Prezantimi Tomi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Mbi programin “Trajnimi i Trajnerëve”

Programi “Trajnimi i Trajnerëve” (ToT) do të trajnojë mësues të rinj, drejtues të rrjeteve profesionale
dhe drejtorë e nëndrejtorë të shkollave publike të arsimit parauniversitar për arsimin gjithëpërfshirës
dhe zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca.

Trajnimi është hartuar dhe drejtohet nga pedagogë ekspertë finlandezë të Universitetit të Shkencave
të Aplikuara të Tampere-s (TAMK) dhe do të trajnojë 320 pjesëmarrësit. Në përfundim të 22 ditëve të
trajnimit (13 ditë me prani fizike dhe 9 ditë punë individuale online), pjesëmarrësit do të kenë përfituar
njohuri të thelluara mbi praktikat e mësimdhënies gjithëpërfshirëse si dhe për aplikimin e kurrikulave
të bazuara në kompetenca, dhe më tutje do t’i aftësojë që të kryejnë trajnime për 15,000 kolegët e
tyre në fazën e dytë të projektit.

Programi “Trajnimi i Trajnerëve” është ndërtuar për të përmbushur disa prej objektivave kyçe
të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, e cila synon të përmirësojë mësimdhënien me në
qendër nxënësin. Programi i trajnimit ka një qasje të integruar të elementeve të pedagogjisë moderne
të bazuar në kërkim shkencor, qasjes së përqendruar te nxënësi, mësimin në grup dhe përdorimin e
mjeteve digjitale që mbështesin punën e mësuesve. Pjesëmarrësit do të trajnohen për zhvillimin
profesional të mësuesve, duke u fokusuar në zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca e
cila “vë theksin më shumë atë që duhet të bëjnë nxënësit, në vend që të përqendrohet kryesisht tek
ajo që duhet të dinë”.

Zhvillimi i programit “Trajnimi i Trajnerëve” e përbën Objektivin 2 të projektit. Qëllimi është ndërtimi i
një programi trajnimi sa më efikas, fleksibël dhe të përshtatshëm për nevojat e mësuesve dhe
nxënësve në Shqipëri, por edhe sistemit tonë arsimor në tërësi. Për këtë arsye, ekspertët finlandezë
kanë zhvilluar paraprakisht dy punëtori me mësuesit dhe drejtorët e shkollave në Shqipëri dhe katër
vizita në shkolla të ndryshme të shpërndara mes zonave urbane dhe rurale, për të krijuar një ide sa
më të plotë për situatën dhe sfidat e sistemit arsimor në vendin tonë. Gjithashtu, si pjesë e Objektivit
1 të projektit, ekspertët finlandezë në bashkëpunimin me ekspertët kanë hartuar një raport me gjetje
dhe rekomandime për rishikimin e kurrikulave të zhvillimit profesional të mësuesve për arsimin
gjithëpërfshirës dhe kurrikulën e bazuar në kompetenca. Pas njohjes së hollësishme me specifikat
teorike dhe ato të situatës në terren, ekipi i ekspertëve hartoi një programi i cili kombinon standardet
e ekselencës finlandeze të trajnimit të mësuesve me nevojat specifike të sistemit arsimor në Shqipëri.

You might also like