naive, krejt të pavërteta e fëminore, si p.sh. nëna e të gjitha gjuhëve. Ndërkaq, kjo s’është ndonjë
arsye që ne, për një farë drejtpeshimi, nga qumështi i nënës ť i kthehemi krahasimit me zinxhirë apo
gijotina, siç u tha më lart. Gjuha shqipe, në hartën e idiomave botërore, ka një status shumë më të
nderuar se ç’ kujtojnë përgjithësisht shqiptarët. Në trungun gjenealogjik të gjuhëve, në çdo botim
serioz ajo hyn ndër dhjetë ose dymbëdhjetë gjuhët themeltare të Europës (brenda kufijve të saj),
sikurse greqishtja e re, të dyja pa familje.

– Mos po fryn erë e përçarjes në mes dialekteve, tentimi për gjuhën kosovare, ndarja
kombëtare?

– Natyrisht prirja për përçarje bëhet e dukshme, por kjo s’duhet as të na habisë e as të na ligështojë
shpirtërisht. Duke qenë në natyrën njerëzore, ajo kalon te shoqëria, kombet, shtetet. Ka raste kur
përçarja shfaqet me maskën e demokracisë, ashtu si tirania me maskën e unitetit. Përçarja bëhet
veçanërisht shqetësuese kur kërkohet me ngulm, siç ndodh shpesh te ne. Në fazë pasdiktatoriale etja
për të është njëfarësoj e kuptueshme, siç u tha më lart. Në të vërtetë koha është për të kundërtën.

Kombi shqiptar ndodhet sot në një kohë ndërtimi. Kjo s’është një metaforë. Është thelbi i kësaj kohe.
Duke përdorur fjalën “ndërtim”, e kuptoj se ajo është problematike. “Ndërtimi i socializmit” është
leksema më e shpërdoruar e kohës me të cilën jemi ndarë përgjithmonë. Ndërkaq, ne e dimë, dhe ju
matanë kufirit e dini, se ajo që bënim ne ishte diçka që veç ndërtim s’mund të quhej. Mjaftonte
zbërthimi i parullës kryesore të ditës: sa më shumë përparon socializmi, aq më e fortë bëhet lufta e
klasave, për të kuptuar se ajo që ndërtohej s’ishte gjë tjetër veçse përçarje, trysni dhe terror. S’po
zgjatem me shpalljet e tjera të kohës, si armiqësinë për vdekje me Europën, me Shqipërinë fener
ndriçues, dhe vallen në gojën e ujkut, deri te ngrënia e barit si dëshmi besnikërie ndaj doktrinës. Ne i
kemi lënë pas marrëzitë, por një pjesë e tyre kërkojnë të rikthehen. Dhe midis tyre është, padyshim,
përçarja.

Përmbledhje: Intervista trajton debatin mbi standardin e gjuhës shqipe dhe vlerëson rëndësinë e
trajtimit të kësaj çështjeje me seriozitet. Autori shpreh shqetësimin e tij për sulmet dhe kritikat
mizorisht ndaj gjuhës shqipe. Ai gjithashtu diskuton mungesat që mund të gjenden në standardin e
gjuhës dhe vlerëson se ato janë të riparueshme. Në përfundim, ai vlerëson se standardi nuk pengon
thesarët e dialekteve

Intervistuesi/ja:Arbana Xharra

I/E intervistuara/i:Ismail Kadare

Lloji i intervistës:Intervistë me një personazh të njohur.

Si u realizua Intervista:Intervista u realizua ballë per ballë.

Gjuha e përdorur:Gjuha në këtë intervistë është subjektive. Autori shpreh pikëpamjet dhe mendimet
e veta në mënyrë të qartë dhe emocionale. Ai shfaq bindjet e tij dhe kritikon pozicionin aktual ndaj
standardit të gjuhës shqipe. Përdorimi i fjalëve emocionale dhe opinionet e shprehura tregojnë
qartësisht që gjuha është subjektive.

Ku u zhvillua:Instituti Albanologjik,Prishtinë

Mesazhi:Duhet ta shkruajmë e ta flasim siç duhet gjuhën shqipe.

Tema:Gjuha Shqipe

Pjesa që me pëlqen më shumë:Më pëlqen shumë pjesa ku I.Kadare e përshkruan me aq ëmbëlsi


gjuhen shqipe.

Kritikë:Nuk kam ndonjë kritikë por do të sugjeroja që të kishte me shumë pyetje nga intervistuesi.

Fakte:

Gjuha shqipe është prodhimi më befasues i njeriut dhe është më shumë se çfarë duket në fillim.

Gjuha është një pakt i vështirë dhe është pakti më i vështirë që njerëzit kanë lidhur mes tyre.

Në Shqipëri, gjuha është sulmuar mizorisht dhe shëmtueshëm, ndërsa në asnjë vend të Europës nuk ka
ndodhur një gjë e tillë ndaj gjuhës së tyre.

Opinione:
Është e rëndësishme të trajtohet debati mbi standardin e gjuhës shqipe me seriozitet.

Shqipëria, pas komunizmit, ka nevojë për të marrë veten dhe gjuha është një mjet i rëndësishëm në këtë
proces.

Nuk ka ndonjë shkas të fortë për sulmet dhe kritikat ndaj standardit të gjuhës shqipe.

Zhurma dhe kritikat janë bazuara në disa të pavërteta dhe kjo mund të jetë rezultat i mungesës së
marrëveshjes për termat që përdoren në debat.

Opinioni mbi riparueshmërinë e mungesave në standardin e gjuhës shqipe:

Mungesat në standardin e gjuhës janë të riparueshme.

Disa mungesa të standardit përfshijnë varfërinë e fjalorëve të gjuhës, mungesën e fjalorëve me një
minimum doze etimologjie dhe përparësinë e parimit fonetik mbi atë morfologjik.

Standardi nuk pengon thesarët gjuhësorë të dialekteve të jenë pjesë e plotë e gjuhës së sotme shqipe.

You might also like